MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Banda e Durresit ,ja kontrata e Adriatik

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 8/12/2008, 00:27     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


TIRANĖ- Rrėfej gjithēka, nė kėmbim tė sigurisė. Ky ėshtė pakti qė Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, rrėfimi i tė cilit dėrgoi nė bangėn e tė akuzuarve krerėt e njėrės prej bandave mė tė rrezikshme nė vend.
TIRANĖ- "Rrėfej gjithēka, nė kėmbim tė sigurisė". Ky ėshtė pakti qė Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, rrėfimi i tė cilit dėrgoi nė bangėn e tė akuzuarve krerėt e njėrės prej bandave mė tė rrezikshme nė vend. Njė kontratė me 7 pika dhe njė firmė e hedhur nė fund nga "i penduari" ka bėrė qė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda tė sigurojė jo vetėm dėshminė e tij, por edhe fakte e prova pėr aktivitetetin kriminal tė organizatės.

Dėshmia e Ardiatik Colit, ish- pjesėtar i bandės sė Durrėsit pėrbėn "thembrėn e Akilit" pėr organin e akuzės, jo vetėm pėr arrestimet e kryera pranverėn e vitit 2006, por edhe gjatė procesit qė vazhdon nė gjykatė.

Nėntė marsi i vitit 2006 duket se ka qenė njė ditė e mbarė pėr grupin e prokurorėve, qė do tė hetonin mė pas aktivitetin kriminal tė njėrės prej bandave mė tė rrezikshme nė vend. Pas orėsh tė tėra negociatash, grupi i hetimit ka firmosur marrėveshjen me Adriatik Colin, duke siguruar rrėfimin e tij pėr ēdo krim tė kryer nga banda.

Nė kėmbim tė dėshmisė sė tij, Prokuroria mori pėrsipėr tė garantojė sig- uri maksimale pėr tė. Nė fakt, pakti qė ēoi nė arrestimin e disa prej krerėve tė bandės sė Durrėsit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė akt-marrėveshje zyrtare ndėrmjet prokurorėve tė ēėshtjes dhe Adriatik Colit. Shtatė pika tė kontratės dhe njė firmė, kaligrafia e sė cilės nuk duket edhe aq e sofistikuar i kanė garantuar organit tė akuzės dėshminė dhe provat mė tė forta kundėr aktivitetit kriminal tė bandės sė Durrėsit.

Sipas kontratės sė siguruar nga "Shekulli", Adriatik Coli ka firmosur me vullnetin e tij tė lirė pėr tė dėshmuar kundėr ish -miqve tė tij. Akt-marrėveshja qė zyrtarizoi "tė penduarin e parė" tė drejtėsisė bėn me dije dhe kushtet qė duhet tė respektojnė tė dyja palėt. Nė tė thuhet se Dritan (Adriatik) Coli ka vendo- sur tė bashkėpunojė me prokurorinė, vetėm kur ka mėsuar lehtėsirat qė siguron statusi i bashkėpunėtorit tė drejtėsisė.

Nė pikėn 1 tė akt-marrėveshjes thuhet se: "Personi nėn hetim merr pėrsipėr tė bashkėpunojė me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, duke dhėnė shpjegime tė hollėsishme, pa asnjė rezervė dhe kusht pėr tė gjitha faktet , rrethanat dhe provat tė cilat janė tė rėndėsishme dhe vendimtare pėr faktimin e veprimtarisė kriminale pėr tė cilin ai hetohet si bashkėpunėtor".

Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, "i penduari" duhet tė zbulojė bashkėpunėtorė tė tjerė tė organizatės si dhe tė japė sqarime pėr tė gjitha rrethanat e fakteve pėr tė cilat ai ka dijeni pėr shkak tė pėrfshirjes sė tij. Firma e hedhur nė fund tė aktmarrėveshjes e detyron Adriatik Colin tė jetė i gatshėm pėr prokurorėt nė tė gjitha shkallėt e procesit tė hetimit, ose nė tė kundėrt ai humbet tė gjitha privilegjet qė burojnė nga statusi i bashkėpunėtorit tė drejtėsisė.

Ndėrsa nė pikėn 3 tė akt-marrėveshjes thuhet se prokurorėt marrin pėrsipėr t'i kėrkojnė gjykatės qė nė kėmbim tė tė dhėnave dhe fakteve tė ofruara, nė vartėsi tė nga rėndėsia e tyre, uljen e dėnimit apo edhe pėrjashtimin e Adriatik Colit nga dėnimi, dhe pse ai rezulton si anėtar i bandės sė Durrėsit.

