MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Ēfarė ėshtė BIOS dhe si ta pėdor atė?

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 16/2/2009, 12:49     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ēfarė ėshtė BIOS?

BIOS, prej vetė emrit (Basic Input/Output System) ėshtė njė sistem elementar pėr hyrjen dhe daljen e tė dhėnave. Detyra e BIOS ėshtė tė vėrė nė punė pajisjet e ndryshme tė kompjuterit, si tastierėn, hard diskun, memorjen, kartėn grafike (monitorin), tė zėrit, CD-ROM, disketėn flopi, orėn, ventilatorėt, etj. Pasi i pėrgatit tė gjitha kėto pjesė, kryen disa teste pėr t'u siguruar qė janė gati pėr sistemin operativ, Windows, tė instaluar nė hard disk. Nėse gjithēka shkon mirė nė BIOS, kompjuteri ėshtė gati pėr tė vazhduar me hapjen e Windows, dhe nėse gjithēka shkon mirė me hapjen e Windows, vazhdojnė softueret e tjera, si antivirusi, shfletuesi i internetit, etj. deri sa kompjuteri arrin gjendjen normale pėr pėrdorim.


A duhet tė hyj nė BIOS?

BIOS kryen funksione tė rėndėsishme nė kompjuter, dhe nėse diēka nuk shkon mirė nė BIOS, kompjuteri nuk arrin tė hyjė nė Windows. Pėr kėtė arsye, ėshtė mirė qė tė mos hyni nė BIOS. Nė BIOS duhet tė hyni vetėm nė raste tė rralla kur kompjuteri nuk ėshtė i aftė tė konfigurojė ndonjė pajisje tė re tė instaluar.


Si tė hyj nė BIOS?

Sapo hapet kompjuteri, zakonisht nė figurėn e parė qė del, do shihni edhe butonin qė duhet tė shtypni pėr te hyrė nė BIOS. Varet nga kompjuteri, por butonat e zakonshėm janė ESC, DELETE, F1, F2, F10. Butonin pėr tė hyrė nė BIOS duhet ta shtypni nė 4-5 sekondat pasi hapni kompjuteri, para se tė shikoni stemėn e Windows.


Ēfarė mund tė ndryshoj nė BIOS?

Nė BIOS mund tė ndryshohen shumė opsione, por siē u pėrmend edhe mė lart, kėto opsione janė pėr ekspertėt e kompjuterave qė kanė konsultuar manualin e kartės mėmė (motherboard). Mė poshtė po pėrmbledh disa nga funksionet mė tė pėdorur nė BIOS.

Renditja e Hapjes (Boot Order) - Ky opsion tė lejon tė ndryshosh renditjen e pajisjeve prej tė cilave mund tė hapet kompjuteri. Nė gjendjen normale kompjuteri hapet nga hard disku, por hard disku mund tė jetė i dėmtuar, pr***aj mund tė duhet tė ndryshosh renditjen qė kompjuteri tė hapet prej njė diskete flopi ose njė CD-je. Kompjuteri do i kontrollojė pajisjet e renditura sipas radhės, dhe do hapet nga e para qė ėshtė saktė. Nė gjendjen normale hard disku mund tė jetė i pari, por nėse kompjuteri nuk ndizet nga hard disku, duhet tė vendosni flopin ose CD-nė para hard diskut.

Statusi i Num-Lock - Ky opsion kontrollon nėse butoni num-lock nė tastierė ėshtė i aktivizuar apo jo kur niset kompjuteri. Por tė njėjtėn gjė mund ta bėni edhe nė Windows, pa hyrė nė BIOS, duke ndjekur hapat e shpjeguar kėtu.

Tastiera USB (USB Keyboard ose vetėm USB) - Nėse keni tastierė qė pėrdor portėn USB tė kompjuterit (kabėll me kokė tė fllashkėt), ky opsion duhet tė jetė i aktivizuar (enabled). Nėse keni tastierėn origjinale qė erdhi bashkė me kompjuterin, nuk ėshtė nevoja tė ndryshoni gjė se ky opsion do jetė aktivizuar nga kompania.

