MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

HISTORIA E QYTETIT TONE VLORĖS

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/2/2015, 20:57     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Vlora nė lashtėsi quhej Aulona. Ajo pėrmendet nga shumė udhėtarė dhe kronikanė tė huaj, si njė nga qytetet - skelė kryesore tė Ilirisė sė Jugut, qė lulėzoi pas rėnies sė Apollonisė dhe Orikut.
Emri i Vlorės ėshtė ndėr tė paktėt emra gjeografike tė bregdetit lindor tė Adriatikut qė i ka qėndruar kohės qysh nga lashtėsia. Nė bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emėr gjeografik del i njė lashtėsie pak a shumė tė pėrafėrt me ato tė Durrėsit, Shkodrės, Lezhės dhe Ulqinit. Kėta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohės nė rast se vendbanimet e emėrtuara prej tyre nuk do tė kishin pasur njė vazhdimėsi pėrdorimi nė radhė tė shekujve… Njė pjesė e mirė e popullsisė sė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve mundi t'i rezistonte proēesit tė romanizimit dhe mė pas tė sllavizimit, qė pėrfshiu pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik", nėnvizon nė studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.



Sipas materialeve arkeologjike, dėshmohet se nė bregdetin e Vlorės, ashtu edhe nė prapavijėn e tij, pėr vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore tė shumė qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtės.
Tė tilla janė ato tė "Shpellave tė Velēės", "Shpellave tė shkruara tė Lepenicės" (nga mė tė rrallat nė Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesė" (Himarė) apo "Mozaikėt e Mesaplikut", pasuri e rrallė kombėtare. Vendbanimet tumulare tė Vajzės, Dukatit, Mavrovės, "Pitosa" tė Mallkeqit tregojnė pėr autoktoninė dhe vazhdimesinė etno-kulturore tė ilirėve nė periudhėn e bronxit dhe tė hekurit.
E njėjta gjė dėshmohet edhe nė vendbanimet e tjera tė lashtėsisė qė janė qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadėraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.
Amantia, e themeluar nė shek. V p.e s., ėshtė njė nga qytetet e pakta tė Ilirisė jugore qė ka pasur jetė 1000 vjeēare, ku spikat mė shumė ndėrtimi nė terren malor i stadiumit antik madhėshtor, i ndėrtuar me blloqe tė mėdhenj gurėsh.
Nė jug tė qytetit tė Vlorės gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenė njė nga portet mė tė lashte tė bregdetit tė Vlorės, i themeluar si vendbanim nė shek. VI-V p.e s.
Oriku u bė port i fortifikuar, bazė e rėndėsishme ushtarake nė Adriatik dhe nė shek. II-I p.e.s ishte kantier i rėndėsishėm detar pėr ndėrtim e riparim anijesh, gjė qė favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha tė Llogarase dhe Sera e Selenicės. Nė shek.I p.e.s. Oriku shėrbeu si kryeurė e fuqive pushtuese tė kohės, arenė luftrash midis Romės, Maqedonisė dhe Ilirisė, si dhe nė luftėn rivale midis Ēezarit e Pompeut qė i solli Orikut shumė shkatėrrime. Nė shek.II p.e.s., Oriku u godit nga njė tėrmet i fuqishėm dhe u shkatėrrua duke e humbur rėndėsine e tij, pa mundur tė rimbėkėmbej mė. Ishte pikėrisht koha kur nė gjirin e Vlorės del nė pah njė tjetėr qytet-Skelė, qė ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dėshmi arkeologjike e lashtėsisė dhe autoktonisė ėshtė edhe vetė simboli i saj - "Vajza aulonase", njė skulpturė "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtėr vendas me gurin gėlqeror tė Kaninės, qė simbolizon veshjen e grave ilire.
Emrin e qytetit - Skelė tė Aulonės sė lashtė e gjejmė tė pėrmėndur nė shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Kėto tė dhėna burimore pėrputhen me tė dhėnat e tjera tė pėrafėrta, siē janė dėshmitė arkeologjike pėr njė kėshtjellė, port e bankinė tė madhe (kėshtjella e Jangjeēit, Triport), qė kanė ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykėderdhjen aty nė Lagunėn e Nartės. Por,ndoshta kur Vjosa u largua nė drejtimin verior,Triporti humbi mundėsinė dhe rėndėsinė. Pikėrisht nė kėtė kohė duhet tė ketė origjinėn Aulona port i spostuar nė JL, e cila del si skelė - qėndėr tregėtare - dhe Kanina - qėndėr administrative - ushtarake nė shek. VI e.s. Fakti qė nė shek.V-VI e.s., ka pasur nė Vlorė edhe njė peshkop,varur nga metropoliti i Durrėsit, tregon se Aulona ka qenė vendbanim me rėndėsi. Kėtė e mbėshtet edhe zbulimi i viteve tė fundit i traktatit tė murit rrethues mbrojtės, fortifikues nė qėndėr tė qytetit tė sotėm tė Vlorės (pranė monumentit tė Pavarėsisė) si dhe zbulimi i disa dėshmive tė reja pėr ekzistencėn e molit tė vjetėr, nė afėrsi tė stacionit tė trenit.

