MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Si mendohej zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės dhe e Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/11/2008, 19:19     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Si mendohej zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės dhe e Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore

Shkruan: Prof. Dr. Xhelal Gjeēovi

Problemi i Kosovės dhe i Ēamėrisė, si pjesė e pandarė e ēėshtjes kombėtare shqiptare lindi pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe formimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, mė 28 Nėntor 1912, kur Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, me vendimet e padrejta, qė mori nė korrik 1913, i copėtoi rėndė territoret shqiptare, shkėputi nga shteti shqiptar mė shumė se gjysmėn e trojeve etnike dhe popullsinė e tyre autoktone. Kosova dhe viset lindore e veriore iu dhanė Serbisė dhe Malit tė Zi, kurse Ēamėria Greqisė. Qė nga ky moment, fati i Kosovės dhe i Ēamėrisė, pra, i trojeve etnike, tė shkėputura nga trungu i mėmėdheut do tė ishte pėr shqiptarėt njė ēėshtje jetike, njė problem kombėtar, njė shqetėsim i madh e i pėrhershėm, boshti rreth tė cilit, pėr gati njė shekull, do tė sillej tėrė mendimi e veprimi politik kombėtar.
Nė periudha tė ndryshme tė zhvillimit historik, ēėshtja kombėtare, e nė kėtė kuadėr tė gjerė dhe Kosova e Ēamėria, si dhe lėvizja kombėtare, qė ka synuar zgjidhjen e saj, kanė pasur veēoritė dhe problematikėn e tyre, tė kushtėzuara nga rrethanat politike tė brendshme e ndėrkombėtare. Mbi bazėn e tyre janė pėrpunuar pikėpamje e platforma mbi rrugėt, mėnyrat dhe mjetet qė nevojiteshin pėr tė arritur sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės e tė Ēamėrisė, nė tėrėsi tė ēėshtjes kombėtare.
Nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, nė pėrshtatje me kushtet e krijuara, ēėshtja kombėtare dhe zgjidhja e saj shihej si njė proces qė do tė kalonte nė dy faza. Nė fazėn e parė synohej ēlirimi i Shqipėrisė dhe rivendosja e pavarėsisė sė saj, nė kufijtė e vitit 1913, si dhe ēlirimi i Kosovės, i Ēamėrisė e i viseve tė tjera, qė tani ndodheshin nėn robėrinė nazifashiste. Kurse nė fazėn e dytė do tė luftohej pėr bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Kuptohej qė bashkimi i trojeve etnike, pėr shkak tė problemeve qė krijonte me shtetet fqinje, nuk varej vetėm nga shqiptarėt e nuk mund tė arrihej menjėherė, pasi veē vullnetit tė tyre politik, duhej medoemos dhe njė mbėshtetje e fuqishme nga faktorėt relevantė ndėrkombėtarė, e cila, sigurisht, kėrkonte kohė qė tė sigurohej.
Lufta e gjeti tė pazgjidhur ēėshtjen shqiptare, qoftė nė kuptimin e ngushtė, e aq mė shumė nė kuptimin e saj tė plotė. Shqipėria qe pushtuar nga Italia fashiste qė mė 7 prill 1939, kurse Kosova, Ēamėria dhe viset e tjera tė aneksuara qė mė 1913 nga shtetet shoviniste fqinje serbe e greke, pas shpartallimit tė tyre, nė prill 1941, u pushtuan nga okupatorėt nazifashistė. Nė rrethanat e krijuara me fillimin e luftės dhe me ndarjen e botės nė dy kampe ndėrluftuese, shqiptarėt dhe lėvizja e tyre kombėtare u ndodhėn pėrballė njė prove tė vėshtirė, nga e cila varej fati dhe e ardhmja e ēėshtjes kombėtare. Dhe ajo u pėrballua me sukses, pasi shumica dėrrmuese e shqiptarėve, nga tė gjithė krahėt e tė gjitha krahinat e vendit, ditėn tė orientoheshin e tė pozicionoheshin nė krahun e duhur, pro Luftės Antifashiste dhe pro aleancės antifashiste, qė i prinin tri Fuqitė e Mėdha aleate: Britania e Madhe, BS-ja e SHBA-ja, mbėshtetja e tė cilėve kishte rėndėsi vendimtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare.
