MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Tź Mbledhim Thźnie Tź Dijetarźve

« Older   Newer »
  Share  
simonashqip
view post Posted on 9/12/2008, 21:28     +1   -1




Te dashur antar te ketij Forumi.Nese dini Ndoj Thėnie ose Ndodhi te ndoj Dijetari apo qoft edhe thėnie nga populli.
> Shkruani , Mesoni , Kujtoni < KETU .
Ajo qė ke frikė tė gjen. ELBASAN

Ai qė s'ka gojė, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai qė s'tutet me fjalė, s'tutet as me pushkė. KOSOVĖ

Atė qė pėshtyn, mos e lėpij. GJIROKASTĖR

Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė. VLORĖ

Ay qė hyn nė lumė edhe do laget. KORĒĖ

Burri flet pėrpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri njė herė ka lerė, nji herė do tė vdesė. KURVELESH

Burri o tė fal, o tė var. GJIROKASTĖR

Burri s'matet me pėllėmbė po me zemėr. SKRAPAR

Burri o tė mbyt, o tė fal; i ligu as tė mbyt, as tė fal. SHKODĖR

Ēakallit lėshoi ujkun. ELBASAN

Ēkul dhėmbin, tė tė shėndoshen kryet. JUG

Ē'pret nga ai qė trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalė nga xheneti. KAVAJĖ

Delen e mplakė frika nga ujku e gėrshėra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJĖ

Ditėgjati s'bėhet ditėshkurtėr me nėmė. LUNXHĖRI-GJIROKASTĖR

Drunė e shtrėmbėr e djeg zjarri. SHIPĖRI E MESME

Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė. ELBASAN

Dhelprės me dhelpėri, ujkut me trimėri. JUG

E nxehta del me tė nxehtė, e ftohta me tė ftohtė, helmi me helm. PĖRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtė. SHKODĖR

Frika ruan vreshtin, bekēiu nuk ėshtė gjithnjė. VLORĖ

Frika nuk e lė lepurin tė vėrė dhjamė. KOLONJĖ

Fusha bėn baltė, mali bėn furtunė. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdėn. VLORĖ

Gungaēit vetėm varri ia drejton samarin. SHKODĖR

Guri i rrumbullkėt nuk zė vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTĖR

Gjersa tė mejtonet i mėnēuri, i marri mbaroi punėn. KORĒĖ

I madh ėshtė edhe plepi, por e fėlliqin sorrat. TIRANĖ

Ku do tė dijė hėna se lehin qentė. VLORĖ

Ku ngul hunė var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morėn armėt Lekė Dukagjinit, tha: "Ma mirė me thon qe Leka, se qe vorri i Lekės". KOSOVĖ

Kur ke zemėr ke edhe krahė. KRUJĖ

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kėrkon gjen. PĖRMET

Kush ėshtė trim me mend, se trima budallenj ka sa tė duash. JUG

Kush ka dhėmbė tė fortė, breh dhe kockėn. DEVOLL

Kush ka frikė nga hija e tij, le tė mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkėn. TROPOJĖ

Pyet detin sa lumenj derdhen nė tė. KOLONJĖ

Qeni i pangopur tė ha. SKRAPAR

Qeni i tėrbum do vra, se tėrbon dynjanė. ELBASAN

Rrallė vritet burri qė ka shumė armiq. JUG

Si mjer peshkatari qė ka frikė nga lumi. JUG

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra qė s'thėrret mėmėn humbet. JUG

Trimėria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORĖ

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJĖ

Uji rrjedh pikė-pikė e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODĖR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet nė lėndinė. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortė se vdekja. KRUJĖ

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirė flet njė herė. KRUJĖ

Burri lidhet pėr gjuhe, kali pėr kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORĖ

Deti njihet nė valė, burri njihet nė fjalė. SARANDĖ

Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa. KORĒĖ

Mos ki frikė nga hasmi, po nga miku i rremė. SARANDĖ

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate tė ligun brenda, nuk tė vjen nga jashtė. VLORĖ

