MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 6/12/2009, 23:12 by: LEONORADURRESI     +1   -1




KTHEHU
Pėrsėri nė kėtė natė ndjehem e vetmuar,dikush ma ngulfat frymėn.Qielli ka ngjyrėn
e fjalėve boshe.Lotėt mė pikonin pa rreshtur,zemra kėrkonte dashurinė
e humbur,kėrkonte realitet me vėshtirėsi dhe mospėrfillje,por sė paku le tė jetė realitet.
Fillova t’i numėroj yjet qė rrinin tė zymur nė brendi tė qiellit,por ngadalė ata filluan
tė zhduken.Tik-taku i orės ishte instrument i vetėm nė veshėt e mi,por dhe ajo nuk
mė tregonte tė vėrtetėn.Kishte filluar tė agonte mėngjesi e ora mė tregonte mesnatė.
Dora ime zgjatej si lypėse saherė qė tė takoja,e ti nuk ofrove mėshirė pėr mua.Tė
desha aq shumė,jeta ime ishe ti.Tė prita ditė tė tėra se mos vallė do tė ktheheshe pėrsėri
tek unė.I numėrova muajt,vitet..por ti as qė mendoje nė rikthim.Tė ėndėrroj ēdo natė,
vetėm ėndėrra ėshtė vend takimi i vetėm pėr ne tė dy,e ėndėrra kėtė natė u zhduk.
Tė dua…mė beso.Unė smundem pa ty.Vallė,ėshtė kaq e rėndė tė mė falėsh dashuri?S’tė
kėrkoj asgjė mė shumė.Dua tė jemi bashk ashtu siē ishim dikur,tė ndjej pėrqafimin tėnd,
puthjen tėnde..I dua ata duar qė shtrėngonin fort duart e mia qė dridheshin saherė qė isha
me ty.Dua zemrėn tėnde,mė mungon..pa ty jam asgjė.Tani tė falė shpirtin duke imituar tė
vdekurin,e ti po mė ofron trėndafila tė vyshkur qė nė brendi tė saj shkruan:”Mė HARO,,...
Nė kėtė ēast nata sipėr meje e lėshoi perden e saj tė zezė,shoh pa pasur sy,qeshi duke
qarė.O Zot,unė jam rob i dėshpėrimit,por faj nuk kam!Kush ka parė qė viktima tė qajė
nga dashuria pėr vrasėsin e saj?Humbasem!Mbytem!Vdes!Po zhdukem nga kjo botė
me bore,nėn kumbana heshtjeje.Ti mė thua “largohu,, e unė tė lutem si fėmi.Jam
poezi e pashprehur pėr zemrėn tėnde.Emrin tėnd po e pėrmend por s’po mund t’a
thėras.Je aq larg.,nuk mundem tė tė harrojė kurrė.Tė lutem kthehu,kthehu edhe nė qoftė
se ajo ditė do tė jetė pas shumė vitesh,kthehu edhe sikur tė jetė shumė vonė.Unė do tė
pres derisa Zoti mė dhuron jetė.E nėse unė kam vdekur,eja mbi varrin tim dhe mbi
tė mė thuaj Tė DUA.Nėn dheun e zi,nėn sandėkun qė trupi im do tė jetė I mbuluar,
ndoshta do tė tė dėgjoj,dije se vetėm atėherė do tė prehem e qetėsuar.E nėse nė atė
ēast fillon shiu,dije se janė lotėt e mi nga gėzimi.Kthehu…
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535052 views
  Share