Megjithatė, nė Shqipėri, por dhe nė Kosovė e nė Ēamėri, pati forca, sigurisht tė pakta, qė pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, nuk bėnė zgjedhjen e duhur, nė dobi tė ēėshtjes kombėtare. Kėshtu, nė Shqipėri disa qarqe nacionaliste dhe njė pjesė e emigrantėve antizogistė, tė cilėt me largimin e Zogut u kthyen nė atdhe, pranuan qė tė bashkėpunonin me okupatorin fashist italian. Bashkėpunimi i tyre u shfaq, sidomos, nė dy momente delikate, qė do tė kishin ndikim nė ēėshtjen shqiptare. Herėn e parė, nė tetor tė vitit 1940, kur Italia sulmoi Greqinė. Nėn presionin e Romės, por dhe me argumentin se kėshtu do tė arrinte tė merrte Ēamėrinė, qeveria e Vėrlacit i shpalli luftė Athinės. Herėn e dytė, ky bashkėpunim u shfaq nė prill tė vitit 1941, pasi Hitleri e Musolini shpartalluan Jugosllavinė e Greqinė dhe bashkuan me Shqipėrinė pjesėn kryesore tė Kosovės dhe disa vise tė tjera shqiptare. Dihen tashmė avantazhet qė pati ky bashkim pėr jetėn e pėr pozitėn e shqiptarėve, por dhe problemet qė krijoi ai nė raportet ndėrkombėtare. Megjithatė, nė rrethanat e krijuara shtroheshin dy pyetje, tė cilat kishin lidhje me fatin e mėtejshėm tė ēėshtjes kombėtare. Sė pari, a duhej hequr dorė nga lufta kundėr okupatorit fashist italian dhe, pas shtatorit 1943, kundėr okupatorit gjerman pėr tė fituar pavarėsinė kombėtare tė atdheut? Sė dyti, ēfarė rruge duhej ndjekur pėr tė siguruar edhe nė tė ardhmen bashkimin e trojeve etnike me Shqipėrinė?

Pėrgjigjja e pyetjeve tė mėsipėrme mund tė vinte vetėm nga njė analizė e qetė dhe e gjithanshme e situatės nė vend e jashtė tij, pra, e tė gjithė faktorėve qė favorizonin ose jo ēėshtjen shqiptare. Me Kartėn e Atlantikut, gusht 1941, aleatėt e kishin bėrė tė qartė se nuk njihnin pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, mė 7 prill 1939, por as copėtimin e Jugosllavisė qė kryen fuqitė e bllokut fashist nė prill 1941. Rrjedhimisht, ata nuk njihnin as pėrfshirjen e Kosovės e tė viseve tė tjera brenda kufijve politikė tė Shqipėrisė sė pushtuar. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė duhet tė kuptonin qė fati i ēėshtjes shqiptare nuk mund tė lidhej me iluzionet e me premtimet e fuqive fashiste; ata duhet tė mbanin parasysh deklarimin e prerė tė aleatėve se nuk do tė njihej asnjė ndryshim kufijsh i bėrė nga fuqitė e bllokut fashist e se, nė bazė tė Kartės sė Atlantikut, aspiratat dhe tė drejtat kombėtare popujt do t'i realizonin pas lufte, me rrugėn e vetėvendosjes, kurse tė drejtėn e vetėvendosjes ata do ta gėzonin vetėm nėse ngriheshin nė luftė kundėr Fuqive tė Boshtit.
