MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Ahmet Qeriqi: Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/11/2008, 19:11     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ahmet Qeriqi:

Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė

( Po i shpallin heronj, derisa nuk i shpallėm tradhtarė)

Nuk ėshtė pėr t’ u ēuditur pėrse Beogradi nuk heq dorė nga Kosova, edhe nėntė vjet pas luftės tonė fitimtare dhe pas humbjes sė turpshme tė ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Mendėsia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me ēdo kusht ta rikthejė, nė mos pushtimin klasik nė Kosovė, atėherė “epokėn” e liberalizmit tė ashtuquajtur politik, tė kohės sė bashkim vėllazėrimit, kur mjerisht jo vetėm politika zyrtare marionete e Kosovės, por edhe njė pjesė e hutuar nga radhėt e popullatės shqiptare ishte bėrė digė e fuqishme e bashkim vėllazėrimit dhe jugosllavizimit, pėrbashkėsisė me Serbinė, duke “lidhur” fatin me popujt sllavė, me tė cilėt nuk i lidhte asgjė e pėrbashkėt, as gjuha, as kultura, as feja, pėrveē armiqėsia e pandėrprerė gjatė 13 shekujve tė kaluar.

Nėntė vjet pas luftės nė Kosovė, ish klasa e klonuar e bashkim vėllazėrimit ende i ka mbetur besnike politikės sė moēme tė jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund tė pajtohet me humbjen dhe dėbimin e pėrjetshėm tė sundimit serb nga Kosova. Nė dukje kemi tė bėjmė me njė shėmti tė sėmurė, por nė esencė pas tėrė kėsaj fshihet edhe njė dredhi tipike e sundimtarėve serbė tė Beogradit dhe vasalėve tė tyre shqipfolės, tė cilėt i kemi me bollėk nė vendin tonė, meqė 87 vjet tė sundimit mizor serb e kanė bėrė tė veten.
Njė segment i bashkėpunimit tė disa bajraktarėve shqiptarė me serbėt ka ekzistuar nė kohė dhe rrethana tė caktuara, madje qysh nė tė kaluarėn jo aq tė afėrt. Dihen lidhjet antishqiptare qė ka pasur me Serbinė, Esad Pashė Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur ėshtė edhe marrėveshja pėr vasalitetin e plotė tė Shqipėrisė e nėnshkruar nga Pashiqi dhe Zogu nė gusht tė vitit 1924 dhe e publikuar shumė vonė.

Kjo marrėveshja theksonte:
“1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve. 9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.) ( Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 )….

( Kohė mė parė, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, zonja Jozefina Topalli Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nėnshkruar kurrė asnjė marrėveshje me forcat tė cilat e kishin okupuar Turqinė. Pėr mė tepėr ai i vuri Turqisė themelet e njė shteti tė fortė laik, themele kėto mbi tė cilat Turqia moderne po rrugėton me shumė sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar kėtė marrėveshje turpi tė tė adhuruarit tė saj, Ahmet Zogu!
Dhe kjo ėshtė vetėm njėra prej faqeve tė zeza tė turpit, por jo e vetmja.
Janė tė njohura edhe dy marrėveshje tė tjera tė turpit, tė cilat i ka nėnshkruar Esat Pashė Toptani me despotėt e Serbisė. Po paraqesim me kėtė rast tekstet integrale tė kėtyre dy marrėveshjeve, nė esencė antishqiptare tė nėnshkruara nga Esat Pashė Toptani, Pashiq dhe Jovanoviq.

Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani e 17 shtatorit tė vitit 1914

Pasi qė me dėshirėn e zotit tė dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnė njė territor, vetvetiu janė tė detyruar nga ngjarjet historike tė jetojnė nė paqe dhe miqėsi, tė ndihmohen reciprokisht dhe bashkėrisht tė mbrohen. Qė tė plotėsohet dėshira e zotit dhe urtėsia politike, paria – pėrfaqėsuesit e tė dy popujve janė pajtuar ta bėjnė kėtė marrėveshje:
1 Serbia dhe Shqipėria lidhin midis tyre paqe tė pėrjetshme dhe miqėsi. Do t“i shmangen si njėra ashtu edhe tjetra qė tė mos ofendojnė dhe dėmtojnė interesat dhe nderin e palės tjetėr.
2. Serbia dhe Shqipėria marrin mbi vete detyrė dhe obligime, qė prej tani mos tė bėjnė marrėveshje me cilin do shtet tjetėr nė dėm tė interesave dhe zhvillimit tė palės tjetėr, dhe kurrė me askėnd mos tė bėjė marrėveshje kundėr mikut dhe aleatit tė vet.
3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė rregullimin e Shqipėrisė nė frymėn e vetive popullore dhe tė nevojave tė kombit shqiptar, duke pasė parasysh veēoritė e fiseve qė janė zhvilluar gjatė historisė.
4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė formimin e Kėshillit Kombėtar Shqiptar, ku do tė jenė tė pėrfaqėsuara tė gjitha fiset. Kėshilli do tė ketė fuqi ligjdhėnėse dhe do t“i emėrojė gjyqtarėt e popullit.
5. Tė dy palėt janė dakorduar qė pėr sundimtar tė Shqipėrisė ta njohin atė shqiptar, tė cilin do ta zgjedhė Kuvendi i madh popullor i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve mė tė vogla.
6. Nėse do tė zgjidhet Esat Pasha, ose ēdo shqiptar tjetėr i aftė dhe i denjė, atėherė tė dy palėt obligohen qė bashkėrisht t“i nxjerrin tre kandidatė dhe atė qė do ta zgjedhė Kėshilli i madh popullor, atė ta njohin dhe ta pėrkrahin tė dy palėt.
7. Pėr t“u siguruar miqėsia e pėrjetshme dhe aleanca midis Serbisė dhe Shqipėrisė, ata qė tani janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.
8. Nėse e kėrkon nevoja, pėr ruajtjen e miqėsisė dhe aleancės sė pėrbashkėt si dhe kontakteve tė drejtėpėrdrejta pėr mbrojtjen e tė dy shteteve, do tė themelohet me kohė njė trup i pėrbashkėt qė do tė kujdeset pėr zhvillimin dhe ekzistimin e enteve tė pėrbashkėta.
9. Krerėt shqiptarė marrin mbi vete obligim se nė territorin e vet nuk do tė durojnė kurrfarė agjitacioni kundėr Serbisė dhe qetėsisė sė saj, dhe se do t“u lejojnė tė krishterėve predikimin e lirė tė besimit dhe mėsimit nė dialektin me tė cilin flasin.
10. Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e Shqiptarė.
11. Shqipėria merr mbi vete obligim se nuk do t“i kundėrshtojė Serbisė nė ndėrtimin e hekurudhės sė Adriatikut deri nė Durrės, pasi qė kjo tė marrė obligim qė t“ua kompensojė pronarėve pėr tokėn qė ua merr pėr nevoja tė hekurudhės.
12. Qė tė mund t“i paguaj shpenzimet rreth sendėrtimit tė kėsaj marrėveshjeje Serbia obligohet tė japė nga 50. 000 dinarė nė muaj, deri sa tė zgjidhet sundimtari. Pasi tė zgjidhet ky, do tė bėhet njė marrėveshje e posaēme pėr pagesėn e shpenzimeve pėr nevoja tė enteve tė pėrbashkėta.
13. Ushtria serbe nuk guxon tė kalojė kufirin serbo – shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerėz tė armatosur, nuk guxojnė tė kalojnė nė tokat e Serbisė.
14. Kjo marrėveshje ėshtė arritur tani midis pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė Esat pashės, kurse mė vonė do tė vėrtetohet nga sundimtarėt e Serbisė dhe tė Shqipėrisė, kur tė zgjidhet ky.
15. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do tė punojė asgjė kundėr pėrmbajtjes sė kėsaj marrėveshjeje dhe se gjithnjė nė marrėveshje dhe me besnikėri do tė punojė me pėrfaqėsuesin e Serbisė, pa marrė parasysh se kush do tė caktohet nga ana e Serbisė.
Nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914.
Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrėveshjes ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėnshkrimi i Esatit ėshtė nė latinisht. Po ashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht.