Gėrmimet e fundit nė Kaninė dhe Himarė kanė dhėnė dėshmitė e tjera pėr kulturėn ilire tė antikitetit tė vonė dhe mesjetės sė hershme, pėr autoktoninė dhe vazhdimesinė iliro-arbėrore dhe mesjetare shqiptare. Nė shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatė mesjetės, Aulona pėrmėndet nė listėn e qyteteve bregdetare si port i rėndėsishėm, me detari tė zhvilluar, qė tregėton vaj ulliri, kripė, valanidh, lėndė drusore, ullinj si dhe panairet qė bėheshin nė afėrsitė e Vlorės, ashtu edhe nė vende tė ndryshme tė Europės. Edhe nė grykėn e Vjosės ishte skela e Spinaricės, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin tė pranishėm edhe konsuj tregtarė tė Raguzės, Venedikut etj.
Nė mesjetė Vlora dhe viset e saj ranė nėn pushtimin normand mė 1081, mė pas nėn pushtimin e Venedikut mė 1205 dhe atė tė sundimit tė Hohenstaufenėve gjerman, siē e pėrshkuan edhe Jireēeku nė studimin e tij.
Si njė qėndėr e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe nė mbrėtėrinė e Arbėrisė mė 1272, ku kronikat e kohės shėnojnė lulėzimin e zejtarisė, tregėtisė, blegtorisė dhe pemtarisė, tė pėrfshirė si despotat mė vete.

Njė rol tė madh nė jetėn politike, ushtarake e shoqėrore tė Vlorės, ka lozur edhe familja e madhe Arianitėt, tė cilėt pėrmėnden nė shek.XI, nėpėrmjet tė parit tė tyre Arianit Komnen Golemi Topisė, sidomos nė shek. XV-XVI. Njė nga figurat e shquara tė shek.XV ėshtė Gjergj Arianiti, i cili organizoi qėndresėn kundėr pushtuesve osman mė 1431-1432 e mė pas nė grykat e Labėrisė. Me bėmat e tij, Gjergj Arianiti mori pėrgėzimet e Fuqive tė Mėdha tė Europės tė asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skėnderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur nė zoterimet e tij nė jug dhe nė Shqipėrinė e Mesme. Nė Kuvendin e Lezhės, mė 2 Mars 1444, pėr t'i bėrė ballė rrezikut tė pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndėr tė parėt krerė sundimtarė shqiptarė, nė kėtė lidhje ushtarake mbarėkombėtare. Nė shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorės nė njė nyje tė rėndėsishme tė Adriatikut pėr pushtimin e Italisė.
Nė regjistrin turk tė vitit 1520 shėnohen 701 familje vendase dhe 531 familje ēifute. Kjo dėshmon pėr njė klimė paqėsore e tolerancė ndaj ēifutėve nė qytet nė njė kohė kur gjetke ata persekutoheshin egėrsisht. Kėshtu qyteti pėrmblidhte 6300-6500 banorė. Nga Vlora u nisėn fuqitė ushtarake osmane kundėr Italisė sė Jugut, mė 1480, kundėr kryengritjes sė himarjotėve mė 1492 dhe shėrbeu si bazė e sulltan Sulejmanit kundėr Korfuzit, mė 1537. Po nė kėtė vit u ndėrtua kėshtjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurėt e sė cilės u morėn nga kėshtjella e Jangjeēit nė Zvėrnec dhe nga muri rrethues i Aulonės.

