MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Fjal te Urta Maturia, Besimi, Vepra!!

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 30/11/2008, 17:05     +1   -1




Fjal te Urta Maturia, Besimi, Vepra

As copėn e madhe mos e ha pa u menduar.

Ē'del nga goja, hyn nė vesh e del pėr hunde.

Dardha dhe sėpata e kanė bishtin mbrapa.

Dasma nuk shihet nė fillim, por nė fund.

Dijet e mėdha janė nė fjalė tė shkurtra.

Dy kunguj nėn njė sqetull s'mbahen.

Dy vesh dhe njė gjuhė, fol pak e dėgjo shumė.

Dhjetė herė mat, njė herė pre.

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen mė.

Gazi i madh, kthehet nė helm.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Gjella me kripė e kripa me karar.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Gjuha tė lidh, gjuha tė zgjidh.

Ha tė rrosh, jo rro tė hash.

Janė tė urtė tė marrėt sa pa thėnė fjalėt.

Kashata e madhe tė ngec nė fyt.

Kėmba e madhe tė shqyen kėpucėn.

Kur tė hedhėsh gurin, mate gjer ku arrin.

Kur flet shkopi tė vret.

Kur han bukė misri, kujto bukė thekri.

Kur s'di not mos u fut nė ujė.

Kush ha shumė i del pėr hunde.

Kush shef ma sėpari barkun, asht i mangėt nga trutė.

Lakmia, lakfyt.

Lisi nuk pritet me nji tė rame.

Lulja e kėputun nuk mbin ma.

Mė mirė njė pulė nesėr, se nji vezė sot.

Mos dalė goja para mendjes.

Mos i bjer tė mirės me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhėsh.

Mos kėrko vezė tė pjekura nė hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujė orizi.

Njė fjalė qė e dinė dy veta, e dinė gjithė bota.

Pi rakinė e jo mendjen.

Po fole shumė, sikur xhevahire tė thuash, kakėrdhi bėhen.

Po t'i marrėsh lopės tėrė qumėshtin, ngordh viēi.

Qefi prish qefin.

Tamahu tė shpie nė gjynah.

Tė falurit e shumtė i vjen rėndė dhe perėndisė.

Ujėt e turbullt mbysin burrin, fjalėt e shumta pėrziejnė katundin.

Ujku kur ndien erėn e dhenėve, harron qė ata kanė barinė prapa.

U mbush kupa do tė derdhet.

Unė i ha kumbullat, atij i mpihen dhėmbėt.

Unė baj barrėn, ti djersin.

Vera sa ma e ėmbėl tė jetė, ma fort tė zenė.

Vreshtė shumė mos ven, shpi shumė mos ban, miq shumė mios xen.

Nata s'ka shahit.

As para pushkės, as prapa mushkės.

Atje ku fle ujėt, atje ėshtė mė thellė.

Barka mbytet edhe pėr njė lėkurė lepuri.

Bisha tėrbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie njė gurė e shkoqet njė mur.

Buka qė thyet s'ngjitet mė.

Ēdo gjė forcohet, nė themel.

Ē'ka humbe mos e kėrko, ē'ke nė dorė mos e lėsho.

Ēohet njė i marrė e qet njė gur nė ujė, ēohen njėzet tė urtė e s'mund ta nxjerrin

Dimrit iu bėj hazėr qė nė behar, e beharit qė nė dimėr.

Dita ka sy, nata ka veshė.

Duhet me i fry lugės para se me tė djeg.

Dha pesė e hyri nė valle, jep dhjetė e s'del dot.

E dardhė ėshtė dhe bora, po tė thanė duart.

Edhe pas luftės armėt duhet me i mbajtė.

E ke zogun nė dorė, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshė.

Gishtėrinjtė i fut nė mjaltė e i lėpin, po nuk i kafshon dot se tė dhembin.

I marri ē'flet nuk din, i urti ē'din nuk flet.

I zoti duhet tė ruajė arėn e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet pėr bishti, po prej freri.

Ka thėnė Nastradini, edhe nė diell merr ombrellė.

Kur s'ke mace, bėjnė minjtė dasėm.

Kij frikė nga njė njeri qė frikėn ta ka.

Kujto qenė e bėj gati shkopin.

Kur shkon pėr udhė merr shkop dhe gurė.

Kur t'i hypėsh kalit, shifi patkonjtė.

Kush vret nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bėhet shaka.

Mos luaj me gurė po e pate shtėpinė me xhama.

Mos shkel nė dėrrasė tė kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani.

Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPĖRI E MESME

Mos u zėr pėr degėsh, po pėr rrėnjėsh. JUG

Nata ėshtė me barrė, s'dihet ē'pjell. KORĒĖ

Nga njė vėrė e vogėl, rrjedh e gjithė fuēia. LABĖRI

Nji shkėndi ndez nji mal. KORĒĖ

Pėr njė dorė kashtė e vret samari mushkėn. JUG

Pėr njė pe, pėr njė gjilpėrė, vate dėm njė punė e tėrė. JUG

Ruaju tė tė ruajė perėndia. JUG

Ruhu nga thėngjilli i mbuluar. JUG

Sė ligės ruaju, e mira tė ndjek vetė nga pas. SKRAPAR

S'lidhet kali me pč. LUKOVĖ

Shkon njė herė, bėhen gjurma; dy tri herė bėhet udhė. KORĒĖ

Ujku mjergull kėrkon. JUG

Zė goje qenin, bėj hazėr shkopin. GJIROKASTĖR

Shtėpija pa fėmijė, si nata pa yje. SARANDĖ

Ma i keqi vėlla tė merr hakėn. KOSOVĖ

Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG

Ndarja ėshtė mė e mira e tė ligave. SKRAPAR

Krushka pėr dhėndrin gjen peshk majė malit. SHKODĖR

Gjumi natės i randė i bėn keq ditės. SHKODĖR

Gjumi nė dėborė ėshtė shkesi i vdekjes. JUG

Mos pyet sa vjeē je, po ē'shėndet ke. TIRANĖ

Nuk mbushet pusi me pėshtyma. GRAMSH

As kėmishės sė shtatit s'ėshtė pėr t'i besu. KAVAJĖ

Besove, bėre mirė, s'besove, ca mė mirė. JUG

Ē'ka shtėpia tė mos marrė vesh fqinjėria. SKRAPAR

Do tė ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT

Esapi i shtėpisė nuk del nė pazar. KORĒĖ

E thėna dhe e bėra janė larg. DIBĖR

I marri premton dhe budallai shpreson. JUG

Kur qesh djalli e ka punėn keq. VLORĖ

Mba murin mos bie. SHQIPĖRI E MESME

Me thėnė e me tė bėrė shkon nė mes njė lum i tėrė. JUG

Mė gėnjeve njė herė, harram e paē, mė gėnjeve tė dytėn hallall. JUG

Mos u bėj thes i ēpuar. SKRAPAR

Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė. SKRAPAR

Ma kanė sharė pelėn se kanė sy ta blenė. JUG

Nė mė rrefsh sė pari tė vraftė Zoti, nė mė rrefsh sė dyti, tė ndihmoftė Zoti. JUG

Kur tė thonė ngordhi ujku, atėherė ruaj gomarė. JUG

Mos i jep shkopin harbutit, se tė vret me shkopin tėnd. MYZEQE

Nuk ėshtė ar gjithė qė ndrit. VERI

Nuk i varen ujkut mėlēitė nė qafė. KORĒĖ
 
Top
0 replies since 30/11/2008, 17:05   1309 views
  Share