Marrėveshja Toptani- Jovanoviq, mė 27 qershor 1915

I Qeveria mbretėrore serbe do tė veprojė nė atė drejtim, qė asnjė fuqi e jashtme mos ta pushtojė Shqipėrinė, dhe nuk do ta lejojė copėtimin e saj, por ajo tė mbetet si tėrėsi shtetėrore, e cila pėr jetė do tė jetė nė aleancė dhe bashkėsi me Serbinė nė bazė tė marrėveshjes sė mėparshme, si dhe nė bazė tė dispozitave tė kėtij protokolli.
II Pasi qė kufijtė midis Serbisė dhe Shqipėrisė nuk janė tė natyrshėm, por janė vendosur sipas dėshirės sė Austrisė e cila ka dėshiruar tė krijojė konflikte dhe shqetėsime tė pėrhershme midis kėtyre dy shteteve fqinjė. Kufiri i tanishėm do tė pėrmirėsohet, kėshtu qė Serbisė do t“i takojnė Pogradeci me rrethet e Gollo Brdos, Malėsia e Dibrės, Luma dhe Hasi deri nė Spaē. Derisa ky kufi i ri tė mos caktohet nga fuqitė ndėrkombėtare, Serbia nė viset e pėrmendura do tė mundet me vendos pushtetin e saj.
III Ekselenca e tij Esat pashė Toptani do ta kryejė sa mė parė organizimin e pushtetit nė Shqipėri, do tė formojė komuna, nahi (rrethe) dhe qarqe, duke pasur parasysh sa tė jetė e mundur ndarjen e vendit nėpėr fise. Do tė emėrojė pėr nėpunės njerėz tė vet e miq tė Serbisė. Serbia do t“i vejė nė dispozicion njerėzit e saj pėr kėtė punė.
IV Ekselenca e tij Esat pasha do tė fillojė menjėherė organizimin e ushtrisė dhe xhandarmėrisė. Pėr udhėheqės dhe instruktorė tė ushtrisė dhe xhandarmerisė qeveria mbretėrore serbe do tė vejė nė dispozicion njerėz tė vet, si dhe njė numėr tė konsideruar xhandarėsh.
V Pasi ta kryejė organizimin e komunave, rretheve dhe qarqeve E.T Esat pasha do tė fillojė zgjedhjet e deputetėve pėr kuvend dhe do tė kujdeset qė nė Asamble tė vijnė njerėz tė besueshėm dhe ithtarė tė tij dhe tė Serbisė. Nė kėtė punė Serbia do ta ndihmojė Esat pashėn.
VI Po sa tė bindet se e ka shumicėn e ithtarėve E.T Esat pasha do tė konvokojė mbledhjen e Asamblesė, e cila do ta zgjedh pėr sundimtar me titull princ.
VII Sa tė zgjedhet pėr princ, Esat pasha do t“i paraqesė Asamblesė projekt Kushtetutėn e Shqipėrisė, e cila mė herėt do tė pėrgatitet nė marrėveshje me qeverinė mbretėrore tė Serbisė. Pasi qė Asambleja ta aprovojė Kushtetutėn, Esat pasha do ta formojė qeverinė nga njerėzit qė pėrkrahin idenė e bashkimit serbo – shqiptar.
VIII E.T Esat pasha obligohet qė pas kėsaj, nė momentin e pėrshtatshėm ta aplikojė nė jetė, me anė tė Asamblesė unionin real me Serbinė, sipas tė cilit Serbia dhe Shqipėria do tė kenė ushtri tė pėrbashkėt, union doganor, pėrfaqėsues tė pėrbashkėt jashtė vendit, entet e pėrbashkėta tė tregtisė dhe komunikacionit, njė sistem financiar dhe bankėn popullore. Gjyqet, arsimi, punėt fetare, taksat dhe tė ardhurat tjera tė dedikuara pėr nevoja tė enteve tė veēanta shqiptare, do tė jenė thjesht shqiptare.(Esat pasha do tė mundet lirisht tė qeverisė me punėt e brendshme).
IX Deri sa tė arrihen kėto, Esat pasha do t“i marrė nė duar tė veta tė gjitha doganat, kurse pėr drejtor do ta pranojė njė nėpunės tė doganės serbe, i cili tani do ta zbatojė sistemin turk, e mė vonė do ta rregullojė doganėn sipas ligjeve serbe, qė tė mund t“i dakordojė legjislacionin doganor serb.
X Pasi tė kryhen tė gjitha kėto qė u pėrmendėn, do tė realizohet unioni doganor. Nėse mė vonė nuk aprovohet marrėveshje e re, qė me tė ardhura doganore e tė tjera tė pėrbashkėta tė plotėsohen shpenzimet e pėrbashkėta (ushtria, pėrfaqėsitė jashtė vendit etj), tė ardhurat doganore do tė ndahen sipas destinimit tė mallit, pasi tė heqjen shpenzimet e regjisė.
XI Qė tė mund tė sigurohet komunikacioni sa mė i plotė ekonomik midis Serbisė dhe Shqipėrisė, Esat pasha do tė kujdeset qė mė vonė t“i pėrshtatė shpenzimet monopolike dhe tė taksave nė atė mėnyrė qė tė dakordohen me ligjet serbe mbi monopolet dhe taksat (brenda mundėsive).
XII Me kėrkesėn e E.T Esat pashės qeveria mbretėrore serbe do t“i vejė nė dispozicion ekspertėt qė do t“i ndihmonin ta zbatojė dhe pėrsosė organizimin e qeverisjes dhe tė enteve tė nevojshme pėr shtetin shqiptar.
XIII Pėr tė bėrė tė mundur njė komunikacion sa mė tė fortė midis Serbisė dhe Shqipėrisė, menjėherė do tė fillojė ndėrtimi i rrugės prej kufirit serb gjer nė Elbasan, e prej andej njė vijė do tė shkojė pėr nė Durrės, kurse tjetra pėr nė Tiranė.
XIV Ndihmėn qė qeveria mbretėrore serbe ia ka dhėnė, ose pas tashti do t“ia japė Esat pashės, shkon nė llogari tė borxheve tė Shqipėrisė.
XV Gjatė kohės sė punėve tė pėrmendura (gjersa tė gjitha punėt mos tė kryhen), ushtria serbe do tė mbetet nė Elbasan, eventualisht edhe nė Tiranė. Kur tė paraqitet nevoja e tė lejojnė kushtet, ajo nė marrėveshje me Esat pashėn dhe komandantin e ushtrisė serbe do tė ndėrmarrė ndjekjen dhe shpartallimin e kundėrshtarėve tė vet dhe tė Esat pashės, duke bėrė lėvizje sipas marrėveshjes reciproke.
XVI Nėse E.T Esat pasha heton se Italia mendon ta okupojė Durrėsin, menjėherė pėr kėtė do ta lajmėrojė qeverinė mbretėrore serbe dhe do tė thėrras ushtrinė mbretėrore serbe, qė nė emėr tė tij ta okupojė Durrėsin, para se Italia ta bėjė kėtė.
XVII Nėse E.T Esat pasha e sheh tė nevojshme tė kėrkojė njė numėr ushtarėsh serb, tė cilėt si xhandarė do t“i mbajė nė Durrės, komandanti i ushtrisė serbe do t“i vejė nė dispozicion.
Mė 15 (28) qershor 1915
Kryetari i qeverisė Esat Pasha

Edhe kjo marrėveshje ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, si dhe nė gjuhėn serbe. Nė kėtė marrėveshje Esat pasha me dorė tė vetė e ka shkruar kėtė vėrejtje: ”Qukėsi do tė mbetet jashtė kufirit tė pėrmendur, dmth mbetet i Shqipėrisė.” ( Sheradin Berisha: Veprimtaria antikombėtare e Esat Pashė Toptanit).

( Esat Toptani ėshtė mbase ndėr tė vetmit tradhtarė, tė rangut tė lartė, i cili mori plumbin, nė momentin e duhur nga atdhetari dhe revolucionari, Avni Rrustemi. Shtrohet pyetja ēka do tė ishte bėrė me Shqipėrinė asokohe, po tė mos ishte ndėshkuar tradhtia?)

Marrėveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinė jugosllave

Disa tė dhėna jo sa duhet tė njohura pėr opinionin tonė lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski tė titulluar: “Aksioni i Qeverisė jugosllave kundėr regjimit tė Zogut nė Shqipėri pėrmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)”. Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski ėshtė botuar pėr herė tė parė nė “Gjurmime Albanologjike II”, nė Prishtinė, nė vitin 1965.
Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit
Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur nė Gjakovė nga familja feudale e kryezinjve, qė i pėrkisnin fisit tė Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer nė Turqi, ndėrsa me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhėve tė Esat Pashė Toptanit, i cili pėr veprėn e tij tradhtare nė shėrbim tė Jugosllavisė vritet nė Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.
Nė kohėn derisa Esad Pashė Toptani kishte ndarė pėr vete Shqipėrinė e mesme, ndėrsa veriun ia premtonte Jugosllavisė, e jugun Greqisė, Ceno begu ishte kryetar i rrethit nė Krumė. Nė vitin 1918 emėrohet kryetar komune nė Gjakovė, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi qė serbėve iu kishte kryer shėrbime edhe gjatė kohės sė fundit tė sundimit turk. Me qėllim pėr tė pėrfituar favore politike, martohet me motrėn e Ahmet Zogut.
Nė kohėn e Revolucionit Demokratik tė Fan Nolit, nė qershor tė vitit 1924, Ceno begu sė bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerė si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafė Kaziu e tė tjerė, ikin nė Jugosllavi, ku kėrkojnė azil politik pėr njė kohė tė caktuar dhe ndihmė ushtarake, pėr t’u rikthyer sėrish nė Shqipėri.
Marrėveshja e Pashiqit me Zogun nė Beograd
Duke qenė nė pozitė inferiore, Ahmet Zogu gjatė qėndrimit nė Beograd, lidh njė marrėveshje me Nikolla Pashiqin. Tė gjitha pikat e kėsaj marrėveshjeje, tė lidhur nė gusht tė vitit 1924, ishin poshtėruese, fyese dhe diskredituese pėr kombin dhe shtetin shqiptar. Nė pikėn e parė tė marrėveshjes thuhet: Shqipėria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do ta njohė dinastinė e Karagjorgjeviqėve. Nė radhėt e xhandarmėrisė sė Shqipėrisė tė ketė edhe njė xhandarmėri serbe, ku do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė e tė tjerė. Qeveria jugosllave do ta mbante atė xhandarmėri me armė dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndėr tė tjera obligohet qė tė mos interesohej pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė vetė. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207).

Intervenimi i mercenarėve serbė e pro serbė kundėr Qeverisė Demokratike tė Nolit, nė dhjetor tė vitit 1924

Me qėllim tė interevnimit ushtarak nė Shqipėri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonės sė tretė Ushtarake nė Shkup. Merecenarėt kryesorė nė kėtė shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e tė tjerė. Ata u shpėrndanė pėr tė rekrutuar mercenarė me nga 4 napolona flori nė muaj. Mercenarėt vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj.( cituar sipas Faton Mehmetajt).
Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellė 1 milionė e gjysmė dinarė, i cili ka fillue t ua shpėrndajė mercenarėve. Pėrveē kėsaj ushtria jugosllave ka pru edhe armė e municion, tė cilat do t u shpėrndahen njerėzve qė po regjistrohen.
Mė 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur nė Gjakovė, me njė shumė tė konsiderueshme tė hollash. Ai, me shumė sukses po organizonte mercenarė. Mė 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovės nė Shqipėri njoftonte se forcat mercenare do tė mėsyjnė. Topat janė me ngjyrė tė bardhė dhe janė nėn komandėn e Gjon Fushės. Edhe Alush aga do tė mėsyjė nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinės pėrmbi Kukės dhe i vėllai i Ceno begut do tė mėsyjė nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit... Bahri Begolli ka shkrue 500 veta ( mercenarė). Tė gjitha kėto fuēina janė nėn komandėn e Ceno begut. Topxhinjtė janė ushtarė tė serbit ( cituar sipas librit Veprimtaria kriminale..... shkruar nga Faton Mehmetaj).
Pėr shkak tė meritave tė tij nė likuidimin e kundėrshtarėve politikė dhe nė vrasjen e Bajram Currit, nė dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emėrohet komandant i Garnizonit ushtarak nė Shkodėr. Ndėrkohė, Ahmet Zogu e emėron ministėr tė Punėve tė Brendshme.
Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundėr kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrėn e tė tjerė.
A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetė Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrėn,( radi nasheg i vasheg mira) pėr paqen tonė dhe Tuajėn
( Ora e Shypnisė, cituar sipas F. Mehmetaj).
Pėrēarja nė mes tė Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut

Pasi qė Ahmet Zogu kishte konsoliduar pushtetin e tij represiv, pėr tė pėrfituar masat, dhe pėr tė larė me aq sa ai mendonte se mund tė lahej turpi i bashkėpunimit me Beogradin, ai vendos t’i ndėrpres marrėdhėniet me Jugosllavinė, duke kalkuluar afrimin e mundshėm, por edhe tė sigurt me Italinė. Mirėpo kėtė veprim e kundėrshton tinėzisht Ceno beg Kryeziu, i cili ishte agjent i fshehtė i shėrbimit jugosllav. Ai kishte denoncuar edhe tė deleguarin special tė Beogradit nė Tiranė, Branko Llazareviq, tė cilin Pashiqi e tėrheq nga Tirana. Bashkėshortja e Llazareviqit, asokohe kishte zbuluar se Ceno begu ishte agjent i Beogradit dhe pėrmes atyre tė dhėnave tė besueshme e kishte denoncuar publikisht.
Raportin lidhur me kėtė zbulim e kishte dėrguar nė Beograd mė 16 qershor tė vitit 1926 ministri i Ushtrisė dhe i Marinės, z. Diniq.
Pasi kishte mėsuar kėtė lajm, Ahmet Zogu propozon qė Ceno beg Kryeziu tė dėrgohet ambasador i Shqipėrisė nė Beograd. Duke qenė se Ceno beg Kryeziu qe zbuluar, ai shpreh shqetėsimin e tij pėr largim nga Shqipėria, nė njė kohė kur lakmonte se me mbėshtetje ushtarake nga Jugosllavia do t ia rrėmbente pushtetin Ahmet Zogut.

Ceno begu ambasador i Shqipėrisė nė Beograd


-Ti e di se nė prezencė tė Ahmet Zogut kam qenė i detyruar t’i pranoj tė gjitha. Unė nuk kam guxuar ta refuzoj agremanin, dhe sikur tė mos e pranoja kėtė, Branko Llazareviqi do tė mė denonconte para Zogut. Mė vonė Branku mė jep agremanin, duke kėrkuar nga unė qė kur tė shkoj nė Beograd tė punoj pėr tė.
-Dhe ēfarė bėri Beogradi me atė agreman?- pyet Diniqi.
-Me tė jam varrosur, sepse tė gjitha depeshet e mia tė fshehta i janė dėrguar Italisė. Ēfarėdo tė ndėrmerrja nesėr nė Shqipėri, ata do tė reagonin, sepse nė depeshet Tuaja vėrtetohej se jam njeriu juaj besnik. Ndėrsa nė sytė e nacionalistėve shqiptarė, unė kam humbur shumė, sepse pas atyre depesheve tė gjithė nacionalistėt shqiptarė tani mė konsiderojnė si agjent tė Serbisė.
. Nė pyetjen e Diniqit se a ėshtė ende Ceno begu “ai i moēmi” dhe a mund tė llogarit ende nė shėrbimet e tij pėr Beogradin, Ceno begu pėrgjigjet:
-Beogradi mė ka shkatėrruar, por unė betohem nė atė, qė ėshtė mė e shenjtė, betohem nė eshtrat e babait tim, se kundėr Beogradit kurrė nuk do tė veproj. Tash mund ta them kėtė, ndėrsa deri nė cilėn kohė Beogradi mund tė llogaritė nė mua, pėr kėtė as do tė flas, as do tė shkruaj, sepse kam frikė, pasi qė kėtu te ju edhe gratė i dinė fshehtėsitė. Nėse mund ta shoh edhe njė herė Shkelqėsinė tij tė nderuar, Kralin, vetėm atij do t’ ia bėj tė ditur ndjenjat qė ushqej pėr tė dhe mendimet e mia.

