MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kur rrezohej Enver Hoxha

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 5/3/2009, 22:24     +1   -1




Kur rrezohej Enveri

20 shkurti i vitit 1991 ka hyre ne kujtesen historike si dita kur u permbys monumenti i diktatorit ne qender te kryeqytetit. Ngjarjet qė e paraprine dhe momentet qė shenuan ndarjen me te kaluaren

Ndersa ne dhjetor te vitit 1991 ne Shqiperi u sanksionua pluralizmi politik, ne qender te kryeqytetit, me njė lartesi prej afro 7 metrash, e derdhur ne bronz, shtatorja e Enver Hoxhes ishte ende ne kembe. pėr shume nga viktimat e komunizmit, monumenti i diktatorit ishte njė fyerje pėr Tiranen, ndersa pėr nostalgjiket, ai perfaqesonte shpresen e fundit pėr te rikthyer sistemin e vjeter. Byroja Politike e perbere kryesisht nga nomenklatura e vjeter e regjimit, kishte nxjerre njė urdher pėr te mbrojtur me cdo kusht monumentet e “babait shpirteror”, duke autorizuar deri edhe perdorimin e armeve te zjarrit pėr te mbrojtur bustet e njeriut, qė, pėr me se 40 vjet, udhehoqi vendin me dore te hekurt. Dekreti numer 7459 “pėr respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve” u firmos me 22 janar te vitit 1991 nga Presidenti i fundit komunist Ramiz Alia.

pėr te gjithė ishte e qarte se dekreti i Alise kishte pėr qellim mbrojtjen e busteve te Enver Hoxhes, te cilėt ndodheshin pothuajse ne cdo cep te Shqiperise, te Stalinit apo te klasikeve te tjere te marksizmit. Ndonese akte vandaliste te pakontrolluara ishin verifikuar ndaj ndonje monumenti qė nuk i perkiste periudhes komuniste, kuptohej se ato nuk kishin synim te perbaltnin figurat e kombit. Nese dikush mund te ngaterronte Leninin me Jeronim de Raden apo Stalinin me Luigj Gurakuqin, kjo vinte nga injoranca apo urrejtja pėr gjithcka te ngritur ne “epoken e kuqe”.

Levizja antikomuniste e dhjetorit te vitit 1990 dukej sikur i kishte rėnė paksa vrulli, derisa njė iniciative e studenteve te Universitetit te Tiranes rindezi atmosferen. Me 18 shkurt te vitit 1991 disa prej tyre hyne ne greven e urise, duke kerkuar, ne kuader te depolitizimit, heqjen e emrit te diktatorit nga tempulli i dijes. Komisioni i greves, i perbere nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkepia kerkoi vec te tjerave anulimin e dekretit famekeq qė mbronte monumentet e diktatorit dhe lirimin e te burgosurve te fundit te ndergjegjes qė mbaheshin ende ne birucat e Spacit, Burrelit e Qafe-Barit.

Greva filloi ne mjediset e kinoteatrit te Qytetit Studenti. Sipas te dhenave te kohes, ne salle u ngujuar 723 studente e pedagoge, ndersa dera u mbyll me celes. Emrat e tyre, nuk dihet pėr c’arsye, nuk jane bere kurre publike. Shume studente te tjere shprehen deshiren te bashkoheshin me grevistet, por Komisioni nuk lejoi askend te hynte ne salle. njė grup perfaqesuesish te Komitetit pėr Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut vizituan grevistet, duke bere disa foto. Imazhet e djemve dhe vajzave te mbeshtjelle me batanije dhe me shami ne koke shetiten boten. Nderkaq drejtuesit e opozites kishin firmosur me Ramiz Aline paktin e stabilitetit pėr shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo pengonte udheheqesit e rinj te opozites pėr t’u bashkuar zyrtarisht me njė greve te shpallur “te jashteligjshme” nga qeveria shqiptare, e kryesuar nga Adil Carcani.

Shqiperia vertet rrezikohej nga njė lufte civile. njė shoqate me emrin “vullnetaret e Enverit” kishte filluar te vringellonte armet, duke deklaruar se “Enveri duhej mbrojtur, qofte edhe me gjak”. Njerez te armatosur te ekstremit te majte apo te djathte shikoheshin perdite ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera shqiptare. Ne disa rrethe te jugut, nostalgjiket kishin arritur deri ne forma organizimi te njesive te armatosura, te cilat kercenonin kryeqytetin. Ne te vertete, pas renies se monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes, perleshje te armatosura do te verifikoheshin ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve.

