| Zgjimi
Nje pellumb i bardhe Me hyri ne dhome E me perplasje krahesh Zgjoi qetesine time
I shpupurisi te gjitha: Kujtimet e harruara, ndjenjat e lënduara poezite e braktisura dhe ato te panisura..
Te gjitha u shkunden u gjalleruan, u bene tok e pastaj dy nga dy erdhen te te zgjojne edhe ty…
Nuk e di per ju...
Nuk e di per ju Por sa per mua, me jane plasaritur buzet per nje puthje per puthjen e atij qe dua qe mbeti atje qiej larg nga une...
Nuk e di per ju, por sa per mua, mua ne mergim nena me solli per flokesh. Shamine qe me dha shoku im ende e qull me rrëkej lotësh
E enderrove ate çast? E enderove ate çast Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem? Qe t’i thoshim njeri tjetrit diçka me shume Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?
Ja tek erdhi.. Ti s’the asgje Asgje s’thashe dot as une. Akrepi vraponte ne fushen e ores ne si kujtim na mbeti vetem nje shtrengim i lehte i dores
A ke provuar…
A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash motër asaj që motra jote s’është?
Kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është? Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, prane, por zemrën me ty e ndan?
Ke uruar ndonjëherë që e dashura, sinqeritetin e shoqes të ketë? Po miqësinë që e sjell përtej deti, sinqeriteti?
E ke provuar? Unë, po!
Si ndodh qe…E di se çpo mendoja tani? Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty Ne qytet do vihej nje shpallje "Eshte zhdukur nje vajze 20 vjeçare!" E do t’i lija tere gojet te flasin
Si ndodh qe djemte 20 vjeçarë nuk humbasin?
E di se c’po mendoja tani? Sa mire qe ti s’je une e une s’jam ti..
Ike ti Ike ti dhe diçka u këput brenda meje... Buzëqeshja ime pa gaz u bë dhe dielli u fsheh pas një reje.
Nenokja Eh moj e embela nenokja ime, ke lidhur duart e rri menduar veshtrimin hedhur pertej dritares, e di c'mendon, e di se c'bluan
Debore e bardhe ne gracke te zuri qekurse ke ardhur, e me s'tu nda, c'debore renka ketu, moj bije Po ketu tek ju qenka hata!?!
Mbeskat cicerojne ne telefon Na mori malli o nena, ku je? Ti ditet me gishtrinj u numeron Ja erdhi nena o shpirt atje.
Ditet e kthimit numeroj edhe une, si do me ikesh kaq shpejt keshtu? Kaq pak do rrish o nene me mua, pangopur me le nga "xhanet" e tua
Koken ne preher me merr si atehere, Djal i nenes - ty te ka nena trime, per ty jam e qete, me ty u cmalla, Ne Tirane me presin Xhulia, Ana..
Mos kerkoni ne poezine time
Mos më kërkoni ne poezine time E di pse? Sepse une. mund te jem ne te ardhmen tuaj mund te jem ne te shkuaren time mund te ndodhem ne te dyja bashke, ne nje kufij te shkrire e sfumuar vehten dhe ju duke kerkuar
Ne u pelqefshin poezite e mija, mos me pyesni emrin, sa vjeç jam, as ku ndodhem, syte ç’ngjyre i kam dhe mos bini ne enderime… A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores zemra ime?
Ne e pelqefshi poezine time mos me pyesni se kush jam ne e ndjefshi, Thirmeni thjesht "shoqja ime"
|