MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pyetje dhe pergjigje rreth seksit

« Older   Newer »
  Share  
FLUTURA
view post Posted on 17/9/2011, 19:54     +1   -1




dhe Pergjigje

Gjithēka qė doni tė dini mbi seksin dhe qė askush nuk ka guxuar kurrė t'ua thotė. Shpjegime nga ekspertėt me tė njohur pėr 38 probleme kryesore qė kanė meshkujt e femrat pėr raportet intime mes tyre
"Ėshte gjeja mė zbavitese qė kam bėrė pa qeshur", ka thėnė Woody Allen. Por nuk mund tė jetė plotėsisht e vėrtetė. Dhimbje dhe kėnaqėsi e ēdo historie dashurie, seksi ėshtė vėrtėt diēka serioze, por nuk ka arsye tė pėrjetohet me frikė apo ndruajtje. Pėrkundrazi, njė grimė ironi ndihmon pėr tė zgjidhur pasiguritė, pėr ta bėrė me mė shumė kėnaqėsi. Me pėrgjigjet pėr 38 pyetje qė lidhen me marrėdhėniet seksuale, ekspertėt zbulojnė gjithēka qė duhet ditur mbi seksin.

1-Pėrse gratė mund tė kenė orgazma tė shumfishta?


Thuhet se grate e haremit arrin deri 50 orgazma njera pas tjetres. E pamundur? Jo. Sipas seksologeve, gruaja nuk e ka periudhen e ashtuquajtur refrektare (dmth ate gjendje ne te cilen trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), ne te cilen hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra perse ajo mund te arrije orgazma njera pas tjetres. Duke ndjere nje emocion shume me te thelle se burri. Eshte merite e klitoridit, organi i kenaqesise femerore, qe pershkohet nga 8.000 fibra nervore: dyfishin e penisit. Por kujdes ama. Shume gra pas nje orgazme jane te kenaqura dhe nuk duan te preken me.



2-Pėrse pėr burrin pėrmasat janė kaq tė rėndėsishme?


Shume burra e masin burrerine e tyre me centimetrat. Kjo ndodh sepse ne nivel simbolik, penisi perfaqeson fuqine, burrerine, energjine seksuale. Jo rastesisht femijet shikojne ne ekstaze ereksionet e para te tyre dhe djemte studiojne njeri- tjetrin dhe maten me moshataret ne dhomat e zhveshjeve apo te gjimnastikes. Kur rriten, nuk kane me nevoje per krahasime, por te ndodhen prane nje gruaje qe te komentoje me admirim permasat e penisit te tyre, jo vetem qe u ben qejfin, por i ben te ndjehen te forte, te fuqishen dhe te deshirueshem.



3-Pėrse kulmi seksual femeror ėshtė rreth moshes 30 vjeē dhe ai mashkullor rreth moshės 18 vjeē?


Ne fakt, si tek gruaja edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i deshires seksuale) regjistrohet ne moshen 20 vjec. E nese grate kane nje pjekuri seksuale me te vonshme varet nga dy motive qe nuk kane te bejne me anatomine. I pari eshte kulturor, lidhet me tolerancen me te madhe shoqerore qe, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemte i jetojne eksperiencat e tyre me me qetesi se vajzat. Arsyeja e dyte eshte e tipit psikologjik: per vajzen, seksi dhe ndjenja shkojne bashke. Ja pra pse thone se nje grua jep me shume ne seks rreth moshes 30- 40 vjec, dmth atehere kur jeton marredhenie dashurie te qendrueshme dhe te rendesishme. Te cilat e lejojne t'i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur me e lirshme dhe e sigurte ne vetevete.



4-Pėrse ai nuk do t'i thonė se ē'duhet tė bėjė nė shtrat?


