MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 28/2/2015, 23:11     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

Nga: FATMIRA NIKOLLI


TIRANE-Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės ka nė pėrbėrjen e tij 22 anėtarė, akademikė nga fusha e gjuhėsisė, profesionistė me karrierė tė gjatė. Nė kryesinė e tij janė profesor Jani Thomai dhe profesor Rexhep Smajli. Burime pranė tij bėjnė me dije pėr "GSH" se jo tė gjithė do tė jenė tė pranishėm nė mbledhjen e sė martės. Disa pėr shkak tė angazhimeve tė tjera e disa pėr arsye shėndetėsore, si pėr shembull prof. Shaban Demiraj apo prof. Idriz Ajeti. Tematikėn e mbledhjes qė bėhet tė martėn e ka konfirmuar edhe profesor Ethem Likaj. "Nė mbledhjen e sė martės do tė diskutohen ēėshtje qė kanė tė bėjnė me drejtshkrimin e zanores ė tė patheksuar dhe togjet zanore", - deklaroi ai. Ndėrkaq, kėrkesės sonė pėr tė na dhėnė shembuj konkretė tė fjalėve qė i pėrmbajnė kėto shkronja, ai iu pėrgjigj negativisht. "Nė fund ne do tė dalim me pėrfundime qė do tė jenė publike pėr tė gjithė. Ēdo gjė qė ne mund tė themi tani, mund tė ēojė nė keqkuptime tė paarsyeshme", - e pėrfundoi bisedėn, Prof. Likaj. Nga ana tjetėr, "GSH" ka mundur tė sigurojė njė listė fjalėsh, drejtshkrimi i tė cilave do tė rishihet dhe mbase do tė ndryshohet, si edhe njė listė tė ēėshtjeve qė do debatohen. Deri mė tani, mund tė thuhet se kjo listė iu ėshtė dorėzuar mė herėt anėtarėve tė kėtij kėshilli dhe tė martėn do tė diskutohet e ardhmja e formės sė tyre tė shkruar.
Mbledhja
Tė martėn do tė rishihen kėto ēėshtje, sė paku sipas asaj qė ėshtė parashikuar vitin e kaluar.

1. Heqja apo ruajtja e zanores -ė- nė fjalėt e pėrbėra qė pėrmbajnė si element tė parė pėremrin vetvetor vetė (vetvendosje, vetvrasje, vetveprim etj.), pėr tė cilin vitin qė shkoi nuk ėshtė arritur nė njė pėrfundim tė pėrgjithshėm.

2. Drejtshkrimi i zanores -ė- nė rastet e padiskutuara nė mbledhjen e muajit qershor 2012.

3. Zanoret e tjera dhe bashkėtingėlloret: a) Togjet zanore -ua- / -ue- dhe -ye-; b) Zanorja -i- dhe sonantja -j-; c) Sonantet -nj-, -j-; d) Sonantet -r-, -rr-, -n-, -l-, -ll-; e) Bashkėtingėllore tė shurdhėta e tė zėshme dhe ė) Bashkėtingėlloret dyshe (dh, th, sh, xh, zh, nj, gj).

4. Drejtshkrimi i toponimeve: shqiptare, tė huaja dhe etnikat.

Fjalėt
Nga 42.205 fjalė qė ka "Fjalori i gjuhės shqipe" (2006), ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve, ose i 12,55% tė fjalėve. Kėshtu, tronditen shprehitė drejtshkrimore nė 1844 fjalė, ose nė 4,37% tė fjalėsit, pasi ka raste fjalėsh nė shkrimin e tė cilave folėsi e ka tė vėshtirė tė bėjė dallimin midis njė prapashtese dhe njė teme tė shkurtėr, si p.sh. anėtar ėshtė vendosur tė shkruhet antar, por folėsi fare lehtė edhe kompozitėn anėdet mund ta shkruajė andet etj.
Nė takimet t+h, d+h etj., kėto janė rastet ku do ketė ndryshime: shtathedhur - shtat'hedhur; Ethem, Mithat-Et'hem, Mit'hat; meshollė- mes'hollė; gazhedhėse bėhet gaz'hedhėse.
Shkrimi i mbaresės sė shumėsit nj-sė j, i rr-sė r, lėvizja e ė-sė nė prapashtesėn -ėt dhe -tė, duke i shkruar tė gjitha fjalėt ose me -ėt, ose me -tė, i: Shkruhen me nj, do tė shkruhen me j, 392 fjalė, si rasti barinj, ullinj, qė do tė shkruhen barij dhe ullij. Fjalėt me -ėt (i, e) (i cekėt) ndryshojnė 169 tė tilla, duke u bėrė me -tė sipas shembullit i cekėt nė i cektė.
Do shkruhen jo me i si deri tani, po me j, fjalėt me grupet ia, ie, io, iu, me prejardhje kryesisht nga gjuhėt neolatine, si: ia/iį, 520 fjalė, sipas modelit nga amiant, italian nė amjant, italjan; me ie/ié, 177 fjalė, sipas modelit, janė materie, stallier bėhen materje, stalljer; me io/ió, 493 fjalė, janė dioqezė, aksion bėhen djoqezė, aksjon dhe me iu/iś, 53 fjalė, nga spiunazh, akuarium bėhen spjunazh, akuarjum. Nuk do tė shkruhet ė-ja nė 3786 fjalė, pėr njė pjesė tė tė cilave ėshtė vendosur nė rregullat e miratuara nė qershor 2012 dhe njė pjesė janė propozuar pėr miratim nė mbledhjet e kėsaj jave.
 
Top
0 replies since 28/2/2015, 23:11   25 views
  Share