MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/11/2008, 19:15     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės

Plot 84 vite tė shkuara, Fuqitė e Mėdha tė mbledhura nė Konferencėn e Londrės, pėr arsye konjukturale dhe interesa tė ēastit, nėnshkruan njė nga aktet mė tė pashembullta nė historinė e Evropės moderne: Atė tė copėtimit tė territoreve shqiptare. Nga ky akt, Kosova dhe vise tė tjera tė banuara prej shqiptarėve ndėr shekuj, mbetėn nėn zgjedhėn e serbėve dhe grekėve. Kundėr kėsaj padrejtėsie shekullore, qė shtetet e fuqishme evropiane tė mbledhura nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, e bėnė pėr tė kėnaqur orekset e Rusisė nė mbrojtje tė vasalėve tė saj, sllavėve tė Jugut, asokohe pati mjaft reagime nga patriotė shqiptarė, tė cilėt ngritėn zėrin e tyre, duke shkruar nė disa prej gazetave qė dilnin nė atė kohė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė disa prej kolonive shqiptare nė vende tė huaja si nė Egjipt, Bukuresht, Sofje, SHBA etj. Njė prej tyre, qė ngriti zėrin kundėr kėtij veprimi tė padrejtė qė po bėhej nė kurriz tė shqiptarėve, ishte dhe Mihal Grameno. Nė njė prej shkrimeve tė tij, tė botuara nė vjeshtėn e vitit 1913 nė gazetėn "Pėrlindja e Shqipėnies", qė dilte nė qytetin e Vlorės, u bėnte thirrje atdhetarėve tė vėrtetė shqiptarė, qė tė ktheheshin nė vendin e tyre, tė ndihmonin qeverinė e pėrkohshme tė kryesuar prej Ismail Qemalit dhe tė luftonin e kontribuonin pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Disa pjesė nga artikulli i publicistit dhe patriotit tė famshėm Mihal Grameno, sė bashku edhe me disa nga artikujt e tjerė qė u botuan nė shtypin shqiptar tė vitit 1913, nė tė cilat denoncohej padrejtėsia e madhe historike qė bėnė Fuqitė e Mėdha nė kurriz tė shqiptarėve nė Konferencėn e Londrės, po i japim me shkurtime nė kėto radhė tė rubrikės sonė historike, "Dossier".



Shtypi shqiptar nė 1913-ėn: "Kosova na pėrket ne"

Kosova na pėrket nga tė gjitha pikėpamjet. Nga do ta shikosh kėtė vend, as mė njė anė s‘ka njollė tė huaj. Flasim pėr Prishtinė, Ipek, Gjakovė, Prizėren, Dibėr, Ohėr, Strugė, e vise tė tjera nė shembull tė kėtyne. Asht vėrtet kėtu atje, gjenden tė huaj: Serbė, Bullgarė, Vlleh, Turq, Grekė, si kudo. Ka shumė vende nė Ballkan, sa do pak tė gjanė, ku vendasit tė jenė tė gjithė, bijt tė njė kombi? Edhe nė pastė, po, vende tė kėtilla janė fort tė rralla. Nė Greqi ka shqiptarė sa s‘bahet; nė Bullgari ka Turq, Vlleh, Grekėr; nė Serbi ka Bullgarė, Vlleh, Shqiptarė; nė Mal tė Zi ka Shqiptarė sa tė kėrkoni. Kėtu s‘i kemi vėnė nė hesap kombe tė tjera si Kroatė, Italianė, Israelitė etj, qė janė tė pėrhapur nė tė katėr anėt e sinisė s‘onė. Pra s‘munt t‘a hapin gojėn Serbėt e tė thonė se Kosova u pėrket sepse vendasit e saj janė Serbė. Ata qė duan tė provojnė se edhe kjo, sikundėr shumė tė tjera, asht njė gėnjeshtėr serbe, le tė bajnė pak mundim tė e t‘i shohin punėt me drejtėsi, me zemėr tė pastėr. Unė s‘po them tė na dėgjojnė fjalėn t‘onė. Mundet qė edhe na, si tanė bota anojmė nga ana jonė ahere kur e gjykojmė interesin t‘onė. Mundet, qė, duke dashur qė ta thomi tė vėrtetėn dhe asgjėsend tjetėr pėrveē tė vėrtetės, rrejmė. Pra mos u venė veshin as tė thanave t‘ona as tė thanave tė armiqve t‘anė; le tė dėgjojmė se ē‘thonė tė huajt, ata qė s‘kanė interes nė kėto vise. Le tė marrim e tė kėndojmė librat qė kanė shkrojtur Francezėt e Inglizėt mbi etnologjinė e Shqipėrisė. Dihet se Gjermanėt, Italianėt dhe Austriakėt e kanė studiuar ma sė miri atdheun t‘onė; po, Serbėt, qahen kundra shkrimeve tė kėtyne duke thanė se nuk e kanė treguar tė vėrtetėn.