Kėshtu, nė bazė tė kėtij pakti, mė 9 mars tė vitit 2006, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda mundi tė sigurojė dėshminė mė tė rėndėsishme tė akuzės kundėr 17 tė pandehurve tė kėtij procesi, tė akuzuar pėr shumė krime nė Durrės dhe nė Tiranė.


Marrėdhėniet

Lul Berisha e Indrit Dokle, prej kohėsh nė "paqe"

TIRANĖ- Nga miq pėr kokė nė armiq tė betuar dhe anasjelltas. Ulje-ngritjet e marrėdhėnieve mes drejtuesve tė bandės sė Durrėsit, Lul Berisha dhe Indrit Dokle i kanė lėnė vendin "paqes". Pas njė shoė mediatik nė kafazin e hekurt tė sallės sė gjyqit, disa muaj mė parė, kur i kanė dhėnė dorėn njėritjetrit e kanė biseduar "kokė mė kokė" duket se dy anėtarėt e bandės i kanė sheshuar mosmarrėveshjet e tyre.

Mė shumė sesa shkrirje akujsh, komunikimi i pėrzemėrt faqe botės duket si njė pakt mes dy krerėve tė bandės sė Durrėsit, pėr tė rrėzuar kėsisoj dėshminė e tė penduarit Adriatik Coli. "Bisedat mes tyre nuk janė gjė e pazakontė, pasi ata kanė miqėsi dhe nuk kanė pasur ndonjėherė armiqėsi siē ka thėnė Dritan (Adriatik) Coli gjatė dėshmisė sė tij",-kanė reaguar avokatėt.

Ndėrkaq, si Lul Berisha ashtu edhe Indrit Dokle duket se kanė zgjedhur tė njėjtėn strategji pėr tė shtyrė sa tė munden dėshminė e Adriatik Colit para Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda. I penduari i bandės sė Durrėsit nuk ka pasur mundėsinė tė japė dėshminė e tij, pėr shkak tė mungesės sė avokatėve.


Tė pandehurit akuzohen pėr 8 vrasje dhe njė sėrė atentatesh nė Durrės dhe Tiranė

Krimet qė rėndojnė mbi "Bandėn e Durrėsit"

Akuzat pėr vrasjen e 8 personave, rrėmbimin e njė femre pėr 18 muaj, vrasjet e mbetura nė tentativė ndaj 5 personave. Sipas akt-akuzės, vrasjet nėn emrin e bandės kanė filluar mė 17 tetor tė vitit 1998, aty rreth orės 18:30, kur i pandehuri Lulzim Berisha, nė bashkėpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungėn kanė vrarė me armė zjarri Dritan Sallakun, nė qytetin e Durrėsit.

Viktima ishte i shoqėruar nga dy shokėt e tij, Ilir Nela e Agim Rexhepi tė cilėt u plagosėn rėndė nga tė shtėnat qė vinin nga makina tip "BMW", teksa po pinin kafe nė oborrin e lokalit qė ndodhej pėrballė shkollės "7 Nėntori" nė qytetin e Durrėsit. Gjithēka filloi me vrasjen e Sallakut dhe frika se shokėt e tij do tė hakmerreshin, detyroi Berishėn dhe Saliun tė organizonin eliminimin e tė gjithė shokėve tė Sallakut.

Pak ditė pas vrasjes sė tij, u organizua atentati ndaj tre shokėve tė tij: Arjan Paja dhe Viron Curri u vranė ndėrsa u plagos Marsel Sotiri, ngjarje kjo e ndodhur mė 29 tetor tė vitit 1998, nė fshatin Rrashbull tė Durrėsit. Mė pas atentatet nuk kanė rreshtur. Mė 5 korrik tė 1999, banda e Durrėsit akuzoi se vrau Eduart Ongarin, pasi ishte shoku i Marsel Sotirit dhe strehues i autorėve qė vranė shokėt e tyre, Ilir Xhunga e Arben Paja.

Me datė 22 gusht tė 1999, duke pėrdorur njė person tjetėr si "karrem", banda e Lulzim Berishės ekzekutoi Marsel Sotirin nė vendin e quajtur zona e Plazhit nė qytetin e Durrėsit. I ekzekutuari i fundit, para se banda tė ndahej mė dysh ishte Dritan Disha, i njohur pėr lidhjet e tij me Marsel Sotirin.


Banda e Durrėsit

Prokuroria e Krimeve tė Rėnda do tė ēojė para gjykatės 194 dėshmitarė kundėr anėtarėve tė bandės sė Durrėsit

Lista e dėshmitarėve pėr tė vėrtetuar krimet e bandės

TIRANĖ- Njė listė me 194 dėshmitarė dhe 257 prova shkresore pėr tė vėrtetuar krimet e bandės sė Durrėsit. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka dorėzuar disa kohė mė parė nė gjykatė listėn e gjatė tė personave, tė cilėt do tė thirren nė gjykatė gjatė procedimit penal pėr njė prej grupeve mė tė pėrfolura nė vend.

