MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
matildamoj
view post Posted on 23/1/2015, 22:05 by: matildamoj     +1   -1




Po e nis kete leter me nje pershendetje, CKEMI, me kte fjale qe po pres cdo dite ta degjoj nga ti por nuk po vjen. E di qe ndoshta te vjen si e papritur pasi heshtja per nje kohe te gjate ndoshta i ka ftohur gjerat por une po ta shkruaj kete leter per te te thene qe jam ketu, kam qene dhe gjithmone do te jem. Pavaresisht nga gjithcka ndodhi ndjenjat e mia per ty nuk ndryshuan, une vazhdoj me te njejtin intensitet te te dua dhe kjo ndjenje po rritet gjithmone dhe me shume me ditet qe kalojne. E kam te pamundur, te te shoh cdo dite dhe mos te te flas, me duket sikur po me pushon zemra dhe shpirti qe me tretet nga pak. E kam shume te veshtire kur mendoj ku ishim dhe tani ku jemi, por me beso zemra ime ka vec nje emer, emrin tend. Ate emer qe e mbaj si gjene me te shtrenjte qe kam, ate qe dikur ishte gjysma ime, e zemres time, e shpirtit tim, e teresis time. Nuk dua te pretendoj dicka me kte leter por dua te te them qe me vjen keq per gjithcka, me fal qe u bera dicka e madhe per ty qe me pas te ikja dhe te te leje vetem dhe bosh, tashme e kam kuptuar se tek ai boshllek qe lash une ka zene vend dikush tjeter, dhe une uroj qe ai te mos bej gabimin qe bera une, ate gabim foshnjarak, qe la njolle ne jeten tende dhe tani po tenton ta pastrosh. Tani qe po te shkruaj kete leter me duket vetja si nje budalla qe kerkon me shume se cmund te kete, po kerkon dicka te humbur tashme, po te kerkon ty, se mos ndoshta ka ngelur ndonje rrenje nga e kaluara ne zemren tende qe pret te cel serisht, se mos ndoshta mund te kete nje rikthim qe te mund te mbush jetet e te dyve. E di qe eshte vone ndoshta por une u ndjeva i detyruar te te shkruaj pasi kisha shume per te te thene por dhe se ne sy nuk e di nese do te gjeja fjalet. Me fal per gjithcka, me fal per gabimet e mia por me beso qe dhimbjen e kemi ndjere njesoj sepse dhe une isha larg nga ti. Me fal, me fal, me fal. Dije se jam penduar qe nuk u bera pjese e jetes tende por vendosa per dicka pa kerkuar mendimin tend dhe pa arsyetim te forte. Me fal, me fal se ndoshta tani e di qe per ne eshte vone...
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535209 views
  Share