Nė shek.XVII-XVIII Vlora ishte njė nga limanet mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė sė Jugut, pas Prevezės, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitė. Nė skelėn e Vlorės ishin ndėrtuar depo tė mėdha pėr grumbullimin e prodhimeve buqėsore e blegtorale tė fshatarėsisė, ku pėrfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrės dhe Myzeqesė. Nė eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti mė Triesten, Venedikun, Vjenėn, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinėn, Maltėn e Qipron. Nė portin e Vlorės hynte rregullisht ēdo javė vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", tė cilėt vetėm pėr vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuēi, ullinj tė vjelur - 11.000 barrė, kripė - 1.5 milion kilogram, lesh tė palarė - 15.000 okė, lėkurė qengji e lepuri - 20.000 copė, breshka - 40.000 copė, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish tė therur, peshk tė kripur, vezė peshku, serė, asfalt, misėr, tėrshėrė, thekėr, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltė tė bardhė Kanine, verė tė Nartės dhe verė "Vlosh" tė Vlorės.

Njė artikull i kėrkuar ishte edhe stralli i gurores sė Drashovicės, qė pėrgatitej me blloqe dhe ashkla. Pėr eksport, gėzofet prej lėkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft tė preferuar pėr Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markės "Vlonjak", qė ishte mė i lashtė se marka italiane dhe frėnge, dallohej pėr prodhueshmėri tė lartė, vaji dhe regjie lėkure. Nė vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrėnjė ullinj.
Vlora njihet si njė vatėr e rėndėsishme e patriotizmit ndėr shekuj, ku pėrpjekjet pėr liri, pavarėsi dhe prosperitet kanė qenė nė shpirtin e ēdo vlonjati.
Luftrat kundėr pushtimeve tė huaja dhe pėrpjekjet pėr pėrhapjen e arsimit shqip bėnė qė nė Vlorė tė krijoheshin shumė shoqėri patriotike.
Nė vitet 1908-1912 klubi "Labėria" u bė njė vatėr e ndezur e pėrpjekjeve pėr pavarėsinė e vendit dhe luftėn kundėr pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i kėtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Ēelja e shkollės shqipe tė Muradies (7 Gusht 1908) ishte njė ngjarje e shėnuar nė jetėn arsimore tė Vlorės.
Por ngjarja mė kulmore e qytetit tė Vlorės ishte 28 nėntori 1912 kur plaku i urtė e diplomati i shquar Ismail Qemali, sė bashku me delegatėt e ardhur nga vise tė ndryshme tė vendit, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė dhe njėkohėsisht ngriti flamurin kombėtar nė Vlorė. Kėshtu Vlora u bė kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė pavarur.

Mė 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianė. Pas zgjerimit tė pushtimit italian nisi rezistenca kundėr pushtuesve. Nė vitin 1920, pas Kongresit tė Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombėtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake nė Luftėn e Vlorės. Lufta e Vlorės ėshtė njė nga epopetė mė tė lavdishme tė shqiptarėve. Vlora u kthye nė "Termopilet" e Shqipėrisė, siē thoshte patrioti Halim Xhelo.
Nė vitet 1920-1924 Vlora u pėrfshi nė rrjedhėn e proēeseve tė demokratizimit tė jetės sė vendit. Kėtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqėrisė "Bashkimi" (1922). Njė rol tė madh nė kėto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombėtare", "Fjala e Lirė", "Shpresa Kombėtare" etj qė botoheshin nė Vlorė.
Nė Luftėn e Dytė Botėrore Vlora u bė njė nga vatrat e rėndėsishme tė Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti njė barrė tė madhe tė Luftės dhe kontributi i saj ishte i shquar.
 
Top
0 replies since 18/2/2015, 20:57   2160 views
  Share