MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Proverbat

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 30/11/2008, 17:00     +1   -1




Proverbat janė fraza tė shkurtra qė shprehim me pak fjalė fķlozofģnė popullore (urtinė popullore). Pikėrisht pėr kėtė, ato thirren nga popuffi edhe fjalė tė urta.

Proverbat janė tė pėrhapur nė tė gjithė botėn dhe nuk ka dyshim se midis tyre hasen edhe ngjashmėri apo identitete. Megjithatė, ēdo popull ka proverbat e tij, tė ndėrtuara sipas psikologjisė dhe pėrvojes sė tij jetėsore, filozofike e historike.
Nganjėhere ėshtė e lehtė tė caktohet pak a shumė njė moshė pėr njė proverb tė caktuar, por nė mė tė shumtėn ėshtė e vėshtirė aq mė tepėr qė nė rrymė tė kohės, proverbat edhe evoluojnė e mund tė marrin edhe trajta disi tė ndryshme. Kėshtu p.sh., pėr proverbat qė pėrmend Bardhi nė librin e tij (ta zemė, "Ku shkel turku, nuk mbin bar"), mund tė themi se sė paku ato datojnė qė nga viti 1635, ndonėse mund tė jenė edhe mė tė vjetėr.

Njė proverb si "Harro mushkė Valarenė se Ali Pashanė na e prenė" duhet tė jetė sė paku i vitit 1822. Si rregur njė proverb qė haset nė Shqipėri, haset pak a shumė i njėjtė te arbėreshėt e Italisė etj. duhet tė jetė i vjetėr sė paku duke datuar nga shekulli i largimit tė arbėreshėve nga Shqipėria. Kėshtu, p.sh., ndodh me proverbin "Lisi bėn mėkan' e dega e klį" (De Rada 1866) qė haset edhe te Mitko e Dine "Lisat bėnjėn mėkata, degatė qajnė" (Dine, 1908) etj. Edhe prania e turqizmave mund tė jetė dėshmi e moshės: tė tillė proverba mund tė kenė lindur pas pushtimit otoman tė Shqipėrisė, por kjo nuk largon mundėsinė qė kėto proverba tė kenė lindur mė parė e mė pas tė kenė pėsuar kėtė transformim tė lehtė qė nuk prek brendinė, por vetėm anėn e jashtme. Tė tillė proverba mund tė jenė, p.sh., "Gjėn'e neqezit e gėzon xhymerti", "Kush tė det me ba sefa, gjen dehallin ndė shtėpi', "Gjėj'e turkut, haj' e ujkut etj. Interesant ėshtė nė kėtė vėshtrim, mbasi tregon pikėrisht fazėn e evoluimit tė tij, proverbi qė hasim te "Dorėshkrimi i Pragės" i Mitkos: "Goja verė, barku grunar" qė nė popull sot haset nė formėn "Goja behar, barku grunar". Nuk ėshtė ēudi qė korrigjimin prej puristi ta ketė bėrė Mitkoja, mbasi te Dineja proverbin e gjejmė nė formėn e dytė, pra me turqizma.

Proverbat hasen nė formėn e njė vargu apo tė dy deri tri vargjeve si edhe nė formėn e njė fraze nė prozė. Ėshtė mirė, ndėrkaq, qė tė mos ngatėrrohet proverbi me shprehjen popullore, mbasi proverbi, veē tė tjerave, ka njė kuptim tė plotė nė vetvete, kurse frazeologjia ėshtė njė shprehje qė e merr kuptimin kur lidhet me njė frazė tjetėr, bėhet pjesė e kėsaj fraze, mbasi nė vetvete nuk ėshtė e mbaruar si frazė. Kėshtu, p.sh., "pėr mustaqet e Ēelos ėshtė njė shprehje frazeologjike e jo njė proverb.

Proverbat shqiptarė janė tė pasur me mendime dhe shprehin pėrvojė tė gjatė. Ata janė pėrhapur nė tėrė Shqipėrinė, por duhet thėnė se Kruja e malėsia e saj shquhen pėr proverba me tė vėrtetė tė bukur dhe tė ndėrtuar me hollėsi artistike (p.sh., "Gjithkuj ia di trani e carani", "Rrena qet tym, e vėrteta flakė", "Nė rranxa gjinet fullanxa", "Pyka e re shtyn tė vjetrėn", "Byrekun qė s'e ha, pėr mue u djegtė", "Peshk' pa halė e shpi pa fjalė, s'ka" etj.).