Sepse asnje burre nuk do te komandohet me shkop, sidomos ne dhomen e gjumit: kjo do ta bente te ndjehej qesharak si nje djale i vogel. Dhe meqe ereksionet jane thellesisht te kushtezuara nga mendja, nje burre i vene nen trysni, do te humbte entusiazmin. Gruaja ideale? Ajo qe eshte shume pjesemarrese, qe propozon dhe sugjeron ne vend qe te jape "leksione perdorimi". Sekreti qendron ne moskufizimin me komunikimin verbal. Por t'ua lesh edhe delikatesave dhe gjesteve detyren per t'u shprehur. Gjuha e trupit, ne fakt, mund te jete me e qarte se shume fjale dhe kultivimi i saj ndihmon per te krijuar nje klime shkembimi reciprok dhe jo mposhtjeje.



5-Pėrse pėr disa gra, depėrtimi i penisit ėshtė i dhimbshem?

Vaginizmi (dmth dhimbja gjate ampleksit) eshte nje problem me nje komponent te madh emotiv dhe jane te shume te pakta rastet kur depertimi shkakton dhembje per shkak te nje forme jo te zakonte te vagines. Ne pjesen me te madhe te rasteve, vaginizmi mund te varet nga nje traume e kaluar (raporti i pare i dhunshem dhe i dhimbshem, nje edukate e rrepte dhe shtypese), ose nga tensione dhe shqetesime te tipit psikologjik. Dhe te kembengulesh ne raste te tilla vetem sa i keqeson gjerat.



6-Pėrse thuhet se pėr gruan dashuri dhe seks janė njė?

Kjo thuhet, por nuk eshte nje rregull. Pyetjes: "A keni bere ndonjehere seks pa dashuri?", rreth 70% e grave i jane pergjigjur "po". Sigurisht ajo vazhdon te enderroje dashurine e madhe. Por, ne pritje, jepet edhe pas historive te bazuara vetem ne terheqjen fizike. Dhe nuk ka me nevoje t'i justifikoje si "dashuri". Nje tendence qe, sipas eksperteve, eshte e destinuar te rritet.



7-Pėrse gratė eksitohen me shumė nga fantazia sesa duke parė figuren e njė burri lakuriq?

Sipas disa sondazheve, fotoja e nje burri nudo u pelqen vetem kater grave ne njeqind. Me mire eshe imazhi i nje toraksi muskuloz (u pelqen 60 perqind te grave) apo i nje prapanice te bukur (qe u pelqen 12 perqind). Por maksimumi per gruan jane fantazite (43,5 perqind) dhe romanet erotike (25,3 perqind). Grate jane "frymore racionale" dhe me shume se muskujt lakuriq, shikojne nga sjellja dhe qendrimi. Qe i eksiton nese eshte pasional dhe romantik.



8-Pėrse gratė thonė se dimensionet nuk kanė rėndesi?

Sepse kjo eshte e vertete: permasat jane nje fiksim ekskluzivisht mashkullor. Vagina ka nje strukture elastike (mjaft te mendohet se sa zgjerohet ne lindje) dhe brenda disa kufijve mund te pershkohet njelloj nga nje penis i madh apo i vogel. E meqe ndjeshmeria e femres eshte me e madhe ne hyrje te vagines, gjatesia e penisit nuk e ndryshon intensitetin e ndjesive. Cdo grua e di se sa kenaqesia e saj varet edhe nga harmonia dhe intimiteti me partnerin. Se fundi, kujdes nga amplekset shume pasionante nese penisi eshte i madh: indet delikate te vagines mund te skuqen.



9-Pėrse gratė eksitohen me mė vėshtirėsi se burrat?

Mjeku kinez Tamba Yasoyti, ne shekullin X para Krishtit, keshillonte te ekplorohej trupi i partnerit (me duar dhe me goje) 63 here. Teper? E pra do te bente te lumtura ato 30 perqind te grave qe, sipas nje sondazhi, nuk arrijne asnjehere orgazmen (kundrejt 2 perqind te burrave). Grate, qe jane me ne kontakt se burrat me emocionet, per t'u eksituar duhet te jepen me besim. Per kete arsye deshirojne me shume kohe per puthje dhe perkedhekje (te ashtuquajturat paraprake).Ndersa burri seksualisht eshte me pak i nderlikuar dhe pergjigjet e trupit te tij mund te jene mekanike. Ja perse mund te futet menjehere "ne teme". Gjynah, sepse per te eksituar vertet nje grua duhet djersise me kuptimin e vertete te fjales. Pra, te nxjerre hormonet androgjene qe (eshte zbuluar tani) favorizojne eksitimin e organeve gjenitale femerore.