Fjalėkalimi (Password) - Ky opsion u lejon tė vendosni njė fjalėkalim nė BIOS. Ky fjalėkalim del para fjalėkalimit tė Windows dhe i ndalon pėrdoruesit e tjerė tė ndryshojnė BIOS, tė fshijnė Windows, tė instalojnė Windows tė ri, etj. Pėr kompjuterat e shtėpisė fjalėkalimi i BIOS nuk ėshtė i nevojshėm, por nėse kompjuteri ėshtė nė njė ambjent publik, fjalėkalimi i BIOS mund t'u hyjė nė punė. Nėse vendosni njė fjalėkalim nė BIOS, tregoni kujdes tė mos e harroni sepse ėshtė tepėr i vėshtirė pėr t'u hequr.

Konfigurimet e Parazgjedhur - Nėse doni tė riktheni konfigurimin origjinal tė BIOS, ose keni problemi me pajisjet, mund tė zgjidhni njė prej opsioneve pėrkatėse mė poshtė:
1. Parazgjedhjet e Fabrikės (Factory Defaults) - Ky ėshtė konfigurimi i zgjedhur nga kompania qė ka prodhuar kompjuterin dhe rekom***ohet pėr gjendjen normale tė kompjuterit.
2. Parazgjedhjet Optimale (Optimized Defaults) - Ky konfigurim zgjedh opsionet nė atė mėnyrė qė kompjuteri tė jetė sa mė i shpejtė, por mund tė shkaktojė probleme sepse i shfrytėzon pajisjet nė maksimum.
2. Parazgjedhjet e Padėmshme (FailSafe Default) - Ky konfigurim zgjedh opsionet nė atė mėnyrė qė kompjuteri tė ketė shans sa mė tė vogėl pėr tė patur probleme. Kėtė konfigurim duhet ta pėrdorni nė ato raste kur kompjuteri nuk arrin tė hyjė nė Windows ose nxjerr ndonje mesazh nė sfond blu. Ky opsion mund tė ēaktvizojė disa pajisje ose i konfiguron ato qė tė punojnė mė ngadalė. Pasi tė zgjidhni problemin, kėshillohet qė tė zgjidhet Parazgjedhja e Fabrikės.


Si tė dal nga BIOS?

Nga BIOS zakonisht mund tė dilni me butonat ESC ose F10. Butoni ESC nuk i ruan ndryshimet, ndėrsa opsioni F10 i ruan. Mos e rinisni/shuani kompjuterin gjatė kohės qė keni hyrė nė BIOS pasi kjo mund tė shkaktojė probleme.


A duhet azhurnuar BIOS?

Siē e dini tashmė, BIOS ėshtė tepėr e rėndėsishme dhe kėshillohet tė mos ngacmohet pėr aq kohė sa kompjuteri punon nė rregull. Tė njėjtėn kėshillė japin edhe vetė kompanitė qė nxjerrin azhurnime tė BIOS, sepse procesi i azhurnimit mund ta lėrė BIOS nė gjendje tė papėrdorshme, e si pasojė nuk mund tė bėni mė asgjė nė kompjuter. Megjithatė, azhurnimi i BIOS ndonjėherė ėshtė i domosdoshėm pėr tė rregulluar disa probleme. Azhurnimi duhet kryer vetėm pasi kompania qė ka prodhuar kompjuterin ka identifikuar problemin me BIOS dhe u ka treguar hapat e duhur pėr tė azhurnuar atė.

 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 23/5/2009, 16:18     +1   -1




ESHTE NJE GUID SHUM E MIR
 
Top
albanian1
view post Posted on 31/5/2009, 15:15     +1   -1




shume mire ore njeri
 
Top
2 replies since 16/2/2009, 12:49   82 views
  Share