Ky dialog ėshtė interpretuar nga studimi i historianit Zhivko Avramovski titulluar Aksioni i Qeverisė jugosllave kundėr Ahmet Zogut pėrmes Ceno beg Kryeziut, botuar nė gjuhėn serbe, nė Gjurmime Albanologjike 2, Prishtinė 1965, f. 233.

Ahmet Zogu kundėr Ceno Beg Kryeziut, prishja e marrėdhėnieve shtetėrore Shqipėri-Jugosllavi

Duke ditur mirė dhe duke dyshuar thellė nė bashkėpunimin e Ceno begut me Beogradin, Ahmet Zogu pėrmes njė preteksti diplomatik, meqė nuk posedonte leje tė rregullt qėndrimi, burgos pėrkthyesin, (dragomanin) Vuk Gjurashkoviq, tek i cili gjenden tė gjitha dokumentet komprometuese pėr Ceno begun. Burgosja e Gjurashkoviqit nxit disa nota protestuese tė Beogradit drejtuar Tiranės, me kėrkesė qė Gjurashkoviqi tė lirohej pėrnjėherė dhe t’i kėrkohej falje pėr njė veprim tė tillė. Ahmet Zogu, meqė asokohe kishte trashur miqėsinė me Italinė, tanimė nuk i frikėsohej Jugosllavisė. Mė 12 qershor tė vitit 1927 Jugosllavia ndėrpret tė gjitha marrėdhėniet me Shqipėrinė dhe kėrkon tėrheqjen e personelit tė Ambasadės. Ceno begut nuk i shkohej nė Tiranė. Gazetat shkruanin se ai do tė kėrkonte azil politik nė Jugosllavi.
Ceno beg Kryeziu, mė 15 korrik tė atij viti, me rastin e nisjes pėr nė Durrės jep njė deklaratė pėr shtypin jugosllav, nė tė cilėn thuhej:
-Me zėmėr tė thyer po e lėshoj Beogradin. Ju e dini sesa kam punuar pėr tė mos ardhur deri te ndėrprerja e marrėdhėnieve diplomatike... Por edhe pas tė gjitha kėtyre qė kanė ndodhur, ju lutem, shėnojeni, se edhe mė tej mbetem miku juaj besnik, ashtu sikur kam qenė gjithmonė, dhe shpresoj se sė shpejti do tė jem nė Beograd.
Pas kėsaj deklarate, e cila u botuar nė gazetėn “Politika” tė 15 korrikut tė vitit 1927, Ceno begu nga Dubrovniku arrin nė Durrės.

Rivendosja e marrėdhėnieve dhe vrasja e Ceno begut nė Pragė

Njėzet ditė mė vonė katėr fuqitė e mėdha: Anglia, Italia, Gjermani dhe Franca detyrojnė Shqipėrinė ta lirojė nga burgu Gjurashkoviqin, ndėrsa detyrojnė edhe Jugosllavinė qė ta tėrheqė notėn, e cila ēoi nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve bilaterale nė mes tė dy vendeve. Mė 4 gusht 1927, rivendosen marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Ambasador i Shqipėrisė nė Beograd emėrohet Tahir Shtylla, njeriu qė kishte zbuluar lidhjet e Ceno begut me Beogradin, ndėrsa nė Tiranė emėrohet ambasador, Milivoje Milēiē. Pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, ambasadori i Shqipėrisė Tahir Shtylla premton se sė shpejti nė Beograd do tė kthehet Ceno begu, i cili ndėrkohė kishte shkuar nė Pragė, ku do tė dorėzonte letrat akreditive pėr Ēekosllovakinė dhe ku pritej tė emėrohej ambasador.
Mė 14 tetor tė vitit 1927, derisa po dilte nga njė restorant i Pragės, Ceno begun e vret me revole, studenti, Alkibijad Bebi, njė bursist shqiptar, i cili kishte ndjekur dhe kishte ndjekur hap pas hapi Ceno begun edhe gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd, duke u paraqitur si kandidat pėr t’ u regjistruar nė ndonjė fakultet. Agjentėt serbė e kishin arrestuar si tė dyshuar mirėpo e kishin liruar nė mungesė tė fakteve, meqė ai nuk e zbulon qėllimin e tij. Pas kryerjes sė atentatit nė Pragė, Alkibijad Bebi nuk ikė, por iu dorėzohet organeve policore. Nė pyetjen pėr se a e kishte kryer atentatin dhe kush qėndronte pas tij, ai pėrgjigjet:
E kam vrarė Ceno begun, sepse ai ėshtė serbofil, i cili ka bėrė pėrpjekje pėr t’ia shitur Shqipėrinė Jugosllavisė.
Pashiqi kishte planifikuar dhe organizuar hakmarrjen pėr mikun e tij besnik dhe tė devotshėm. Kishte gjetur nė Kosovė njė bastard tjetėr, tė cilin e kishte paguar me dukat, dhe tė cilin e kishte dėrguar me aeroplan special nė Pragė. Me ndihmėn e agjentėve ēekė, agjentėt serbė e kishin futur nė sallė Zijah Vushtrrinė, apo Zeqirin ( sipas Avramovskit), pėr tė cilin thuhej se kishte qenė truproje e Ceno begut. Nė kohėn kur kishte filluar seanca e gjykimit kundėr Alkibijad Bebit, i cili nuk e kishte ndėrruar deklaratėn as para trupit gjykues i afrohet afėr me revolen e mbushur, vegla e verbėr e Pashiqit. Derisa Alkibijad Bebi para trupit gjykues ripohonte se veprėn e kishte kryer nga patriotizmi dhe jo i shtyrė nga askush, nė njė moment, vegla ēorre e Pashiqit nxjerr revolen dhe para trupit gjykues vret Alkibiad Bebin. Autoritetet jugosllave intervenojnė tek autoritetet ēekosllovake dhe pėrnjėherė e lirojnė nga arresti vrasėsin, tė cilin nėn masa tė rrepta sigurie e kthejnė nė Kosovė, pėr tė kryer edhe shėrbime tė tjera bastarde.
Ahmet Zogu dėrgon njerėzit e vet, dhe nga Praga e sjell nė Tiranė motrėn e vet dhe djalin e Ceno begut.

Njė akt tjetėr i tradhtisė sė madhe

Kuvendi i Prizrenit 8-10 gusht 1945, njė tradhti tjetėr nė dėm tė interesit kombėtar

Njė marrėveshje tė njė pėrmbajtje tė tillė, krejtėsisht nė dėm tė interesit kombėtar tė shqiptarėve ka nėnshkruar nė Prizren kreu politik, komunist, i Kosovės, nė gusht tė vitit 1945, kur kėrkohet dhe pranohet qė Kosova t’ i bashkohet Serbisė dhe Jugosllavisė. Nėnshkruesit e kėsaj faqeje tė zezė tė turpit tė historisė sonė mė tė re, arritėn tė mbahen nė pushtet deri nė kohėn kur shumicėn prej tyre, i hodhi nga shėrbimi, si limona tė shtrydhur, krimineli despot serb, Milosheviq. Disa prej tyre u rikthyen nė pozitat e dikurshme nėn pushtetin e UNMIK-ut edhe pas luftės sonė ēlirimtare dhe fitimtare. Disa nga ata ende janė gjallė, ndėrsa bijtė dhe bijat e disave prej tyre janė edhe zyrtarė tė lartė nė Qeveri, nė Parlament dhe nėpėr komunat e vendit.

