MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kush kujt ja ze rrugėn nė Ballkan

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/11/2008, 19:18     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kush kujt ja ze rrugėn nė Ballkan?!!
Shkruan: Arben Zeqiri


Ballkani i padefinuar, herė fuqi baroti herė nė tranzicion, akoma askush nuk guxon ti vendos njė emėr tė pėrhershėm. Unė, do ta quaja njė mister qė di brenda natės tė shndėrrohet nga njė oazė paqeje nė njė front tė pėrgjakshėm dhe nga njė aleancė miqėsie nė njė fushėbetejė \'armiqsh\'. Vetėm dy nga shtetet e Ballkanit anėtare tė Unionit Evropian, por jo me dallime tė mėdha nga shtetet tjera qė pretendojnė tė anėtarėsohen. Shkėmbim akuzash, sulme politike, diplomatike dhe shpesh edhe ushtarake janė sinonim i shteteve tė Ballkanit tė cilėt edhe sot e kėsaj dite nuk po gjejnė rehati dhe s’arrijnė dot tė lidhin njė miqėsi tė sinqertė.

Ku qėndron problemi?
A thua vallė dallimet kombėtare e fetare nuk lejojnė qė kėta shtete tė bashkėjetojnė, apo mos vallė qė mė herėt ėshtė mbjellė ndonjė urrejtje mes tyre apo ndonjė hasmėri qė pėrjetėsisht i ka ndjekur ata? Pėr tė pasur njė pasqyrė tė mirė rreth pyetjes se kush kujt ja zen rrugėn nė Ballkan, do ishte mė mirė qė tė analizojmė njė nga njė shtetet tė cilat nuk po gjejnė rehati nė Ballkan dhe tė shohim se ku qėndron arsyeja e njė destabilizimi tė periodik nė Ballkan.

-Greqia- Anėtarė e vjetėr e Unionit Evropian dhe NATO. Shtet i deklaruar demokratik dhe qė pretendon se plotėson tė drejtat themelore tė njeriut dhe pakicave kombėtare por qė nė fakt nuk ka marrėdhėnie tė mira me dy kombe/shtete nė Ballkan.
Greqia zyrtarisht nuk ja njeh emrin kushtetues Maqedonisė dhe me kėtė nė mėnyrė indirekte mohon dhe identitetin maqedonas duke pretenduar se fjala Maqedoni ėshtė njė term grek qė e mbante njė krahinė antike shumė e pėrafėrt me grekėt dhe qė sipas tyre nuk ka tė bėjė asgjė me maqedonasit e sotėm. Me kėtė Greqia mohon dhe identitetin kombėtarė tė maqedonasve duke i quajtur ish Republikė Jugosllave ndėrsa kombin e tyre njė komb sllav qė nuk ka asgjė tė pėrafėrt me maqedonasit e vėrtetė.
Nė Greqi jeton minoriteti ēam tė njohur si arvanitas, nė fakt shqiptarė autokton qė jetojnė nė veri tė Greqisė, Selanik, Ēamėri e rrethinė. Greqia vazhdimisht mohon numrin e saktė tė shqiptarėve qė jetojnė nė kėtė rreth dhe rrjedhimisht nuk plotėson tė drejtat dhe nevojat e shqiptarėve. Kohėve tė fundit, por dhe mė herėt ėshtė njohur pėr abuzime dhe keqtrajtime tė shqiptarėve emigrantė dhe vendas tė cilėt si nga ana e popullatės greke poashtu dhe nga institucionet dhe funksionarėt grekė si dhe nga forcat mbrojtėse janė fyer, maltretuar, burgosur pa faj dhe nė disa raste dhe janė vrarė. Pretendon se Himara me rrethinė ėshtė tokė greke dhe nė mėnyra tė ndryshme ka promovuar dhe apetitet zyrtare dhe jozyrtare pėr tė aneksuar kėtė krahinė tė Shqipėrisė.

