MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 11/12/2009, 20:24 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


mbreme po lexoja mesazhet e tu. I kisha ruajtur diku, afer me dhuratat e asaj krishtlindje qe me sollen dhuraten me te madhe. Kisha harruar fare se ato gjendeshin te mbledhura me nje lidhese te kuqe te ndezur, lidhesen qe ti me dhe per ditelindjen time, e mban mend? Kishe shkruajtur emrin tim aty, me mire do thoja i gjendur me dashurine qe ti kishe per mua. Pasi I mora ne dore I hapa fletet nje nga nje me friken se mos me thonin dicka, me friken se mos nuk do gjeja me te shkruar brenda tyre, me friken se mos e shihja fleten te bardhe...
…dhe ne fakt nuk I hapa, u mundova te betohem, por nuk kisha fuqi, nuk kisha sy per ti lexuar!
E cuditshme, nderkohe qe me dridheshin duart me mungonte vetem te shikoja zemren time te strukur diku nga cepi dhe qe me shikonte me syte e ndersyer, gati sa te me shqyente te gjalle, u afrova, u mundova ti flas por me kot, ajo ishte aty me ty, me kujtimet e tua, me aromen e parfumit te lekures tende…
Mu erren syte, nuk po shikoja me, as po degjoja, I vetem ulur ne gjunje, I paralizuar para teje... Nuk po shikoja me sepse mu shfaqe ti, e qeshur ne fotot qe kisha rruajtur dhe qe dolen nga sirtari nje nga nje! Gjithcka po me dukej joreale, me behej sikur fotot flisnin ndermjet tyre dhe qeshnin, qeshnin me mua, qeshnin me gjithcka… vetem une qe nuk po qeshja!
Per nje moment mendova ta mbyll me vertik ate dreq kuti, ate kuti te mallkuar kujtimesh... dhe te premtoj se do ta hedh, po po nuk mundem me te te shikoj duke qeshur sikur nuk ke bere gje, me pamjen tende si engjell, por me syte qe ndricojne si djalli, ata sy qe po mbajne zemren time aty me ty, te kujtimet e tua te hidhura, te mbushura me zemerim, djallezor jane, shume djallezor jane ata sy, i kam frike ndonjehere, por kesaj rradhe nuk me shpeton dot, do te flak tutje, tutje nga qenia ime, nuk dua te te shikoj me dhe aq me teper te lexoj shkrimet e tua te magjepsura... Je e keqe, per kete nuk kam me dyshim, ja edhe tani e vertetova duke pare zemren time te strukur nga frika. Kushedi se cfare i ke then, kushedi se cfare i ke prallisur, por ti nuk mund te me fundosesh me veten tende, jam me i forte se ty, gjithmone kam qene i tille dhe nuk do dorezohem tani, e pamundur... E shoh qe nga keto fjale po te iken buzeqeshja, mu befsh kurban, cfare prisje, te filloja te qaja ketu prane shkrimeve te tua, prane kujtimeve te tua naive??? Jo jo nuk me ke njohur ende sa duhet, te duhet kohe dhe ne fakt kohe do kesh plot se aty ku po vete asgje dhe asnjeri nuk ka per ta kursyer...
Ouuu tani po qan??? Si ka mundesi qe ata sy te qajne? Si ka mundesi qe ata sy te kuq te ndezur te nxjerrin lote te bardhe??? Jo kjo nuk ka mundesi, besoj se tani e kupton se nuk mund te me mashtrosh me, sira jote ka ikur, te ka tradhetuar se edhe ajo e ka kuptuar sa e keqe je dhe sa e keqe mund te behesh... Tani qe po iken, qe po fundosesh me duhet te rrimar zemren time, ta vendos brenda meje dhe te filloj nje jete te re, pa ty, pa buzeqeshjen e sterholluar tenden, pa magjite e tua, VETEM UNE, UNE DHE ZEMRA IME, te lire prej teje... O sa i qete qe ndjehem duke te pare te ikesh, large jetes sime, larg syve te mij... Gjithmone te kam dashur, te kam falur, por tani jo me…

Lamtumire mrekulli e djegur, qofsh mire aty ne ferr, edhe na mendo ndonjehere, mos na harro..
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535185 views
  Share