Nė Kuvendin e Prizrenit, mbajtur mė 8-10. korrik 1945, Kosova u aneksua edhe zyrtarisht nga Serbia. Vija komuniste e ndodhur para presionit tė madh tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, u detyrua tė heqė dorė nga Rezoluta e Konferencės sė Bujanit, e cila parashikonte qė pas luftės tė bėhej bashkimi i trojeve shqiptare. Nė kushtet ekzistuese, kjo vijė artikuloi qėllimin e vet, i cili ishte mė pak konfliktuoz me qėllimin serb, pasi qė parashikonte integrim tė shqiptarėve nė jetėn politiko-shoqėrore tė shtetit jugosllav. (Fadil Kajtazi)

Nė kuvendin e Prizrenit qė u mbajt mė 8-10 korrik 1945, u hodh poshtė Rezoluta e Mbledhjes sė Bujanit. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė 137 delegatė ( 33 ishin shqiptarė, 24.08 %, 71 serbė e malazezė, 52. 82 %). Pėr 33 delegatė (24.08%) nuk ėshtė dhėnė pėrkatėsia kombėtare.
Referatin e mbajti Xhavit Nimani, ku shtrohej pyetja: “ Pėrse masat e gjera popullore nga Kosova dėshirojnė tė Bashkohen me Serbinė Federale?” Pėrgjigja ishte kjo: “ Para sė gjithash pėr arsye se populli serb, duke u ngritur i pari nė luftė kundėr okupatorit, njėkohėsisht ka luftuar edhe hegjemonistėt serbomėdhenj, kundėr atyre qė janė mė sė shumti fajtorė pėr tė gjitha tė kėqijat qė u janė bėrė popujve tė Kosovės”. Nė Kuvend u mor vendimi: “Kėshilli Popullor i Kosovės deklaron nė mėnyrė tė njėzėshme se banorėt e kėtij qarku, po ashtu si gjithė popujt e Jugosllavisė, nuk kanė pranuar kurrė copėtimin e qarkut tė vet, as tė Jugosllavisė, tė bėrė nga okupatorėt dhe se shpreh dėshirėn qė Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisė Federale”.
Njė nga organizatorėt kryesorė tė Konferencės sė Bujanit dhe tė Kuvendit tė Prizrenit, Fadil Hoxha, asokohe ėshtė shprehur decidivisht: “Mė 10 korrik 1945… ligjėrisht dhe nė mėnyrė demokratike njėherėsh anulohet dhe pjesa e gabueshme e Rezolutės, e miratuar nė Konferencėn e Bujanit.
Duke marrė parasysh vendimin e Kuvendit tė Prizrenit, nė Rezolutėn e miratuar nė seancėn e parlamentit jugosllav (KANCJ), tė mbajtur mė 7-10 gusht 1945, thuhet: “Kosova dhe Dukagjini nė mbledhjen e zhvilluar dhe 10 korrik 1945 nė Prizren, kanė miratuar rezolutėn, nė tė cilėn territori i Kosovės dhe Dukagjinit i bashkohet Serbisė Federale”.
Dokumentin e nėnshkroi Ivan Llolla Ribar, i cili ka qenė kryetar i parlamentit mbretėror nė vitet 1920-1923, kur u dogjėn 182 fshatra shqiptare nė Kosovė dhe u vranė 40.000 shqiptarė. ( Skėnder DEMALIAJ: KONFERENCA E BUJANIT – NGJARJE E NDRITSHME NĖ HISTORINĖ E KOSOVĖS.

Nė vitin 1990, klasa titiste rankoviqiste kishte parė pėr herė tė parė dhe kishte shqyrtuar mashtrimin e madh, qė u bė nė gusht tė vitit 1945.Nė mesin e tyre kishte edhe shumė nėnshkrues tė rezolutės sė Kuvendit, por edhe besnikė tė tjerė tė bashkim vėllazėrimit, tė cilėt sėrish do tė kėrkonin, qė Kosova tė mbetej si njėsi e barabartė administrative nė federatėn jugosllave, e cila tashmė kishte filluar tė shkatėrrohej. Pėr ta ilustruar kėtė tubim, ku pretendohej tė lahej turpi me turp, po shkėpusim pjesė nga publikimet e asaj kohe.

Kur flasin “viktimat” e tradhtisė serbe

“Mė 28 qershor 1990 nė Institutin e Historisė, nė Prishtinė vazhdoi punimet Kuvendi shkencor me temė "Kuvendi i Prizrenit i vitit 1945"... Pjesėmarrėsit e Kuvendit nė memorien e tyre mbas 45 vitesh diskredtitojnė tashmė "besėn" dhe "premtimet" serbe.
Synimi aktual i yni tha dr. Esat Stavileci duhet tė jetė e drejta pėr vetė organizimin e Kosovės, nxjerrja e kushtetutės se re, mėvetėsia ekonomike, marrėdhėniet me botėn, dhe subjektiviteti i plotė e i barabartė i Kosovės me federatėn pėrkatėsisht konfederatėn jugosllave. Nė diskutim morėn pjese edhe dr.Seit Lipa, dr.Qazim Lleshi Xhevdet Hamza, Zija Bylykbashi, Nexhmi Ganiu, Ali Jakupi dhe Zijadin Gashi, tė cilėt pėrkrahėn kėrkesat gjithėpopullore pėr subjektivitet tė plotė tė Kosovės nė federatė apo konfederaten jugosllave dhe ndryshuan aspekte te ndryshme tė rrjedhės dhe tė pasojave tė Kuvendit tė Prizrenit tė vitit 45, kur Kosova u bashkua pa vullnetin e plotė tė popullit me Serbinė. Duke e marrė fjalėn nė kėtė tubim ish udhėheqėsi kosovar, Xhavit Nimani, theksoi se tėrė kjo ishte rezultat i rrethanave tė brendshme e tė jashtme, pastaj edhe ne faktin se ne tė gjitha udhėheqjet e atėhershme pėrbėrja ishte nė favor tė serbėve dhe tė malazezėve e vihej re edhe njė mosbesim ndaj ( disa) kuadrove shqiptare. Duke u pėrgjigjur nė shumė pyetje qe ia bėnė tė pranishmit rreth Masakrės sė Tivarit, Xhavit Nimani theksoi se pas kthimit nga Shqipėria nė vitin 1944, kishte marrė vesh se nė Kosove janė bėrė pushkatime tė tė mobilizuarve dhe nė Prizren, ku sidomos gjendja ishte alarmuese. Ai tha se lidhur me kėtė ka intervenuar te Predag Ajtiqi dhe ka kėrkuar qė tė ndėrpriten menjėherė pushkatimet e njerėzve.
Xhavit Nimani ka sjellė nė kujtesė edhe njė bisedė me Drazha Markoviqin, e cili e kishte pyetur atė se ishte pėr republikė nė kuadėr tė Serbisė apo Jugosllavisė, Xhaviti ishte pėrgjigjur: Jam pėr republikė nė kuadėr tė Serbisė. ( Tė dhėna tė shkėputura nga shtypi i kohės, dhe Gazeta 55", 13. 5. 1999).

Nga njė dokument tjetėr bėhet e ditur se Xhavit Ninami jo vetėm ka ditur por ka larguar nga radhėt, qė shkonin drejt Tivarit tė gjitha ata robėr, tė cilėt ishin nga Gjakova me rrethinė. Historiani, Zekeria Cana, nė librin e tij „Ditari i Robėrisė“ 1998-1999 shkruan se nė Masakrėn e Tivarit nuk u pushkatua asnjė gjakovar, sepse ata i shpėtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti tė gjithė ata qė ishin duke shkuar pėr pushkatim. Vetė kjo tė bėnė me dije se komunistėt shqiptarė tė Shqipėrisė dhe Kosovės e dinin se po ndodhė kjo masakėr.

Kėto janė vetėm disa nga shumė dokumente tė kohės, tė cilat hedhin dritė mbi momentet e tradhtisė, nė shkallė kombėtare. Tradhtia e Esat Pashė Toptanit, e Ahmet Zogut u pasua me tradhtinė e kryezinjve tė Gjakovės dhe tė shumė bajraktarėve dhe kryetarėve tė komunave nė Kosovė dhe nė trojet e mbetura nėn pushtimin jugosllav, pėr tė arritur mė nė fund te tradhtia mė e kobshme e komunistėve shqiptaro-jugosllavė, tė cilėt me besnikėri i shėrbyen Jugosllavisė sė Titos edhe pas Titos.