10-Pėrse shumė gra preferojnė ta bėjnė nė errėsirė?

Erresira apo gjysmerresira fshehin defekte te mundshme fizike, qe jane shqqetesim i shume grave. E nese celuliti apo rrudhat nuk shihen, atehere eshte me kollaj te jepesh. Por e verteta eshte se ne erresire (apo me sy te mbyllur) ajo mund t'ia lere veten lehte fantazise, qe eshte afrodiziaku me i fuqishem per gruan.



11-Pėrse asaj i pėlqen mė shumė tė qėndrojė siper?


Sepse keshtu mund te provoje ndijesi me te thella. Ne kete pozicion stimulohet ne fakt ne maksimum nervi pudendo, nje terminal nervor qe eshte i ndare ne tre dege: ne ate perienale (gjendet ne pjesen e poshtme te bacinit), ate kurrizor i klitoridit dhe ate anale. Vec kesaj, nese ajo qendron siper, eshte me i theksuar ferkimi i organve gjenitale te jashtme dhe shuma e ketyre stimulimeve i sjell kenaqesi shume me te madhe dhe perfshirese nga c'mund te kete kur siper eshte ai. Pa llogaritur pastaj qe ne kete pozicion gruaja ndjehet me e lirshme per te pasuar ritmet dhe ndjesite e saj. Avantazhe shume te cmuara per ate qe ka nje partner mbipeshe apo per ate qe vuan nga ankthi: disa gra, ne fakt, ne te ashtuquajturin pozicion te misionarit (ai siper dhe ajo poshte), ndjejne t'u merret fryma.



12-Pėrse burrat nuk kanė nevojė per parapėrgatitje?


Tashme shume studime shkencore kane treguar ate qe te gjithe burrat dhe grate e dine nga eksperienca: tek ai deshira rritet shume shpejt, ndersa eksitimi femeror rritet ne menyre te embel dhe graduale. Vec kesaj, burrat ndjehen me meshkuj nese "nuk humbin kohe" me puthje dhe perkedhelje (e ne fakt thuajse 50 perqind e grave ankohen per kete). Por problemi me kryesor eshte ky: Si t'ia bejme me ate 32,8 perqind te grave qe, duke iu permbajtur statistikave me te fundit, vuajne nga renia e deshires? Ka nje zgjidhje: psikologe dhe seksologe jane te nje mendjeje se per te rigjetur kenaqesine para se te arrihet ne depertim, do te ishte e nevojshme gjysme ore e mire puthjesh dhe perkedheljesh.



13-Pėrse disa burra nuk arrijnė fare tė pėrmbahen?


Nese ai nuk arrin ta mbaje orgazmen ne pergjithesi do te thote se ndjehet psikologjikisht nen trysni (shpesh eshte nje fakt i pavetedijshem, te cilin nuk e percepton plotesisht) dhe kjo shkakton nje tension ne bacin: zona plevike ngurtesohet dhe behet e paafte per te mbajtur ejakulacionin. Per kete arsye, kura ne rastet e ejakulacionit te parakohshem konsiston ne ndihmen qe duhet dhene per te gjetur nje qetesi emotive. Por nganjehere ai nuk arrin ta mbaje sepse kenaqesia eshte shume e thelle. Ne kete rast edhe ejakulacioni eshte shume i forte dhe i bollshem.



14-Pėrse ai nuk ka qejf tė pėrdorė prezervativin?