Personalitetet e huaja qė i japin tė drejtė Kosovės

Serbėt janė armiqtė ė sė drejtės, e dimė. I lemė mėnjanė, pra autorėt austriakė, italianė e gjermanė; t‘i lėmė edhe autorėt shqiptarė dhe serbėr. Nė mos i zenė besė Serbėt shkrimtarėve si Hahn, Diefenbach, Fallmerayer, Giordano, Vannutelli etj, etj, edhe ne kemi tė drejtė qė tė mos u a besojmė fjalėt e autorėve qė kanė nė bisht t‘emnit njė viē si Gopēeviē, Milojeviē, Vasseviē, etj. Kėtu treguam libra autorėsh qė kanė shkrojtur me to 40 a 50 vjet mė parė, ahere kur gjaku nuk ishte i ndezun si asht sot, ahere kur Francezėt s‘kishin dobi qė t‘i shikonin punėt me syzet e interesit, kur s‘kishin pėrse tė anojnė nga ana t‘onė apo nga ana e Serbėve. Ata qė e duan tė vėrtetėn, le ta kėrkojnė tek autorėt qė shėnuam mė sipėr dhe shokėt e tyne, jo te Balcanicus, Cheorgheviē, Ėėsselitsky, Cherdame, Perraud e disa tė tjerė tė cilėt, me gjith qė s‘kanė ndenjur njė muaj nė mes tė Shqiptarėve, guxojnė e shkruajnė gjana mbi gjendjen e Shqipėrisė. Dhe nė ka shkuar ndonjani nė viset t‘ona, me sy tė mbyllun, i kujt asht faji? Nė guxon njė farė F. Bianconi, tė flas pėr etnologjinė e Shqipėnis, pa ditur ma parė se ē‘do me thanė bej dhe Arnaut, ē‘tė thonė pastaj Serbėt vetė? "Il y a en Albanie 350.000 Aranoutes ou Begs", shkruan i mjeri Bianconi, njė zotnij i cili e njeh vendin t‘one mirė fare; shumė ma mirė se ata qė vrasin kohėn duke shkrojtur artikulla nė "Le Temps" mbi gjendjen e Shqipėrisė. Ka shumė njerėz qė s‘duan se ē‘thotė ky e ē‘thotė ay; po duan ta shohin gjendjen me sytė e vet. Kėta e gjejnė tė vėrtetėn mė shpejt e ma mirė nga tė tjerėt. Shumė dėshirojmė t‘i shohim tė urdhėrojnė nė Kosovė dhe tė kėrkojnė ku ka Serbėr dhe ku ka Shqiptarė, sa tė huaj ushqen Kosova dhe sa Shqiptarė; shumė dėshirojmė t‘a shohim Evropėn duke vendosur pėr ndarjen e kufijve tė Veriut dhe tė Veri-Lindjes ato qė vendosin pėr kufirin e Jugės. Na s‘kemi frikė prej sė drejtės: Tė vijė komisia ndërkombėtare (Komisioni Ndėrkombėtar i Ndarjes sė Kufijve, shėnimi ynė), ta shetisi Kosovėn kėnd mė kėnd e, pastaj t‘ia japė Serbisė ē‘ashtė e Serbisė dhe Shqipėrisė ē‘ashtė e Shqipėrisė. Do Evropa tė shuhet zjarri nė kėto vise pėrgjithmonė? S‘ka tjatėr ilaē pėrveē atij qė treguam ma sipėr. Do Evropa tė japė vendime tė pajtueshme mė me drejtėsi e tė vėrtetėn? Mos u japė fund ēėshtjeve ku lozet fat i kombeve mbi sofrėn e diplomacisė, pa e kėrkuar mė parė tė drejtėn, atje ku mund tė gjendet.