( Krejt kjo do tė mbetej si pjesė e njė historie tė zezė tė sė kaluarės, por tė mos ishte edhe sot e kėsaj dite nė Kosovė, jo vetėm e pranishme por shumė e fuqishme klasa qė doli apo qė polli nga “epoka” e Titos. Kjo klasė po mbetet karrem i Serbisė pėr tė mprehur orekset hegjemoniste dhe kolonialiste nė Kosovė.)
Kjo damkė e zezė e sė kaluarės, natyrisht se erdhi si pasojė e robėrisė sė gjatė shekullore dhe e presionit tė fuqishėm ushtarak, politik dhe ekonomik qė ka ushtruar Rusia cariste, popujt sllavė, Greqia dhe Evropa e krishterė kundėr shqiptarėve me shumicė tė besimit islam. I vetmi shtet nė botė qė ndaloi zhbėrjen e Shqipėrisė ishte Amerika. Tė gjitha shtetet fqinje e gjakosen Shqipėrinė, e copėtuan, vranė e masakruan gra e fėmijė, zhdukėn e shpėrbėnė territore tė tėra dhe pretenduar ta shuajnė nga faqja e dheut nė popull i cili i kishte rezistuar tė gjitha pushtimeve nė tė kaluarėn, prej pushtimit romak, sllav, bizantin, turk, serb, grek, malazias, pushtimit fashist gjerman e italian si dhe pushtimit fashist komunist serb, nė Kosovė, deri nė qershor tė vitit 1999. Edhe kėsaj radhe Amerika dhe NATO-ja nuk lejuan shpėrbėrjen etnike tė Kosovės.

Edhe pas tė gjithave sa kanė ndodhur, ende nė Kosovė kanė mbetur plehrat e sė kaluarės, tė cilėt sikur duan tė na bindin se shqiptarėt kanė jetuar mė sė miri nė kohėn e Titos dhe tė Rankoviqit, se ishte kryengritja shqiptare e vitit 1981, ajo qė prishi Jugosllavinė. Kėta nostalgjikė flasin dhe shkruajnė pėr tė arriturat e shqiptarėve nė Jugosllavi, duke anashkaluar dhunėn dhe gjenocidin sistematik serb, meqė vetė nuk kishin pėsuar, pėrkundrazi ishin ngritur nė postet mė tė larta tė pushtetit, meqė diferencoheshin nga veprat e bashkėkombėsve qė kėrkonin ēlirim dhe bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė.
Kėta madje veēojnė kosovarizmin si produkt tė zhvillimit dhe tė pėrparimit tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Kėta flasin pėr kulturė gjuhė dhe arsim kosovar, pėr mediume kosovare, madje edhe pėr komb kosovar, qė do tė thotė komb i njė pėrzierje serbe shqiptare apo shqiptare serbe, diēka jo krejtėsisht shqiptare, por jo edhe krejtėsisht serbe e jugosllave, por diēka qė i dallon kosovarėt nga shqiptarėt e Shqipėrisė, apo ata tė ish-RJ tė Maqedonisė apo tė Malit tė Zi, tė Kosovės Lindore etj. Mendėsia e tillė ėshtė koncept bazė e mediumeve tė Kosovės qė cilat i drejtojnė ish-titistėt. Tė tillėt janė postuar kudo nė tė gjitha institucionet qendrore dhe vendore. Tė tillėt drejtojnė edhe shumė medie nė vendin tonė. Kėta janė bijtė e atyre dhe pėrkrahėsit e politikave antishqiptare. Kėta janė bijtė dhe bijat e atyre qė u bėnė digė pėr ta mbrojtur edhe me gjak bashkim vėllazėrimin e shqiptarėve me serbė e malazez, duke dėnuar, madje edhe duke vrarė shqiptarėt liridashės, tė cilėt kurrė dhe nė asnjė moment nuk pranuan qė robėrinė ta konsiderojnė liri, drejtėsi apo barazi. Kėta janė ata qė nuk kanė lėnė tė zezė pa kurdisur kundėr tė pėrndjekurve dhe tė dėnuarve shqiptarė, kundėr UĒK-sė dhe kundėr tė gjitha tė arriturave me gjak, mund e djersė.

Nga ky soj bashkėpunėtorėsh ndodhen tė postuar individė tė caktuar nė tė gjitha nivelet vertikale dhe horizontale tė qeverisjes nė Kosovė. Ka aktualisht dhe kishte qysh nga viti 1999 kėshilltarė tė lartė, ministra e zėvendės-ministra, ambasadorė e sekretarė, deputetė, gjykatės, prokurorė dhe nėpunės nga soji i tillė nė tė gjitha segmentet e administratės. Me tė tillėt, Kosovės i zgjatet agonia, dhe derisa tė tillėt postohen dhe rehabilitohen madje edhe nga njė segment i liribėrėsve tė Kosovės, natyrisht se Serbia nuk largon apetitet pėr rikthim tė pushtimit nė Kosovė. Duke bashkėpunuar dhe duke bashkėvepruar me sojin e tillė, Serbia kishte sunduar shqiptarėt prej vitit 1912 deri nė vitin 1999. Andaj Beogradi zyrtar shpreson dhe nuk lė gur pa lėvizur nė mėnyrė qė, nė mos mė shumė ta nxjerrė nė sipėrfaqe kėtė klasė, e cila do tė jetė e pranueshme pėr serbėt e Kosovės dhe do tė jetė garanci e kthimit tė tyre, madje edhe kthimit tė kriminelėve nė vendet e krimeve, kthimin nė Kosovė tė atyre qė kanė vrarė e kanė masakruar mijėra shqiptarė, fėmijė, gra, pleq.

Kush derdhi lot dhe pėrkujtoi Titon nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij?

Pėr tė parė dhe pėr t’u bindur se deri nė ē’ nivel ka shkarė mendėsia titiste, nė mesin e kėsaj klase, e cila falė pėrkrahjes sė UNMIK-ut por edhe njė segmenti tė institucioneve tona po qėndron e fortė nė Kosovė, po rikthejmė pėr botimin komentin e Radios-Kosova e lirė “Nostalgjikėt e Titos, edhe 25 vjet pas vdekjes, i mbesin besnikė rrugės sė bashkim vėllazėrimit”. Ashtu si dikur atė marrėveshjet bastarde tė sojit esattoptanist tė nėnshkruara me Pashiqin, klasa e konvertuar nė jugosllavizėm nuk heq dorė nga e kaluara dhe nga idetė e bashkim vėllazėrimit tė shqiptarėve me serbė dhe sllavė tė tjerė tė Ballkanit.
Njė gazetė ditore e Kosovės e quajtur”Ekspress”, e emėrtuar kėshtu me nostalgji sipas Ekspresit simotėr tė Beogradit, gazetė me pėrmbajtje ideologjike projugosllave, nė faqen e dytė boton lajmin “prekės” tė para 25 viteve, kur “Rilinjda” e asaj kohe, apo viktima qė glorifikonte xhelatin, sikur shprehej Jusuf Gėrvalla, kishte botuar lajmin pėr vdekjen e Josip Brozit, ndėrsa po nė kėtė faqe, analisti me orientim projugosllav, Shkėlzen Maliqi, boton njė koment me pėrmbajtje nostalgjike pėr prijėsin e madh tė kombeve e tė kombėsive tė Jugosllavisė.
Nuk ėshtė aspak pėr t’u habitur pse nė Kosovė ende ka mė shumė nostalgjikė protitistė e projugosllavė, sesa nė Kroaci apo nė Serbi, sepse nė mendjen e rajės sė robėruar, jo vetėm qenia por edhe mendja mbetet rob pėrgjithmonė.
Mirėpo, ėshtė paksa pėr t` u habitur si ndodh pėr shembull kur i tėrė shtypi i zi qė botohet nė gjuhėn shqipe nė Kosovė, iu turret atyre tė cilėt i quan enveristė, duke e etiketuar Enver Hoxhėn madje edhe si titist, sikur bėn nostalgjiku i jugosllavizmit Agim Zogaj, ndėrsa joshet me komentet pėr Titon dhe rrugėn e tij “tė lavdishme”, madje edhe pėr dashurinė e veēantė, qė ai, pra Marshall Tita, paska pasur pėr shqiptarėt, sikur deklaron Shkėlzeni i Mehmet Maliqit dhe disa tė tjerė si ky. Kjo formė e ringjalljes sė lugatėrisė titiste e rankoviqiste, nė mos mė shumė, nė bėn tė mendojmė se gjaku i pėrzier pėr 90 vjet rresht, gjaku i mijėra bastardėve nuk bėhet hasha, dhe nuk ėshtė pastaj pėr t`u habitur se shumė nga ish intelektualėt titistė dhe rankoviqistė, sot drejtojnė jetėn politike, kulturore dhe shoqėrore nė Kosovė.

