MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Mėsime dhe kėshilla per kuranin

« Older   Newer »
  Share  
matildamoj
view post Posted on 14/6/2015, 12:22 by: matildamoj     +1   -1




Sa ēudi me atė qė ėshtė i sigurtė qė do tė vdesė, se si gėzohet nė kėtė dynja!

-Sa ēudi me atė qė ėshtė i sigurtė me ditėn e llogarisė, se si e mbledh pasurinė !

-Sa ēudi me atė qė do tė hyjė nė varr, se si qesh dhe tallet!

-Sa ēudi me atė qė ėshtė i sigurt se kjo botė do tė zhduket, se si gjen qetėsi nė te!

-Sa ēudi me atė qė ėshtė i sigurt se Ahireti ėshtė i pėrjetshėm dhe mirėsia e saj ėshtė e pashterrshme, se si gjen prehje nė kėtė dynja dhe nuk preokupohet pėr tė!

-Sa ēudi me atė qė ėshtė i ditur nė gjuhė dhe i paditur nė ēėshtjet e zemrės!

-Sa ēudi me atė qė e lan dhe e pastron trupin, se si nuk e pastron zemrėn!

-Sa ēudi me atė qė merret me tė metat e njerėzve dhe harron tė metat e veta!

-Sa ēudi me atė qė ėshtė i sigurtė qė do tė vdesė, do tė hyjė i vetėm nė varr, do tė gjykohet i vetėm para All-llahut a.v.xh. se si kėnaqet me njerėzit dha harron All-llahun e Lartėsuar!

All-llahu Xhel-lesha-nuhu ka thėnė:

-Dėshmova pėr veten Time se nuk ka Zot tjetėr pėrveēse Unė, i Vetėm, i Pashoq:
-O Musa: ai qė nuk ėshtė i kėnaqur me kaderin Tim!
Ai qė nuk duron fatkeqėsitė qė i kam hedhur Unė!
Ai qė nuk mė falėnderon pėr mirėsitė qė i kam dhėnė Unė!
Ai qė nuk ėshtė i kėnaqur me rrizkun qė i kam dhėnė Unė!
Le tė kėrkojė Zot tjetėr pėrveē Meje.
-Ai qė ankohet rreth njė fatkeqėsie, ai mė akuzon Mua!
-Ai qė nderon njė tė pasur pėr hir tė pasurisė dhe nga servilizmi, atij i ka ikur 2/3 e fesė sė tij.
-Ai qė vajton njė tė vdekur, ai mė ka shpall luftė dhe ėshtė nė armiqėsi me Mua.
-Ai qė nuk do t’ja dijė rreth ushqimit se a ėshtė hallall ose haram, edhe Unė nuk dua t’ja dijė se nga cila derė e xhehenemit do ta fus.
-Ai, besimi i tė cilit nuk ėshtė nė rritje ėshtė nė zbritje dhe ai qė ėshtė nė zbritje me besimin, vdekja ėshtė mė e mirė pėr tė se tė ikė nga kjo botė pabesimtar.
-Ai qė punon me atė qė di, Unė do t’i shtoj dije prej asaj qė nuk e din.

O ju njerėz:

-Ai qė kėnaqet me atė qė Unė i kam dhėnė, ai ėshtė njeriu mė i pasur.
-Ai qė len zilinė, do tė qetėsohet shpirtėrisht.
-Ai qė largohet nga harami, ėshtė i sinqertė nė besimin e tij.
-Ai qė len pėrgojimin, All-llahu a.v.xh. do tė mbjellė nė zemrat e njerėzve dashuri pėr tė.
-Ai qė largohet prej njerėzve sherraxhi, do tė shpėtojė prej tyre.
-I menēuri ėshtė fjalė pak.

-O bijtė e Ademit: Ju me dijen qė Unė ju kam dhėnė nuk po punoni, si kėrkoni dije nga ajo qė nuk e dini?