Interesat e Evropės qė copėtuan Shqipėrinė nė Konferencėn e Londrės

Thonė se themeli i bisedimeve qė u bėnė nė Forein Office qe parim i kombėsisė, domethėnė se ambasadorėt e Londrės i ndanė kufijtė t‘anė duke marrė pėrpara sysh ku ka e ku s‘ka Shqiptarė. Veprimet e konferencės na e provojė se nuk ėshtė kėshtu. I mjeri parim i kombėsisė kur nuk e kapėrcen pragun e odės ku riheshe fati ynė. Po, gjithmonė s‘munt tė qėndrojmė e tė rrojnė vendime qė s‘kanė njė themel tė vėrtetė. Shpesh kėta vendime rrėzohen ashtu si ngrihen. Njė shembull i bukur asht Kosova. Evropa duke punuar pėr interes tė vet, ua dha Serbėve. Pėrse? Kishin serbėt mė shumė tė drejta se ne mbi atė tokė? S‘asht pėr tė zanė besė se gjendeshe njė, vetėm, njė ambasador nė mbledhje tė Londrės, i cili do tė besojė me gjith ment se Serbėt kanė mbi tokėn e Kosovės tė drejta etnologjike a historike ma tė fuqishme se t‘onat. Me gjithė kėto, pesha anoi nga ana e Serbėve. Jo nga shkaku qė kishin ma shumė tė drejta se ne, po sepse ishin ma tė fortë se ne. Pas kėtij themeli u nda Maqedonia dhe ma shumė se gjysma e Shqipėrisė Ē‘mund tė bajė i dobti kundėr tė fortit? Ē‘mund tė banim ne kundėr Serbisė? Mbi dhe s‘ka vėned pėr tė pafuqishmit. Evropa i dha nisje nė Londėr kėsaj thanie, Serbija desh t‘i verė bisht. Pra tė pakėnaqun me dhembjen morale qė na kishin shkaktuar, tė pangopur me plagėn qė na kishin hapur nė shpirtin t‘onė, deshėn tė na shohin edhe trupėsisht tė humbun, dėshironin qė tė na shihnin tė vdekur urie. U gėzonte shpirti u qeshte buza Serbėve duke urdhėruar t‘u mbyllen Malėsorėve rrugėt e tregjeve qė tė vdesin gjer te i fundit ne malet e thata tė tyne. Mund ta kuptojė mėndja tėnde, o kėndonjės, njė shpirt njeriu ma tė shkretė se t‘atij qė jep urdhra tė tilla? Mund tė gjesh njė zemėr mė tė thatė? Kėta qė kanė njė tė tillė shpirt e njė tė kėtillė zemėr thoshin se luftojnė kundėr ligėsisė dhe egėrsisė. Ē‘prunė nė vėnt tė kėtyne? Mirėsinė dhe butėsinė? S‘ka dyshim, mirėsie e butėsie, prej Serbie, qė do me thanė poshtėrsi, keqėsi e mizori. Qeni asht qen dhe kafshon dorėn e tė zot po tė dojė t‘i marrė bukėn; ma e buta kafshė bahet ma e egra ahere kur e pangrėna i shtėrngon barkun‘ i biri kafshon t‘atnė dhe i ati ha birin ahere kur dhembjet e urise prishin gjykimin e mendjes. Qysh, pra? Disa qindra mijra burra, burra tė cilėt e kanė provuar shpesh se dinė tė vdesin trimėrisht duhet tė rrinin me duart nė gji, ahere kur njė armik i pander, i pashpirt dhe i poshtėm pėrpiqej t‘i banjė tė vdesin pėr bukė me mijra mėnyra tė fėlliqme, mėnyra tė cilat i apin nder egėrsirave t‘Afrikės qė hanė mish njeriu, po jo njė popull qė rron nė Evropė e qė ka guximin tė quhet i qytetėruar. Munt tė duroheshe, pra, ma shumė kohė paturpėsia serbe?...Tė dėshpėruar u ngritėn Shqiptarėt, mijra burra, si njė njeri i vetėm, tė bajnė luftėn pėr bukė e nder. Fitimi i tyne s‘duhet tė jetė ma i vogėl se trimėria e tyne. Shqiptarėt s‘vriten sot, pėr tė zaptuar gjėnė e huaj, por pėr tė dėbuar atė qė grabit bukėn e tė mjerit. Shqiptarėt, pa topa, pa pushkė, pa pasur asnjė prej atyne veglave qė ban tė fitohet njė luftė, vetėm me fuqinė qė dėshpėrimi dhe e drejta, luftojnė trimėrisht dhe shtinė nė dorė, gjer sot, ma shumė vise tė cilat, doemos, ma sė fundi, duhet tė mbesin t‘onat. Presim tani fjalėn e Evropės, fjalė tė cilėn duhet ta thotė sa mė shpejt nė do qė tė mos bahen viset t‘ona njė kasaphanė ma e tmerrshme se ajo qė morri funt. Pardje tha Evropa: Kosova u mbetet Serbėve sepse derdhėn gjak dhe gjaku duhet shpėrblyer. Sot Shqiptarėt, nė njė luftė bujare po derdhin gjakun pa kursim: Ē‘do tė thotė Evropa? Na presim tė na japė bukėn e pėrditme edhe nderin t‘onė, fushėn qė na jep bukėn dhe malet qė na ruajnė nderin.

