MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Mėsime dhe kėshilla per kuranin

« Older   Newer »
  Share  
matildamoj
view post Posted on 14/6/2015, 12:22 by: matildamoj     +1   -1




1. Ji vetvetja.
Filloje ditėn me njė mendim tė mirė pėr veten tėnde. Nėse nuk je vetvetja me veten tėnde, nuk mund tė jesh me tė tjerėt. Mos harro: Ti je unik!

2. Falėndero.Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr t’i vlerėsuar tė tjerėt dhe njė nga ēelėsat pėr tė fituar respektin e tyre.

3. Bėj komplimenta.Mendo se ēfarė mund t’u japėsh tė tjerėve dhe kujtohu qė dhurata mė e ēmuar nuk kushton asgjė. Kur takon dikė mund t’i bėsh njė kompliment, sepse vetėm njė: “Ē’kemi?” apo njė: “Si je?” edhe nuk mjafton. Gjithashtu mund t’u kushtosh vėmendje dhe interes tė tjerėve.

4. Mos u mburr, mos ji arrogant dhe i vrazhdė me tė tjerėt.Mbaje veten nėn kontroll. Le tė reflektojė zėri yt, sjellja jote, madje edhe veshja jote elegancėn tėnde, pa qenė nevoja pėr shumė fjalė. Le tė flasin vetė veprat e tua.

5. Dėgjo mė parė, pastaj fol.Tė dėgjosh tė tjerėt, tregon se i respekton. Trego interes pėr tė tjerėt, mėso emrat e tyre dhe nxiti tė flasin pėr veten e tyre. Mos i ndėrprit asnjėherė kur flasin. Shikoji nė sy dhe dėgjoi me kujdes. Merre fjalėn pasi tjetri tė ketė mbaruar.

6. Fol me mirėsi dhe maturi.Pėrpara se tė flasėsh me tė tjerėt, ki parasysh efektin qė do tė kenė fjalėt e tua tek ata. Njė fjalė e pa matur mund tė shkaktojė lėndim.

7.Mos kritiko dhe mos u ankoRri larg kritikave dhe mos u anko pėr rrethanat. Por nga ana tjetėr nuk ėshtė mirė t’u shmangesh atyre. Mos u merr me thashetheme. Nėse nuk je dakord me tė tjerėt, thuaje mendimin tėnd, por duke i respektuar. Mos i sulmo me fjalė (nė publik) tė tjerėt. Ki parasysh: Mund tė fitosh argumentin, por mund tė humbėsh njė mik.

8. Ji i pėrpiktė.Vlerėsoje kohėn tėnde dhe tė tė tjerėve. Nėse ke lėnė njė takim, shko nė kohė. Nėse do tė vonohesh, lajmėro.

9. Mos i vėr tė tjerėt nė siklet.Trajtoi tė tjerėt, ashtu siē do qė tė tė trajtojnė ty. Mos i poshtėro kurrė me shaka vulgare ose me njė nofkė tė keqe. Nė bisedė mos bėj asnjėherė pyetje qė mund ta vėnė tjetrin nė siklet, si p.sh. ēėshtjet personale. Ėshtė fisnike tė mendosh mė parė pėr tė tjerėt pastaj pėr veten.

10. Sillu dhe paraqitu sa mė mirė.Njė mik i kėndshėm nuk ėshtė asnjėherė i bezdisshėm. Pėrpiqu tė jesh i qetė dhe optimist nė situatat qė shkaktojnė stres dhe mbaje veten nėn kontroll. Vepro me mirėsjellje dhe edukatė. Ēdo ditė vishu si tė ishte mundėsia e vetme pėr tė ndriēuar. Njė buzėqeshje tė bėn mė tė bukur.

toni:
Ēdo ditė e jetės sate ėshtė njė faqe e biografisė sate, kujdesu ta shkruash mirė,sepse njė faqe e keqe ndyn gjithė librin.

Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.

Zgjuarėsia ėshtė njė dritė hyjnore, ndriēimi i sė cilės ndrit jo vetėm sipėrfaqen e sendeve, por edhe brendinė e tyre.

Mė i forti i njerėzve ėshtė ai qė ėshtė i zoti tė pėrmbajė vetveten.

Ajo qė qeveris botėn nuk ėshtė as forca, as ligji, por ėshtė mirėsjellja dhe edukata.

Bota ėshtė njė shesh i ekspozuar shiut dhe erės; ai qė nė kėtė shesh e ruan dritėn e pėrpjekjes e tė kuptimit dhe nuk e shuan, ėshtė filozof i vėrtetė.

S’ka njeri tė pafajshėm nė botė; i mėnēuri nuk i thotė djalit mos gabo, por e kėshillon tė gabojė sa mė pak.

Nuk i takon gjė dhėmbit tė skiles qė qėndron e mbyllur nė strofkun e vet.