-O bijtė e Ademit: Ju po e harxhoni jetėn tuaj duke kėrkuar dynjanė, atėherė kur do ta kėrkoni ahiretin?

O bir i Ademit:

-Čdo ditė qė kalon pakėson nga jeta jote, por ti nuk po e kupton.

-Nė ēdo ditė tė re ty tė vjen rrizku Im, dhe ti nuk e neglizhon!

Mua mė vijnė Melaiket me punėt tuaja tė shėmtuara.
-Ushqehesh me rrizkun Tim dhe nuk mė bindesh Mua!
-Ti mė lutesh Mua dhe Unė tė pėrgjigjem ty!
-Mirėsitė e Mia i derdh pėrmby ty, ndėrsa punėt tuaja tė kėqija dhe tė shėmtuara, ngjiten tek Unė!
-Sa i mirė ėshtė Zoti dhe sa keq sillet robi!
-Unė tė mbuloj gjynah pas gjynahu dhe mė vjen turp prej teje, ndėrsa ty nuk tė vjen turp prej Meje!
-Ti mė harron Mua dhe nuk mė pėrmend dhe pėrmend tė tjerė pėrveē Meje!
-Ti ke frikė nga njerėzit dhe nuk mė ke frikė Mua!
-Ke frikė nga hakmarrjet e njerėzve dhe nuk ke frikė prej hakmarrjes Sime!

O bir i Ademit:

-Mos e shtyj pendimin me shpresėn qė kur tė plakesh do tė pendohesh!
-E shpreson ahiretin pa punuar!
-Thua fjalė si prej tė devotshmi dhe punon si hipokrit e dyfytyrėsh!
-Nėse tė jepet rrizk, nuk kėnaqesh dhe nėse nuk tė jepet, nuk duron!
-Urdhėron pėr mirė tė tjerėt dhe vetė nuk e bėn!
-Ndalon njerėzit nga e keqja dhe vetė e punon!
-I don njerėzit e mirė dhe vetė nuk je prej tyre!
-I urren gjynahqarėt dhe bėhesh prej tyre!
-Thua atė qė nuk e bėn!
-Bėn atė qė nuk urdhėrohesh!
-Kėrkon qė ta mbajnė premtimin dhe vetė nuk e mban!
-O bir i Ademit, nė ēdo ditė tė re toka tė flet dhe tė thotė:
-Ti ecėn mbi kurrizin tim dhe fundi yt ėshtė nė barkun tim!
-Bėn gjynahe mbi shpinėn time, por do dėnohesh nė barkun tim!

O bijtė e Ademit:

-Unė nuk krijova juve pėr t’ju shumuar ngaqė kisha pak krijesa!
-Dhe as pėr tu kėnaqur nga ju, pėr tė mė larguar mėrzinė!
-Dhe as pėr t’ju kėrkuar ndihmė, sepse jam i Vetėmjaftueshėm dhe absolut!
-Dhe nuk ju krijova as pėr tė pėrfituar ndonjė dobi, dhe as pėr tė larguar ndonjė fatkeqėsi!
-Por ju krijova juve qė tė mė adhuroni pa pushim!
-Tė mė lavdėroni nė mėngjes dhe nė mbrėmje!
-Sikur i pari prej jush dhe i fundit!
-Tė vegjėlit dhe tė mėdhenjtė tuaj!
-Njerėzit dhe xhinėt, sikur tė bashkoheshin qė tė gjithė duke bėrė punė tė mira, nuk do tė shtonin nė mbretėrinė Time asnjė grimcė!
-Dhe sikur tė bashkoheshin qė tė gjithė duke bėrė punė tė kėqija, nuk do tė pakėsonin nga mbretėria Ime asnjė grimcė!