Sepse mund te pengoje kalimin natyral nga parapergatitjet ne depertim. Nese ai duhet te ndalet, te hape kutine dhe te vendose profilaktikun, eksitimi mund te ulet. Dhe duke u ndjere ne siklet, mund ta kete te veshtire te rifilloje nga e para. Vec kesaj eshte edhe paragjykimi qe e konsideron prezervativin nje pengese per ndjeshmerine e penisit. Por ai eshte aq i holle dhe puthites sa nuk e justifikon mungesen e ndjeshmerise. E nese prezervativi hyn natyrshem e zakonisht tek cifti, mund te kthehet ne nje moment intimiteti, pa u nderprere momenti erotik i vendosur mes te dyve.



15-Pėrse disa burra, kur bėjne dashuri eksitohen duke thėnė fjalė tė ndyra?

Per disa burra, thenia e fjaleve te ndyra ka nje efekt clirues. Eshte njesoj sikur thyerja e skemave te sjelljes se mire, t'i ndihmoje te jepen. Disa te tjere provojne nje kenaqesi per te ndaluaren, e ngjashme me ate te femijeve dhe kjo e shton deshiren e tyre. Dhe nuk eshte e thene, sic mund te mendohet, se grave nuk u pelqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nese shahen arrijne me kollaj te largojne nga vetja bllokimin dhe turpin.



16-Pėrse pas orgazmes burri ka nevojė pėr shumė kohė per t'u ri****kuar?

Sepse orgazma e tij, me shume se ekstazes femerore i ngjan nje shkarkimi te mirefillte. Dhe menjehere niveli i testosteronit (hormoni mashkullor qe ndikon deshiren seskuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjehere. Qe te rikthehet deshira per te bere dashuri, nje burri i duhet nje periudhe pushimi nga dhjete minuta tek te rinjte deri ne 48 ore tek me te vjetrit.



17-Pėrse "mė pas" ai fle gjumė?

50 perqind e grave thone se partneri, pas dashurise eshte indiferent ndaj perkedheljeve. Ai fle gjume menjehere, ose fillon te lexoje gazeten, te shohe TV apo te haje. Ka nje shpjegim dhe kete na e japin shkencetaret. Pas orgazmes, ai hyn ne nje faze relaksi. Kjo per shkak te endorfinave, te ashtuquajturat substanca te mireqenies qe organizmi yne prodhon edhe pas nje ore aktiviteti fizik dhe qe kane nje efekt te lehte ctensionues. Nese ai eshte i stresuar, ky relaks mund ta vere ne gjume. Por nganjehere edhe per grate seksi eshte nje moment relaksi qe mund te rreshkase me kenaqesi ne gjume.



18-Pėrse burrave u pėlqen tė shikojnė?

E dini qe meshkujt e vegjel te shimpanzeve shikojne amplekset e te rriturve dhe i riprodhojne duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafsheve i kane gjenitalet e ngjyrosura per te terhequr veshtrimin e meshkujve? Syri ka shume rendesi ne takimin seksual dhe deshira, sidomos tek meshkujt, eshte e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo eshte theksuar me evolucionin: U pakesua sitmuli nga feromonet, aroma qe trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, per te joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh nje minifund.



19-Pėrse nė krevat shumė gra kanė qejf qė t'u flitet?

Sepse, ne pergjithesi, grate duan me shume komunikimin se sa veprimin e mirefillte. Nje karakteristike qe, natyrisht, shfaqet edhe ne seks. Nje hapje e mire me partnerin, para, gjate dhe pas raportit seksual, i ben te ndjehen te futura ne nje lidhje te pasur, te plote dhe shume me teper perfshirese se sa nje "takim seksi" i thjeshte. Dhe eshte edhe nje kenaqesi me e madhe fizike.



20-Pėrse shumė burrave u duket eksituese tė shohin dy gra qė bėjnė dashuri?

Deshira e shume burrave per te pare gra qe perkedhelen nuk lind vetem nga pasioni mashkullor per imazhet erotike. Ne fakt eshte fjala per nje "variant" njekohesisht eksitues dha pak kanoses. Shpesh ai, ne kete fantazi, nuk eshte i trembur nga ballafaqimi me burra te tjere. Dhe mund te perfytyroje te futet ne loje si protagonist i vetem e i padiskutueshem.



