MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Batuta te ndryshme

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 19/3/2009, 00:18     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


P e filloj une, meqese hapa edhe Temen.

Nuk jane nga filmat po i lexova diku dhe mendova te qeshim se bashku.

-Perpiqem te dal nga udhekryqi psikollogjik ku kam rene, por sdi s ngs hyra.

-Defrimi eshte arti i te lodhurit ne oret qe duhet te shlodhesh.

-Eksperienca eshte nje kreher te cilin e ke tendin kur mbetes qeros.

-Demokraci eshte 4 ujq dhe 1 dele te votojne per ushqimin.

-Ata qe mendojne se dine gjithshka, nervozojne ata qe i dine
.
-Ilaci me i mire per kolle eshte fasulja. pastaj ke frike te kollitesh.

-Zgjuarsia teknike(p sh robotet) nuk mund te fitojne mbi idiotesine natyrore(njeriun)

-Gruan time mbi te gjitha, te tjera i kam nen vete.

-I zgjuar eshte dikush qe, ne nje plazh nudistesh, mban mend fytyrat e atyre qe pa.

-Edhe nje shoqeri idiotesh, ka ndarje klasore. Nje idiot i pasur eshte i pasur, nje idiot fukara eshte thjesht idiot.

-Fati troket porten tende vetem nje here, ndersa fatkeqsia ka durim te madh.

-Kam lexuar kaq shume rreth duhanit dhe alkoolit, saqe mendoj te nderpres te lexuarin.

-Filozofia eshte vendstrehimi i fundit i deshtimit.

-Beni kursime ne uje. Lahuni bashke me nje shoqe/shok njekohesisht

--------------------------------------------------------






Cdo te ndodhte sikur ne Greqi ta mernin pushtetin talibanet...

1- Do te zgjidhej problemi i qarkullimit rrugor (grate nuk do te mund te ngisnin makinen)
2- Rritja e numrit te vendevete parkimit(grate nuk do te kishin makina)
3- Ulje drastike e aksidenteve rrugore(gate nuk do te ngisnin makina)
4- Ulje drastike e zhurmave te forta(grate nuk do te flisnin me)
5- Rritje e vendeve te punes(grate nuk do te punonin)
6- Rritje e te ardhurave familiare(grate nuk do te kene pavaresi ekonoike)
7- Zgjidhja e problemit te pamjeve te "shemtuara"(grate do te qarkullonin me perce)
8- Zgjidhja e problemit e vendeve ne plazhe(burrat do te shkonin ne lazh e grate do te rrinin n shtepi te gatuanin)
9- Zgjidhje e problemit te zenkave familiare(burri vendos e gruaja bindet)
10-Zgjidhja e problemit te "ah i dashur, sot nuk mundem, kam dhimbje koke"(burri kishte mundesine te kishte me shume se nje grua)

-----------------------------------------



Diku lexova keto qe po ju shkruaj sot. Se sa jeni dakort me to, ajo eshte pune tjeter. E lexon nje here, dhe pastaj gjykohene sipas bindjeve tuaja:


-Kerkova nga Zoti te me jape fuqi, Ai me dha veshtiresi per ti kapercyer.

-I kekova mencuri, Ai me dha problema te mesoj ti zgjidh.

-I kerkova bollek ekonomik, Ai me dha zotesine per te punuar.

-I kerkova guxim, Ai me dha rreziqe per ti kapercyer.

-I kerkova dashuri, Ai me dha njerez problemore per ti ndihmuar

-I kerkova te me beje ndere, Ai me dha raste per te shfrytezuar.

-Nga cdo gje qe kerkova nuk mora gje. Asgje nga ato qe desha.

-Mora ama gjithshka, ato qe me te vertete me duheshin

-Le te mos kerkoj me mire ato qe dua, duke marre parasysh mllefin qe ndjej per gjithshka ndodh rreth meje, sepse parandjeje katastrof te madhe... Ky eshte mendimi im.
(dmth i atij qe e hartoi kete)

-----------------------------------------



Parajsa ideale dhe Ferri ideal
-Parajsa ideale eshte kur:

-Polici eshte anglez
-Inxhinieri i makinave eshte gjerman
-Guzhinieri eshte francez
-Dashnori eshte grek
Dhe gjithe keto nen organizimin e zviceraneve

Ferri ideal eshte kur:

-Polici eshte gjerman
-Dashnori zviceran
-Guzhinieri anglez
-Inxhinieri i makinave francez
Dhe gjite keto te organizuara nga greket...