O robėrit e pares:

-Unė nuk e krijova pėr ju dynjanė vetėm pėr tė ngrėnė nė tė rrizkun Tim dhe jo vetėm pėr tu veshur e punuar, por edhe pėr tė mė adhuruar.
-E keni marrė librin Tim tė shenjtė dhe e keni vėnė poshtė kėmbėve tuaja!
-Ndėrsa dynjanė e keni vėnė pėrmbi kokat tuaja!
-I keni ngritur shtėpitė e juaja duke i dhėnė pėrparėsi dhe i keni ulur shtėpitė e Mia duke i lėnė pas dore!
-Shtėpitė e juaja i gjallėruat, ndėrsa shtėpitė e Mia i shkretuat!
O Robėrit e dynjasė:
-Shembulli juaj ėshtė si ai i varrezave tė mermerta, qė pamjen e jashtme e kanė tė bukur, ndėrsa pėrbrenda janė tė shėmtuara!
O bir i Ademit:
Ashtu sikurse llamba e vendosur mbi ēati nuk ndriēon errėsirėn brenda shtėpisė, ashtu edhe fjalėt e juaja nuk pėrputhen me punėt e juaja!

O bijtė e Ademit:

-Unė nuk ju kam krijuar mė kot dhe as nuk ju kam lėnė juve pa kontroll dhe as nuk jam indiferent ndaj asaj qė ju punoni!
-Ju nuk do ta arrini mirėsinė Time veēse me durim ndaj atyre gjėrave qė ju i pėlqeni dhe kėtė e bėni vetėm qė tė arrini kėnaqėsinė Time!
-Durimi ndaj bindjeve tė Mia, ėshtė mė i lehtė se dėnimi i botės tjetėr!
- Qė tė gjithė ju jeni tė humbur, pėrveē atij qė e kam udhėzuar Unė!
-Qė tė gjithė ju jeni tė sėmurė, pėrveē atyre qė Unė i shėrova!
-Qė tė gjithė ju jeni tė varfėr, pėrveē atyre qė Unė i furnizova me rrizk!
-Pendohuni qė tė ju mėshiroj!

O ju njerėz: Mos mallkoni njėri – tjetrin, se mallkimi do tė ju kthehet juve!
O ju njerėz: Qiejt janė ngritur nė ajėr vetėm me njė urdhėr qė Unė i kam dhėnė, ndėrsa zemrat e juaja nuk drejtohen me mijėra kėshilla nga libri Im!
O ju njerėz: Aq sa e zbut uji gurin, aq po e zbusin edhe kėshillat zemrėn tuaj!

O Musa:
-Sikur mos tė ishin tė moshuarit nė namaz!
-Dhe fėmijėt qė mėkoheshin!
-Dhe tė rinjtė qė e kanė frikė All-llahun e Madhėruar!
-Do ta bėja qiellin sipėr jush prej hekuri dhe tokėn shkėmbore, nuk do ju zbrisja asnjė pikė ujė, dhe nuk do tė mbinte asnjė bimė!

O ju njerėz:

-Tashmė ju ka ardhur e vėrteta nga Zoti juaj, ndėrsa ju nuk silleni mirė pėrveēse ndaj atij qė ėshtė sjellur mirė ndaj jush!
-Nuk vizitoni pėrveēse atė qė ju viziton juve!
-Nuk i flisni pėrveēse atyre qė ju flasin juve!
-Nuk ja dėgjoni fjalėn pėrveēse atyre qė j’ua dėgjojnė juve!
-Nuk ushqeni pėrveēse atė qė ju ushqen!
-Dhe qė tė tė gjitha kėto sjellje janė reciproke.

-Ndėrsa besimtarėt qė besuan All-llahun e Madhėruar janė ata qė sillen mirė ndaj atij qė ėshtė sjellė keq me tė!
-Vizitojnė ata qė nuk e kanė vizituar!
-I japin ndihmė ose borxh atyre qė nuk i dhanė atyre!
-I flasin tė parėt atyre pasi janė grindur me to!

O ju njerėz:

-Me tė vėrtetė dynjaja ėshtė shtėpia e atij qė nuk ka shtėpi dhe ėshtė pikėsynimi i atij qė s’ka mend!
- Ju jeni vigjilent ndaj asaj qė s’do ta hani kurrė!
-Nuk ka mend ai qė nuk mediton me to.
-Nuk ka frikė ai qė nuk ndalon veten nga lėndimi i tė tjerėve.

