MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Vajzat gjermane, turiste deri nė Valbonė tė Tropojės

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 8/12/2008, 00:33     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Vajzat gjermane, turiste deri nė Valbonė tė Tropojės

Ēfarė i shtyu 7 turiste gjermane tė pėrshkonin nė kėmbė territorin e njė vendi tė panjohur? Mbresat nė fund tė vizitės

Marash Kola

Shqipėria po vizitohet gjithnjė e mė shumė nga turistė tė huaj. Pėrveē bregdetit tonė tė bukur, vise tė tilla malore si Thethi, Razma, Valbona, Rrogami, Lura etj., janė duke joshur dhe tėrhequr pėrherė e mė shumė vizitorėt nga vende tė ndryshme tė botės. Kėshtu, Rrogami me bukuritė e tij mahnitėse natyrore dhe klimėn e shėndetshme, thuajse kuruese, vizitohet jo vetėm nga shumė turistė vendas, por dhe nga plot tė huaj. Shumė prej kėtyre tė fundit kalojnė transit nė Theth, ose dhe vijnė prej kėndej nė drejtim tė Valbonės e vise tė tjera, por gjithnjė duke u ndalur qoftė dhe pėr njė kohė tė shkurtėr nė Rrogamin e Shalės.

Kjo i ka vėnė nė lėvizje dhe punė banorėt e pakėt tė atyshėm, tė cilėt kanė mbetur ende pa u larguar, duke marrė masa pėr t‘i pritur tė ardhurit nė kushte sa mė normale. Kolė Gjoni, Mark Luigji, Lazėr Toma etj., kanė rikonstruktuar dhe adaptuar banesat e tyre nė formė hoteli turistik familjar. Ndėrsa Mirash Pėllumbi ėshtė duke ndėrtuar njė mini-hotel, me mjedise pėrkatėse moderne. Dhe shteti po vihet nė lėvizje, duke vlerėsuar mundėsinė dhe dobinė e zhvillimit tė turizmit nė kėto anė. Kėshtu, nė Bajram Curri-Valbonė do tė zgjerohet dhe asfaltohet rruga, punimet pėr tė cilėn kanė filluar, duke marrė shkas edhe nga inspektimi i bėrė pak kohė mė parė nga ministri Sokol Olldashi. Ndėrsa nė anėn tjetėr, veriperėndimore tė kreshtave alpine, asfaltimi i rrugės automobilistike ka arritur nė Bogė dhe do tė vazhdojė deri nė Theth, ose "Zvicra e vogėl", siē e kanė quajtur tė huajt.

Turistet gjermane

Por, pa u zgjatur, nė kėtė shkrim do tė ndalemi nė veēanti, pėr njė grup vajzash gjermane, tė cilat verėn e kėtij viti, nė kuadrin e njė guide tė gjatė turistike nė Shqipėri, arritėn deri nė lartėsitė alpine tė saj. Ishte gati mesi i gushtit, kur njė grup turistesh gjermane i pėrbėrė nga 7 vajza: Hildegard, Eva, Veronika, Jenna, Hedvig dhe dy tė tjera mė emrin Sofia, pasi kishin realizuar guidėn e tyre turistike nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, duke kaluar e qėndruar dhe nė Valbonė, arritėn nė Rrogamin e Shalės. Ato preferuan tė qėndronin dhe tė flinin, me mjetet e tyre rrethanore, nė bahēen e Kolė Cakės, tek i cili, unė, shkruesi i kėtyre radhėve, me shoqen time Lenėn, tė ardhur nga Tirana, ku dhe banojmė, kaluam mrekullisht disa ditė nė verėn e kėtij viti.

Takimi

Familjarėt e Kolės mė thanė qė unė t‘i takoja vajzat gjermane dhe po munda tė komunikoja me to, t‘u thosha: "Nėse do tė kishin ndonjė nevojė". Kjo lidhej dhe me traditėn mikpritėse tė shqiptarit. Vajta bashkė me shoqen dhe pasi i takuam, pyeta nėse ndonjėra dinte rusisht?. Sepse nė kėtė gjuhė mundet tė merresha vesh me to. Si pėr ēudi, njėra prej tyre, mos u gabofsha pėr emrin, Hildegard reagoj: "Ja znaju paruski" (unė di rusisht), dhe tregoji se e kishte mėsuar nė Moskė, e ftuar atje te njė shoqe e saj, ku pat qėndruar tre muaj.