Proverbat flasin pėr dukuri dhe situata tė ndryshme nė jetėn e njeriut. Nė to shpaloset qartė filozofia e popullit dhe ne gjejmė nė to vlerėsime pėr shumė dukuri e anė tė jetės. Nė kėtė vėshtrim ato janė mėsime tė vėrteta megjithatė do tė ishte punė e kotė tė orvateshe e tė gjeje njė konsekuencė tė plotė nė tė gjitha proverbat: shpeshherė pėr tė njėjtėn dukuri mund tė hasen vlerėsime tė ndryshme, madje edhe tė kundėrta. Kjo vjen nga fakti se proverbat janė krijuar nga njerėz e shtresa tė ndryshme dhe pėr kėtė nganjėherė ėshtė e vėshtirė tė shmangen ndryshimet. Sidoqoftė ka proverba qė flasin pėr jetėn, pėr dukuri shoqėrore pėr natyrėn e njeriut, pėr cilėsitė dhe tė metat e tij, pėr natyrėn, pėr familjen, pėr detyrat e secilit etj. Madje, shpesh, mbledhėsit e folklorit pėrpiqen t'i renditin ato duke i ndarė nė grupe sipas tematikės qė ato trajtojnė. Kėshtu veprojnė njė pjesė, mbasi njė pjesė tjetėr i rendit sipas rendit alfabetik (duke marrė pėr bazė fjalėn e parė) duke qėnė se mendojnė qė proverbat nuk mund tė kufizohen nga ana tematike, mbasi pėrdorimi i tyre nė praktikė nuk njeh tematikė dhe praktikisht pėrshtatet nė mėnyrė figurative pėr shumė situata e dukuri tė ndryshme. Sidoqoftė njė farė organizimi i tyre nevojitet kur ato mblidhen pėr tė bėrė mė tė volitshėm pėrdorimin e tyre. Kėshtu veprojnė mbledhėsit mė tė shquar tė proverbave tanė, siē kanė qenė Kolė Kamsi me "Goja e popullit" (1943), Sotir Kolea me "Njė tufė proverba" (1944) etj.

Pėrsa u pėrket formave tė proverbave mund tė pėrmendim disa prej tyre..
1) Njė varg i thjeshtė i ndarė nė dy hemistėkė tė rimuar:

Buk'e hi e ndė shtėpi. Gjen shesh, bėn pėrshesh. Ferra e nisi, ferra e grisi.

Po mund tė jenė edhe dy vargje:

Bukuria s'ėshtė pėr fis,/ po kush di e kullandris. Kurė nuk e ke zanat,/ mos u bėn hoxhė nė fshat.

Edhe tristikėt nuk janė tė rrallė:

Ia dha drurit, u tha,/ ia dha gurit, u ēa,/ ia dha njeriut - dhe e mbajti. Ku hanė e s'apin, ku flet e s'tė dėgjojnė,/ zot ynė mos tė shtiftė!

Nė te gjitha kėto raste, vargjet dhe sidomos rimat, janė mjete

mnemoteknike (qė shėrbejnė pėr kujtesėn, pėr t'i mbajtur mend). Sidoqoftė ėshtė me vend tė themi kėtu qė zakonisht me anė tė rimės (qoftė kjo edhe e brendshme) vihen nė dukje fjalėt mė tė rėndėsishme, ato qė bartin idenė e proverbit. Shembujt e mėsipėrm e tregojnė kėtė. Ja dhe njė shembull me njė rimė tė brendshme tė qartė: "Nėma e solli, gjėma e mori".
2) Vendin e rimės mund ta zėrė aliteracioni, ky jo vetėm nė proverba qė kanė formėn e vargut po edhe nė ato qė kanė formėn e njė fraze nė prozė.

Ēdo mizė nuk bėn mjaltė. Ngordhi macja, u ngjall miu. Ka tė keqen e kalorėsit, se i varen kėmbėt.

3) Shpesh hasen proverba nė formė antiteze, kontrasti: Bėri tė pjellė, dėshtoi. Vdis pa tė dua. Keq me burrė, keq pa burrė.
4)Formė tepėr e pėrdorur ėshtė ajo e pyetjes.

Ku di dhia ē'ėshtė tagjia? Ē'la dimri tė marrė morteja?

Ka raste kur pyetja ka edhe pėrgjigjen tė shprehur: Zure gjarprin? Shtypi kokėn. Polli kau? Tė rruat viēi.
5) Herė-herė proverbi ka formėn e njė morali fabule.

Nė mos gjeēa konop gjetiu, po vi Pashė e virrem te ti. Miun s'e nxinte vėra, hiqte dhe kungullin pas. Shumė herė dhe dhelpra q'ėshtė aqė dinake, zihet pėr katėr kėmbėsh. Shpinin ulkun ta pagėzonjėn e ay u thosh: "Ja dhentė tek na turbullojnė ujėt!".
6) Shpesh proverbi ka formėn e njė rregulle jete apo tė njė neni tė kanunit tė maleve:

Gusht e gunė. Prilli kėndon bilbili. Marsi ēan lėkurėt shkurti shkurton urėt. Gjaku ujė s'bėhet. Gjumi i tepėrt, rroba tė vjetra.

Shpeshherė proverbat kalojnė nga letėrsia e shkruar dhe bėhen popullore. Shumė vargje tė N.Frashėrit janė bėrė proverba (Punė, punė natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė). Njė proverb qė e gjejmė te Mitkoja "Duaj, tė tė duan" duket qartė se vjen nga Shėn Agostini "Si vis amari, ama" etj. nė tė tilla raste kemi maksima qė kthehen e bėhen proverba popullore
 
Top
view post Posted on 22/4/2009, 19:19     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline




Proverbat janė fraza tė shkurtra qė shprehim me pak fjalė fķlozofģnė popullore (urtinė popullore). Pikėrisht pėr kėtė, ato thirren nga popuffi edhe fjalė tė urta.
Proverbat janė tė pėrhapur nė tė gjithė botėn dhe nuk ka dyshim se midis tyre hasen edhe ngjashmėri apo identitete. Megjithatė, ēdo popull ka proverbat e tij, tė ndėrtuara sipas psikologjisė dhe pėrvojes sė tij jetėsore, filozofike e historike. Nganjėhere ėshtė e lehtė tė caktohet pak a shumė njė moshė pėr njė proverb tė caktuar, por nė mė tė shumtėn ėshtė e vėshtirė aq mė tepėr qė nė rrymė tė kohės, proverbat edhe evoluojnė e mund tė marrin edhe trajta disi tė ndryshme. Kėshtu p.sh., pėr proverbat qė pėrmend Bardhi nė librin e tij (ta zemė, "Ku shkel turku, nuk mbin bar"), mund tė themi se sė paku ato datojnė qė nga viti 1635, ndonėse mund tė jenė edhe mė tė vjetėr. Njė proverb si "Harro mushkė Valarenė se Ali Pashanė na e prenė" duhet tė jetė sė paku i vitit 1822. Si rregur njė proverb qė haset nė Shqipėri, haset pak a shumė i njėjtė te arbėreshėt e Italisė etj. duhet tė jetė i vjetėr sė paku duke datuar nga shekulli i largimit tė arbėreshėve nga Shqipėria. Kėshtu, p.sh., ndodh me proverbin "Lisi bėn mėkan' e dega e klį" (De Rada 1866) qė haset edhe te Mitko e Dine "Lisat bėnjėn mėkata, degatė qajnė" (Dine, 1908) etj. Edhe prania e turqizmave mund tė jetė dėshmi e moshės: tė tillė proverba mund tė kenė lindur pas pushtimit otoman tė Shqipėrisė, por kjo nuk largon mundėsinė qė kėto proverba tė kenė lindur mė parė e mė pas tė kenė pėsuar kėtė transformim tė lehtė qė nuk prek brendinė, por vetėm anėn e jashtme. Tė tillė proverba mund tė jenė, p.sh., "Gjėn'e neqezit e gėzon xhymerti", "Kush tė det me ba sefa, gjen dehallin ndė shtėpi', "Gjėj'e turkut, haj' e ujkut etj. Interesant ėshtė nė kėtė vėshtrim, mbasi tregon pikėrisht fazėn e evoluimit tė tij, proverbi qė hasim te "Dorėshkrimi i Pragės" i Mitkos: "Goja verė, barku grunar" qė nė popull sot haset nė formėn "Goja behar, barku grunar". Nuk ėshtė ēudi qė korrigjimin prej puristi ta ketė bėrė Mitkoja, mbasi te Dineja proverbin e gjejmė nė formėn e dytė, pra me turqizma.
Proverbat hasen nė formėn e njė vargu apo tė dy deri tri vargjeve si edhe nė formėn e njė fraze nė prozė. Ėshtė mirė, ndėrkaq, qė tė mos ngatėrrohet proverbi me shprehjen popullore, mbasi proverbi, veē tė tjerave, ka njė kuptim tė plotė nė vetvete, kurse frazeologjia ėshtė njė shprehje qė e merr kuptimin kur lidhet me njė frazė tjetėr, bėhet pjesė e kėsaj fraze, mbasi nė vetvete nuk ėshtė e mbaruar si frazė. Kėshtu, p.sh., "pėr mustaqet e Ēelos ėshtė njė shprehje frazeologjike e jo njė proverb.
Proverbat shqiptarė janė tė pasur me mendime dhe shprehin pėrvojė tė gjatė. Ata janė pėrhapur nė tėrė Shqipėrinė, por duhet thėnė se Kruja e malėsia e saj shquhen pėr proverba me tė vėrtetė tė bukur dhe tė ndėrtuar me hollėsi artistike (p.sh., "Gjithkuj ia di trani e carani", "Rrena qet tym, e vėrteta flakė", "Nė rranxa gjinet fullanxa", "Pyka e re shtyn tė vjetrėn", "Byrekun qė s'e ha, pėr mue u djegtė", "Peshk' pa halė e shpi pa fjalė, s'ka" etj.).
Proverbat flasin pėr dukuri dhe situata tė ndryshme nė jetėn e njeriut. Nė to shpaloset qartė filozofia e popullit dhe ne gjejmė nė to vlerėsime pėr shumė dukuri e anė tė jetės. Nė kėtė vėshtrim ato janė mėsime tė vėrteta megjithatė do tė ishte punė e kotė tė orvateshe e tė gjeje njė konsekuencė tė plotė nė tė gjitha proverbat: shpeshherė pėr tė njėjtėn dukuri mund tė hasen vlerėsime tė ndryshme, madje edhe tė kundėrta. Kjo vjen nga fakti se proverbat janė krijuar nga njerėz e shtresa tė ndryshme dhe pėr kėtė nganjėherė ėshtė e vėshtirė tė shmangen ndryshimet. Sidoqoftė ka proverba qė flasin pėr jetėn, pėr dukuri shoqėrore pėr natyrėn e njeriut, pėr cilėsitė dhe tė metat e tij, pėr natyrėn, pėr familjen, pėr detyrat e secilit etj. Madje, shpesh, mbledhėsit e folklorit pėrpiqen t'i renditin ato duke i ndarė nė grupe sipas tematikės qė ato trajtojnė. Kėshtu veprojnė njė pjesė, mbasi njė pjesė tjetėr i rendit sipas rendit alfabetik (duke marrė pėr bazė fjalėn e parė) duke qėnė se mendojnė qė proverbat nuk mund tė kufizohen nga ana tematike, mbasi pėrdorimi i tyre nė praktikė nuk njeh tematikė dhe praktikisht pėrshtatet nė mėnyrė figurative pėr shumė situata e dukuri tė ndryshme. Sidoqoftė njė farė organizimi i tyre nevojitet kur ato mblidhen pėr tė bėrė mė tė volitshėm pėrdorimin e tyre. Kėshtu veprojnė mbledhėsit mė tė shquar tė proverbave tanė, siē kanė qenė Kolė Kamsi me "Goja e popullit" (1943), Sotir Kolea me "Njė tufė proverba" (1944) etj.
Pėrsa u pėrket formave tė proverbave mund tė pėrmendim disa prej tyre..