O bijtė e Ademit:

-Pėrmendni dhe mos i harroni tė mirat qė ju kam dhuruar!
- Ashtu siē nuk mund tė udhėzoheni pa hartė dhe katalog , ju nuk do tė mundni ta gjeni rrugėn e xhennetit pa punuar punė tė mira!
- Pasuria nuk mund tė mblidhet pėrveēse duke u lodhur dhe munduar, gjithashtu nuk do tė hyni nė xhenet pėrveēse me durim dhe ibadet!
- Nėse doni tė afroheni mė shumė tek Unė, atėherė falni nafile, dhe nėse doni kėnaqėsinė Time, atėherė kėnaqni tė varfėrit!

O Musa:

-Ai qė sillet me mendjemadhėsi ndaj tė varfėrve, do ta ringjall sa masa e njė atomi nėn kėmbėt e njerėzve nė Ditėn e Gjykimit.
-Ai qė respekton njė dijetar, Unė do ta nderoj nė tė dy botėrat.
-Kush i pėrhap tė metat dhe tė fshehtat e besimtarit, Unė do ta diskretitoj 70 herė.
-Ai qė poshtėron njė besimtar, Unė I kam shpallur luftė atij njeriu.
- Dhe ai qė don njė besimtar, atė do ta pėrshendesin Melaiket nė fshehtėsi nė kėtė dynja dhe haptazi nė botėn tjetėr.

O bijtė e Ademit:

-Bindmuni Mua aq sa keni nevojė pėr Mua.
- Dhe bėni gjynahe aq sa duroni zjarrin e xhehenemit.
-Bėni punė tė mira aq sa do tė qėndroni nė ahiret.
-Mos mendoni se vdekja juaj ėshtė larg prej jush?
- Dhe mos shikoni rrizkun qė keni nė dorė ?
-Dhe gjynahet qė janė tė padukshme?
Sepse ēdo gjė ka fund, pėrveēse BUKURIA dhe MADHĖSHTIA Ime.
-Sikur tė keni frikė nga xhehenemi, aq sa keni frikė nga varfėria, ju do tė hyni nė xhenet, dhe Unė do tė ju pasuroja aty nga s‘jua merrte mendja juaj.
-Dhe sikur tė keni dėshirė tė zjarrtė pėr tė hyrė nė xhennet, aq sa keni dėshirė nė kėtė dynja, Unė do t’ju bėja tė lumtur nė tė dy botėrat.
-Pra mos i shkatėrroni zemrat e juaja duke i lidhur pas epsheve tė kėsaj dynjaje, se fundi i saj ėshtė pranė.

O bijtė e Ademit:

-Ashtu si era qė zjarrin e shuan.
-Ashtu edhe kur tė hyn vetja nė qejf, edhe njeriut mė tė mirė ia humb toruan, sepse shpreson tek veprat e mira dhe jo tek mėshira e All-llahut azze ve xhel-le.
-Sa shumė tė varfėr ka prishur dhe shkatėrruar varfėria!?
-Dhe sa shumė tė pasur i ka marrė nė qafė pasuria?
-Dhe sa shumė njerėz nė rrugė tė drejtė, i mori nė qafė rehatia?!

O bijtė e Ademit:

-Feja juaj ėshtė shtrenjtė si gjaku dhe mishi juaj, dhe nėse e ruani, e pastroni dhe e rregulloni fenė tuaj, ju keni ruajtur dhe pastruar gjakun dhe mishin tuaj.
-Mos jini si qiriu qė ndriēon tė tjerėt dhe djeg veten e tij!
- Nxirreni dashurinė e kėsaj dynjaje nga zemra e juaj, sepse aq sa mund tė rri nė njė enė uji bashkė me zjarrin, dhe drita bashkė me errėsirėn, aq mund tė rrinė nė njė zemėr dashuria pėr Zotin dhe pėr dynjanė.
-Kėrkoje rrizkun nė mėnyrėn mė tė mirė, sepse ai ėshtė i ndarė dhe caktuar pėr ty.
-Dhe ai qė kėrkon mė shumė sesa i ėshtė caktuar, nuk do t’i jepet, dhe ai qė e marr nė haram, kurrė nuk do ta shijojė.
-Koprraci do tė jetė gjithmonė i poshtėruar, sepse ai ėshtė rojtar i pasurisė qė do tä hanė tė tjerėt, ndėrsa ai do tė japi llogari rreth saj.
-Dhe mos harroni se mirėsitė materiale kanė njė fund nė kėtė dynja.
-Dhe mos harroni se vdekja e ka momentin e premtuar?
-Dhe vetėm e vėrteta triumfon dhe ėshtė e vazhduar.

O Musa:

-Njeriu mė i urtė dhe mė i zgjuar ėshtė ai qė ka frikė All-llahun e Madhėruar.
-Pasuria mė e madhe ėshtė qė tė jesh i kėnaqur me atė qė tė ėshtė dhėnė nga All-llahu I Madhėruar.
-Kursimet dhe investimet mė tė mira janė tek devotshmėria.
-Fjala mė e keqe ėshtė gėnjeshtra.
-Kėshilla mė e keqe janė thashėthemet.
-E mos harroni se Unė jam mė pranė jush me dijen Time sesa damari i qafės.

O ju tė cilėt besuat:

-Pėrse thoni atė qė nuk e bėni?
-Pėrse ndaloni nga e keqja tė tjerėt dhe veten e harroni?
-Pėrse mblidhni aq shumė pasuri saqė nuk do tė mund ta hani dhe as ta shijoni?
-Pėrse pendimin ditė pas dite ju po e vononi?
-Dhe vitet e jetės po ju kalojnė e po neglizhoni?
-A mos vallė nga vdekja ju erdhi garanca qė tė shpresoni?
-A mos ju tha zjarri i xhehenemit qė nė tė s’do tė qėndroni?
-Apo e siguruat xhenetin, dhe nuk doni tė na tregoni?
-Mos t’ju mashtroj shėndeti dhe rehatia se ditėt e frymėmarrjes tė numėruara i keni?
-Tė fshehtat e juaja sė shpejti do tė zbulohen.
-Kini frikė All-llahun xh.sh. o njerėz nėse keni mend dhe konsideroni?
-Ofrojini tė mirat qė ju janė dhuruar pėr vetet tuaja

O bijtė e Ademit:

-Ju keni filluar duke shembur jetėn tuaj qysh nga dita qė keni dalė prej barkut tė nėnės.
-Dhe ēdo ditė qė kalon, varrit po i afrohesh.
-Mos u bė si drutė qė djegin veten e tyre pėr tė ngrohur dhe ndriēuar tė tjerėt!
-Nėse thoni fjalė tė mira, dhe kryeni punė tė pėshtira, ju jeni prej hipokritėve.

O bijtė e Ademit:

-Nuk do tė hyjė nė xhennetin Tim pėrveēse ai qė ndaj Madhėshtisė Sime ėshtė i pėrulur dhe modest, dhe gjithė ditėn e mbushi duke mė pėrmendur Mua, i kontrollon epshet e veta duke i ndaluar nga harami.

O Musa:

-Ai qė ėshtė mikpritės ndaj udhėtarit, ai ka fituar kėnaqėsinė Time.
-Ai qė ndihmon tė varfėrin, fatkeqin dhe qėndron pranė jetimit, e shkruaj prej tė dashurve te Mi.