(Vertetim per greket? Per syte e nje gruaje bene 10 vjete lufte.... dhe pastaj deshen 10 vjete te kthehen ne shtepi...)

---------------------------------------------


Thenie te mencura

-Statistikat thone se nje ne kater njerez vuan nga lekundje nervore.
Mendoni tre shoket tuaj te ngushte dhe nxirni perfundimet per vete.

-Mos mbaj qendrim negativ, duke thene:Nuk do te kem sukses.
Rekomandohet qendrim pozitiv: Do te deshtoj...

-E vetmja arsye qe disa humbasin ne mendime... eshte
se u eshte e panjohur ajo fushe.

-Kurre mos fol keq per veten tende.
Shoket tuaj mund ta mbulojne me se miri kete fushe.

- Dua shume njerezimin
Njerezit nuk duroj dot...

-Realiteti eshte nje pseudondjenje qe shkaktohet nga mungesa e alkoolit
Asgje nuk arrihet me lehte se sa deshtimi.

-Nuk deshtova
Thjesht, gjeta dhjete mije menyra te gabuara.

-Nuk do te desha qe jeta te ishte nje shaka e madhe
sepse akoma se kam kuptuar

-Me leke nuk mund te besh miq
Por ben armiq te nje niveli me te larte.

-Nuk mbijeton me i forti, apo me i zgjuari
Por ai qe di te pershtatet me situatat.

-Dy gjera jane te perjeteshme: Gjithesia dhe Budallalleku i njerezve
Megjithse per Gjithesine kam filluar te dyshoj

Cfare gjinie jane kompiuterat, mashkullore, apo femerore?

Nje pyetje baze kjo, e te njejtes vlere me shume pyetje themelore te botes sone...

Femrat mendojne se eshte gjinia mashkullore, sepse:

-Qe te terheqesh vemendjen e tyre, me perpara duhet ti hapesh. Permbajne tone te tere me te dhena, por vazhdojne te mos kene ide.
-Ekzistojne gjoja per te zgjidhur probleme, por ne te shumten e rasteve, i krijojne ato.
-Sapo fillon te te pelqeje ai qe ke zgjedhur, kupton se, po te kishe pritur edhe pak, do te kishe mare nje model me te mire.
-Eshte e nevojshme gjithmone te kesh nje backup

Burrat e konsiderojne gjinia femerore, sepse

-Asnje-pervec krijuesit te tyre-nuk mund te kuptoje llogjiken e tyre te brendeshme.
-Gjuha qe perdorin per te komunikuar midis tyre eshte e pakuptueshme.
-Edhe gabimet me te vogla te tuat, rregjistrohen ne memorjen e tyre.
-Sapo mer nje te tille, fillon te harxhosh tere parate per ti blere aksesuar.
-Mesazhi "Bad Kommand" ose "Bad File Name", jep aq pergjigje sa edhe "Nese nuk di pse jam e merzitur me ty, atehere me siguri qe nuk ta them"


Ju cmendoni?
 
Top
view post Posted on 3/10/2009, 23:35     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


nji polic pyt nji te mencur! kujt i thone Filozofi? dhe ky i pergjigjet, filozofi i thone...hmm.. a te pelqen peshku? po i thote polici, deti? po i thote polici, peshku, deti, dhe... te pelqen plazhi ne det? po i thote polici, te pelqen plazhi, te pelqejne femrate bukura :)) me bikini etj, ksaj i thone filozofi i thote i mencuri, flm i thote polici, te nesermen ne pune i thote kolegut o Zenel! a e din kujt i thone Filozofi? :0) Zeneli: JO! Polici: a te pelqen peshku? Zeneli:Joooo! Polici: ik mor trap se qenke GAY! haha
 
Top
1 replies since 19/3/2009, 00:12   2097 views
  Share