Dinaku tė shkon ujė nėn rrogoz. JUG

Dita e mirė, qė menatė njihet. ARBĖRESHĖT

Dita me diell duket qė nė mėngjes. MYZEQE

Djathin, mirė qė e hėngri miu, po shėllirėn kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarė kashta nga kokrrat. VLORĖ

Dy shaka bėjnė njė tė vėrtetė. JUG

E treta e vėrteta. DEVOLL

Fėmija dhe budallai belbėzojnė tė vėrtetėn. GUCI

Foli derės tė dėgjojė dritarja. VLORĖ

Foli plakės tė dėgjojė nusja. JUG

Fshati qė duket s'do kallauz. KORĒĖ

Gėnjeshtra ėshtė njė plagė, dhe nė u shėroftė tė le nishan. JUG

Gėnjeshtra nuk ka as dorė, as kėmbė, as bisht, as rrėnjė. BERAT

Gjarpėri ecėn dhe fshin gjurmėt me bisht. KORĒĖ

Gjuha e ka rrėnjėn nė zemėr. VERI

Po nuk e njohe hidhėrimin, nuk do tė kuptosh dhe gėzimin. VERI

Hileqari nuk tė shef nė sy, po shef nė tokė. DIBĖR

Ka, qė dhe gomarin mashkull e bėjnė me barrė. JUG

Kritika ėshtė ilaē i hidhur, po ilaē ama. VLORĖ

Kur dhelpra nuk arriti rrushtė, tha se janė tė thartė. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet nė zemėr. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gėnjyer. VLORĖ

Me pasė bishtin ta presin, me mos e pasė ta njesin. SHKODĖR

Mė mirė me tė hidhurat mė pėrpara e tė ėmbėlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBĖR

Me sa ka peshk pa halė, aq ka dhe tė bukur pa fjalė. KRUJĖ

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpėrit kėmbėt. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORĖ

Nuk mbulohet dielli me shoshė. JUG

Nuk qaj se s'dua burrėn, po bėj zakonė. VLORĖ

Po tė lavi, tė levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytė se tė gėnjevi. KORĒĖ

Qeni tund bishtin pėr tė mbajtur miqėsinė. KORĒĖ

Rena a nana e tana tė kėqijave. KAVAJĖ

S'dalin dyzet ujqėr nga njė drizė. JUG

S'i bėn mjekra priftėrinjtė. JUG

Siē na dinė, qofshim, siē jemi, mos qofshim. KORĒĖ

S'mbushet thesi me gėnjeshtra. GJIROKASTĖR

Shakaja ėshtė gjysma e tė vėrtetės. JUG

Ti kemi sahanėt pa kapakė. JUG

Ustai, ustanė e njef nė zanat. GJIROKASTĖR

Atij i plasin sytė, e tjetri e pyet pėr vetullat. SARANDĖ

Barku i gjerė, truri i ngushtė. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirė duket nė thatėsirė. KRUJĖ

Ē'i do qeni brekėt. KORĒĖ

Ē'ke moj zemėr qė rėnkon; koka bėn, koka pėson. PĖRMET

Ēobani i mirė e njeh bagėtinė me blegėrimė. JUG

Deshi tė vej vetullat, nxorri sytė. JUG

Deti ka ujė boll, po me u pi s'pihet. KOSOVĖ

Edhe kau ka gjuhė tė mėdha, por nuk flet dot. JUG

E mirė edhe fuqia, por ca mė mirė urtija. JUG

Hesapi nuk bėhet pa hanxhinė. KORĒĖ

Gjej vendin e bėj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mėson. GJIROKASTĖR

