| Seksualiteti ėshtė njė fushė nė tė cilėn idetė e gabuara janė vėrtet shumė dhe ėshtė thuajse e pamundur tė shpėtosh pa u ndikuar prej tyre. Ja njė pėrmbledhje e disa legjendave qė duhen shembur, pėr mė shumė kėnaqėsi seksuale [logged] 1. Kur stimulohet pika G, njė femėr arrin menjėherė nė orgazmė
E gabuar
Stimulimi i pikės G mund tė provokojė ndjesi tė kėndshme dhe tė ēojė nė orgazmė 10 % tė femrave! 90 % e tyre, pėr fat tė keq, nuk do tė ketė kurrė fatin tė provojnė kėtė lloj orgazme tė veēantė. Pika G ėshtė njė zonė prej disa centimetrash, e vendosur nė muret e brendshme tė vaginės, vetėm 3-5 cm nga hyrja e saj. Kjo pikė e quajtur G, nuk ka absolutisht ndjeshmėrinė e klitorit. Qė ėshtė njė zonė ekstremisht erogjene. Pėr pikėn G pėrkėdheljet qė stimulojnė klitorin nuk vlejnė. Vetėm presionet mė energjike mund tė shkaktojnė tek disa femra efekte tė kėnaqėsisė seksuale qė arrijnė deri nė orgazmė.
2. Gjatėsia e penisit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kėnaqėsinė femėrore
E gabuar
Organi seksual mashkullor nuk ėshtė shumė efikas pėr t'i dhėnė kėnaqėsinė njė femre. Pse? Arsyeja ėshtė se organi kryesor i kėnaqėsisė seksuale tek femra ėshtė klitori. Pėr tė stimuluar klitorin njė mashkulli i nevojiten duart, goja dhe penisi, por njė penis i pėrmasave tė mėdha nuk sjell asnjė lloj efekti mė special. Pėrveē kėsaj, ajo qė konsiderohet si pjesa mė e ndjeshme e vaginės, pra pika G, gjendet jo mė shumė se 4 cm larg hyrjes sė vaginės. Gjatėsia e penisit nė gjendje tė erektuar ėshtė gjithmonė mėse e mjaftueshme pėr tė arritur pikėn G. Pastaj, thellėsia e vaginės ėshtė 8 cm nė gjendje qetėsie dhe 12 cm nė gjendje tė eksituar. Ndodh shumė rrallė qė penisi nė ereksion tė mos arrijė tė tilla dimensione. Kur njė femėr dėshpėrohet nga gjatėsia e pamjaftueshme e penisit tė partnerit, nė fakt problemi qėndron tek vagina, e cila nuk ėshtė muskuloze aq sa duhet. Muret e vaginės janė elastike dhe mbėshteten rreth e rrotull penisit. Nėse nė kėtė pikė konstatohen probleme, nevojitet pak gjimnastikė seksuale pėr tė tonifikuar muskujt e vaginės.
3. Pas lindjes vagina ėshtė mė e gjerė
E gabuar
Vagina zgjerohet shumė gjatė lindjes. Ėshtė mėse normale dhe kjo ėshtė arsyeja qė nė brendėsi ėshtė e ndėrtuar me pala, nė mėnyrė qė tė zgjerohet gjatė momentit tė lindjes. Mė pas vagina kthehet nė formėn normale. Eshtė njė organ elastik, i krijuar pėr t'u zgjeruar dhe ngushtuar. Mjeku mund tė kėshillojė ushtrime gjimnastikore pėr muskujt rreth vaginės, pėr t'i ndihmuar tė arrijnė formėn e tyre natyrale. Nė disa femra gjatė lindjes muskujt e vaginės janė tė zgjeruar dhe nėse nuk trajtohen me stėrvitje, rrezikojnė qė tė shkaktojnė mospėrmbajtje urinare. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme gjimnastika e muskujve pėr tė rigjetur njė jetė tė pėlqyeshme seksuale dhe pėr tė evituar rrezikun nga mospėrmbajtja urinare.
4. Njė femėr "shatėrvan" quhet ajo qė ka njė lubrifikim shumė tė fortė
E gabuar
Disa femra kanė njė lubrifikim shumė tė theksuar, por ky fakt nuk ka asnjė lidhje me "gruan shatėrvan". Kemi tė bėjmė me njė femėr tė tillė, kur nė momentin e orgazmės njė sasi e caktuar lėngu del me forcė nga uretra. Kjo ėshtė arsyeja qė shpesh flitet edhe pėr ejakulacion femėror. Nė fakt, kontraktimet muskulare tė orgazmės provokojnė nxjerrjen e lėngut jashtė. Shumė femra kanė pėrshtypjen e urinimit, por nuk ėshtė aspak kėshtu. Vetėm 10 % e femrave kanė provuar njė orgazmė me ejakulacion. Nuk dihet akoma nėse njė fenomen i tillė ėshtė specifik vetėm pėr njė pjesė tė femrave apo tė gjitha mund ta provojnė. Ejakulacioni femėror ėshtė gjithmonė i shoqėruar me njė kėnaqėsi shumė tė fortė, njė lloj superorgazme.