Serbija dhe kryengritja e Evropės

Qeverria jonė, nė thirrjen e saj te Fuqitė e mėdha tregon shkakun e vėrtetė tė lėvizjes nė Kosovė, kėrkon tė ndahet kufini sa mė shpejt dhe nė mėnyrė qė vendasit e dėshpėruar t‘atyne viseve, tė mundin tė rrojnė njerzisht nė tokėn e vet. Nė njė qarkore qė u‘a dėrgoj pėrfaqėsuesve tė vet pėrjashta, (ambasadorėve tė Serbisė nė botė, shėnimi ynė), qeveria serbe pėrshkruan shkakun dhe qėllimin e kryengritjes sė Kosovės. Nė kėtė qarkore, qeveria e Serbisė, sqaron, thotė se shkaku i kryengritjes nuk asht gjendja e ushtrisė serbe nė vendet e Shqipėrisė, dhe as mbyllja e tregjeve tė Dibrės dhe Gjakovės. Kryengritėsit nuk janė Shqiptarė nga ata qė mbeten nėn Serbi, po u organizuan prej qeverrisė sė Vlonės nėn drejtimin e dy anėtarėve tė saj, Hasan beut dhe Isa Boletinit. Tė thanat e qeverrisė s‘onė nė thirrjen e Fuqive tė Mėdha, gjendja e sotme e saj, ngatėrrimet e brendshme, veprat e gjertashme, tė gjitha provojė plotėsisht se qeveria e Vlonės nuk ka gisht nė lėvizjen e Kosovės. Po kur treguam na njė shkak, shkakun e vėrtetė tė kryengritjes, serbėt, doemos do tė tregonin njė tjetėr shkak. Qysh munt tė thonė ata se kanė vendosur t‘i lenė Shqiptarėt tė vdesin urie? Qysh munt tė vėrtetojnė turpet e ushtarėve tė tyne qė gjendeshin nė Shqipėri? S‘munt tė thoshte qeveria serbe se Shqiptarėt ngritėn krye sivjet vetėm prej dėshpėrimit. Kosovarėt i duruan tė kėqiat e serbėve aq sa munt tė duronte njeriu qė asht i strėvitun me tė vuajturat. Ahere kur e panė se barbaria e ushtarėve tė Kral Pjetrit nuk ka kufij as nė mėnyrė dhe as nė masė, ahere thanė: "Ejani tė vdesim mė mirė prej plumbit se asht ma e lehtė se vdekja e tė pangrėnit". Ahere nisi lufta. Mirpo flasim si na pėlqen, po ambasadorėt e Belgradit kur ia dhanė qeverrisė Serbe lutjen e Shqiptarėve qė tė hapet rruga e tregjeve, ata, pėrpara se ta bajnė njė ēap tė tillė, nuk menduan nė kanė apo s‘kanė tė drejtė lutėsit? Tė themi se Serbia kishte lajme pėr pėrgatitjet e Shqiptarėve, e njihte qėllimin e tyre. Mirė! Ahere,‘e dinte, pse nuk mori masa t‘atilla qė t‘i baj kryengritėsit mos tunden prej vendit, tė mos arrijnė gjer sa tė shtien nė dorė disa qytete? Kjo provon se lėvizja e Shqiptarėve u ba menjėherė, pa gjykuar shumė, ashtu si punojnė njerėzit ahere kur gjenden midis dy tė kėqijave dhe duhet me domosdo, tė zgjedhin njė prej atyne.

