MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

poezi te ndryshme te bukura

« Older   Newer »
  Share  
MUZIKSHQIP
view post Posted on 5/6/2011, 14:33 by: MUZIKSHQIP     +1   -1






Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Louvrit ne Madrid, Ne New York
Para syve tuaj e aparate turistesh.
Qindra vjet kam qe vuaj
nga qe s'flas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.


Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madhe te shkarkoja nje dite.


Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'kshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?


Mijera here ne mijra net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.


Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.


Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjesht sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.


O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.


Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurate e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helme.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.


Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene atehere se hyjnit
gjarperinjte me derguan si ndershkim.


C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhetareve kunder meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.


Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.


Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj,e dija, ate s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fiton mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.


Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.


Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
version fals te gjarperinjve hyjnore.


Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.


Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne se.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.


Troje e braktisur.
Germadhe
Hi i ftohte
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.


C'ishte kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam, greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.


Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah,plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshim i parmendes me i hidhur ish.


T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therrisnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.


Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?


Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.


Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si atehere ka mbetur njelloj.


Prej patkonjve te tij une rrenqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.


Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.


Ashtu si atehere....
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Louvre e Madrid,
ne pafshi ndonje dite te behem copera
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
po indiferenca juaj
do te behet shkak

 
Top
35 replies since 30/12/2008, 16:06   69583 views
  Share