MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 15/11/2009, 13:56 by: LEONORADURRESI     +1   -1




Po vija tek ti… Tė betohem se po vija tek ti, por rrugėn ma preu aroma e barit tė korrur! Sa kohė kisha mes trotuaresh tė pluhurta, nuk di tė ta them. Di vetėm se mallin pėr ty ma shoi aroma e barit, aroma e njė jete qė mė paska munguar. Dhe unė, qė mendoja se nė shoqėrinė tėnde nuk mė mungonte asgjė. Unė… qė isha i sigurtė se mes meje dhe teje nuk kishte vend as pėr ajrin. Unė… qė joshjes sė jetės i vura emrin tėnd dhe harrova tė jetoja. Tė betohem… vazhdoj ta ndjej mallin pėr ty edhe sot, kur ti s’pranon tė mė shohėsh, s’pranon tė mė flasėsh dhe nė thirrjet telefonike mė pėrgjigjet njė zė metalik qė aq shumė u ngjan trotuareve ku kam lėnė ditėt e mia, dėshirėn pėr tė qenė me ty. Kaq e vėshtirė qenka ta besosh se tė kam tradhtuar? Po, tė kam tradhtuar me natyrėn, me njė aromė qė mė paskėsh munduar, ndėrsa joshesha nga bukuria jote femėrore, nga zėri yt, qė paska qenė aq larg sė vėrtetės… Mė kot paskam menduar se mes nesh s’kishte vend as pėr njė tingull kitare. Mė kot i paskam thėnė vetes se ti je melodia e jetės sime, mė kot i kam kėrkuar Zotit ta ruajė si njė kristal dashurinė qė na bashkonte. Kam frikė se ai kristal u thye nga metali i akullt i zėrit tėnd, nga mosbesimi, nga njė dyshim i vagullt qė ma mohon shpirtin. Tė betohem… kisha nevojė pėr aromėn e barit, ashtu siē kam nevojė pėr dashurinė tėnde tė munguar. Tė betohem… kam nevojė pėr fjalėn tėnde, ashtu siē kisha nevojė pėr thirrjen e natyrės. Tė betohem… kam nevojė pėr njė jetė qė na e morėn, pėr njė qetėsi qė na e vranė, kam nevojė… pėr zėrin e dashurisė. Tė betohem se tė dua! Tė betohem!
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535185 views
  Share