Hekuri rrihet sa ėshtė i nxehtė. BERAT

Humbi sėpatėn, i rruat bishti. JUG

Kali i mirė shton torbėn e tij. JUG

Kalit tė mirė shtoi tagjinė. SHKODĖR

Koha vjen pėr atė qė di ta presė. VLORĖ

Ku qe, asgjėkundi, ēfarė bėre, asgjė. JUG

Kur del dielli, tė gjithė e dinė nga bie lindja. JUG

Kur gabon i menēuri ēuditet budallai. MYZEQE

Lepuri nė mal, kusia nė zjarr. JUG

Mate punėn jo me atė qė mbjell, po me atė qė korr. GJIROKASTĖR

Ma mirė tė kesh mend se pare. KOSOVĖ

Mendja ėshtė nė majė tė gjuhės. SHKODĖR

Mendja e lehtė rėndon tė zonė. KRUJĖ

Me njė gur, ti vrave dy zogj. KUĒ-VLORĖ

Mė bli nji kalė e nji shalė o baba, se kam gjet njė patkua. TIRANĖ

Mos bėj petulla me ujė. DIBĖR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ėma e zeqos nė majė tė thanės. KORĒĖ

Mos hidh tė thatėn mbi tė njomė. VLORĖ

Mos prish sixhaden tė arnosh xhyben. LUNXHĖRI

Mos shit qen tė blesh kėlyshė. KORĒĖ

Mos kėrko gjilpėrėn nė kasollen e kashtės. POGRADEC

Mos u mbyt me njė pikė ujė. PĖRMET

Ndoqe fillin gjete lėmshin. JUG

Nė luftė duhen shtatė hile njė trimėri. SKRAPAR

Nga dy tė vėshtira, mė e lehta, mė e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk tė ngroh zjarri i kashtės. SKRAPAR

Nuk tė thonė: "Qysh ke qenė, po qysh je". VLORĖ

O djalė nė vend tė huaj, si tė bjerė daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le tė jetė i shtrembėr, tymi tė shkojė pėrpjetė. JUG

Peshku nė det, kusija nė zjarr. JUG

Pėr gjithė vend ka pleq me mend. VLORĖ

Po tė mos kishte budallenj, me kė do qeshnim. DARDHĖ

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtėpisė vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa tė mbledhėsh ti rrusht, tjetri ka ngrėnė njė kosh. KORĒĖ

S'mbartet ujė me shportė. SHKODĖR

Si ėshtė vendi bėhet kuvendi. VERI

S'jepet njė pelė pėr njė thelė. JUG

S'ka varfėri i menēuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumė lule dalin nė prill, por pakė rrojnė. JUG

Tė bėnin mizat mjaltė, do t'i kishim qypat plot. KORĒĖ

Thesi i zbrazėt s'qėndron nė kėmbė. KRUJĖ

U habit pas lėngut, harroi thelat. JUG

Vajtėm pėr lesh e dualėm tė qethur. KORĒĖ

Vetėm budallai ėshtė i kėnaqur gjithmonė nga vetja. JUG

Vėthėt i nxorra po vėrėt i kam. JUG

Ai qė lakmon mė shumė, ėshtė gjithmonė i varfėr. JUG

Ē'bėhet rrallė, bėhet pėr mall. JUG

Ari nė zjarr provohet, miku nė rrezik kuptohet. VLORĖ

Armiku s'pritet me fjalė, por me plumb. KRUJĖ

Armiku mė i rrezikshėm ėshtė, ai qė harrohet. JUG

As buka nuk haet vetėm. JUG

Atje ku luftojnė dy, fiton i treti. KORĒĖ

Kur merr dėrrasa tė plasur, ēahet e tėra. SKRAPAR

Kur je veti i dytė, tė ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e kėputur nuk lėshon mė. MYZEQE

Me mikun ha e pi, tė dhėnė e tė marrė mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mėndje. JUG