Sigurisht, pavarėsia e Shqipėrisė dhe bashkimi i trojeve etnike, si dy objektiva madhorė tė Lėvizjes Kombėtare, nuk mund tė shiheshin jashtė kėtij konteksti e jashtė kėtyre deklarimeve, pasi dhe lufta pėr arritjen e tyre, nuk do tė zhvillohej e shkėputur dhe e izoluar nga bota. Ēėshtja e pavarėsisė sė Shqipėrisė u duk sikur u vu nė rrugėn e zgjidhjes nė fund tė vitit 1942, kur tre aleatėt e mėdhenj, Britania e Madhe, BS dhe SHBA-ja, deklaruan publikisht, pėrmes ministrave tė Jashtėm, se nuk njihnin pushtimin fashist tė Shqipėrisė e se ripohonin pavarėsinė e saj. Megjithatė, ministri i Jashtėm britanik, A. Iden, nė deklaratėn e bėrė mė 17 dhjetor 1942, nė Dhomėn e Komunėve, e linte tė hapur diskutimin e kufijve tė Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes, qė do tė mbahej pas pėrfundimit tė luftės. Nė deklaratė, ndėr tė tjera thuhej: "Qeveria e madhėrisė sė tij e shikon ēėshtjen e kufijve tė shtetit shqiptar si njė ēėshtje qė do tė duhet tė merret nė shqyrtim nė Konferencėn e Paqes". Ky formulim i deklaratės angleze nėnkuptonte, sigurisht, rishikimin e kufijve jo nė dobi, por nė dėm tė Shqipėrisė dhe nė favor tė Greqisė. Dukej qartė se Anglia ishte e prirur tė kėnaqte Greqinė me tė ashtuquajturin "Vorio Epir", tė cilin ia kishte premtuar dhe mė 1915. Kurse Greqia, nga ana e saj, duke u kapur pas vendimit tė qeverisė kolaboracioniste tė Vėrlacit, vazhdonte ta quante Shqipėrinė agresore, njėsoj si Italinė. Nė rrethana tė tilla delikate, shqiptarėve u duhej jo tė qėndronin nė pritmėri, siē kėshillonin partizanėt e kėtij orientimi, pėr ta krisur pushkėn, siē thoshin ata, kur tė mbaronte lufta, pėr tė evituar ardhjen e komunistėve nė pushtet dhe ripushtimin e Kosovės, por tė angazhoheshin qė nė fillim nė luftė kundėr agresorėve fashistė, pasi vetėm kėshtu mund tė evitohej shqetėsimi i tyre pėr zhvillimet nė vend pas lufte; e pėr mė tepėr, nė kėtė rrugė, e vetėm nė kėtė rrugė, mund tė shpėtoheshin nga aneksimi grek viset e Shqipėrisė sė Jugut. Ēamėria ishte vėrtetė njė krahinė shqiptare, por shpresat pėr ta pėrfshirė nė shtetin shqiptar, duke qėndruar nė pritmėri, nė njė kohė qė Greqia gėzonte mbėshtetjen e plotė tė aleatėve, pikėrisht pėr shkak tė luftės sė zhvilluar kundėr agresorėve nazifashistė, ishte vetėm njė iluzion.
E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr Kosovėn, e cila ndodhej nė njė udhėkryq tė vėrtetė. Sikurse dihet, Kosova u aneksua nga Serbia mė 1913-ėn dhe u pėrfshi nė mbretėrinė jugosllave mė 1918. Pas shpartallimit tė Jugosllavisė, prill 1941, Hitleri dhe Musolini realizuan dhe shpėrbėrjen e saj. Si rrjedhojė e kėsaj shpėrbėrjeje, me Shqipėrinė u bashkua pjesa mė e madhe e trojeve etnike. Qeveria mbretėrore jugosllave nė mėrgim nuk u pajtua me shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Madje, ajo shpalli hapur se do tė pėrpiqej ta rimėkėmbte atė, ashtu siē kishte qenė mė parė. Kurse komunistėt jugosllavė vendosėn tė ndiqnin njė rrugė tjetėr, mė tė moderuar, pėr shpėtimin e Jugosllavisė. Nė dy mbledhje tė AVNO-it (1942-1943), udhėheqja jugosllave mori vendime tė tilla, tė cilat do tė ēonin nė ruajtjen e Jugosllavisė e rrjedhimisht edhe tė sundimit jugosllav mbi Kosovėn e territoret e tjera shqiptare, por tani nėn njė emėr tė ri, nėn emrin e Federatės Jugosllave. Nė kėtė kuadėr, AVNO-i u njihte popujve tė Jugosllavisė tė drejtėn qė, pas dėbimit tė pushtuesve nazifashistė, tė formonin republika tė veēanta, tė cilat do tė bashkoheshin nėn njė ēati shtetėrore, nė Federatėn Jugosllave, duke gėzuar, siē premtonte AVNO-i, tė drejtėn e vetėvendosjes dhe atė tė shkėputjes.
Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt nuk u zunė nė gojė nė dy mbledhjet e AVNO-it; ata madje, nuk u konsideruan e nuk u trajtuan si popull qė do tė gėzonte tė drejtėn e vetėvendosjes. Nė kėtė mėnyrė, ēėshtja e tyre kombėtare u injorua. Megjithatė, shqiptarėt nuk ishin pa shans e pa shpresė; ata kishin nė anėn e tyre Kartėn e Atlantikut dhe principet e saj demokratike, sidomos tė drejtėn e vetėvendosjes qė ajo u njihte popujve pa dallim, por me kusht qė ata tė jepnin kontributin e tyre nė luftė kundėr fashizmit. Rrjedhimisht, shqiptarėt nėse donin qė nė fund tė luftės t'i gėzonin tė drejtat qė parashikonte karta, pra dhe tė drejtėn e vetėvendosjes, ata duhet tė ngriheshin nė luftė kundėr okupatorėve nazifashistė, ndryshe pėrjashtoheshin nga kjo e drejtė. Nė fakt, kėtė kėrkesė imperative tė kohės qė buronte nga Karta e Atlantikut e nga vetė situata e krijuar me pushtimin fashist, e kuptuan dhe e realizuan lėvizjet nacionalēlirimtare si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Kosovė e nė Ēamėri, por nė periudha tė caktuara dhe grupime tė caktuara nga radhėt e nacionalistėve. Nė Shqipėri, Fronti Nacionalēlirimtar arriti tė mobilizojė e tė organizojė tė gjitha forcat patriotike pa dallim nė luftė pėr ēlirimin e vendit. Nė tė njėjtėn kohė, ai ushtroi ndikimin e vet e dha gjithė ndihmėn e duhur qė edhe Kosova tė ndiqte kėtė rrugė, pra, tė ngrihej nė luftė kundėr agresorėve nazifashistė, pasi vetėm kėshtu do tė mund tė realizoheshin aspiratat kombėtare.
Nė kėtė proces, Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė arriti tė ngrejė nė kėmbė mbi 50000 luftėtarė, nga tė gjitha viset e shtresat e Kosovės, tė inkuadruara nė formacione tė rregullta partizane. Kurse nė Konferencėn e Parė Nacionalēlirimtare pėr Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit, qė u mbajt nė Bujan, mė 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944, ajo u shpreh qartė pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, duke deklaruar se si rezultat i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare Kosova dhe viset e tjera do t'i bashkoheshin Shqipėrisė.

Nė Ēamėri gjithashtu, popullsia e vogėl ēame, me gjithė specifikat dhe vėshtirėsitė, iu pėrgjigj thirrjes sė forcave progresiste greke e shqiptare pėr t'u ngritur nė luftė, me shpresė se pėrmes saj do tė arrinte tė ēlironte krahinėn nga okupatorėt nazifashistė e do tė fitonte, si tė gjithė popujt e tjerė, tė drejtėn e vetėvendosjes. Ajo nxori nga gjiri i saj mbi 1000 luftėtarė tė inkuadruar nė formacionet partizane, pa llogaritur qindra tė tjerė qė punuan e kontribuan nė terren. Mirėpo, pėrfundimi i luftės qė njė deziluzion i plotė pėr popullsinė ēame, e cila megjithėse kishte dhėnė kontributin e vet nė luftė kundėr agresorėve nazifashistė; pas saj ajo pėrjetoi njė tragjedi tė vėrtetė, pasi u masakrua e u dėbua nė mėnyrė masive e tė dhunshme nga trojet e veta.

Kėtė situatė qė ishte mbizotėruese nė tėrė hapėsirėn shqiptare, e kėtė predispozicion tė shqiptarėve, nuk e zbehu aspak qėndrimi i rezervuar, apo dhe i gabuar, i forcave tė caktuara nga radhėt e nacionalistėve, jo vetėm se ata kanė qenė tė pakėt, fare tė pakėt nė numėr, krahasuar me shumicėn e popullsisė, por dhe pėr faktin se mjaft prej tyre i kishin kontribuar mė parė, nė periudha tė tjera tė historisė sonė, bėrjes sė Shqipėrisė, pėr rrjedhojė gjykimi i tyre duhet bėrė me shumė kujdes.