O bir i Ademit:

-Deri kur do tė mė ankohesh?
-Deri kur do tė mė akuzosh?
-Deri kur do tė mė ofendosh? Ndėrkohė qė Unė nuk po tė bėj ty padrejtėsi.
-Deri kur do ti mohosh mirėsitė e Mia, ndėrkohė qė rrizku Im tė vjen ēdo ditė?
-Deri kur kur do tė jesh i pabindur mdaj Meje, ndėrkohė qė ti nuk ke Zot tjetėr veē Meje?
-Sillu me thjeshtėsi, qė tė nderohesh nga tė gjithė njerėzit.
-Mė falėmndero Mua, qė tė shtoj mirėsitė e tua!
-Mė kėrko falje qė tė tė fal.
-Lutmuni Mua qė t’ju pėrgjigjem?
-Ndani sadaka, qė t’ju shtoj bereketin.
-Vizitoni tė afėrmit, qė t’ju shtoj bereketin nė jetėn tuaj.
-Paqja dhe qetėsia ėshtė nė vetmi.
-Sinqeriteti shikohet nė devotshmėri.
-Pastėrtia ėshtė nė pendim.
-Adhurimi ėshtė edhe nė kėrkimin e mėsimit tė fesė sė All-llahut tė Madhėruar.

O bir i Ademit:

-Si shpreson tė mė adhurosh Mua kur tejngopesh?
-Si shpresoni tė ndriēoni zemrat e juaja, duke fjetur gjumė papushim?
-Si shpresoni ta keni frikė All-llahun xh.sh. ndėrkohė qė ke frikė varfėrinė?
-Si shpresoni tė jeni njerėz tė devotshėm, kur jeni kaq vigjilent ndaj dynjasė?
-Nuk ka ndėrmjetsim si pendimi.
-Nuk ka adhurim si dija.
-Nuk ka sinqeritet si frika ndaj All-llahut tė Madhėruar.
-Nuk ka shok mė tė mirė dhe mė tė bukur se mendja.
-Nuk ka shok mė tė keq se padituria.

O bir i Ademit:

-Gjeje kohėn e lirė qė tė mė adhurosh Mua, nėse do qė tė mbush zemrėn tėnde me pasuri.
-Dhe duart e tuaja me rrizk.
-Dhe tė jap rehati dhe shėndet nė trup.
-Ndėrsa ai qė neglizhon tė mė pėrmend Mua, Unė do t’ja mbush zemrėn e tij me varfėri.
-Duart e tij do t’i lodh dhe s’do tė mbushen kurrsesi.
-Kraharorin e tij do e mbush me ankthe dhe mėrzi.
-Trupin e tij do e mbush me sėmundje dhe fatkeqėsi.
O bijtė e Ademit:
-Vdekja do ju zbulojė tė fshehtat e juaja , Dita e Gjykimit do ju lexojė lajmet e juaja.
-Nėse bėn ndonjė gjynah tė vogėl, mos shiko sesa i vogėl ėshtė gjynahu, por shiko se kujt nuk po i bindesh!
- Dhe nėse tė vjen pak rrizk, mos shiko se sa i pakėt ėshtė rrizku, por shiko se kush ta ka dhėnė kėtė rrizk.

O bir i Ademit:

-Nėse e shikon zemrėn tėnde tė ashpėr dhe tė ftohtė ndaj fesė?
-Dhe nėse gjen sėmundje nė trupin tėnd?
-Dhe nėse shikon pakėsim nė rrizk?
-Dije se ke folur nė atė qė nuk tė takon.

O bir i Ademit:

-Nuk tė drejtohet zemra jote derisa tė mos kesh turp prej Meje.
-Nėse shikon tė metat e njerėzve dhe harron tė metat e tua, atėherė ke kėnaqur shejtanin dhe ke zemėruar RRAHMANIN.

O bir i Ademit:

-Gjuha jote ėshtė si luani, nėse i bindesh, ai tė han.
-Fruti i heshtjes ėshtė lutja.
-Fruti i lutjes ėshtė besimi.
-Fruti i besimit ėshtė dashuria pėr Krijuesin.
-Fruti i dashurisė ėshtė shėrbimi ndaj Krijuesit.
 
Top
24 replies since 14/6/2015, 12:16   214 views
  Share