1) Njė varg i thjeshtė i ndarė nė dy hemistėkė tė rimuar:
Buk'e hi e ndė shtėpi. Gjen shesh, bėn pėrshesh. Ferra e nisi, ferra e grisi.
Po mund tė jenė edhe dy vargje:
Bukuria s'ėshtė pėr fis,/ po kush di e kullandris. Kurė nuk e ke zanat,/ mos u bėn hoxhė nė fshat.
Edhe tristikėt nuk janė tė rrallė:
Ia dha drurit, u tha,/ ia dha gurit, u ēa,/ ia dha njeriut - dhe e mbajti. Ku hanė e s'apin, ku flet e s'tė dėgjojnė,/ zot ynė mos tė shtiftė!
Nė te gjitha kėto raste, vargjet dhe sidomos rimat, janė mjete
mnemoteknike (qė shėrbejnė pėr kujtesėn, pėr t'i mbajtur mend). Sidoqoftė ėshtė me vend tė themi kėtu qė zakonisht me anė tė rimės (qoftė kjo edhe e brendshme) vihen nė dukje fjalėt mė tė rėndėsishme, ato qė bartin idenė e proverbit. Shembujt e mėsipėrm e tregojnė kėtė. Ja dhe njė shembull me njė rimė tė brendshme tė qartė: "Nėma e solli, gjėma e mori".

2) Vendin e rimės mund ta zėrė aliteracioni, ky jo vetėm nė proverba qė kanė formėn e vargut po edhe nė ato qė kanė formėn e njė fraze nė prozė.
Ēdo mizė nuk bėn mjaltė. Ngordhi macja, u ngjall miu. Ka tė keqen e kalorėsit, se i varen kėmbėt.
3) Shpesh hasen proverba nė formė antiteze, kontrasti: Bėri tė pjellė, dėshtoi. Vdis pa tė dua. Keq me burrė, keq pa burrė.

4)Formė tepėr e pėrdorur ėshtė ajo e pyetjes.
Ku di dhia ē'ėshtė tagjia? Ē'la dimri tė marrė morteja?
Ka raste kur pyetja ka edhe pėrgjigjen tė shprehur: Zure gjarprin? Shtypi kokėn. Polli kau? Tė rruat viēi.

5) Herė-herė proverbi ka formėn e njė morali fabule.
Nė mos gjeēa konop gjetiu, po vi Pashė e virrem te ti. Miun s'e nxinte vėra, hiqte dhe kungullin pas. Shumė herė dhe dhelpra q'ėshtė aqė dinake, zihet pėr katėr kėmbėsh. Shpinin ulkun ta pagėzonjėn e ay u thosh: "Ja dhentė tek na turbullojnė ujėt!".

6) Shpesh proverbi ka formėn e njė rregulle jete apo tė njė neni tė kanunit tė maleve:
Gusht e gunė. Prilli kėndon bilbili. Marsi ēan lėkurėt shkurti shkurton urėt. Gjaku ujė s'bėhet. Gjumi i tepėrt, rroba tė vjetra.
Shpeshherė proverbat kalojnė nga letėrsia e shkruar dhe bėhen popullore. Shumė vargje tė N.Frashėrit janė bėrė proverba (Punė, punė natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė). Njė proverb qė e gjejmė te Mitkoja "Duaj, tė tė duan" duket qartė se vjen nga Shėn Agostini "Si vis amari, ama" etj. nė tė tilla raste kemi maksima qė kthehen e bėhen proverba popullore..
 
Top
view post Posted on 30/4/2009, 20:03     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Proverbat, e vėrteta qė fshihet pas tyre
Dihet qė elefantėt kanė tru tė madh, gjė qė mund t‘u shtojė kapacitetin pėr tė mbajtur mend si edhe nė krijimin e mė shumė sjelljeve tė komplikuara. Ėshtė e vėshtirė tė pėrllogaritet me saktėsi aftėsia qė ka njė elefant pėr tė memorizuar fakte; shumė elefantė qė pėrdoren pėr punė arrijnė tė mėsojnė dhe tė kujtojnė njė numėr tė konsiderueshėm komandash. Gjithashtu duket se janė nė gjendje tė njohin shumė njerėz, si edhe individė tė species sė tyre - edhe nė raste kur i kanė pasur larg pėr dekada.

Nė jetėn e egėr, tufat e elefantėve priren tė ndjekin pėr vite tė tėra tė njėjtat zakone, gjė qė bėn tė mendohet se kujtimet u kalohen brezave tė rinj nė formėn e trashėgimisė. Thuhet se elefantėt kanė vende tė veēanta qė i pėrdorin si varreza dhe se si i ndihmojnė individėt e sėmurė tė arrijnė atje pėr tė vdekur. Mbetjet e elefantėve shpesh janė gjetur tė grupuara pranė burimeve ujore; gjithsesi kjo mund tė ndodhė pasi elefantėt e pafuqishėm e tė sėmurė, nė ēastet e fundit tė jetės, tė kėrkojnė ujė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tyre shėndetėsore. Elefantėt e moshuar vėrtiten rreth burimeve me ujė nė ēastin kur humbasin dhėmbėt, duke qenė se bimėt pranė ujit janė mė tė buta dhe mė tė lehta pėr t‘u pėrtypur. Mund tė ndodhė kėshtu qė tufat ngulin nė kujtesė burimet e ujit, por jo pasi aty ndodhen mbetjet e njė elefanti tjetėr.