5. Viagra stimulon dėshirėn
E gabuar
Viagra, e pėrdorshme nė rastet e shqetėsimeve tė ereksionit, nuk ka aspak lidhje me dėshirėn. Ėshtė vetėm njė stimulues i ereksionit. Nėse njė mashkull pėrjeton njė dėshirė tė fortė seksuale dhe merr viagra, ereksionet e tij do tė jenė mė tė mira. Por nėse nuk ka asnjė lloj dėshire, viagra nuk do tė ketė asnjė efekt, ajo nuk rrit dėshirėn seksuale. Shpesh shumė meshkuj qė nuk kanė njė ereksion tė pėlqyeshėm, pas marrjes sė viagrės pohojnė se ndjejnė mė shumė dėshirė. Por ėshtė frika e tė mos qenit nė lartėsinė e duhur, e cila zhduket me marrjen e viagrės dhe i lė vendin dėshirės qė ekzistonte edhe mė parė, por nuk guxonte tė shprehej.
6. Njė partner i mirė mund tė bėjė seks disa herė radhazi
E gabuar
Fakti i tė qenit ose jo njė partner i mirė nuk ka lidhje me numrin e herėve qė njė mashkull mund tė ejakulojė gjatė njė mbrėmjeje. Nė fakt, pjesa me madhe e meshkujve qė mund tė bėjnė dashuri disa herė radhazi kanė tendencėn tė ejakulojnė shumė shpejt (por jo tė gjithė!). Meshkujt qė ejakulojnė vetėm njė herė arrijnė shumė mė lehtė tė zgjasin aktin seksual pėr shumė kohė. Nė fund tė fundit, ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė njė marrėdhėnie nuk mund tė matet: meshkujt, pėr tė qenė mė tė sigurt, tentojnė tė llogarisin pak nga tė gjitha, gjatėsinė e penisit, pėr sa kohė arrijnė tė bėjnė seks pa ejakuluar, numrin e herėve nė tė cilat mund tė rifillojnė pėrsėri
numrat janė tė thjesht pėr t'u krahasuar, por kėnaqėsia nuk matet nė kėtė mėnyrė. Njė mashkull mund tė jetė njė partner i shkėlqyer, edhe pse ka njė penis tė shkurtėr, edhe pse nuk mundet tė rifillojė disa herė radhazi aktin seksual. Si ia arrin tė jetė i tillė? Thjesht ėshtė shumė i vėmendshėm ndaj dėshirave tė partneres.
7. Nėse do t'i them jo njė pozicioni, nuk do tė mė dėshirojė mė
E gabuar
Kur e dashuron dikė, ėshtė e rėndėsishme tė dėgjosh dėshirat e tij seksuale dhe tė pėrpiqesh ta kuptosh. Por tė dėgjosh dhe tė kuptosh, nuk do tė thotė aspak qė tė thuash po pėr tė gjitha. Eshtė normale qė dy persona tė ndryshėm tė mos kenė tė njėjtat dėshira. Dhe ėshtė shumė e rėndėsishme tė respektosh kėto diferenca. Atėherė, nėse nuk je gati pėr tė plotėsuar njė dėshirė tė partnerit, e rėndėsishme ėshtė tė dish tė thuash jo. Idealja do tė ishte ta pyesje: Mė shpjego se pėrse pėr ty ėshtė kaq e rėndėsishme? Dhe pastaj tė thuash: E kuptoj, por unė nuk dėshiroj tė njėjtėn gjė. Tė pranosh njė praktikė seksuale qė nuk e dėshiron, do tė thotė tė dalėsh mbi veten tėnde. Dhe pastaj tė ndihesh keq. Partneri yt nuk do tė tė respektojė, thjesht sepse ti vetė nuk respekton veten tėnde. Dhe nuk mund tė duash njė njeri qė nuk tė respekton. Duke thėnė gjithmonė po dhe asnjėherė jo, rrezikon tė shkatėrrosh marrėdhėnien.
