MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Krimet Komuniste Nė Shqiperi

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/9/2008, 11:49     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


--------------------------------------------------------------------------------
Dėshmia e 82-vjeēarit Haziz Toro, lidhur me historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist. Nga arratisja e vėllait, Qaniut, ekzekutimi i Rrushitit dhe burgosja e tre nipėrve

"Si e ekzekutuan vėllanė tim para naftėtarėve tė Patosit"



Dashnor Kaloēi

I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė pa u internuar, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Nė kėtė kohė, vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi bėri pesė vjet internim me gjithė familjen e tij nė Krujė, u lirua dhe shkoi nė Patos ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė se pas pak ditėsh atė e nxorrėn pėrpara kolektivit dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit me gradėn e togerit (L.S.) nxorri pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vėnd, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 82-vjeēari Haziz Toro me banim nė qytetin e Fierit, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij me origjinė nga Kurjani i Mallakastrės, qė pėr afro gjysėm shekulli me radhė u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ėshtė, Haziz Toro, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut dhe nė periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė? Pėrse regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nė fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesėtarėve tė asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri nė shėmbjen e regjimit komunist?




Torot, mbėshtetės tė Monarkisė

Haziz Toro u lind nė vitin 1920-tė nė fshatin Kurjan tė Mallakastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Njė ndėr burrat mė tė dėgjuar tė asaj familje, ka qenė Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-tė dhe pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Turqi ku dhe u diplomua nė Jurisprudencė. Nė atė kohė qė Emini studjoi nė Turqi, po nė degėn e Jurisprudencės tė Universitetit tė Stambollit, ishte dhe njė nga kushėrinjtė e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate tė shkėlqyera, Salihu u kthye nė Shqipėri dhe nė vitin 1921 ai u thėrrit nė Tiranė dhe u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Degės Civile nė Gjykatėn e Diktimit, siē quhej Gjykata e Lartė asokohe. Nė vitet e fundit tė jetės, Emini u kthye nė vėndlindjen e tij nė Mallakastėr ku dhe ndėrroi jetė rreth viteve tė para tė shekullit tė kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, tė cilėt pas vdekjes sė tė jatit, u morėn me administrimin e pasurisė sė familjes sė tyre qė ishte mjaft e madhe. Nga tė dy djemtė e Emin Toros, vetėm Rizai bėri emėr tė madh pasi u mor me politikė dhe nė atė kohė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė krahinėn e Mallakastrės. Ndėrsa djali tjetėr i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua pėr Financė nė Turqi, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, shėrbeu si toger i Financave nė doganėn e fshatit Bllatė tė Prefekturės sė Dibrės. Rizai qė ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe tė tre vėllezėrit, studjuan e u diplomuan nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ndėrsa pas diplomimit nė atė shkollė, Qaniu me Rrushitin filluan punė tė ndryshme, nė fundin e viteve '30-tė, Hazizi fitoi njė tė drejtė studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi nė Itali ku u regjistrua nė Fakultetin e Agronomisė pranė Universitetit tė Bolonjės. Por pas mbaroi vitin e parė me rezultate shumė tė mira, Hazizi i ndėrpreu mėsimet dhe u kthye nė Shqipėri, me synim pėr tė marrė pjesė nė Lėvizjen Antifashiste.