21-Pėrse pėr atė ėshtė me e lehtė tė bėjė dashuri nė mėngjes?

Degjohet te thuhet shpesh, por eshte dicka e zakonshme. Nuk ekziston nje orar "seksi" ideal per te gjithe burrat. Ka tipa mengjesi, pasdreke dhe mbremjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush ben pune shume te lodhshme apo stresuese, ka me shume fuqi seksuale pas pushimit te nates. Pastaj ne mengjes mund te kete nje tjeter avantazh. Cdo nate nje burre ka kater ereksione ne perputhje me endrrat (kjo ndodh e dhe tek gruaja: ne gjume klitori fryhet kater here). Nese i fundit nga keto ereksione te pavullnetshme ndodh rreth ores gjashte te mengjesit, mund te shkaktoje nje zgjim te shoqeruar me nje deshire te forte. Por nese orari eshte nje faktor subjektiv, per te gjithe ka shume rendesi stina.



22-Pėrse shumė gra kur janė shtatzėna kanė mė shumė dėshirė pėr tė bėrė dashuri?

Pas tre muajve te pare te shtatzanise, disa gra gra hyjne ne nje faze euforie erotike. Shkaku fizik eshte per t'u kerkuar ne shtimin e fluksit te gjakut ne zonat e poshte barkut, qe i shton stimujt seksuale. Por ka edhe nje arsye tjeter psikologjike. Ne kete periudhe ajo ka me shume nevoje per ledha: prej kohesh periudha e shtatzanise eshte konsideruar ne antiteze me joshjen. Dhe nje grua shtatzene, qe ka nje trup i cili i ndryshon perdite, do te ndjehet akoma e deshiruar nga partneri. Ne tremujorin e fundit, frika e demtimit te femijes, pesha dhe veshtiresite e mundshme te frymemarrjes dalin ne plan te pare. Dhe deshira mund te zvogelohet. Por nuk ka rregulla: cdo grua reagon ndaj shtatzanise ne menyre te ndryshme.



23-Pėrse ai duhet tė besojė se udhėheq lojen?

Sepse per arsye kulturore, pushteti seksual ka qene gjithmone pasuri e mashkullit. Ndersa gruaja aktive dhe eksperte ne seks konsiderohej "e rendomte". Keshtu, akoma edhe sot e kesaj dite, nuk eshte e lehte per nje burre t'i shpetoje rolit te vjeter si regjisor i madh i lojes erotike. Madje nje nga shkaqet e impotences mashkullore eshte pikerisht ankthi i formes ne seks.: perballe kerkesave te partneres, tek ai krijohet frika e mos qenies ne lartesine e duhur. Nje problem ky qe nuk eksziston tek ciftet sadomazokiste, tek te cilat ai zgjedh te luaje pasivin. Por ketu nuk eshte fjala per nje raport te barabarte, ne te cilin secili kerkon dhe merr ne te njejten kohe. Sigurisht, ne raportet ndermjet dy sekseve shume gjera kane ndryshuar por, per te luftuar perfunfimisht friken dhe paragjykimet, ndoshta duhet te pritet nje tjeter Mijevjecar.



24-Pėrse ėshtė aq e vėshtirė tė flitet me partnerin pėr dėshirat seksuale tė secilit?

Per dy arsye: turp dhe delikatese. Keshtu, me mire se t'i thuhet partnerit: "Nuk ndjej kenaqesi" duhet shkuar tek seksologu. Ndersa per delikatese, mbyllet nje sy per te metat e nje partneri te nxituar, egoist, apo te pastervitur. Frita se mos e fyesh tjetrin del mbi deshiren per te zgjidhur problemin. Por gabimi kryesor eshte te besosh se seksi eshte nje instinkt natyror dhe, per kete shkak, duhet te funksionoje mire vetvetiu, pa reflektuar. Seksualiteti si aspekte te tjera te jetes, duhet kultivuar me kujdes. Kush nuk kujdeset per te ka hequr dore qe ne fillim nga kenaqesia.