Disa elefantė kanė kujtesė mė tė mirė se tė tjerėt. Nė vitin 2001, njė skuadėr studiuesish, e drejtuar nga Karen mek Komb, studioi 21 familje elefantėsh, pėr njė periudhė shtatėvjeēare nė Parkun kombėtar Amboseli tė Kenias. Zbuluan se femrat qė udhėhiqnin tufat zhvillonin kujtime tė forta "sociale" qė u jepnin mundėsinė tė dallonin miqtė nga armiqtė falė nuhatjes dhe thirrjeve; sa mė e moshuar tė qe femra, aq mė shumė zhvilloheshin kėto aftėsi. Studimi konfirmoi se sa mė mirė femra kryetare e kopesė t‘i njihte miqtė, aq mė shumė kohė pjesėtarėt e tjerė tė familjes kishin nė dispozicion pėr t‘u ushqyer e pėr t‘u kujdesur pėr veten, si edhe pėr t‘u shumuar.

Kėshtu, mund tė ndodhė vėrtetė qė elefantėt kanė kujtesė mė tė mirė se kafshėt e tjera? Njė shpend qė konkurron me elefantin porsa i pėrket kujtesės ėshtė zogu Klark, qė jeton nė zonat malore tė Amerikės Perėndimore, i cili grumbullon ushqim pėr dimėr. Gjatė vjeshtės, secili nga kėta zogj heq veē mė shumė se 100 mijė stika pishash, tė cilat i siguron nėpėr mijėra vende tė ndritshme, ku vendos vetėm pesė deri nė dhjetė fara pėr tė minimizuar rrezikun e vjedhjeve. Vendet e fshehta gjenden nė njė zonė rreth 20 kilometra katrorė. Rreth gjashtė muaj mė pas, zogu i gjen qė tė gjitha kėto "magazina", megjithėse shpesh gjenden nėn njė metėr dėborė.

Mendojmė se mund tė biem dakord qė elefantėt - sidomos femrat kryetare - kanė kujtesė tė mirė. Nuk mund tė themi me siguri nėse e meritojnė statusin e ekspertėve tė kujtesės nė botėn e kafshėve: zogu Klark pėrbėn njė konkurrent shumė tė fortė. Fjala "truzog" qė lidhet me inteligjencėn, nė fund tė fundit, mund edhe tė mos rezultojė fare fyerje.

Nė rast se kujtesa ju bėn shaka, ngushėllojeni veten duke ditur se mund tė mos jetė shumė avantazhuese zotėrimi i njė kujtese tė shkėlqyer nė dėm tė funksioneve tė tjera tė trurit. Duhet ditur me siguri se harrimi ėshtė njė pjesė thelbėsore e jetės; ata qė nuk janė nė gjendje tė harrojnė mund tė kenė po aq shumė probleme sa ata qė nuk janė nė gjendje tė kujtojnė. Pėr fat tė keq, kėtė mund tė mos arrini ta mbani mend.

Bėmė baba tė tė ngjaj

Pėrse kur rriten djemtė u ngjajnė baballarėve dhe vajzat nėnave, duke qenė se mbi kėtė pikė ekziston edhe njė proverb tepėr i pėrhapur? Sipas teorisė sė mėsimit, kjo ndodh pasi ata mėsojnė pėrmes imitimit dhe observimit. Djemtė kopjojnė sjelljen e etėrve dhe marrin "shtysa pėrforcuese" nė rast se janė tė suksesshėm. Psikologu kanadez Albert Bandura tregoi se fėmijėt kanė prirje shumė tė fortė tė kopjojnė sjellje qė vėrehen si tė pėrshtatshme pėr gjininė ku bėjnė pjesė: djemtė motivohen kur tregojnė pavarėsi, forcė karakteri dhe reagime tė forta emocionale. Shprehja "Bėmė baba tė tė ngjaj" mund tė shpjegohet gjithashtu nga teoria e sistemit familjar, sipas tė cilit talenti i njė fėmije vėrehet si adaptimi i tij/saj nė tėrėsinė e ndėrveprimeve familjare. Ndikimi familjar shfaqet jo vetėm pėrmes tė afėrmve, por gjithashtu edhe nga faktorė si rendi i lindjes, mosha e prindėrve, gjinia dhe etiketa familjare; efekti i kombinuar i kėtyre faktorėve ėshtė njė fėmijė qė ndjek hapat e prindėrve.

Njė studim krahasonte tė ardhurat e fėmijėve dhe prindėrve kur ishin nė moshėn 40-vjeēare dhe zbuloi njė lidhje tė fortė pozitive mes prindėrve dhe fėmijėve nė kėtė pikė. Kjo ishte veēanėrisht e vėrtetė pėr njerėz me tė ardhura shumė tė larta dhe shumė tė ulėta, dhe nė mėnyrė tė spikatur vėrehej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Ndoshta rezulton e papritur, por megjithėse amerikanėt krenohen se e kanė bazuar tėrė ekzistencėn te "meritokracia", influenca familjare mbetet tepėr e fortė nė Shtetet e Bashkuara, ndėrkohė qė janė shėnuar dy ēifte at e bir presidentė tė vendit (Xhon dhe Xhon Kuinsi Adams dhe Xhorxh e Xhorxh W Bush). Aq tė dėshpėruar qenė kėta prindėr nė pėrpjekjet qė tė bijtė t‘u ngjanin nė ēdo pikė, sa u vunė edhe emrat e vet.