Lista e dėshmitarėve nis me Adriatik Colin, "tė penduarin" e kėsaj bande dhe pėrfundon me Dorian Mashėn. E ndėrsa akuza pret rrėfimin e dėshmitarėve, avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve, deri mė tani ia kanė dalė tė mbajnė pezull dėshminė mė tė rėndėsishme tė kėtij procesi, atė tė Adriatik Colit.

Thuajse tė gjitha seancat e javėve tė fundit janė shtyrė, pėr shkak tė mungesės sė avokatėve, zvarritje kjo qė e ka detyruar prokurorin e ēėshtjes tė kėrkojė seanca tė pėrditshme gjyqėsore kundėr tė pandehurve. Dėshmitarėt Emri i tij ėshtė nė krye tė listės sė gjatė tė dėshmitarėve, qė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda do tė thėrrasė gjatė procesit gjyqėsor kundėr bandės sė Durrėsit.

Pėr njė kohė tė gjatė, avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve ia kanė dalė pėr tė shtyrė sa tė jetė e mundur ditėn kur i penduari Adriatik Coli do tė dėshmojė para togave tė zeza. Procesi kundėr bandės sė Durrėsit ėshtė ndėrprerė nė fazėn e dėshmisė sė tė penduarit Coli, tė cilit sapo iu dha mundėsia pėr tė folur para gjykatės, tre eksponentė tė bandės u larguan nė mėnyrė demonstrative nga salla e gjyqit, bashkė me avokatėt e tyre.

Por Coli ėshtė parashikuar tė jetė 1 prej 194 dėshmitarėve qė do tė thirren nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Nė listėn e paraqitur nga prokuroria janė edhe emrat e tė akuzuarve nė kėtė proces si Lulzim Berisha apo edhe Endrit Dokle. Prokuroria ka vendosur tė thėrrasė nė cilėsinė e dėshmitarėve edhe tė pandehurit, ndėrkohė qė lista vijon mė njė numėr tė konsiderueshėm dėshmitarėsh, njė pjesė e mirė tė afėrm tė viktimave pėr tė cilėt akuzohen anėtarėt e bandės.

Tė pandehurit Pėrveē 11 tė pandehurve, tė cilėt kanė dhėnė secili mė shumė se 2 deklarime para prokurorisė, do tė jenė edhe 183 persona tė tjerė, tė cilėt pritet tė dėshmojnė nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda mbi aktivitetin kriminal tė tė akuzuarve nga prokuroria. Nė listėn e gjatė tė emrave bien nė sy njerėz tė njohur publikisht apo edhe miq tė tė akuzuarve.

Pjesa mė e madhe e dėshmitarėve, sipas listės sė paraqitur nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda janė banorė tė qytetit tė Durrėsit, ku edhe ka kryer aktivitetin banda. Mbi tė pandehurit e tė ashtėquajturės banda e Durrėsit rėndojnė akuzat pėr 8 vrasje tė kryera nė kuadėr tė organizatės kriminale dhe disa tentativa vrasjeje apo atentate.


Vrasja e Gashit

Krimi mė gjakftohtė, i rrėfyer prej Colit

Vrasja e Avni Gashit rrėfehet si mė gjakftohta e kryer nga nga grupi i rivalit tė Lul Berishės, Indrit Dokle. Sipas dėshmisė sė tė penduarit, Dokle mendonte se Gashi ishte personi qė kishte tradhtuar Klodian Saliun tek Lulzim Berisha dhe pėr kėtė gjė duhej tė vdiste. Nė kėtė kohė, banda kishte njė shtėpi tek "21 Dhjetori" nė Tiranė. "Indriti i telefonoi Avniut dhe i tha qė tė vinte tek shtėpia jonė dhe ai erdhi.

Nė atė kohė, nė shtėpi gjendeshim unė, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Sardian Sulejmani. Indriti e pyet edhe njėherė Avni Gashin pėr vrasjen e Klodian Salihut dhe Avni Gashi po tregonte ngjarjen, ashtu siē e kishte treguar mė parė. Nė njė moment, Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qėlloi me pistoletė nė kokė.

Mė pas ne e morėm trupin e tij dhe e vendosėm nė bagazhin e makinės sė Indrit Dokles dhe njėkohėsisht pastruam vendin. Trupin e hodhėm afėr njė lavazhi anės rrugės Tiranė-Durrės, nga rruga e vjetėr", -thotė Coli nė dėshminė e tij pėr vrasjen e ndodhur mė 13 tetor tė vitit.
 
Top
0 replies since 8/12/2008, 00:27   1217 views
  Share