25-Pėrse kur gruaja ėshtė shtatzėne ai ėshtė i bllokuar dhe e dėshiron mė pak?

Ky nuk eshte nje rregull, por kjo ndodh nese gruaja shtatzene peson nje transformim te thelle, jo aq ne trup sesa ne identitet. Dhe per nje burre nuk eshte e lehte t'i pershtatet idese se nje gruaje qe nga dashnore behet mama. Nje figure qe, ne syte e tij, eshte krejt ndryshe nga ajo erotike. Shpesh ai refuzon te beje dashuri sepse, duke mos e pare se c'ndodh ne barkun e saj te madh, ka frike se mos demtoje femijen. E nganjehere eshte dhe frika parrefyeshme dhe irracionale se femija mund te shohe ndonje gje. Por keto jane tabu qe duhen mposhtur qe ne muajt e pare te shtatzanise. Nje seksualitet normal edhe ne ate periudhe eshte i rendesishem dhe e ndihmon gruan te mos ndjehet e vetmuar.



26-Pėrse shumė grave nuk u pėlqen seksi oral?

Kjo praktike ve ne kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa gra shkakton nje sens neverie per shkak te eres se spermes. Ne fakt, ne pergjithesi, jane vete grate qe nuk duan te bejne dashuri gjate mestruacioneve. Por pas refuzimit te nje raporti oral, mund te jete edhe frika e poshterimit ne syte e partnerit. Ne nje fare tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikerisht burrat kane shpikur nje numer termash qe i cilesojne ne menyre fyese dhe vulgare vajzat qe praktikojne pa probleme seksin oral. Sidoqofte, nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte te detyrosh partnerin te beje gjeste qe nuk i pelqejne.



27-Pėrse edhe kur ekziston njė raport dashurie i pėrhershėm, nganjėherė dikush jepet pas masturbimit?

Ne moshe te re e bejne te gjithe: 80 perqind e adoleshenteve (meshkuj dhe femra) masturbohen cdo dite. Ndersa ne moshe te rritur behet nga mos arritja e kenaqesise. Madje statistikat thone se 33,6 perqind e grave e arrijne orgazmen duke u masturbuar. Ne disa raste, masturbimi disa here ne dite eshte nje menyre per te njohur trupin, per te shkarkuar tensionet apo per t'u ngushelluar nga mungesa e partnerit. Kruesorja eshte qe kjo te mos zevendesoje raportin cift.



28-Pėrse, nė shumė raste, nė krevat ajo ėshtė mė pak aktive se ai?

Nuk ka vetem nje pergjigje per kete. Sot, ndryshe nga dikur, grate kane nje jete me aktive. Nevoja (e perse jo edhe deshira) per te angazhuar nje pjese te mire te energjive te tyre ne shume aktivitete, mund t'i shtyje, me momentet e intimitetit me partnerin, te deshirojne nje rol tjeter: ate qe tradicionalisht eshte cilesuar grua "pasive". Por ka situata ne te cilat, ajo vete e le veten te udhehiqet sepse ka frike se mos e ofendoje, sepse nuk arrin te kaperceje bllokimin e vet dhe nuk di t'i shfaqe deshirat. Ose eshte ai vete qe ta beje te ndjehet se preferon keshtu.



29-Pėrse thuhet se gratė e bukura pėlqejnė tė shemtuarit?

Duket se grate jane te terhequra para se gjithash nga sensi i sigurise qe transmeton nje burre. Bukuria nuk eshte pa rendesi, por nuk eshte kriteri i pare i zgjedhjes. Mendoni, per shembull, ate qe ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: grate, ne ditet pjellore, terhiqen nga burrat me fytyre simetrike, qe eshte tipike per ata qe kane nje sistem te mire imunitar. Keta, duke pasur me pak mundesi per t'u semurur, u pergjigjen me mire pyetjes se pavetedijshme te grave : "Mund te jete nje baba i mire?"