A rezultojnė bijtė tė ngjashėm me etėrit kur bie fjala te seksualiteti? Ē‘ndodh me njė bir qė rritet pa praninė e tė atit? Studiues nė Belgjikė krahasuan fėmijė qė ishin rritur nga prindėr heteroseksualė me ata tė rritur nga ēifte lezbikesh. Mes dy grupeve nuk u vėrejtėn dallime lidhur me shėndetin psikologjik apo me seksualitetin e fėmijės. Studiuesit mendojnė se dashuria dhe stabiliteti janė faktorėt kyēė nė rritjen e njė fėmije, jo gjinia apo seksualiteti i prindėrve.

Kėshtu, nė ē‘rrugė bijtė u pėrngjanė prindėrve? Nė pėrgjithėsi studimet kanė treguar se sa mė tė afėrta tė jenė lidhjet gjenetike mes dy njerėzve, aq mė tė afėrta janė edhe rezultatet e tyre nė testet e zgjuarsisė IQ. Nė ē‘shtrirje mund tė thuhet njė gjė e tillė lidhur me raportin baba-bir? Kėsaj pyetjeje ėshtė e vėshtirė t‘i gjendet njė pėrgjigje e saktė, duke qenė se njerėzit e lidhur gjenetikisht priren tė ndajnė ambiente tė ngjashme, kėshtu qė ndryshimet zor se mund tė vihen re me vėrtetėsi. Megjithatė pėrgjigje tė kėnaqshme mbi kėtė pyetje mund tė marrim duke shqyrtuar rastet e fėmijėve tė birėsuar. Aty ku korrelacioni 1.0 tregon se tė gjithė bijtė dhe baballarėt kanė rezultate identike nė testet e IQ, njė studiues zbuloi korrelacionin 0.48 mes prindėrve tė adoptuar dhe prindėrve tė tyre biologjikė - dhe 0.19 mes bijve tė birėsuar dhe baballarėve qė i kishin adoptuar. Kjo bėn tė mendohet se nivelet e zgjuarsisė sė fėmijėve janė tė lidhura mė shumė me ato tė prindėrve biologjikė.

Edhe personaliteti dhe mėnyra e sjelljes sė baballarėve duket gjithashtu se reflektohet te fėmijėt, por nė njė shkallė mė tė ulėt; nė kėtė pikė, lidhjet baba-bir duken mė pak tė forta se lidhjet nėnė-bijė, ndoshta duke pasqyruar dallimet nė lidhjet e femrave dhe tė meshkujve.

Shumė studime kanė konfirmuar se proverbi "Bėmė baba tė tė ngjaj" nuk duhet marrė parasysh nė rastin e kriminalitetit. Gjithsesi rezultatet tregojnė se sjellja jo e mirė e babait nuk pėrcakton sjelljen nė tė ardhme tė tė birit; shumė djem tė rritur nė rrethana familjare tepėr depresive nuk bėhen si etėrit nė moshė tė rritur. Me shumė gjasa luajnė rol tė konsiderueshėm edhe faktorė tė tjerė ambientalė - pėr shembull, pėrmasat e familjes, statusi socio-ekonomik dhe tė ardhurat familjare.

Nė rast se babai pi duhan, me shumė gjasa edhe i biri do tė veprojė njėsoj, megjithėse lidhja dobėsohej kur bijtė arrinin moshėn madhore. Nuk janė zbuluar lidhje mes nėnave e vajzave pėr sa i pėrket zakonit tė duhanpirjes. Ėshtė zbuluar gjithashtu se pėrdorimi i drogės nga baballarėt rrit gjasat qė edhe bijtė (nė moshėn e adoleshencės) ta pėrdorin.

Nė fakt, ndikimi i prindėrve krahasuar me atė tė shokėve duket se ėshtė mė i madh nga ē‘marrim me mend. Nė njė studim tė kryer te disa studentė universitarė, zakonet e tyre tė tė pirit gjatė dy viteve tė para mė shumė vareshin nga ndikimi prindėror, ndėrkohė qė ndikimi i shokėve bėhej mė i fortė nė periudhat pasardhėse.

Duke parė rezultatet e tė gjitha kėtyre studimeve, duket se ėshtė shumė e rėndėsishme zgjedhja me kujdes e prindėrve. Zgjidh njė baba qė ėshtė i shėndetshėm, i pasur dhe i menēur, dhe me shumė gjasa edhe ti do tė jesh i tillė.

Mungesa i afron njerėzit

Nė ditėt tona, shumė lidhje pėrballen me largimin: shpesh tė punėsuarve u duhet tė pėrshkojnė distanca tė gjata dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh njė punė pranė vendit ku banon. Largimi mund tė pėrbėjė shqetėsim, duke qenė se dihet qė lidhjet nė distanca tė gjata shfaqin vėshtirėsi. Mund tė gjejmė ngushėllim te shprehja "Largėsia i afron njerėzit", apo ėshtė mė e saktė shprehja "Larg syve larg zemrės"?