- Bullgaria - Anėtari mė i ri i Unionit Evropian me shumicė bullare. Ky shtet nuk ka konflikt me asnjė shtet tjetėr zyrtarisht, pėrveē se me Maqedoninė apo thėnė mė mirė me popullin maqedon tė cilėve nuk ua njeh kombėsinė dhe gjuhėn. Sipas zyrtarėve bullgarė, intelektualėve dhe pjesės dėrmuese tė popullsisė, maqedonasit nuk kanė identitet tė tyre tė vėrtetė dhe kombi maqedon nuk ekziston. Ata pretendojnė se popullata shumicė nė Maqedoni kanė prejardhje sllave shumica e tė cilėve bullgarė dhe njė pjesė serbė. Ish kryeministri i Maqedonisė Lubēo Georgievski, kryetar i partisė VMRO-Popullore, ėshtė i kyēur aktiv nė jetėn politike nė Bullgari dhe kohėpaskohe lanson tezat pėr identitetin bullgarė tė maqedonasve dhe shpesh ėshtė njohur pėr afera tė ndryshme probullgare dhe akuzohej nga opozita vendase se dėshiron ta ndajė Maqedoninė me ēka gjysmėn t’ia jep Bullgarisė. Kjo e fundit nuk i pranon heroit e
Maqedonisė si tė tillė por ata i quan bullarė dhe hero kombėtarė tė Maqedonisė. VMRO, lėvizja me tė cilėn identifikohen maqedonasit ėshtė regjistruar dhe nė Bullgari dhe atje promovohet si lėvizje bullgare.

- Shqipėria - Njė shtet me shumicė shqiptare por qė nuk mohon dhe ekzistimin e pakicave tė tjera brenda saj. Nuk mohon ekzistimin e asnjė shteti dhe as identitetin e tyre kombėtarė e as fetar. Edhe pse e ndarė nė mėnyrė administrative dhe gjysma e territorit tė saj qė zotėronte pėrpara luftėrave botėrore, sot janė marrė dhe janė nėn administrimin e shteteve fqinjė, ajo prapėseprapė nuk promovon apetite pėr rikthimin e kėtyre tokave nėn administrimin e vet dhe gjithashtu ėshtė deklaruar kundėr rindryshimit tė kufijve nė Ballkan. Shtet i vetėm fqinjė i cili Maqedonisė ja pranon kombėsinė, identitetin, kufirin, religjionin, emrin dhe tė gjitha atributet e tjera tė njė shteti dhe respekton si fqinjė.
Vazhdon tė interesohet pėr tė drejtat dhe kushtet e shqiptarėve nė Greqi dhe shqiptarėt e tjerė nė Ballkan por vazhdon tė mos ndėrhyjė nė punėt e brendshme tė kėtyre shteteve dhe aq mė pak tė kėrcėnohet apo tė paraqes tendenca destabilizimi. Njeh tė gjitha shtetet zyrtarisht duke mos u mohuar asnjė nga vlerat e tyre.

- Maqedonia - Pėrkundėr faktit qė Shqipėria dhe populli shqiptarė janė tė vetmit qė Maqedonisė dhe popullit maqedonas ia njohin tė gjitha vlerat kombėtare, fetare dhe shtetėrore, Maqedonia edhe sot e kėsaj ditė vazhdon tė paraqesė problem pėr shqiptarėt qė jetojnė kėtu. Pėsoi njė konflikt tė armatosur si pasojė e kryengritjes se shqiptarėve vendas qė rezultoi me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, marrėveshje kjo e cila vazhdon edhe sot e kėsaj dite jo vetėm tė mos inplementohet plotėsisht, por mė keq se kaq ajo din tė jetė shkaktare e zėnkave dhe konflikteve nė pėrmasa mė tė mėdha tė politikanėve, intelektualėve dhe popullatės sė pėrzier etnikisht. Mosrespektimi i tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve shpesh shndėrrohet nė gjeneratorė krizash dhe tensionesh dhe zyrtarizimi dhe respektimi i kėtyre tė drejtave njėherit ėshtė vėnė si kusht pėr Maqedoninė pėr tė realizuar dėshirėn e tyre [pėr integrimi nė strukturat euroatlantike.
Maqedonia ėshtė nė bisedime me Greqinė e cila pėrmendėm dhe mė lartė se nuk e njeh emrin zyrtarė tė Maqedonisė dhe kėrcėnohet se do pėrdorė veton pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė strukturat e lartpėrmendura nė rast tė moszgjidhjes sė kėtij problemi. Gjithashtu, Maqedonisė nuk i njihet Kisha Pravosllave Maqedone nga ana e Serbisė, gjegjėsisht Kishės Pravosllave Serbe si dhe identiteti kombėtare nga Bullgaria.