Kėshtu, nė Kosovė grupimi nacionalist qė nuk iu bashkua Lėvizjes Nacionalēlirimtare u organizua nė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit. Nuk mund tė mohohet fakti qė lidhja pati nė radhėt e saj njė numėr figurash tė njohura tė Lėvizjes Kombėtare, me kontribute nė ēėshtjen kombėtare e qė tani ishin tė preokupuar e tė pėrkushtuar pėr bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike nga rreziku sllav, pra pėr realizimin e bashkimit kombėtar. Dhe kjo, sigurisht pėrbėnte njė vlerė e njė meritė pėr ta e pėr vetė Lidhjen. Por, zgjidhjen e kėtij problemi, pra, bashkimin e trojeve etnike, qė pėrbėnte qėllimin e jetės sė tyre, ata, sikurse dhe disa elementė nacionalistė nė Ēamėri, e panė nė mėnyrė tė gabuar, nė bashkėpunimin me pushtuesit nazifashistė. Udhėheqėsit e lidhjes nuk mbajtėn parasysh faktin se nė bllokun fashist, tek i cili ata u mbėshtetėn, bėnin pjesė forcat mė tė errėta e mė agresive tė kohės, e se, pėr shkak tė politikės vetėshkatėrruese qė ndoqi, ai ishte i paracaktuar tė dėshtonte. Pėr rrjedhojė, nė kuadėr tė tij apo nė bashkėpunim me tė, kurrsesi nuk mund tė mbėshtetej e nuk mund tė realizohej zgjidhja e ēėshtjes kombėtare, pra dhe bashkimi i Kosovės e i Ēamėrisė me Shqipėrinė.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, aleatėt thirrėn nė gusht 1946, nė Paris Konferencėn e Paqes, e cila do tė ndėrtonte hartėn e re tė Evropės pas lufte. Konferenca mblidhej nė kushte tė reja, sigurisht mė tė favorshme dhe pėr shqiptarėt. Megjithatė, kishte tė paktėn dy rrethana qė e vėshtirėsonin pozitėn e tyre nė konferencė. Sė pari, Beogradi dhe Athina, edhe kėsaj here, ndodheshin nė radhėn e fitimtarėve, madje Jugosllavia pėr shkak tė kontributit tė dhėnė nė luftė gėzonte dhe njė prestigj e njė mbėshtetje tė madhe ndėrkombėtare, si nga Lindja, ashtu dhe nga Perėndimi. Nė kėto rrethana, si Jugosllavia, ashtu dhe Greqia, vėshtirė se mund t'i lėshonin territoret qė kishin aneksuar prej vitesh. Historia nuk njeh ndonjė rast qė fitimtarėt tė lėshojnė territore nė favor tė njė shteti tjetėr. Sė dyti, megjithėse Shqipėria ishte pranuar si pjesėtare e koalicionit antifashist, Athina vazhdonte ta akuzonte atė si agresore, njėsoj si Italinė, pėr rrjedhojė kėrkonte dėmshpėrblime territoriale e financiare. Dhe synimi, edhe kėsaj here, sigurisht, ishte i ashtuquajturi "Vorio Epir", pra Shqipėria e Jugut, tė cilėn Greqia e lakmonte kaherė. Pretendimet e saj Greqia i shfaqi dhe nė Konferencėn e Paqes. Delegacioni i Shqipėrisė nė konferencė hodhi poshtė pretendimet greke dhe deklaroi se shteti shqiptar nuk kishte asnjė pėllėmbė toke tė huaj brenda kufijve tė tij, e se ato do tė mbroheshin me ēdo ēmim, pėrkundrazi, ishin tė tjerėt qė kishin grabitur toka shqiptare; Shqipėria gjithashtu nuk kishte ardhur nė Paris pėr tė dhėnė llogari, por pėr t'u kėrkuar llogari armiqve tė pėrbashkėt. Nė fund tė debatit pėr kėtė ēėshtje, konferenca rrėzoi akuzat greke dhe mbylli pėrfundimisht pretendimet e Greqisė pėr tė ashtuquajturin "Vorio Epir". Mirėpo, pėr fat tė keq, bashkė me tė u mbyll dhe ēėshtja e Ēamėrisė.