Qeveria e Vlorės nuk ka gisht nė kryengritje

Qysh asht pėr t‘u besuar se qeveria e Vlonės munt t‘ia ēojė kaq armė Malėsisė aq fshehtas sa tė mos kuptojė as njeri. E tan bota e di se Shqipėria asht njė vent tė cilit i mungojnė tė gjitha mėnyrat e rrugėtimit. Fare i paorganizuem ma parė, qeveria e pėrshtashme, mundi t‘a fillojė tė vėnit nė ujdi tė kėtij vendi. Pėrjashta (shtetet qe kufizohet Shqipėria, shėnim ynė), ėshtė i qarkuem (i rrethuar), me armiq edhe kanė mundin tė shkasin shumė prej anmiqėve tė jashtėm. Qysh mundi, pra, kjo qeveria shqiptare me njė gjendje tė kėtillė, ta mbushė Malėsinė mė me armė dhe as njė sy tė mos i shikojė kėto pėrgatitje lufte? Veē serbėve tjatėr njeri s‘munt ta kuptojnė kėtė gjė. Ma posht qarkorja thotė se kryengritja u pėrgatit nėn drejtimin e Z.Z. Hasan bej dhe Isa Buletinit, tė dy anėtarė tė qeverrisė sė pėrtashme. Edhe kėtu ėshtė njė send i cili n‘a provon sa tė vėrteta janė ato qė thonė serbėt, sa mirė i njohin punėt t‘ona. As qė e dinė kush asht dhe kush s‘asht nė qeveri. Z. Hasan bej Prishtina mezi ka gjysėm muaji qė kur u emėrua ministėr i Bujqėsisė, pasi Zoti Abdi Beu hoqi dorė dhe Z. Isa Buletini nuk ka qenė askurrė anėtar i qeverrisė. Z. Hasan beu e ka thanė se nuk asht miku i kryengritjes; po Z. e Tij nuk e ka nė dorė t‘i qėndrojė, t‘i pėrmbajė ata tė cilėt u dėnuan pėr vdekje, po nuk duan tė vdesin urije, duan tė vdesin, si e kanė zakon, nė fushėn e luftės. Z. Isa Buletini, pasi udhėtoi, sė bashku me njerėzit e tij pėr nė Kosovė ku pa tmerret e serbėve dhe kosovarėt qė po hiqnin tė zitė e ullirit, ata i thanė: "Eja tė vdesim", Isa Begu s‘mund t‘u kundėrshtohej atyre qė kėrkonin tė luftonin pėr ta mbrojtur nderin e vet. Qarkorja e Z. Pasiē ka guximin tė thotė se kryengritjen e banė Shqipėtarėt e Shqipėrisė dhe kur e kapėrcyen kufinin, Shqiptarėt e Kosovės luftuan me kėta pėr ta mbrojtur zotnimin, zgjedhėn serbe. Tė themi se kryengritėsit janė Shqiptarė tė Shqipėrisė, le qė kėtė vetėm Serbėt e thonė sepse ashtu i urdhėron interesi i tyne. Mirė, po, a mund t‘i shkojė ndėr mėnd tė njė njeriut i cili e njeh Kosovėn, e njeh edhe Shqipėrinė se kėta do tė ngrenė armė kundra atyne qė pėrpiqen pėr tė drejtat e shenjta tė tyne? Pėrse ta duan Kosovarėt Serbinė? Apo sepse u dogjėn fshatrat dhe u turpėruan shtėpitė? Mund tė flitet kur seriozisht pėr miqėsi midis Kosovarit dhe serbit? Mė nė fund qarkorja serbe flet pėr Bullgarėt qė punojnė sė bashku me Shqiptarėt. Mundet qė bashkė me kryengritėsit shqiptarė tė gjenden e dhe Bullgarė. S‘ka dyshim qė ata vuajnė tok, ata qė kanė njė anmik tė pėrbashkėt, ata gjithmonė do tė bashkėpunojnė. Komitat serbė s‘u bashkuan kaq herė kundra qeverrisė turke? Po, si dikur qeveria e jonė s‘mund t‘i mbajė Shqiptarėt e Kosovės dhe nuk munt t‘u thotė qė tė mos pėrpiqen pėr tė drejtat e tyne, ashtu dhe Bullgaria nuk munt t‘i mbrojė Bullgarėt e Maqedonisė qė tė rėmbejnė armėt sa herė qė tė mundin dhe, dorė n‘ė dorė me shqiptarėt e Kosovės tė pėrpiqen pėr t‘i fituar me armė ato tė drejta tė shenjta qė s‘munt t‘i fitoj tjatėr lloj.