Familja Toro e gjitha me Luftėn

Gjatė periudhės sė Luftės, nė vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bėhej rreth 12 shtėpi, u lidh me Lėvizjen Antifashiste. Ajo familje nė atė kohė kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga shtėpitė e para tė Mallakastrės, si atė tė Bektash Bej Ēorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Ēorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirėt, Klosėt etj. Po kėshtu pėrveē kėtyre familjeve tė njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirė miqėsinė e saj edhe me familje tė tjera tė njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atė tė Ali Maliq Agollit nė Dibėr. Lidhur me kėto e qėndrimin e asaj familje gjatė periudhės sė Luftės, 82-vjeēari Haziz Toro, dėshmon: "Qė nė prillin e vitit 1939-tė, e gjithė familja jonė e shprehu hapur indinjatėn kundėr pushtimit fashist tė vėndit dhe aty nga viti 1942, vėllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit tė Parė partizan tė krahinės sonė tė Mallakastrės, duke u emėruar dhe komandant i atij formacioni tė armatosur. Nė atė kohė nė pėrbėrje tė atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckėn, tė cilėt mė pas u bėnė udhėheqės kryesorė tė formacioneve mė tė mėdha tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare. Gjatė periudhės sė Luftės, familja jonė kishte disa hasmėri tė vjetra me familjen e Isa Toskės dhe ato u shtuan akoma dhe mė shumė, pasi vėllai ynė, Qaniu, doli nė mal nė krye tė Grupit tė Parė partizan tė Mallakastrės. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbėshtetjen e italianėve, shfrytėzoi rastin dhe na i dogji shtėpitė tona nė fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrėveshjen e Mukjes dhe filloi pėrplasja e hapur nė mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonė u tėrhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kėsaj ne mbajtėm anėn e forcave nacionaliste dhe vėllai ynė, Qaniu, qėndroi me disa forca nacionaliste ku bėnte pjesė dhe Ismail Ēorushi, tė cilat kishin ndėrprerė ēdo lloj bashkėpunimi me partizanėt", kujton 82-vjeēari Haziz Toro, lidhur me periudhėn e Luftės, ku familja e tij mbajti anėn e forcave nacionaliste.

1945, internimi i Torove

Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, regjimi komunist qė erdhi nė fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atė me tė gjitha mėnyrat. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: " Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944, familja jonė u gjend nėn terrorin e komunistėt qė erdhėn nė pushtet, tė cilėt menjėherė filluan hakmarrjen ndaj familjes sonė. Qė nė fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht nė qytetin e Krujės, ku bashkė me shumė familje tė tjera, na mbanin nėn kontroll tė vazhdueshėm. I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanėt dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qėndroi disa kohė nėpėr male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-tė, Qaniu u inkuadrua nė rradhėt e Kompaninisė 4000, e cila ishte instaluar nė disa kodrina nė periferinė e qytetit tė Mynihut. Ajo kompani qė kishte njė efektiv prej 4000 personash nga tė gjitha vėndet e Europės Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarė, tė cilėt stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Qaniu qėndroi nė atė kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhėtisė qė kishte bėrė, Kim Filbi, agjenti britanik qė punonte pėr sovjetikėt. Pak kohė mė vonė, vėllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos nė SHBA-ės ku jetoi deri nė vitin 1982", kujton Haziz Toro atė kohė pas mbarimit tė Luftės, kur komunistėt filluan hakmarrjen ndaj familjes sė tyre dhe i internuan nė qytetin e Krujės.

Ekzekutimi i Qaniut nė Patos

Deri aty nga viti 1950-tė, familja Toro vazhdonte tė qėndronte nė internime sė bashku me shumė familje tė tjera tė cilat komunistėt i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por nė vitin 1950-tė, kur Qani Toro u inkuadrua nė formacionet e bazave ushtarake qė stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr t'u hedhur si diversantė nė Shqipėri, ndaj asaj familje filloi njė goditje akoma dhe mė e ashpėr. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1950-tė, pasi plotėsuam pesė vjetėshin e parė tė dėnimit nė internim, ne na hoqėn nga Kruja dhe na internuan pėrsėri duke na shpėrndanė nėpėr vėnde tė ndryshme. Mua me gjithė familjen time mė ēuan nė Kalanė e Porto-Palermos, ndėrsa vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi u lirua shkoi nė Patos, ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė, sepse si duket iu mėsua biografia qė ai nuk e kishte treguar. Pas kėsaj Rrushitin e nxorrėn pėrpara kolektivit ku kishte filluar punė dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit tė Degės sė Brendshme tė Mallakastrės, i cili mbante gradėn e togerit, (L.S.) nxori pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vend, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi tė gjithė ata puntorė qė i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjėri nuk mund tė reagonte pasi i gjithė vėndi ishte i rrethuar qė mė pėrpara nga forca tė shumta policore", kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike tė vėllait tė tij, Rrushitit, nė fillimin e vitit 1950, kur atė e ekzekutuan barbarisht nė sy tė naftėtarėve nė periferitė e qytezės sė Patosit.
 
Top
0 replies since 18/9/2008, 11:48   798 views
  Share