Me njė ka nuk bėhen pendė. JUG

Me nji tra nuk mban shtėpia. JUG

Mėson nga armiku mė shumė se nga miku. JUG

Miku i mirė tė nderon shtėpinė, miku i vjetėr nuk hidhet poshtė. JUG

Miku ėshtė mik deri sa nuk pėrzihet nė hallet e shtėpisė. VERI

Miku harrohet po tė largohet. PĖRMET

Miku i mirė vjen nga porta. BERAT

Nuk bėhet stani me dhi tė egra. VLORĖ

Njeriu ka nevojė mė tepėr pėr dashuri, se pėr lavdi. JUG

Njeriu pa shokė, si muri pa tokė. JUG

Miku i mikut tim, ėshtė edhe miku im. VLORĖ

Njė krah s'mban kala. GJIROKASTĖR

Njė zog qė ndahet nga klloēka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalė e pa gocė rrova, pa shok nuk rrova. KRUJĖ

Pėr njė shamatė, lypen dy veta. SARANDĖ

Punėn nuk e bėn njė gisht, po e bėn grushti. TROPOJĖ

Qentė le tė lehin, karvanet tė shkojnė pėrpara. JUG

Ruajmė nga miku, se nga armiku ruhem vetė. VLORĖ

S'bėhet lėmi me njė kalli. JUG

S'bėhet stani me lepura. MYZEQE

S'mblidhen lepujt nė vath. JUG

S'mbushet thesi me njė kokėrr. LUKOVĖ

Syri ėshtė mė i mprehtė se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punė rreh tė birin. JUG

Shokė bashkė, e bukė veē. JUG

Trimi i mirė me shokė shumė. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVĖ

Shtėpinė e mbajnė tė gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanė e pinė, te dhėndrri gja nuk dinė. VERI

Tė mė mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetė. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorėsi se po i varen kėmbėt. VERI

As nuk kam, as mė mbarohen. KAVAJĖ

Bjer, o zot, mikun; tė haj dhe i zoti i shtėpisė. LABĖRI

Bota tė jep aq sa t'i kesh dhėnė asaj. JUG

Bukė e kripė e zemėr. KAVAJĖ

Ēilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanė dorėn, tė dyja lajnė faqet. ELBASAN

Edhe pula jote nė kopshtin e botės tė duket e majmė. KOLONJĖ

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirė pėr shokė, e i lig pėr vete. JUG

Bukėn tėnde ha, hall tė botės qa. LUNXHĖRI

Ēezma i lan tė gjithė, veten nuk e lan. DELVINĖ

I fundit ja do qaj, ja do qeshė. LABĖRI

I qan hallin kalorėsit. DURRĖS

I zoti i shtėpisė, rri nė fund tė urave tė zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonė "mirė se tė gjeta" po edhe "mirė se erdhe". ELBASAN

Kafeja ėshtė e zezė, po tė zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gėzofin. DIBĖR

Kam qeshur tė tjerė, mė mbiu nė derė. KORĒĖ

Keq mė vjen, po dėm s'mė bėhet. SKRAPAR

Ku s'tė thėrresin, mos shko; ku s'tė pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Kėpucari i ka kėpucėt e grisura. JUG

Kėrkon tė zėrė gjarpėrin me dorė tė botės. JUG

Kopraci s'tė jep tė zezėn e ullirit. JUG
Ku bien daullet tė ēojnė kėmbėt vetė. SKRAPAR

Ku rėnēa mos u vrafsha. VLORĖ

Kur tė kem me thasė, tė tė jap njė trastė. SHIJAK

Kur tė vjen nevojtari nė derė, po s'pate gjė, jep njė gotė ujė. SKRAPAR

Kush ha vetėm, vdes dhe vetėm. JUG

Kush shkon pa thirrė, kthen pa u pėrcjellė. SHKODĖR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrėn pa shtruar. ARBĖRESHĖT

Kush vjen rrallė, ha bakllavanė, kush vjen shpesh ha pėrsheshė. KRUJĖ

Le gomari qė na ngordhi, po s'na lėnė as mizat rehat. KORĒĖ

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotė gjė. KAVAJĖ

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me ēfarė syri do mė shofėsh, me atė do tė shof. ELBASAN