Udhėtimi

Nė bisedė e sipėr, turistet gjermane treguan se nė Shqipėri kishin mbėrritur nė Durrės, mė 26 korrik, ardhur nga Italia me traget. Pastaj, siē shpjegojnė ato, kishin udhėtuar nga Durrėsi nė Vlorė, Sarandė, Korēė, Pogradec, Dibėr, Kukės, Bajram Curri-Rrogam dhe do tė vijonin Theth-Bogė-Shkodėr. Mė 18 gusht parashikonin kthimin sėrish me traget nga Durrėsi nė Itali, pėr nė drejtim tė vendit tė tyre tė lindjes, Gjermani. Ėshtė karakteristikė, se, siē treguan bukuroshet gjermane, njė pjesė tė madhe tė udhėtimit tė tyre e kishin bėrė me kėmbė. Ato thoshin qė Vlorė-qytet-Orikum dhe nga kėtu nė Dukat kishin vajtur nė kėmbė e po kėshtu Himarė-Sarandė. Me kėmbė kishin udhėtuar dhe nga Korēa nė Pogradec dhe njė pjesė tė rrugės Kukės-Bajram Curri, po me kėmbė e kishin shkelur. Kėshtu e nga kėtu kishin vazhduar rrugėn malore deri nė Rrogam, rrėzė alpeve; atje ku e ka burimin e tij lumi i kaltėr i Valbonės. Me kėmbė vijuan dhe nė Theth e po kėshtu do tė vazhdonin deri nė Bogė.

Biseda

Nė pėrgjigje tė pyetjes se ēfarė i shtyu qė tė vinin nė Shqipėri dhe tė bėnin njė guidė turistike tė gjatė nė kohė dhe nė hapėsirat e saj tė tilla gjeografike, gjermankat shpjeguan: jemi tė pasionuara pėr tė shėtitur dhe pėr tė njohur vendet evropiane. Prandaj kemi vajtur nė disa prej tyre: Francė, Angli, Spanjė, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Itali etj.". Nuk i pyetėm pėr kohėn kur. "Nė kėtė kuadėr, thanė ato, zgjodhėm pėr tė vizituar edhe Shqipėrinė. E bėmė kėtė, sepse njė shoqe e jona kishte lexuar nė njė gazetė, me emėr, d.m.th., tė madhe gjermane, ku ishte bėrė njė shkrim, qė fliste shumė pėr Shqipėrinė, fliste pėr bukuritė natyrore dhe njerėzit e saj tė mirė. Tani, pasi pėrshkuam tė gjithė kėtė itinerar, nė shumė qytete dhe deri nė fshatra, pasi takuam shumė njerėz tė kategorive tė ndryshme, pamė dhe u bindėm pėr vėrtetėsinė dhe gjithė ato qė na kishin thėnė dhe kishim dėgjuar pėr Shqipėrinė, pėr bukuritė natyrore, ashtu dhe pėr njerėzit e saj tė mirė: tė ēiltėr, korrekt, zemėrgjerė dhe mikpritės". Ato mė tej vijuan se "pamė qė po punohej pėr tė ndėrtuar rrugė tė reja. Nė Valbonė kishte hotele tė vegjėl, pėr t‘u krijuar kushte mė tė mirė vizitorėve turistė". Nė fund, vajzat gjermane kėrkuan tė shoqėroheshin pėr nė Theth, qė e bėri kėtė Kolė Caka, i cili duket nė foto midis vizitoreve turiste gjermane. Motivi qė mė shtyu pėr tė shkruar kėto radhė, pėr grupin turistik tė vajzave gjermane, ėshtė se, pas bisedės sė gjatė me to, konstatova disa cilėsi tė tyre, qė mendoj se ka interes tė ekspozohen nė faqet e njė gazete, qė botohet nė Shqipėri.