Ndryshe ndodhi me Kosovėn dhe viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi. Bazuar nė politikėn e shpallur gjatė viteve tė luftės, si dhe nė premtimet e bėra nė kuadėr tė kėsaj politike, shqiptarėt e Kosovės prisnin qė, pas pėrfundimit tė luftės, udhėheqja shtetėrore e Jugosllavisė sė re tė respektonte vendimet e Konferencės sė Bujanit, qė mbėshteteshin nė parimet e Kartės sė Atlantikut, tė cilėn e kishte pranuar dhe Jugosllavia. Por shpejt u pa se, nė lidhje me shqiptarėt, Jugosllavia e Titos kishte pak ndryshime nga Jugosllavia e vjetėr monarkiste e Karagjeogjeviēėve. Pa mbaruar ende lufta, nė korrik tė vitit 1945, madje nė kohėn kur dy divizione partizane tė Shqipėrisė luftonin ende nė Jugosllavi kundėr forcave hitleriane qeveria e Beogradit, pėrmes njė mbledhjeje tė manipuluar tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės, tė thirrur nė Prizren, arriti tė hedhė poshtė Rezolutėn e Bujanit dhe ta zėvendėsojė atė me njė rezolutė tjetėr, nė tė cilėn gjoja shprehej vullneti i mbarė popullsisė sė krahinės qė "Kosova t'i bashkohet Serbisė federale, si pjesė pėrbėrėse e saj". Nė kėtė mėnyrė, me anulimin e vendimeve tė Konferencės sė Bujanit, udhėheqja jugosllave ua mohonte shqiptarėve tė Kosovės tė drejtėn e vetėvendosjes, tė cilėn ua kishte premtuar gjatė viteve tė luftės.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė u vendos njė regjim i egėr terrori, i shoqėruar me dėnime, likuidime e dėbime masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre. Nė rrethana tė tilla tė vėshtira, forcat atdhetare kosovare, nga radhėt e Lėvizjes Nacionalēlirimtare, apo dhe nga qarqet nacionaliste, nuk arritėn tė pėrcillnin nė Konferencėn e Paqes nė Paris vullnetin e popullit tė Kosovės tė shprehur nė Rezolutėn e Bujanit, pėr bashkim me shtetin shqiptar. Megjithėse kishte pak gjasa qė Fuqitė e Mėdha ta merrnin atė nė konsideratė, ngritja e kėsaj ēėshtjeje nė njė forum tė tillė kishte rėndėsi, pasi ajo do tė kishte zėnė qė nė atė kohė, pra qė nė vitin 1946, vendin e vet nė dosjen e problemeve tė pazgjidhura nga Lufta e Dytė Botėrore. Nė kėtė rast, Shqipėria, respektivisht delegacioni i saj nė konferencė, do tė kishte si obligim kombėtar qė tė mbėshteste zėrin qė vinte nga Prishtina. Nė kėto rrethana, Shqipėria vetėm kaq mund tė bėnte, se kaq e kishte takatin, fuqinė dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare. Prej saj nuk mund tė kėrkohej ajo qė ishte tej mundėsive qė ofronte realiteti dhe gjendja e atėhershme, bashkimi i Kosovės.
Megjithatė, pavarėsisht nga kėto zhvillime, shqiptarėt e Kosovės nuk e humbėn as durimin, as shpresėn dhe as vullnetin politik. Shumė shpejt, nė pėrshtatje me kushtet e vėshtira tė pasluftės, ata do tė gjenin forca pėr t'u organizuar e pėr t'u ngritur nė njė luftė tė vėshtirė, tepėr tė vėshtirė, qė ka vazhduar me dekada, e qė ka kėrkuar sakrifica tė mėdha, njė luftė qė nuk rreshti e nuk humbi kurrė orientimin e besimin, pėr tė ardhur, pas njė kalvari tė gjatė vuajtjesh e mundimesh, te ngjarjet e viteve '80 dhe '90, tė cilat shėnojnė dhe kulmin e kėsaj lufte, qė do tė ēonte nė ēlirimin e Kosovės nga zgjedha shumėvjeēare serbe dhe nė krijimin e premisave pėr pavarėsinė e saj. Me pavarėsinė e Kosovės do tė bėhet njė hap shumė i rėndėsishėm drejt zgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes shqiptare. Kjo zgjidhje, nė kushtet e sotme, ka problematikėn e vet, analiza e sė cilės nuk ėshtė nė objektin e kėsaj trajtese.

 
Top
0 replies since 5/11/2008, 19:19   1155 views
  Share