30-Pėrse nė 90 pėrqind tė rasteve, ēifti i mbetet besnik tė njejtave pozicione?

Per komoditet ose nga nevoja per te qene te sigurte. Statistikat thone se 75 perqind e cifteve bejne dashuri ne pozicionin e ashtuquajtur te misionarit, ku eshte burri qe rri siper. Nese ky normalitet eshte i kenaqshem, nuk ka arsye per ta ndryshuar. Shume shpesh mendohet se ekzistojne rregulla per te qene mire ne krevat, por rregulli i vetem eshte te ndjehesh i lire per te gjetur rrugen me te pershtatshme, pa u krahesuar shume me te tjeret. Por eshte edhe e vertete se ciftet me me shume fantazi, ato qe arrijne te futin gjithmone ndodnje te re ne menyren e tyre te te berit dashuri, jane me te qendrueshmet. Dhe fantazia behet shume me e rendesishme nese raporti zgjat me vite. Kjo edhe per faktin se ajo qe pelqehet ne moshen 20 vjec, nuk mund te kenaqe me ne moshen 50 vjec.



31-Pėrse pėr tė tėrhequr vėmendjen e partnerit duhet ta tėrheqėsh nga xhaketa?


Perderisa behet fjale per te joshur, perdoret gjithcka, shikime intriguese dhe simpati. Por pas muajit te mjaltit, kete gjeste zhduken. Tjetri behet nje prani e zakonshme. Sa keq, se mungesa e joshjes, sipas eksperteve, shkakton probleme edhe ne krevat. Pas moshes 35 vjec ciftet e qendrueshme bejne dashuri vetem kater here ne muaj. Ekspertet nuk kane dyshime: cdo cift duhet te gjeje menyren per te joshur njeri tjetrin.



32-Pėrse edhe nė njė ēift shumė tė lidhur, me kalimin e viteve bie deshira?


Fillohet me 200 raporte seksuale ne vit. Pas pese vjetesh, behen 50 dhe, pas dhjete vjetesh, vetem 20. Sipas eksperteve eshte nje ndryshim normal. E ne fakt, me kalimin e kohes, zakoni dhe dashuria, terheqja fizike, qe eshte e perbere edhe nga misteri, e humb forcen e vet. Ka cifte qe i bashkon nje lidhje e jashtezakonshme erotike. Per te tjerat, truku eshte te arrijne te sjellin pak loje (erotike) ne perditshmerine.



33-Pėrse disa ēifteve u pelqen "ta bėjnė ēuditshem"?

Seksi i "cuditshem" mund te duket dicka e pazakonte, por eshte pjese e normalitetit te disa cifteve. Ka burra dhe gra qe arrijne te bejne dashuri vetem cdo here qe e bejne ndodhen ne nje vend te ndryshem, ose kur kane nje stimul te ri. Ndryshe nga te tjeret, te cileve u duket eksituese vetem nje situate kur ndjehen te sigurte e qe e bejne ne te njejtin vend e madje edhe ne te njejten ore. Kush sjell ne krevat fantazine eshte i terhequr nga idea e trasgresionit, e shoqeron kontaktin seksual me nje rritje te vecante ku mund te shemben shume barrikada. Por ama nuk jane shume ciftet qe hedhin pak piper ne intimitetin e tyre: 40 perqind lexojne se bashku revista pornografike, 10 perqind frekuentojne lokale me shkembime partneri dhe vetem 9,3 perqind e cifteve pranon te perdore sadomazokizmin. Per ata qe duan pozicionet apo situatat me ekstravagante, trasgresioni luan rolin e nje afrodiziaku te fuqishem, sidomos kur shkon kunder konvencioneve me te konsoliduara sociale.



34-Pėrse nė njė farė moshe shumė njerėz mendojnė se nuk e bėjne dot mė?