Patrioti dhe publicisti i famshėm u bėnte thirrje shqiptarėve

Mihal Grameno: Shqiptarėt nė gjumė!

Njė nga intelektualėt dhe patriotėt shqiptarė qė luftuan me pushkė dhe penė nė mbrojtje tė bashkatdhetarėve tanė kosovarė nė vitin 1913, kur Fuqitė e Mėdha e copėtuan Shqipėrinė dhe e lanė Kosovėn nėn zgjedhėn serbe, ishte dhe Mihal Grameno, i njohur ndryshe nė historinė e Shqipėrisė si shok armėsh nė ēetėn e Ēerēiz Topullit. Nė njė editorial tė shkruar nė shtatorin e vitit 1913 nė gazetėn "Pėrlindja e Shqipėnies" qė dilte asokohe nė Vlorė, patrioti dhe publicisti i famshėm Mihal Grameno, u bėnte thirrje atdhetarėve shqiptarė qė tė ktheheshin nė atdheun e tyre dhe tė luftonin e kontribuonin pėr tė mirėn e vatanit, pasi vetėm ata dhe jo tė huajt do ta bėnin Shqipėrinė. Lidhur me kėtė, nė artikullin nė fjalė, midis tė tjerash Grameno shkruan: "Pandehnim dhe besonim qė Shqiptarėt, me t‘u proklamuar Shqipėria mė vete, do tė vraponin pėr tė treguar atdhetarinė e tyne me vepra dhe jo me fjalė; po, mjerisht u gėnjuem, se shohim se i ka zėnë gjumi i rėndė. Flas pėr ata qė kanė kuptuar ē‘domethėnė atdhe dhe ē‘farė detyra kanė pėrpara atdheut, e jo pėr ata qė kurrė s‘janė menduar as kanė dėshiruar tė shohin njė Shqipėri mė vehte. Prandaj pyesim atdhetarėt e vėrtetė: Qysh do tė pėrparojė dhe do tė qytetėrohet Shqipėria kur na nuk pėrkujdesemi, po flemė gjumin e qetė, duke pritur botėn tė na rregullojė Shqipėrinė? Vėrtet, janė shumė gjėra qė pa ndihmėn tė Evropianėvet nuk munt tė bėhen; po, mė tė tepėrtat munt t‘i bėjmė vetė shumė ma mirė, dhe nga tė cilat tė nxjerrim mjaft fitime; arrin vetėm tė kemi dėshirė dhe vullnet. Po dashurinė t‘atdheut e kemi tė ftohtė dhe kjo tregohet shumė kthjellėt, se, t‘ishte tjatėr komp do tė vraponte qė tė ndihmojė atdhenė. Po pėrveē Vlorės ėshtė e famshmja Shkodėr, e cila nderoji tė gjithė kombin t‘onė dhe vojti kaq shumė pėr Shqipėrinė, qė tė vizitoheshe dhe tė pėrgėzoheshe si do qė s‘u kujtua ndonjė shqiptar qė ta ndihmonte. Nuk thomi pėr ata qė s‘kanė, por pėr ata qė shėtitin Evropėn dhe prishin mė kot, edhe tė cilėt njė ditė mund t‘i shohim nė shkalla tė lartėra (nė funksione tė