MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Poezi shprehje dashurie 2009-2010-2011-2013-2014-2016

« Older   Newer »
  Share  
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 11:23 by: lejla1     +1   -1




Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares,
qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes,
ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla çdo nate,
mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage.

Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone,
te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone,
t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare,
kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare.

Te çmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur,
per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur
kur per syçkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin,
duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin.

Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
se jeta ka dy faqe, ku veç ne njeren jeton i dashuruar,
ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.
 
Top
167 replies since 14/2/2009, 17:44   37215 views
  Share