Merr belanė e botės e vė nė krye tė votrės. ELBASAN

Miku i afėrt nuk ka nder, se vjen pėrherė. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet pėrcjellun. MIRDITĖ

Miku nuk vjen pėr thelė e lėng, po pėr fjalė e pėr kuvėnd. KRUJĖ

Mikut i lėshohet vendi dhe i dėgjohet kuvendi. KRUJĖ

Mirmėngjes, me interes. FIER

Mos qesh nė shok, se e gjen nė kokė. KOSTUR

Mos e lėndo ku i dhemb. JUG

Nė daltė djalė tė na rrojė, nė daltė ēupė, tė tė rrojė. JUG

Nė shtėpinė e tė varurit, nuk zihet litari me gojė. DELVINĖ

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJĖ

O bark, o qerrata, kėtu gjete, kėtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe njė thes me kripė. VLORĖ

Peshku nė det, kripa nė tokė, po bashkohen nė tigan. KORĒĖ

Prifti mė pėrpara bekon mjekrėn e tij. KOLONJĖ

Pula bėri venė, gjelit i dhemb barku. KUĒ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janė gjithmonė plot. SHKODĖR

Qenit hidhi njė kockė, tė pushojė. SKRAPAR

Rrugėn pėr te miku, mos e lėr tė zėrė bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, tė tijin jo. PĖRMET

Ta shef bojėn, sa ta ka nevojėn. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i menēmi tė menēmin, i ligu tė ligun. TROPOJĖ

Unė ha kumbulla, ty tė mpihen dhėmbėt. JUG

Ustaj nuk ka shtėpi. MYZEQE
Njerzit shkojne mbas pasurise dhe diturine e kane lene pas vetes.

Sot njerzit vleresohen sipas pasurise dhe jo sipas diturise

Dituria eshte trashegimia e profeteve
Kurse pasuria eshte trashegimie e te pasurve

Dituria e mbron personin qe eke ate
Kurse pasurine duhet ta mbrosh

Dituria shtohet kur ia jep te tjereve kurse
Pasuria pakesohet
(pervec kur jepet me qellim per hire te Zotit)

Dituria e shoqeron njeriun si pune dhe pas vdekjes
Kurse pasuria jo
(pervec kur ka bere dicka me te qe u vjen ne sherbim njerzve)

Dituria e gjykon pasurine

Dituria e mire mberrin tek njeriu I mire I cili punon me te sepse puna me diturine te bent e mire
Pasuria mberrin tek cdo njeri dhe tek I mire dhe tek I keqi

Per dituri kane nevoje edhe mbreterit
Kurse per pasuri vetem te varferit.

Pasuria te ben rob te dynjas
Kurse dituria rob te ahiretit

Pasuria eshte shkak qe njerzit te grabisin ose te mbysin kurse dituria eshte shkak qe ti kenaqesh njerzit dhe ato te duan dhe te ruajne.

Dituria mbartet me vete ne cdo vend kurse pasurine jo.

Dituria ta shton friken dashurine shpresen mbeshtetjen sinqeritetin ndaj
Zotit kurse pasuria behet shkak qe te largohet keto.

Dituria mund te humbase vetem nese nuk e perserit kurse pasuria mund te humbase dhe kur je ne gjume.

Dy gjera e pengojne njeriun te marri dituri mendjemadhesia dhe turpi.
Tek cdo njera ai heziton te marri dituri.

Dituria nga I vogel te bent e madh.Sic thote nje dijetar islam ishim te vegjel dhe me dituri Zoti na ngriti e na beri te medhenj.

Per dijetarin lutet dhe peshku qe eshte ne det.

Dituria I udhezon njerzit ne rruge te drejte kurse pasuria ne te shumten e rasteve I humb
 
Top
0 replies since 9/12/2008, 21:28   333 views
  Share