Analistit besnik tė kominternės jugosllave, Shkėlzen Maliqit dhe stafit tė gazetės Ekspress, do tė duhej pėrkujtuar me kėtė rast disa nga krimet monstruoze dhe masakrat, qė janė kryer me urdhėr tė Titos e tė Rankoviqit dhe tė lakejve tė tyre shqipfolės, jo vetėm nė Kosovė por nė tė gjitha trojet shqiptare tė okupuara nga ish Jugosllavia. Dhe ato krime arrijnė deri nė 50 mijė shqiptarė tė vrarė, tė masakruar e tė pushkatuar me gjyq dhe pa gjyq.
Besnikėve tė Titos edhe 25 vjet pas vdekjes sė tij, duhet bėrė me dije se dhuna barbare jugosllave nuk kurseu 90 pėrqindėshin e shqiptarėve liridashės, ndėrsa ėshtė e logjikshme qė ajo mori nėn mbrojtje 10 pėrqindėshin e bastardėve shqipfolės, i cili mjaftonte si forcė pėr ta ndėrtuar sistemin represiv dhe administrative, dhe pėr tė qeverisur dhunshėm nė trojet shqiptare tė okupuara.
Tito dikur, dhe titistėt, madje edhe kėta nostalgjikėt e paturpshėm tė pas 25 viteve, e dinė fare mire se sa qindra e mijėra shqiptarė janė vrarė nė Kosovė, sidomos prej nėntorit tė vitit 1944 e deri nė dhjetor tė vitit 1950. Natyrisht se ata janė vrarė, janė pushkatuar dhe janė masakruar si armiq tė bashkim vėllazėrimit, si nacionalistė dhe separatistė shqiptarė, si ballistė dhe enveristė, dhe pėrgjithėsisht si shqiptarė, qė nuk kanė pranuar tė jugosllavizohen, nuk kanė pranuar tė pėrziejnė martesat, gjakun dhe gjuhėn e tyre me kombet e kombėsitė e ish Jugosllavisė.
Botuesit e gazetės Ekspress, me rastin e pėrkujtimit tė kėtij pėrvjetori tė tyre nostalgjik pėr Marshal Titon, duhet pėrkujtuar se nė tokėn e Kosovės dhe tė ish Jugosllavisė, ende ka mijėra kufoma tė pagjetura tė barbarisė titiste e rankoviqiste si nė Tivar, nė Monopolin e Duhanit nė Tetovė, nė Idrizovė, nė Shkup, nė Strelishte ( vend pushkatim i shqiptarėve nė Prishtinė prej vitit 1945 deri nė vitin 1949, dhe nė dhjetėra e qindra vende tė tjera. Tė humburit dhe tė pagjeturit e kohės sė Titos, nuk janė zbuluar kurrė, ashtu sikur nuk janė zbuluar mė shumė se kėto 2000 kufomat e shqiptarėve tė rrėmbyer gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, qė ende kanė mbetur pa u gjetur nė humbėtirat e Serbisė sodomiste tė Milosheviqit.
Nostalgjikėve tė jugosllavizmit do tė duhej pėrkujtuar se krimet e kryera kundėr shqiptarėve liridashės gjatė periudhės sė sundimit tė tyre, as janė harruar as mund tė konsiderohet se janė vjetruar. Krimet e tilla kanė ngelur nė kujtesė tė trashėgimtarėve tė tyre, tė cilėve pėrkujtimi i pėrvjetorit tė 25 tė vdekjes sė Titos, iu pėrkujton vrasjet, masakrat e pushkatimet qė Tito dhe titistėt kanė bėrė kundėr baballarėve, vėllezėrve dhe tė afėrmve tė tyre.
Ne e kuptojnė nostalgjinė e titistėve, me faktin se ata punojnė dhe veprojnė me ēdo kusht pėr ta rikthyer dominimin serbo-jugosllav nė Kosovė dhe pikėrisht nė kėtė segment ėshtė thurur edhe shkrimi memorial i Shkėlzen Maliqit, botuar nė “Ekspress” si dhe pėrkujtimin pėr pėrvjetorin e vdekjes sė Titos edhe nė gazeta dhe media tė tjera tė vendit. Shkėlzen Maliqi nėnvizon se, sipas tij edhe tė gjitha qarqet vendimmarrėse tė Evropės, sot po treguakan interesim pėr modelin titist tė bashkėjetesės sė shqiptarėve me serbėt, nė rrugė pėr ta gjetur njė status tė pėrshtatshėm pėr Kosovėn. Ai pretendon ta bėjė tė ditur njė vlerė, sipas tij universale tė modelit qeverisės tė Titos nė Kosovė, kur Kosova ishte “e lire” madje me status nė kuadėr tė Serbisė edhe tė federatės.
Shkėlzen Maliqi mbase ka harruar se ka vdekur edhe federata e Titos, ka vdekur edhe ajo krijesa e quajtur Jugosllavi, ka vdekur dhe ėshtė fundosur pėrgjithmonė bashkim vėllazėrimi i shqiptarėve me sllave, meqė vetė sllavėt e kanė flakur atė bashkim vėllazėrim tė panatyrshėm, por, nė mendjet e robėruara e tė skllavėruara kurrė nuk vdes iluzioni, nostalgjia dhe idolatria bastarde.
Nostalgjia pėr Titon, Rankoviqin dhe Milosheviqin do tė zgjas nė Kosovė, krejt derisa tė pastrohet gjaku bastard nga damarėt e atyre, qė mbase edhe e kanė trashėguar nga baballarėt, nga nėnat, e disa edhe nga gjyshet e tyre. Ky pastrim do tė bėhet nė mėnyrė evolutive, pėr shkak se nuk arriti tė bėhet nė mėnyrė revolucionare. Nostalgjia pėr Titon e titizmin, pėr Jugosllavinė okupatore tė kohės sė kaluar, prek plagėt ende tė pashėruara tė liridashėsve tė vendit tonė, por ata i mban shpresa se Kosova duhet tė kalojė edhe nėpėr kėtė zezonė, duhet tė kalojė pėrmes filtrave kohorė historikė, sepse gjaku nuk bėhet ujė dhe xhelati, nė asnjė vend tė qytetėruar tė botės, nuk mund tė shpallet hero. Kjo ndodh vetėm nė mendjet e robėruara si kjo e Shkėlzenit tė Mehmet Ēorrit dhe tėrė sojit tė bastardėve.

