Angji |
|
| Shikome ne sy
Shikome ne sy o jeta ime, Mos ndalo,vazhdo shikome... Se dhe syte e mi jane pjese E shikimit tend hyjnor. Shikome o jete ne sy shikome! Afrohu dhe pak, Te mund... Te prek ate drite qe rrezaton mbi Dy syte e mi qe thelle te kane rrembyer. Afrohu tek une dhe lerme, Te ndjej aromen tende femerore, Qe bukur Te ka stolisur Zoti, Bashke me shpirtin tend fisnik. Afrohu dhe pak o jete, Mbylli syte dhe preke fytyren time, Lehte... Duke puthur egersisht buzet, Qe digjen vetem per te tuat buze. Qetesoje shpirtin tend duke humbur, Tej reales se pakuptimte, Tej hapesirave te pafundme te horizontit, Tej lartesise se majave me te larta te maleve, Diku ku kembet te ecin ne rruge te pambukta, Atje ku ska as hapesire dhe as kohe.. E rrahjet e zemrave te perqafuara,dashurojne dashurine, Atje ku ska as nate e as dite.. Leshuar shpirtrat tane fluturimthi, Si dy pellumba leshuar prej kafazit. Atje ku mendja jone tashme, E ka bere te udhes ate rruge, Diku mes qiellit dhe tokes ne tjeter bote...
|
| |