larta shtetėrore, shėnimi ynė), nė kėtė Shqipėri tė pabegendisur, sot. Qysh, pra munt tė pėrparonjė e tė qytetėrohet Shqipėria kur gjithė atdhetarėt qėndrojnė sė largu? Qeverria e pėrtanishme (e pėrkohėshme, shėnimi ynė), e dimė tė gjithė, qysh u formua; po ē‘munt tė bėj njė vetėm Qeverria sa do e mirė qė tė jetė, pa ndihmėn e tė gjithė Shqiptarėve? Kaq herė e ka bėrė thirrje nėr ata qė muntin t‘i shėrbejnė atdheut; po, asnjė nuk ėshtė tundur. Janė shumė tė mėsuar, tė cilėt munt t‘i hedhin njė themel tė shėndoshė pritmjes sė kombit, po, mjerisht, asnjė nuk lėviz, se nuk bėhen dėrgimtarė qė tė mbeten tė pavdekur! Tė tjer: janė shumė tregtarė, qė punojnė nė mėrgim, po nė Shqipėri nuk vinė e kėshtu shohim tė huajt qė t‘i marrin kėto punėra. Pa kur të zgjohemi ne do tė mbledhim ciflat. Tė tjerė, arqitektė dhe mjeshtėr, nuk vinė nė Shqipėri, andaj punėrat po na i marrin tė huajt. Kapitalisėt, qė falė Zotit kemi mjaft, as qė e ēajnė kokėn fare qė tė mblidhen e tė formojnė Banka a Shoqata tregtare dhe industriale, prandaj po vrapojnė tė huajt tė cilėt po dihet do tė marrin fitimet e Shqipėrisė dhe neve na ruat ndera! Ku kuptohemi shumė bukur qė nuk kemi lindur tė bėhemi Zotėrinj po gjithnjė shėrbėtorė! E vėrteta kjo ėshtė. Presim si ta rregullojmė Shqipėrinė Evropianėt, pastaj tė vinė ose tė presėn tė thėrriten nė shkallė tė lartėra, se tjatėr soj nuk kuptojmė shkakun. Tė thomi qė kan turp nga Shqipėria se nuk ėshtė e qytetėruar, nuk besojmė: se nga kjo baltė kanė dalė andaj po nuk u pėrpoqėn vetė, padyshim tė huajt do tė vrapojnė e ta zbukurojnė. Po, le t‘e dimė, qė kalin nga balta e nxjerr i zoti e jo i huaji! Kohė kanė tė mendohen e tė vrapojnė gjith‘ ata qė mundin tė shėrbejnė atdhenė se pastaj do tė jetė vonė e pendimi s‘bėn para. Shprehim qė do tė marėn nėn vėshtrimin, atdhetarėt e vėrtetė, thirrjen t‘onė dhe do ta kuptojnė sa rrezik i math do tė jetė pėr Shqipėrinė, nė qofte se nuk vrapojnė t‘a ndihmojnė bijt e saj me fuqinė qė ka si cilido. Atdhetaria e vėrtetė, kėtu duket dhe jo me fjalė; prandaj, zgjohuni nga gjumi se nuk ėshtė vonė!"

Gazeta Shqip
 
Top
0 replies since 5/11/2008, 19:15   159 views
  Share