8. Pėr tė ndier kėnaqėsi duhet tė jesh i dashuruar
E gabuar
Tė bėsh seks me njeriun qė dashuron ėshtė gjėja mė ideale. Por kjo nuk do tė thotė aspak qė njė akt seksual pa dashurinė nė mes nuk mund tė tė japė kėnaqėsi. Sepse mungesa e dashurisė nuk ka tė bėjė me mungesėn e tėrheqjes fizike dhe as me tė jetuarit e momentit. Edhe pa ndjenjat nė mes mund tė ekzistojnė ndjesi pozitive qė lidhen me kėnaqėsinė seksuale. Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se njė vajzė pėr tė bėrė seks ka shumė nevojė pėr dashurinė e njė djali. Por me kalimin e viteve gjėrat evolojnė dhe njė mashkull do tė ketė mė shumė nevojė pėr dashuri dhe pėr njė seksualitet qė ta pėrmbushė, ndėrsa njė femėr do tė dijė tė ēmojė gjithmonė e mė shumė kėnaqėsinė seksuale edhe pa ekzistencėn e dashurisė. Edhe diēka tjetėr: dashuria mund ta komplikojė kėnaqėsinė. Kur dashuron ke frikė se nuk i pėlqen tjetrit, se mund tė jesh i refuzuar dhe jo nė lartėsinė e duhur. Kur ndjesi tė tilla nuk janė nė lojė, kėnaqėsia arrihet shumė thjesht.
9. Tė gjitha femrat janė multiorgazmike
E gabuar
Njė femėr multiorgazmike ėshtė ajo qė mund tė provojė orgazma tė ndryshme radhazi gjatė njė raporti seksual, pa pauza! Disa specialistė ngulmojnė se mashkulli ėshtė monoorgazmik, qė do tė thotė se mund tė ketė vetėm njė orgazmė, ndėrsa femra ėshtė multiorgazmike nga natyra. Nė realitet vetėm 10% e femrave pohojnė se mund tė kenė orgazma tė ndryshme njėherėsh. Nuk dihet akoma nėse tė gjitha femrat kanė tė tillė potencial, apo vetėm disa prej tyre. Por nuk duhet menduar qė pėr tė qenė njė femėr e vėrtetė duhet patjetėr tė kesh aftėsinė e arritjeve tė shumė orgazmave. Sepse 90 pėr qind e femrave nuk janė aspak tė tilla.
10. Meshkujt nuk shtiren kurrė pėr njė orgazmė
E gabuar
Thuhet shpesh qė femrat shtiren se kanė arritur orgazmėn, por shpesh kjo vlen edhe pėr meshkujt. Vetėm 47 % e meshkujve pohojnė se kanė arritur orgazmėn nė ēdo raport seksual. Shpesh herė edhe pėr ta jo tė gjitha gjėrat shkojė perfekt. Pėrse bėjnė gjasme? Pėr t'i bėrė qejfin partneres, sepse lodhen apo pėr t'u stimuluar paksa? Kur njė mashkull shtiret se ka kaluar nė orgazmė, imiton disa rėnkime, disa lėvizje, por vetėm pėr njė gjė nuk mund tė shtiret dot: se ka ejakuluar. Nė fakt ėshtė e ēuditshme, por e vėrtetė. Edhe pa ejakulim, disa femra nuk e kuptojnė se partneri ėshtė duke u shtirur. Megjithatė, duhet tė thuhet se, edhe pse shumė meshkuj kanė sajuar ndonjė orgazmė nė jetėn e tyre, nuk ėshtė njė sjellje shumė e praktikuar nga ata.
11. Meshkujt janė gjithmonė gati pėr tė bėrė seks
E gabuar
Ideja shumė e pėrhapur nė shoqėrinė tonė ėshtė se meshkujt mendojnė vetėm pėr seksin dhe janė gjithmonė tė gatshėm pėr ta bėrė sapo t'iu jepet rasti. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė! Madje edhe meshkujt bezdisen nga ideja qė duhet tė jenė gjithmonė tė disponueshėm seksualisht. Nėse thonė jo, ndjehen keq, edhe partnerja e tyre po ashtu. Sigurisht, pėr njė mashkull normal seksi ėshtė i rėndėsishėm, por nė kushte tė caktuara. Nuk ėshtė gjithmonė i gatshėm tė bėjė dashuri nė ēdo vend, me ēdo femėr! Dhe sa mė shumė kalojnė vitet, meshkujt kanė nevojė pėr dashuri. Ėshtė e vėrtetė qė njė mashkull mund tė ketė periudha nė tė cilat provon shumė dėshirė, siē ka edhe shumė periudha tė tjera kur ndjehet mė pak i disponueshėm seksualisht. Dhe kjo e fundit ėshtė me e shpeshtė nga ē'e mendojmė ne.