Me daten 20 shkurt, perpjekjet e pushtetit pėr te thyer rezistencen e studenteve kishin deshtuar. Me gjithė problemet shendetesore qė filluan te evidentoheshin, grevistet ishin te vendosur pėr te mos u terhequr. Jo vetėm kaq. Sindikata e Pavarur e Shqiperise kishte kercenuar me njė greve te pergjithshme, e cila mund te paralizonte gjithė vendin. Mijera qytetare te Tiranes dhe te rretheve te aferta mberrinin cdo dite ne Qytetin Studenti, duke inkurajuar grevistet dhe duke organizuar demonstrata me pjesemarrje gjithnje e me masive. Ne keto kushte, pakti i stabilitetit mes qeverise dhe opozites dukej teper i brishte pėr te perballuar njė levizje te tille popullore dhe shume prej politikaneve te rinj filluan te benin levizje individuale, duke u rreshtuar perkrah te ngujuarve. Turma fryhej ore e minute, derisa rreth mesdites filloi te drejtohej pėr ne qender te kryeqytetit.

Populli i kryeqytetit theu me lehtesi barrikadat policore te vendosura ne rrugen e Elbasanit, te Liceu Artistik, si dhe gjatė bulevardit kryesor, duke u derdhur ne sheshin “Skenderbej”. njė numer i madh policesh, te pajisur me shkopinj gome, mburoja e skafandra dhe qen kufiri ishte vėnė ne mbrojtje te statujes prej bronzi. Policia tentoi te reagonte, duke bere te terhiqeshin demonstruesit e pare, por pas tyre turma rritej gjithnje e me shume. Ne keto kushte policia u detyrua te terhiqet dhe te lėre Enverin te vetėm perballe popullit te tij. pėr minuta te tera turma u perpoq te rrezonte masivin e bronzte, derisa ne help erdhi njė autovinc, tip “Saurel”.

Ne kujtesen historike te shqiptareve do te mbeten te ngulitura momentet kur shtatorja e diktatorit filloi te lekundej, derisa ra e u zhduk mes turmes. Te ekzaltuar, demonstruesit i hodhen diktatorit kalon e celikte rreth fytit dhe e terhoqen zvarre monumentin pergjate rrugeve kryesore te kryeqytetit, duke e sjelle ne Qytetin Studenti. Perpara kinoteatrit ku ishin ngujuar studentet, turma u ndal, si te sillte njė trofe lufte. I poshteruar nga mijera njerez, monumenti i Enverit filloi te copetohej ne pjese. Ishte ndarja nga miti i ngritur pėr me shume se pese dekada.

Fotoja qė ndryshoi karrieren

Lulezim Lika, ne ate kohe fotoreporter i Agjencise Telegrafike Shqiptare, ishte njė nga te paktet qė arriti te fiksonte kėtė moment historik. Fotoja e rrezimit te bustit u transmetua nga ATSH-ja, me dicituren “Pamje nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes", packa se pėr ironi te fatit ne Agjencine e vetme te lajmeve, punonte ne njė post drejtues, nusja e djalit te Enver Hoxhes. Por do te ishte kjo foto, qė do t'i ndryshonte karrieren fotoreporterit Lika, sepse te nesermen drejtues te Reuters i kerkuan atij te punonte pėr agjencine prestigjioze, me te cilen Lika punon edhe sot.


10 shkrepjet e sekondes historike

Armando Babani, fotoreporter, kujton se ne ato dite gri, e mbante aparatin gjithnje me vete. pėr fat, Babani u ndodh ne sheshin “Skenderbej” ne momentin e duhur. Ne tarracat dhe ballkonet e ndertesave perbri bustit, kishin hipur qindra njerez . Ishin disa syresh, qė e ngjiten Babanin ne njė nga ballkonet e katit te dyte, ku ai do te arrinte te fiksonte momentet historike. “Hipeni lart, se ėshtė fotograf”, kujton Babani. Mund te kem bere 9-10 shkrepje dhe ishte e gjitha kjo, gati 1 sekonde e gjysme, se me pas bustin e mbuluan njerezit. Une nuk e dija c’do te ndodhte me vone, por sot them se keto kane qene fotografite e jetės sime”. Fotografite e Babanit u botuan ne gazeten “Republika” dhe “Rilindja Demokratike”, ndersa sot fotot e Likes nga ATSH-ja, te Babanit, por edhe njė fotoreporteri italian, ndodhen ne te gjitha arkivat e medias ne bote.


Xhirimet e vetme te asaj dite

Fatmir Cepani, operator ne Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi qė hodhi ne celuloid keto momente historike.”Me kameren ne sup, ku mbaja edhe peshen e dhjetera njerezve qė vrojtonin mbi trupin tim, arrita te xhiroja ate qė po ndodhte ne shesh”, thote ai. 17 minuta xhirim te Fatmir Cepanit, shprehin perjetimet e ketyre momenteve historike, ku mbreteronte kaotizmi, turme e revoltuar, plumba, gure dhe forca te blinduara te policise.
 
Top
0 replies since 5/3/2009, 22:24   345 views
  Share