- Serbia - Shtet i dalė nga ish Republika Federative Socialiste e Jugosllavisė pas shpėrbėrjes sė saj. Gjatė dy dekadave tė fundit ka pėsuar shumė luftėra si pasojė e tė cilave pėrveē dėmeve materiale humbėn jetėn dhe dhjetėra mijėra civilė tė pafajshėm. Ish krerėt e Serbisė sot akuzohen nga Tribunali Ndėrkombėtarė pėr Krime nė ish Jugosllavi dhe njėherit populli serb vuan dėmet mė tė rėnda ekonomike, sociale dhe politike tė dala nga kėto luftėra. Serbia pas luftėrave tė zhvilluara pranoi pavarėsinė e Kroacisė dhe Sllovenisė por me probleme qė edhe sot e kėsaj dite po vazhdojnė nė Kroaci ku pakica serbe e ndikuar dhe nga zyrtarėt e Beogradit vazhdojnė tė parashtrojnė apetite dhe tendenca territoriale dhe politike nė Kroaci. Nė Bosnjė dhe Hercegovinė zhvilloi luftėn mė tė pėrgjakshme nga e cila populli boshnjak fitoi Pavarėsinė e cila pėrveē pasojave materiale dhe humbjes sė jetėrave tė njerėzve, edhe sot e kėsaj dite ndjen pasojat e luftės dhe urrejtjes ndėretnike sepse Republika Serbe brenda Bosnjės kėrkon zyrtarisht shkėputjen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe bashkimin e saj me Serbinė. Edhe pėr kėtė serbėt e Bosnjės kanė pėrkrahjen e zyrtarėve serb dhe mė tepėr se kaq nė Bosnjė dallohet haptas njė urrejtje ndėretnike si dhe izolim i serbėve, tė cilėt vazhdojnė tė paraqesin faktor eventual pėr njė destabilizim tė situatės politike atje.
Edhe mė lartė cekėm se Kisha Pravosllave Serbe nuk njeh atė Autoqefale tė Maqedonisė duke pretenduar se kisha maqedone ėshtė pjesė e asaj serbe. Edhe pse Maqedonia fitoi pavarėsinė nė mėnyrė miqėsore, nuk duket se ajo miqėsi vazhdon edhe sot e kėsaj dite me Serbinė.
Serbia vazhdon qė sot e kėsaj dite tė mos pranojė Pavarėsinė e Kosovės, Republika e fundit e cila kėrkon tė ndahet nga Serbia (ish Jugosllavia) si Republikat e tjera, por qė nga zyrtarėt serbė konsiderohet si tokė e shenjtė serbe dhe pėr tė cilėn diskutohet dhe sot e kėsaj dite nė suaza ndėrkombėtare dhe Serbia vazhdon qė me ēdo ēmim tė mbrojė Kosovėn duke mos lejuar Pavarėsinė e saj.

- Mali i Zi - Njė shtet i sapodalė nga ish SFRJ e cila nuk e kishte lehtė shkėputjen nga Serbia. Njė referendum mbarėpopullor qė mė pas vazhdoi me shpalljen e Pavarėsisė solli deri tek krijimi i njė shteti malazez i cili edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ketė probleme me pakicėn serbe si dhe me shtetin serb nė mėnyrė indirekte. Nė Mal tė Zi jeton dhe popullsi shqiptare nė krahinat e Ulqinit, Plavės, Gucisė, Tivarit, Tuzi, Kraja, etj... Ndaj shteteve tė tjera nuk paraqet problem dhe njeh tė gjitha shtetet e tjera tė Ballkanit tė pavarėsuara zyrtarisht mė herėt.

- Kosova - Njė nga ish republikat e Jugosllavisė e cila ėshtė e populluar me shqiptarė qė pėrbėjnė mbi 90% tė popullatės vendase por qė edhe sot e kėsaj dite nuk arrin tė fitojė Pavarėsinė. Qė nga koha e ilirėve dhe deri para aneksimit nga Ish mbretėria SKS, ishte tokė shqiptare dhe administrohej nga Mbretėria Shqiptare e qė mė pas u aneksua. Kosova gėzon mbėshtetjen e Shqipėrisė, Kroacisė, Sllovenisė, Maqedonia vazhdon tė polemizojė rreth qėndrimit zyrtarė ndaj saj ashtu si Bullgaria dhe Greqia tė cilat nuk do tė njohin Pavarėsinė e njėanshme tė saj por deklarojnė se do njohin vetėm njė marrėveshje tė dyanshme. Elita politike e Kosovės (shqiptarė) vazhdojnė tė respektojnė homologėt e tyre nga shtetet Ballkanike duke tentuar qė vazhdimisht nėpėrmjet takimeve, bisedimeve zyrtare dhe jozyrtare tė kėrkojnė mbėshtetjen e tyre.

26.11.2007
 
Top
0 replies since 5/11/2008, 19:18   70 views
  Share