Paradoksi i shpalljes sė heronjve me tė kaluar tė dyshimtė

Por ndodh nė Kosovė edhe njė paradoks tjetėr gati 10 vjet pas mbarimit tė luftės dhe fitores kundėr regjimit kriminal serb. Kreu institucional i Kosovės po shpall hero kombėtar nga mesi i ish bashkėpunėtorėve tė dėshmuar tė jugosllavizmit. Ibrahim Rugova kishte shpallur hero edhe Tahir Zemėn, dezertorin e luftės sė UĒK-sė, nė njė pjesė tė Dukagjinit, nė verė tė vitit 1998. Kryetari i Kosovės shpalli hero edhe nėnkolonelin e armatės jugosllave, Ahmet Krasniqi i cili ka shėrbyer rreth 30 vjet nė atė armatė dhe nuk arrit tė shkėputet nga ideologjia e titizmit, mbase edhe pėr shkaqe intime e individuale. Rrethanat e vrasjes sė tij, nė Tiranė, 10 vjet mė parė ende nuk janė zbuluar dhe nuk dihet saktė se kush qėndron prapa likuidimit tė tij. Ngutja pėr ta shpallur hero, para se tė ndriēohen rrethanat e vrasjes, me siguri se ka njė qėllim, apo ėshtė bėrė pėr tė arritur njė efekt politik. Por tashmė dihet botėrisht se Ahmet Krasniqi nė Kroaci ishte shpallur kriminel lufte meqė ne detyrėn e nėnkolonelit tė armatės Jugosllave kishte dhėnė urdhėr pėr vrasjen e popullatės civile kroate.
(Ahmet Krasniqi i dyshuar pėr krime lufte nė Kroaci, nėntor 1991 - korrik 1992! Pashtriku.org ka siguruar njė dokument, ku dėshmohet, se: Ahmet Krasniqi gjatė luftės nė Kroaci, duke qenė oficer i ushtrisė jugosllave, nga nėntori 1991 deri nė korrik 1992, dhe ka marrė pjesė nė operacionet vrastare tė kėsaj ushtrie mbi popullatėn e pambrojtur kroate, nė rajonin e Baranjės. Nė vijim ju ftojė tė lexoni kėtė dokument, nė tė cilin figuron emri i Ahme Krasniqit si “kriminel lufte…”! Ahmet Hajriz Krasniqi, i lindur me 15. 01. 1948, nė fshatin Zhelivodė, Kosovė, vendqėndrimi nė Gospiē, si pjesėtar i APJ-sė, me gradė nėnkolonel ka marrė pjesė nė sulmet mbi objektet ushtarake dhe civile nė Baranjė, nga nėntori 1991 deri nė korrik 1992.)

Mė vonė, Ahmet Krasniqi dezerton nga radhėt e APJ-sė, por nuk lufton nė Kroaci e Bosnje kundėr serbėve, sikur bėri Agim Ēeku, Bislim Zyrapi, Sali Veseli e shumė oficerė tė tjerė tė ish armatės jugosllave, tė cilėt me kohė u rreshtuan nė mbrojtje tė popujve kundėr agresionit serb, si dhe nė luftėn e organizuar nga Ushtria ēlirimtare e Kosovės gjatė viteve 1998-1999.
Ai u emėrua ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Bujar Bukoshit, nė verė tė vitit 1998, me qėllim pėr ta minuar luftėn e UĒK-sė. Gradoi Tahir Zemėn i cili kishte dezertuar nga radhėt e UĒK-sė nė Dukagjin.
Asnjėherė gjatė luftės nuk lėvizi nga Tirana, ku merrte tė ardhura tė majme nga Qeveria nė hije e Bujar Bukoshit. Ahmet Krasniqi po pėrgatitej tė bėnte nė Kosovė, atė qė kishte bėrė Fikret Avdiqi gjatė luftės nė Bosnje dhe Hercegovinė.
Vrasja, qoftė aksidentale, qoftė e motivuar, qoftė e kryer nga klanet mafioze politike, apo nga ndonjė idealist i ēėshtjes, ende ka mbetur pa u zbuluar.
Ende nuk dihet botėrisht se kush dhe pėrse e vrau Ahmet Krasniqin, ashtu sikur nuk dihen edhe vrasėsit e disa ushtarakėve e politikanėve tė tjerė gjatė dhe pas luftės nė Kosovė.
Dhe pėrderisa kjo ēėshtje nuk ka pėrfunduar, nuk do tė duhej tė ishte shpallur hero ky njeri, i cili ka njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė armatės jugosllave, dhe i cili ndodhet nė listėn e kriminelėve tė luftės kundėr popullit kroat. Vetėm ky fakt ka qenė i mjaftueshėm pėr tė mos e shpallur madje as martir. Si mund tė shpallet hero i Kosovės, njeriu qė ka vrarė kroatė me urdhrin e gjeneralėve tė kriminelit Milosheviq?
Me sa dimė ne Kroacia nuk ka shpallur hero asnjė kroat, i cili i verbuar nga ideja e serbizimit tė ish-Jugosllavisė ka luftuar nė Kosovė kundėr shqiptarėve.
Pėrkundrazi, Kroacia e ka pėrkrahur fuqishėm luftėn tonė ēlirimtare dhe ndėr shtetet e para e ka njohur pavarėsisė e Kosovės. Kroacia po ashtu ka shpallur hero veteranin e luftėrave kundėr Jugosllavisė, Bekim Berishėn dhe shumė shqiptarė tė tjerė, qė kanė marrė pjesė nė luftė pėr ēlirimin e Kroacisė.
Bashkėpunėtorėt e tė gjitha regjimeve tė huaja, kudo nė botė janė trajtuar dhe me tė drejtė trajtohen bastardė, sepse tė vihesh nė shėrbim tė shtypėsit pėr ta shtypur vėllanė tėnd, tė gjuhės e tė gjakut, tė mbetesh pėrjetė besnik i njė ideologjie tė vdekur pėrgjithmonė, sikur ėshtė ideja e bashkim vėllazėrimit tė shqiptarėve me serbė, kjo do tė thotė ta mohosh kombin, gjuhėn racėn, nė emėr tė njė kombi, gjuhe dhe race tjetėr.

Pėrse ėshtė i nevojshėm ky rishqyrtim i sė kaluarės?

Fakti se klasa politike shqiptare e Kosovės me prejardhje titiste ėshtė ende shumė e fortė dhe nuk ndihet e rrezikuar nė asnjė segment, zbeh fitoren kundėr okupimit shekullor sllav e serb nė Kosovė, dhe mbetet rrezik i pėrhershėm pėr kėtė periudhė tė vėshtirė tė pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Mbi kėtė bazė do tė duhej kėrkuar edhe kėmbėnguljen e politikės sė Kremlinit dhe Beogradit pėr kthimin e hegjemonisė serbe nė vendin tonė. Beogradi zyrtar ka shpallur fajtorė, madje edhe terroristė, vetėm luftėtarėt e UĒK-sė, por jo edhe politikėn e pėrgjithshme, aq mė pak atė tė dikurshmen, tė bashkimit e vėllazėrimit dhe pėrbashkėsisė me Serbinė. Me vetė faktin se kjo klasė nuk e mori dėnimin e merituar moral, pas luftės dhe fitores tonė historike, vė nė pikėpyetje edhe luftėn tonė ēlirimtare, e cila nga titistėt trajtohet si konflikt mes Milosheviqit dhe UĒK-sė, ashtu sikur trajtohet edhe nė disa botime tė analistėve tė huaj si, Henry Perrit e tė tjerė. Mbi kėtė bazė Serbia ka iniciuar edhe nismėn pėr tė provokuar Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, sepse vetė pala shqiptare nuk ka marrė qėndrim decidiv nė pėrkufizimin realist se, pati luftė ēlirimtare nė Kosovė, apo konflikt mes dy ekstremeve? Pikėrisht pėr kėto dhe fakte tė kėsaj natyre, duhet tė merren nė shqyrtim e kaluara, pėr tė hetuar gabimet dhe pėr tė mos lejuar qė ato tė pėrsėriten. Nuk ėshtė e tolerueshme, madje ėshtė e dėnueshme nė aspektin e moralit kombėtar tė shpallen tė pafajshėm dhe tė gradohen figurat e errėta tė historisė dhe tė barazohen me titanėt e kombit. Veprimet e tilla janė tė pafalshme.

Literatura:

Sheradin Berisha: Veprimtaria antikombėtare e Esat Pashė Toptanit. Pashtriku org.
Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924.
Skėnder DEMALIAJ: Konferenca e Bujanit – Ngjarje e ndritshme nė historinė e Kosovės.
Gazeta 55", 13. 5. 1999).
Radio-Kosova e lirė “Nostalgjikėt e Titos, edhe 25 vjet pas vdekjes, i mbesin besnikė rrugės sė bashkim vėllazėrimit”.
Zhivko Abramovski: “Aksioni i Qeverisė sė Jugosllavisė kundėr regjimit tė Zogut nė Shqipėri, pėrmes Ceno Beg Kryeziut”, Gjurmime Albanologjike, II, Prishtinė, 1965.
Dokumenti sekret AVII mikrofilm nė IDN raporti i Diniqit etj.
Politika, Beograd, 15 korrik 1927.
AVII, 17, 61g, 1, 14, Elaborat “Albanija izmedu dva rata”
Faton Mehmetaj: “Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare”, Prishtinė, 2004.
 
Top
0 replies since 5/11/2008, 19:11   571 views
  Share