Njerezit qe jane perqendruar shume tek imazhi, e jetojne me me shqetesim plakjen, qe padyshim sjell ndryshime hormonale. Per burrin, kur e ve re se ka nevoje per stimulime me te zgjatura per te arritur hereksionin apo pakesimi i lubrifikimit per gruan mund te sjelle shqetesime. Pastaj edhe muskujt jane me pak elastike duke bere qe disa pozicione te mos jene me te praktikueshme. Por nese e gjitha kjo eshte nje ligj i natyres, sidoqe te jete ekziston mundesia per te gjetur nje seksualitet te ri. Ose me mire nje stil te ri. Pas arritjes se nje fare moshe, seksi nuk eshte me i lidhur vetem me gjenitalet, por behet nje kenaqesi me e gjere, me e embel dhe qe kerkon kohe me te gjate. Cifti qe arrin te plaket mire, pa e refuzuar kete moshe te jetes dhe gjithcka qe ajo sjell, zakonisht nuk ka frike ta praktikoje seksualitetin e vet.



35-Pėrse grave u pelqen vetėm nėse zgjat shumė?

Pas dy vjet raportesh seksuale, kohezgjatja mesatare e nje raporti te tille eshte me pak se dhjete minuta. Dhe natyrisht qe konfidenca con ne shkurtimin e kohes, por nese atij i mjaftojne dy minuta per te arritur orgazmen, per grate duhen te pakten 11 minuta. Qe ketej e ka burimin edhe pakenaqesia e vazhdueshme e grave ndaj dashurise se "shpejte". Zgjidhja nuk eshte gjetja e nje partneri "rezistent", sic eshte kengetari Sting, tashme i famshem per performancat e tij seskuale qe zgjasin pese ore, por eshte te kesh nje partner te kujdesshem per kenaqesine e tjetrit. Nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe e ben cilesor nje raport.



36-Pėrse burrave u duket eksituese pornografia?

Shtatedhjete perqind e burrave "perdorin" pornografine per t'u eksituar, kundrejt 50 perqind te grave (qe gjithsesi e bejne thuajse gjithmone ne cift). Jo vetem kaq. Tridhjete perqind e burrave frekuentojne sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 perqind te grave. Sipas eksperteve, arsyeja kryesore eshte se tek mashkulli eksitimi kalon ne nje mjese te mire te tij permes shikimit. Imazhet kane nje efekt stimulues te shpejte. Gje qe, zakonisht grave, u ndodh me pak, sepse ato, me shume se te shohin preferojne te fantazojne.



37-Pėrse gratė kanė dėshirė mė rralle se burrat pėr tė bėrė dashuri?

Sepse gruaja, me shume se burri shperqendrohet nga seksi. Disa e kane nga arsye kulturore apo fetare, disa te tjera, pjesa me e madhe, sepse jane thjesht selektive. E keshtu preferojne qe seksi te jete nje eksperience e plote, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmone ndjehen te gatshme e madje e humbin edhe interesin per shkak te ndonje grindjeje apo nga lodhja. Ndersa deshira mashkullore eshte me fizike dhe me pak emotive.



38-Pėrse, mė pas, ai kėrkon gjithmonė t'ua tregojė miqve?


Ky qendrim, qe mund te jete pak a shume i theksuar ne varesi te karakterit te njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafsheve: neper kope mashkulli me i forte respektohet dhe ciftohet me shume femra, qe siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton nje grua e jeton si nje shenje te pushtetit te tij. Edhe kur ishte femije, i konsideronte me te njejten fryme ereksionet e para: i shikonte dhe gezohej sepse ndjehej se po behej i forte. Problemi eshte se disa burra fshehin pas kesaj menyre te beri seks, pasiguri, brishtesi dhe ndjenje inferioriteti.
__________________
 
Top
nikinikita
view post Posted on 22/6/2013, 03:02     +1   -1




...
 
Top
view post Posted on 23/7/2022, 10:18     +1   -1
Avatar

Junior Member

Group:
Member
Posts:
1

Status:
Offline


Pershendetje dua nje pergjigje urgjente do takoj t dashuren sot po jam me temperatur edhe sme ngrihet ca te bej ju lutem pergjigje???
 
Top
2 replies since 17/9/2011, 19:54   10839 views
  Share