MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 11/12/2009, 20:23 by: leonn     +1   -1




Dje tek po sistemoja disa libra gjeta nje fotografi tonen, Ishim ne chambers tek klubi jone dhe mbrapa mund te shoheshsh fotografine e Merlin Monroo dhe Joe De Maggios. Sa e trrishtueshe mu duk…e vetmja fotografi qe kemi bashke dhe jemi perpara nje cifiti qe simbolizon dashurine e trrishtueshme, dhe te pafate. Mgjth une dhe ti nuk jemi aq tragjik.
Fotoja ishte ne mes te librit “ Wuthering Heights” ….ironike apo jo ???
Pas gjithe asaj kohe bashke e vetmja gje qe mbetet nga ne te dy eshte Nje foto..dhe disa kujtime….oh gati harrova edhe Wuthering Heights. Rrezik une dhe ti jemi te vetmit persona ne bote qe e kemi lexuar mbi dhjete here.
Jam munduar te te marr ne telefon disa here por numri jot me del gjithomne I shkeputur. Personalisht preferoj mos ta nderroj numrin tim sepse ne nje fshehtesi fanatike dhe naivitet femirore pres qe ti te me marsh ne telefon dhe te me thuash: Si je ….Kam emailet e tua dhe shpesh here mundohem te te dergoj dicka por akoma nuk kam arritur tek letrra perfekte qe do te me lejoj te shpjegoj shume gjera pa u dukur sikur jam duke u justifikuar ose jam duke te fajsuar.
Eshte e kote te te them te dua se ndoshta po te kisha dashur aq shume sa mendoj, ne kete momente do te ishim bashke, por do te kisha deshire te te thoja se sa shume e ndjej mungesen tende.
Ndonjehere takohem me A …..ne trren dhe ai fillon te me trregoj histori te ndrryshme ku padashje paraqitesh dhe ti….keto momente preferoi ti quaj D….sipas A….E vetmja gje qe dua ta pyes ne kete momente eshte nese ti je I lumtur, nese mendon per mua, dhe nese akoma vazhdon ta veshesh bluzen Jeshile qe refuzon ta heqesh per arsyet e etiketes atedhetare ..sic thua ti.
Shpesh here cohem ne mes te nates nga gjumi dhe nuk me besohet qe nuk jemi me bashke, ne ate momente te dua me shume se kurre dhe dua te te perqafoj dhe te shtrrengoj sikur ti te ishe personi I fundit qe do te shihja ne kete bote.
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535185 views
  Share