Rezultatet duken tė pėrziera. Mungesa mund t‘i afrojė njerėzit nėse bėhet fjalė pėr ndarje tė shkurtra dhe kur lidhja ėshtė e fortė. "Mungesa dobėson pasionet mediokre dhe rrit pasionet e mėdha, ashtu si era fik flakėn e qirinjve e gjallėron zjarrin e fareve", shkruante Fransua Roshfoko. Kėshtu qė pėrpara se tė vendosėsh pėr tė qėndruar larg partnerit, kupto nėse lidhja juaj ėshtė qiri apo far.

Studimet kanė treguar se komunikimi pėrmes telefonave apo emaileve ėshtė mė pak i efektshėm se komunikimi ballė pėr nallė; kontakti pamor ėshtė me rėndėsi jetike dhe pa tė shfaqen lehtė keqkuptimet. Gjithsesi, nė rast se komunikoni ēdo ditė dhjetė minuta pėrmes telefonit, gjėrat nuk janė aq keq. Ēiftet qė pėrjetojnė largimin kanė mė shumė prirje tė diskutojnė lidhjen dhe planet e pėrbashkėta pėr tė ardhmen se ēiftet qė e kalojnė gjithė kohėn bashkė. Komunikimet e largėta bėjnė qė gjithashtu partnerėt t‘i shfaqin njėri-tjetrit gjendjen e tyre mė tė mirė. Ky "idealizim" i partnerit nuk ėshtė i lehtė kur shiheni pėrditė.

Proverbi "Mungesa i afron njerėzit" ėshtė mė se i vėrtetė pėr burrat qė ushqejnė shumė interes ndaj seksit. Nė njė studim tė vitit 1999, tė kryer mbi 2 mijė individė heteroseksualė, u zbulua qė sa mė shumė rritej mungesa nga partnerja, aq mė shumė rritej edhe dėshira seksuale pėr tė. Kjo nuk ndryshonte nė rast se ēifti kishte kryer apo jo seks pėrpara ndarjes, gjė qė do tė thotė se rritja e dėshirės te meshkujt nuk ėshtė produkt i frustrimit seksual, por qė ėshtė pasojė e qenies larg pėr njė kohė tė caktuar.

Ky fakt e ka origjinėn nė fenomenin e "kompeticionit tė spermės", i vėrejtur te shpendėt, insektet dhe te primatėt. Vėrehet kur ekziston njė mundėsi qė sperma e dy apo mė shumė meshkujve tė konkurrojė pėr fazėn e riprodhimit tė njė femre. Koha e "mungesės" ėshtė ajo periudhė gjatė sė cilės njė mashkull nuk mund tė dijė me siguri nėse femra ka bėrė seks me tė tjerė, gjė qė do t‘i ulte shanset pėr sukses nė riprodhim. Nga kjo mund tė varet edhe zjarrmia e mashkullit pas njė periudhe mungese.

Dhe kjo reflektohet nė numrin e spermatozoideve. Numri mesatar pėr njė burrė, i cili e ka kaluar 100% tė kohės pranė partneres qė pas herės sė fundit qė kanė bėrė seks, ėshtė 350 milionė. Numri rritet nė 800 milionė kur e sheh pėr vetėm 5% tė kohės, pavarėsisht kur kanė bėrė seks pėr herė tė fundit. Mungesa mund tė sjellė nė kujtesė dashuritė e dikurshme. Marrėdhėniet pasionale qė i pėrkasin moshės 17-vjeēare zor se dalin nga mendja edhe kur kalojnė shumė kohė. Nė fakt, dashuria e parė mund tė jetė njė minė me sahat nė pritje pėr tė shpėrthyer. Kėrkimet e kryera nga Nensi Kalish, ku u pėrfshinė 2 mijė dashuri tė humbura e tė rigjetura mė pas, treguan se mundėsia e rilidhjes qe 72%. Vetėm 1.5 e martesave tė tilla nuk patėn sukses.

Kėto statistika i atribuohen pjesėrisht trajtave specifike tė trurit nė moshėn e adoleshencės, e cila karakterizohet nga prania nė doza tė mėdha e hormoneve testosteron dhe progjesteron - qė tė dyja tė pėrfshira nė sjelljen seksuale. Kėto hormone krijonin ambientin qė kjo lidhje e dikurshme intensive tė mos shkulej nga vitet e gjata tė ndarjes.

Njė tjetėr motiv qė shpjegon intensitetin e lidhjeve tė humbura dikur ėshtė "joshja e frustrimit". Dashuritė e para shpesh nuk aprovohen nga prindėrit dhe/ose miqtė, dhe kėto kėrcėnime ndaj lidhjes mund tė shtojnė ndjesitė e pėrmallimit.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 3/5/2009, 21:46     +1   -1




