MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 6/12/2009, 22:40 by: LEONORADURRESI     +1   -1




Peme ngjyre gri te ngrira ne hapesirat e ftohta te Janarit ..............
me kujtuan rrugen e ardhjes time ketu.
Ditet ishin te njejta si ato te Prillit ,
me plot shi...........
Heshtja kish futur krahet e saj thelle ngrohte e ngrohte
brenda ne rrenjet e trishtimit qe do iki. iki tej prej ketu.
Ndoshta tej nje ngjyre jete plot ylbere ose tej e fundosur ne nje ngjyre gri,
me shume e shume pika shiu qe rrjedhin pa pushim.........
E era vrapon me lajthitjet e saj per te gjetur strehe ne deget e shtremberuara te pemeve
ngjyre gri.
U perlesh pa ze neper netet e ftohta per ta degjuar thirrjen e ngjirur
qe si jepte ze trishtimit te hapte gojen e madhe plot me lageshtire urrejtje.....
Askush si degjoi lajthitjet e eres naten me hene plot, e pikerisht ne parvazin e dritares , su ula me.........
Su ula me per te qare nen vezhgimin e qiellit me puhizen ledhatuese qe me mungon.
E dhoma do te leshoje perreth format e cuditshme te mungeses time,
qe ndoshta do te kete ngrire ndonje arome te lene ftohte.
Dhe ajo eshte e vetmja gje qe kam lene.
Kush do ti vinte kufi arratisjes qe te mos ikte?
Te mos ikte ashtu e ftohte naten e erret pis pa njeri,
ai brenge e lindur padashje
ne fajet e askushit..............
E s'deshi te mbetej brenge e lene ashtu e perlotur pa krahe perte qene thjesht nje plage qe do te mbyllet shpejt.
E eren s'do ta degjoj me tek me ofron te iki tej me trokitjet e saj ne xhamin e dritares plot mall.
ndoshta ato nete s'do vine me,
e nete te tjera do te mbeshtjellin nje tjeter njeri.
E mua do te me harroje..........
Gjithcka do te zhytet ngadale ne vite qe do te vine,
e do te me zere brenda me myshk harrimi.
harrimi i shpirtit tim i lene aty
aty ku je ti moj ere.
Po valle a do me kujtosh ashtu sic isha dikur?
Nje fletes e njome ne krahet e tu....
Pse ti s'dalldise e bashke me ty dhe une?
Pse u harruan thirrjet e zerat e jetes si e cdo dite me pare?
Pse s'u degjuan si gjithnje?
U la cdo gje.
E pikerisht te gjitha u thyen brenda meje kur erdha pikerisht .............ketu........
E veten e le menjane per tu lagur me shiun qe po bie jashte,
e ndoshta veten do ta ndjeje atje ,
atje qe malli marrezisht me ka marre.
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535234 views
  Share