Njerėzit ndryshojnė nga njėri-tjetri nga koka, jo nga kėmbėt.

Miqėsia ėshtė si drita e shkrepėtimės; sa mė i errėt tė jetė vendi, aq mė shumė ndriēon.

Rruga e jetės ėshtė drejtėsia, mos u ndaj nga rruga pėr tė hyrė nėpėr rrugica.

Njeriu mentar nuk flet pėr veten e tij dhe pėr punė qė i pėrkasin atij vetė.

Kush ve interesat e pėrgjithshme mbi tė tijat, ėshtė njeri me tė vėrtetė.

Jeta e njeriut ėshtė njė pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqėsia. Po tė ishte dredhur vetėm nga fatkeqėsia, do tė ishte kėputur shpejt, po tė ishte pėrbėrė vetėm nga lumturia, do tė ishte tepėr i ashpėr dhe nuk do tė hynte nė punė.

Gabimi i atij qė punon me dėshirė dhe endje, ėshtė mė i mirė se tė qėlluarit e atij qė punon pa dashur.

Grada e qytetėrisė dhe e moralit tė njė populli kuptohet nga kėngėt dhe lojėrat e tij.

E vėrteta ėshtė njė lloj ujė i nxehtė qė del nga toka, i cili shkrin dėborėrat dhe akujt qė ka pėrqark, i bėn pėr vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado qė mund tė ngrijė duke u ftohur ajri, pa kaluar shumė kohė prapė bėhet siē ka qenė (ujė i rrjedhshėm).

Gjithėsecili dėshiron t’i shohė njerėzit e mėdhenj, por mė mirė ėshtė tė shohėsh veprat e tyre, d.m.th. tė shohėsh ata vetė, sepse idetė e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vėllanė, s’merret vesh fare me bashkėqytetarėt e tij.

Njeriu tė mos ketė frikė nga ligji, tė ketė turp nga bota, tė ketė frikė nga ndėrgjegjeja e tij.

Mendojmė se njeriu vdes dhe shkon, mirėpo tė vdekurit janė ata qė edukojnė fėmijėt tanė, qė na mėsojnė dituritė dhe shkencat, kur marrim nė dorė njė libėr dhe e lexojmė nė vetmi nė njė ēip dhe, sipas rastit, ata na bėjnė tė qeshim apo tė qajmė.

Ai qė pranon kėshilla, ėshtė mė i madh se ai qė jep, sepse, sa lehtė ėshtė tė japėsh kėshilla aq rėndė ėshtė t’i pranosh.

Dyshimi ėshtė gur argjendari i sė vėrtetės, kush dyshon nė marrėdhėniet e
pėrditshme, s’gabon asnjėherė, kush dyshon nė veprimet e veta, bėhet filozof.

Njė kokėrr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera qė e kanė mbushur.

Ai qė i pėrgjigjet me ligėsi mirėsisė sate, bėhet mjet pėr tė bėrė tė njohur mirėsinė tėnde dhe ligėsinė e vet.

Forca e mendimit hy nė punė mė shumė se tehu i shpatės; prandaj ruaje atė dhe mbaje gati pėr ta pėrdorur nė kohėn e duhur.

Shkalla e parė e marrėzisė ėshtė tė kujtosh se je i menēur.

Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė. Ashtu sikundėr qė thahet pema kur ėshtė e njomė, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtėrisht po nuk u edukua qysh nė fėmijėri (vogėli), sepse nuk i mbetet gjė pėr t’i shėrbyer njerėzimit.

Njeriu nuk ėshtė i pėrjetshėm, le tė pėrpiqet tė jetė e pavdekshme ajo qė do tė thotė dhe ajo qė do tė bėjė.

Gjėrat qė numėrohen tė shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisė pėr famė e madhėshti, s’mund t’u qėndrojnė disa dėshirave tė kota, ndėrsa dashuria mund ēdo gjė. Dashuria duron varfėrinė, nevojėn, urinė, mundimin, poshtėrimin - ēdo gjė. Dashuria e ndryshon skėterėn nė parajsė. Nė qoftė se kėrkohet njė shenjė e botės shpirtėrore nė botėn lėndore, ajo shenjė ėshtė dashuria.

Fjalėt dhe punėt e njerėzve tė mėdhenj nuk janė sipas vendit e kohės sė tyre, ata mund t’i pėrshtaten ēdo kohe dhe ēdo vendi.

Kush bazohet nė forcėn, bie pėr tokė po sa tė thyhet forca, por ai qė bazohet nė drejtėsinė, ėshtė i mbėshtetur nė njė godinė tė fortė qė nuk shembet kurrė.

Mendja e njė kombi ėshtė arsimi, zemra e tij - morali i pėrgjithshėm
 
Top
24 replies since 14/6/2015, 12:16   214 views
  Share