12. Kėnaqėsia seksuale zbehet nė njė ēift me bashkėjetesė tė gjatė
E gabuar
Kur nė njė ēift komunikimi ėshtė i mirė, me kalimin e kohės edhe kėnaqėsia seksuale tenton tė rritet. Shumė ēifte pohojnė se me kalimin e kohės jeta e tyre seksuale bėhet mė intensive. Duket se ajo qė ndryshon ėshtė lloji i dėshirės. Pėr tė pasur njė jetė tė kėnaqshme dhe tė pasur seksuale edhe me kalimin e viteve, ėshtė e nevojshme tė mėsosh tė shkosh drejt tjetrit mė dėshrė dhe jo ta lėsh veten thjesht nė duart e njė dėshire hormonale tė momentiit. Kėrkohet njė vullnet i mirė pėr shkėmbim. Kjo lejon njohjen mė tė mirė tė dėshirave tė partnerit, pėr t'u realizuar nė ēift dhe pėr tė evituar keqkuptimet. Dėshira seksuale nė njė ēift nuk zbehet kur kalon vrulli i fillimit. Duhet ta kultivosh dhe mbi tė gjitha ta meritosh kėtė dėshirė.
13. Femrat kanė mė pak dėshirė seksuale se meshkujt
E gabuar
Femrat kanė dėshirė seksuale tė ndryshme nga ajo e meshkujve, por jo mė tė vogėl. Vetėm se ėshtė mė pak e dukshme se ajo e mashkullit, mė pak e rėnshme nė sy. Njė mashkull qė sheh partneren e tij, qė i duket e bukur, e dėshiron. Kurse dėshira tek njė femėr stimulohet mė shumė nga fjalėt qė dėgjon prej tij. Pikėrisht ky ėshtė problemi: nė pėrgjithėsi meshkujt flasin pak, dhe aq mė pak pėr dashuri dhe pėr dėshirė. Si rrjedhojė, dėshira e njė femre mund tė "fyhet". Nėse njė mashkull di se si t'i flasė njė femre, do tė ndezė dėshirėn e saj edhe me kalimin e shumė viteve.
14. Seksi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė ēift
E gabuar
Seksualiteti ėshtė i nevojshėm, i shėndetshėm dhe pozitiv pėr njė ēift. Por nuk pėrfaqėson esencialen. Seksi ėshtė njė mėnyrė pėr tė komunikuar, siē ėshtė fjala, veprimet, shkrimi
seksualiteti ėshtė njė mėnyrė shumė e privilegjuar pėr tė shprehur ndjenjat dhe nevojėn pėr tė qenė pranė dikujt. Ėshtė njė instrument shkėmbimi.
Shpesh seksualiteti ėshtė pasqyra e shėndetit tė njė ēifti. Kur ēifti nuk shkon mirė, edhe marrėdhėniet seksuale janė tė pakėnaqshme dhe anasjalltas. Dy partnerė mund tė ndjehen shumė tė afėrt me njėri-tjetrin, edhe nėse marrėdhėniet seksuale janė tė vėshtira.
15. Ritmi normal i raporteve seksuale ėshtė tri herė nė javė
E gabuar
Nuk ekziston asnjė rregull nė botė. Mund tė flitet nė pėrgjithėsi, por absolutisht nuk ėshtė e njėjta gjė. Mesatarja, sipas deklarimeve tė ndryshme (tė vėrteta ose tė gabuara), ėshtė 3 raporte seksuale nė javė. Por disa ēifte bėjnė dashuri ēdo ditė, dhe disa tė tjera njė herė nė javė ose edhe njė herė nė muaj. Asnjė ēift nuk mund tė quhet normal apo anormal nė kėtė rast. Ajo qė i pėlqen njė ēifit, nuk i pėlqen njė tjetri. E rėndėsishme ėshtė qė secili nga partnerėt tė ndjehet i kėnaqur. Ėshtė normale qė njė ēift tė ketė periudha shumė intensive seksuale, ashtu siē mund tė ketė periudha mė tė qeta. Ashtu siē ėshtė normale qė njė lidhje tė zgjasė pėr shumė vjet. Pastaj, frekuenca e raporteve seksuale ėshtė thjesht njė numėr. Dhe nuk tregon cilėsinė e njė raporti seksual. Pėr njė ēift mund tė jetė mė mirė tė bėjė dashuri njė herė nė 15 ditė, sesa ēdo ditė vetėm pėr disa minuta. Kjo varet nga shijet e gjithėsecilit
|