Karakteri i vajzave

Sė pari, krahas etjes pėr dije dhe kulturė, qė e dėshmon shkollimi i tyre, bien nė sy pasioni i vajzave gjermane pėr tė njohur vende tė ndryshme evropiane, duke i parė ato nga afėr dhe shkelur me kėmbė, e nė kėtė kuadėr dhe Shqipėrinė, jo vetėm bregdetin e saj tė bukur, por edhe zona tė thella malore, deri nė lartėsitė alpine. Pasioni i vajzave simpatike, ndėrthuret edhe me vullnetin e tyre tė hekurt, pėr kalitjen fizike, kaq e kėshillueshme dhe kaq e dobishme pėr shėndetin e njeriut. Sė dyti, vajzat gjermane ishin kurajoze, cilėsi e virtyt ky tepėr i rėndėsishėm pėr ēdo njeri. Vetė ardhja e tyre nė Shqipėri, si dhe udhėtimet nė vende tė tjera, pa pasur midis tyre asnjė tė seksit mashkull, qė radhė ndodh kjo te grupet turistike. Kur u thamė "se mund tė strehoheshin, pėr tė fjetur nė ndonjė familje, kjo dhe pėr ēdo eventualitet nga pikėpamja e sigurisė, ato u shprehėn: "Faleminderit, por do tė flemė kėtu nė natyrė, ne nuk e njohim frikėn". Dhe nė fakt, me pajisjet rrethanore qė kishin, aty nė natyrė, kaluan edhe natėn. Nė mėngjes u dukėn nė formė, fare mirė, sikur tė kishin fjetur nė ndonjė hotel luksoz.

Sė treti, te mysafiret gjermane shihej jo vetėm thjeshtėsia qė dukej qartė, por dhe nikoqirllėku dhe qenia e tyre shtėpiake tė mira. Kur me porosinė e familjarėve tė Kolė Cakės u thamė: "Nėse do tė kishin nevojė pėr ndonjė gjė"?. Ato u shprehėn: "Vetėm pak djathė duam; kemi dhe makarona qė do t‘i gatuajmė vetė", dhe kėshtu bėnė, i pėrgatitėn nė kuzhinėn e Kolės. Me makarona e djathė kaluan darkėn. Kur shoqėruesi u tha se "po tė keni nevojė pėr tė ngarkuar plaēkat, ēantat e rėnda qė i mbanin nė kurriz, do tė marrim edhe kalin", ato thanė: "Nuk ka nevojė". E merrnin me mėnd vajzat se pėr kafshėn e ngarkesėn do tė kishin edhe ndonjė detyrim financiar plus. Pra, kalitja tyre fizike, duke bėrė dhe udhėtime tė gjata nė kėmbė e tė ngarkuara, ndėrthurej edhe me nikoqirllėkun e tyre, pėr mė pak shpenzime.

Ndarja

Nė fund tė bisedės, kur po ndaheshim me vajzat serioze gjermane, u thamė se, "nėse ato do tė ishin dakord, se pėr guidėn e tyre turistike nė Shqipėri, mund tė bėhej njė shkrim e tė botohej nė ndonjė gazetė tė kėtushme, pėrfshi dhe fotot". Ato falėnderuan pėr kėtė dhe se mirėprisnin. Pas mesit tė shtatorit, arritėn disa fotografi tė dėrguara prej tyre, qė me to po ilustrohet dhe ky shkrim.




Udhėtimi me hartė

Duket dhe ėshtė pak e ēuditshme, por fakt, qė njė grup vajzash gjermane, pesė nga tė cilat mbaruar universitetin dhe dy vazhdonin shkollimin, i kishin rėnė e po i binin Shqipėrisė, si me thėnė, tej e pėrtej. Pėr t‘u orientuar gjatė udhėtimit tė tyre, ato dispononin njė hartė tė hollėsishme dhe qė e lexonin dhe e kuptonin fare mirė. Ajo hartė e kishte p.sh., Thethin dhe me lagjet e tij: Gjelaj, Nikgjonaj, Gjeēaj etj., shkruar kėto me germa tė zeza dalluese.
 
Top
0 replies since 8/12/2008, 00:33   417 views
  Share