MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

A mund tė pėrdoret Viagra nga tė rinjtė?

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 25/8/2016, 14:26     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Siē shkrova disa javė mė parė, disfunksioni erektil, ose impotenca ėshtė pamundėsia pėr tė arritur dhe mbajtur forcimin e penisit (ereksionin).

Ereksioni ėshtė i domosdoshėm pėr njė marrėdhėnie seksuale tė kėnaqshme.

Shpesh ėshtė thėnė se kjo vėshtirėsi seksuale ėshtė karakteristike pėr burrat e moshės mbi 40 vjeē.

Por studimet e fundit kanė treguar se kjo vėshtirėsi seksuale takohet jo rrallė edhe nė burrat e djemtė e rinj.

Nė vendet ku ka studime dhe statistika pėr problemet seksuale, duket se ėshtė rritur shqetėsimi pėr disfunksionin seksual tė burrave tė rinj dhe impotenca tek tė rinjtė ėshtė bėrė njė kėrcėnim nė rritje.

Rreth 13 pėrqind e tė rinjve dhe studentėve thonė se vuajnė nga shkallė tė ndryshme tė disfunksionit erektil.

Ajo qė tėrheq mė shumė vėmendjen, ėshtė fakti se kėta tė rinj nuk e kanė biseduar asnjėherė problemin e tyre seksual me doktorin. Ata i kanė pėrdorur barnat kundėr disfunksionit erektil, pa dijeninė e mjekut.

Shumica e djemve e kanė marrė Viagrėn nga shokėt, ose e kanė gjetur nė farmaci pa recetė mjeku. Kjo ndodh sepse kėta djem, kur ndjehen mirė seksualisht me ndihmėn e Viagrės, nuk e konsiderojnė veten tė sėmurė dhe vazhdojnė nė kėtė gjendje, pėr kohė tė gjatė, pa u konsultuar me mjekun.

Ata nuk e konsiderojnė veten impotentė, sepse sipas tyre, impotent ėshtė, vetėm, ai qė nuk arrin, kurrė, tė ketė forcim tė penisit (ereksion). Ky ėshtė njė mendim i gabuar.

Ka njė fakt interesant: 25 pėrqind e tė rinjve thonė se kur vendosin kondomin e humbasin ereksionin, si rrjedhojė ata nuk e pėrdorin kondomin, ndonėse, thonė se kanė patur gjashtė ose mė shumė partnere tė ndryshme seksuale.

Siē kuptohet, ky ėshtė njė problem shėndetėsor shumė i madh. Mospėrdorimi i kondomit, veēanėrisht, kur kanė marrėdhėnie seksuale me shumė partnere dhe kur niveli i sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme ėshtė bėrė epidemik, bėn tė rriten shumė shanset qė ata tė sėmuren me njė nga kėto sėmundje, pėrfshi edhe HIV/AIDS.

Nga tė rinjtė impotentė, vetėm 6 pėrqind kėrkojnė tė marrin mjekim nga doktori; 57 pėrqind pėrdorin mjekime tė ndryshme pa dijeninė e mjekut; ndėrsa 29 pėrqind pėrdornin Viagrėn dhe shoqet e saj. Ata e marrin Viagrėn edhe pse janė seksualisht normalė, por Viagra i bėn tė ndjehen mė mirė ngaqė u pėrmirėson performancėn seksuale.

Por mbani mend: Viagra, nuk e bėn njė tė ri qė ėshtė seksualisht normal, njė “superman seksual”. Ajo e bėn atė tė aftė tė bėjė seks mė shpesh nė njė periudhė kohe mė tė shkurtėr.

Nė vendin tonė ku farmacistėt e japin Viagrėn dhe barnat e tjera kundėr impotencės pa recetė, gjetja e kėtyre barnave nuk pėrbėn shqetėsim. Pėr kėtė problem kaq tė rėndėsishėm mjekėt kanė dalė fare jashtė loje.

Duhet tė kuptohet mirė nga tė rinjtė, nga prindėrit e tyre dhe nga tė gjithė tė rriturit, se pėrdorimi i Viagrės bashkė me alkoolin dhe drogat e tjera tė rrugės, e bėn marrėdhėnien seksuale tė rrezikshme.

Nuk ka rėndėsi doza qė pėrdor. Rėndėsi ka qė tė rinjtė nuk duhet tė pėrdorin barna kundėr impotencės pa konsultimin e doktorit. Tė rinjtė duhet tė dinė se Viagra, Levitra dhe Cialis janė barna jo pėr ata me funksion seksual normal, por pėr ata qė kanė nevojė dhe ua rekomandon mjeku.

Po pse tė rinjtė impotentė janė kėrcėnim pėr pėrhapjen e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme ?

Sipas statistikave mė tė reja, shumė nga tė rinjtė e moshės 18-24 vjeē, (rreth 64 pėrqind) e pėrdorin Viagrėn, Levitrėn dhe Cialisin bashkė me alkoolin, metamfetaminėn, kokainėn dhe ekstazi. Drogat e rrugės, siē dihet, pakėsojnė frenimin pėr seks dhe i bėjnė ata mė tė guximshėm. Por dihet, gjithashtu, se drogat e u ulin nivelin e performancės seksuale dhe ndihmojnė shfaqjet e impotencės. Ndaj pėr t’u bėrė partnerė mė tė mirė seksualė, ata, veē drogave marrin dhe Viagrėn.

Kuptohet, qė me Viagrėn ata bėhen mė tė zotė pėr seks, por droga dhe alkooli u mpijnė ndėrgjegjen. Tė bėsh seks kur nuk je nė gjendje tė kuptosh pėrgjegjėsinė qė ke pėr veten dhe partnerin, kjo bėn qė tė rritet rreziku pėr t’u infektuar me sėmundjet seksualisht tė transmetueshme dhe pėr tė shtuar numrin e shtatzėnive tė padėshiruara
 
Top
0 replies since 25/8/2016, 14:26   2478 views
  Share