Ai qe di me se shumti flet me se paku.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
C' ke bere do te ta bejne.
Dardha bie nen dardhe.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Dielli duket qe ne sabah(mengjes).
Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
Edhe bari i njome digjet neper te thate.
Fashati qe duket, s do kallauz.
Floke gjate mendje shkurter.
Fjalet jane gra, veprat burra.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Gjella me kripe dhe kripa me karar.
Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj.
I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
I talluri, te tall.
Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
Kali i botes te le ne udhe, (rruge).
Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete.
Kur s' ke koke, ke kembe.
Koka ben koka peson.
Kush te do te shan.
Kush mungon, bluan.
Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.
Mat shtate here, e pri njehre.
Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.
Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je.
Me nje lule.., s' vjen beari.
Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.
Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.
Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.
Mollen e mire, e ha derri.
Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
Mos shiko gunen, po shiko punen.
Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
Nuk ngopet ariu me miza.
Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
Nje gur s mban mur.
Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
Peshku ne det, tigani ne zjarr.
Peshku i madh e ha te voglin.
Perse thirret gomari ne dasem...?!!!.
Pi rakine, mos pi mente.
Pune shume, e fjale pak.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qeni qe leh shume, nuk te ha.
Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.
Rrushi shih rrushin, dhe piqu.
Rri shtrember e fol drejt.
S' behen petullat me uje.
S' bie rrufeja ne ... (lavaman).
Shtri kembet, aq sa ke jorganin.
S'mbahet shtepia me mjell hua.
S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
Te gjithe derrat nje fytyre kane.
Te bente c do mize mjalte... haja dhe une.
Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Nuk te ben duhani burre.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
Fjala e djalit - pushka ballit.
Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Fukarallek - maskarallek.
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
Gazi dhe helmi jane vellezer.
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.
Kanun me baben nuk ka.
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
Mendja e madhe te pret fatin.
Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.
Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben.
Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
Paraja e bardhe per dite te zeze.
Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
Pasuria nuk eshte lumturia.
Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***
Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
Qesh me mire kush qesh i fundit.
S'ka njeri pa nje te keqe.
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa
Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet
Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij
Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet
Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven
Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe
Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra
Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje
Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret
Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone
Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton
Ai qe ka, don edhe ma
Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist
Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon
Ai qe thote une jam une, ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s'arrihet, duket me e embel
Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele
Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte
Ara me vica s'lavrohet
Ariu nuk rron duke lepire shputat
Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire
Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego te verteten
Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre
As hasmin mos e pafsh pa pune
As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq
As uje mos pi ne krua te pushtetit
Ashtu qofte e sherr mos qofte
Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja
Ate dere qe s'e cel celesi, e cel paraja
Ate pune qe s'e ben dot vete, mos kerko t'i gjesh te mete
Ate qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa pune
Atje ku fle uji, eshte me i thelle
Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel
Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes
Babane e mire nderoje, babane e keq duroje
Bajrami i vogel s'falet para t'madhit
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkii ben fuqine, ndasia ligeshtine
Bej gosti, qe te provosh mikun
Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta
Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh
Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben
Beni si them une, mos beni si bej une
Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja
Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin
Besnik behu, e bese mos zin
Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr
Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe
Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera
Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune
Bima e keqe rritet kudo
Bisha me e rrepte eshte kur t'i sulmohen klyshte
Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta din si behet mjalta
Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar
Bota eshte helm e mjalte e perzier
Brengat jane armiqte e jetes
Budallen mos e vet se t'kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s'ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej qielli s'vjen
Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmine
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s'matet me pellembe por me zemer
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Buza me gaz shendeti pa mase
Ca nga ca vici behet ka
Cjapi me brire i prin kopese
Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije
Ceshte nje dite, s'eshte perdite
C'ha goja, tregon boja
C'kane bere te paret, i paguajne te pasmit
C'te mbjellesh do te korresh
Cdo e perpjete ka nje tatepjete
Cdo fillim ka edhe mbarim
Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet
Cdo mesim e ke fitim
Cdo pesim eshte mesim
Cfare gatuan ate do te hash
Cka ban baba, e hjek i biri
Cka ben i keqi, s'ben as dreqi
C'ke ne shtepi, tregon femija, c'ke ne shpirt tregon rakija
Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait
Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja
Cka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
Cka te bahet n'kojshi, prite edhe ne shtepi
Cka ta ben goja s'ta ben armiku
Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip
Ckull dhembin, te te shendoshet koka
C'mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?
Con nje kashte e te dalin gjashte
Corba e lire t'i djeg buzet
E ben mizen bulle, qimen tra
E di luga cka ka vegshi
E do shiun, por ne aren e vet
E drejta ka rrugen e gjate, por vjen
E dua nipin se do te me marre hakun me t'im bire
E gjuan gurin dhe e fsheh doren
E keqja s'harrohet, e keqja po
E keqja s'ka fund
E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes
E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur
E lehte eshte barra ne shpine te huaj
E liga vjen nga s'e pandeh
E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes
E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
E mira te larteson, e keqja te turperon
E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen
E sotmja e qesh te djeshmen
E thena dhe e bera jane shume larg
E treta ? e verteta
E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet
E verteta s'i pelqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro
Edhe ai qe u martua edhe ai qe s'u martua, te dy pishman u bene
Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje
Edhe durimi ka nje kufi
Edhe i fikun edhe i koritun
Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s'flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
Edeh pula qorre, gjen ndonje kokerr
Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet
Edhe syte te t'i nxjerr evladi, prap e don
Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe
Eja, baba, te te tregoj arat
Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige
Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s'ka njeri te ndershem ne bote
Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit.
Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
Gjuha e dashurise eshte te syte.
Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes.
Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri.
Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon.
Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen.
Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer.
Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria...
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi...
Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.
Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.
Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.
Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!
Dashuria s'ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.
Dashuria e pare ecen si gaforrja.
Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.
Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.
Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.
Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.
Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.
Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.
Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.
Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.
Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, 'e askush se ka pare.
Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.
Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.
Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.
Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.
Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.
Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s'i merr as ere e as ngjyre, se s'ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.
Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.
Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.
Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten.
Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti.
Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion.
Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne.
Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne.
Ai u martua me te sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi ate sepse u martua.
Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi.
Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat.
Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren.
Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen .
Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri.
Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime.
 
Top
3 replies since 30/11/2008, 17:00   3838 views
  Share