MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Misionarja protestante pranon islamin!

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/10/2011, 22:01     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Misionarja protestante pranon islamin!
Hatixha Watson: Misionarja protestante pranon islamin! E vėrteta nė zemėr.

Profesoreshė, teologe, misionare, priftėreshė, predikuese fundamentaliste e krishterė, njė kandidate jo bash ideale pėr tė pranuar islamin.


Para 6 vjetėve, pasi isha edukuar nė kishėn e krishterė (sė pari si katoliko-romane, e mė pas si njė e krishtere spirituale "e rilindur"), pasi kisha diplomuar si priftėreshė dhe pasi kisha mbaruar bachelorin dhe magjistraturėn e teologjisė, pranova Islamin.


Ēfarė e shkaktoi kėtė ndryshim radikal?

Gjatė punimit tė tezės sė magjistraturės kam filluar tė dyshoj nė shkencat krishtere.

Pėr 12 vjet me radhė, e kisha bėrė shprehi ta lexoja njė herė tė gjithė Biblėn pėr ēdo vit. Kėtė e bėja krahas mėsimit tim pėr ide, ligjėrime dhe studime. Ndėrkohė qė i kam shqyrtuar librat e shenjtė, kam vėrejtur kontradikta tė caktuara. P.sh. tė krishterėt mėsojnė pėr mėkatin origjinal, Zanafilla 3, ndėrkaq Ezekieli 18: 1-22 i kundėrvihet kėsaj. Nėse kjo doktrinė bazė (e mėkatit origjinal) nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė i tėrė krishterizmi shkatėrron vetveten.

Gjatė leximit i vėreja kėto gjėra dhe atėherė ndėrprisja leximin dhe mendoja pėr to, por pėr shkak tė studimeve tė mia kurrė nuk kam pasur kohė qė t'i shqyrtoj mė afėr. Gjatė studimit tetėvjeēar e kemi lexuar Biblėn, libėr pėr libėr, kapitull pėr kapitull, varg pėr varg. Por, kurrė nuk kemi bėrė krahasime, prandaj kundėrthėniet nuk janė pėrmendur. Nė tė vėrtetė, ajo ishte hera e parė qė kemi studiuar historinė e kishės pėrmes historisė sė sotme, e jo pėrmes Biblės. Nga ai moment, kam filluar tė dyshoj nė parimet krishtere qė nuk kishin ekzistuar nė kohėn e Jezusit. Ato kishin filluar, mė vonė, nė vitin 325 me doktrinėn e trinitetit.

Fjala "trinitet", qė pėrmendet nė krishterizėm, nuk ekziston nė asnjė Bibėl nė botė, qoftė kur bėhet fjalė pėr Biblėn origjinale nė gjuhėn greke apo hebraike (pra nė gjuhėt nė tė cilat janė shkruar tė gjitha Biblat). Doktrina e trinitetit nė krishterizėm ėshtė formuluar tėrėsisht vetėm pas Koncilit tė 4-tė, qė ka ndikim edhe nė krishterizmin e sotėm. Mirėpo, meqenėse tė krishterėt atėherė nuk e kishin akceptuar trinitetin, vetėm pas 68 vjetėsh ėshtė futur nė krishterizėm, nė koncilin e Nikesė. Qė tė mund tė zhvillohej dhe tė formulohej mėsimi pėr inkarnimin, me tė cilin Jezusi njėkohėsisht mund tė ishte edhe Zot edhe njeri, si dhe mėsimi pėr paqėsimin apo sakrifikimin e pėrsosur, ėshtė dashur tė kalojnė mė shumė se 100 vjet.

Vazhdimisht kam ndier njė dėshirė tė zjarrtė nė zemėr dhe kam dėshiruar tė di mė shumė pėr Zotin Njė. Njė ditė kam shkuar tek profesori im dhe i kam thėnė: Krishterizmi nuk ėshtė vetėm ai qė mėsojmė ne. Ne i themi njerėzve se "pėrsėri do tė lindim", qė do tė thotė se njeriu pastrohet vetvetiu dhe i lutet Jezu Krishtit qė ai tė kthehet nė zemrėn e tij nė mėnyrė qė t'i falen mėkatet dhe qė prej tij tė bėhet njė njeri i ri. Ose se duhet tė jesh "i mbushur me Shpirtin e shenjtė" qė pėrsėri tė "rilindėsh". Kur tė hyjė Shpirti i Shenjtė tek ti, ai dikushi fillon tė flas gjuhė tė huaja (i kam pėrjetuar tė dy rastet, edhe pse nuk janė tė pranuar tek tė gjithė tė krishterėt dhe bashkėsitė si detyrime).

Mes drejtimeve tė ndryshme nė krishterizėm ka luftėra dhe dallime teologjike tė shumta. Disa protestantė nuk i pranojnė katolikėt si tė krishterė sepse i luten Marisė, nėnės sė Isait a.s. dhe i adhurojnė shenjtorėt. Baptistėt nuk kanė kurrfarė lidhje me jobaptistėt. Krahas kėsaj, janė edhe metodistėt, veslijanerėt, presbiterianėt dhe me mijėra kisha tė pavarura qė nuk i pėrkasin asnjė shkolle. Tė gjithė dallohen nė shkencėn dhe interpretimin e Biblės.

Kam pasur ndjenjėn, se atė qė bėnim ne ishte burim i tė gjithave, se nuk kishte nevojė pėr bashkėsi tė tilla tė ndryshme fetare. Duhej tė ekzistonte njė ndryshim evident shoqėror rreth nesh. Nė vend tė kėsaj, shoqėria ėshtė dekadente dhe nė njė pozitė mė tė keqe se sa qė ishte para 50 vjetėve! Tė ashtuquajturat vende krishtere janė nė mesin e vendeve me situatė mė tė keqe. Profesori im mbylli gojėn dhe nuk mundi tė mė pėrgjigjej.

Kam vazhduar mė tutje dhe nė vitin 1993 kam pėrfunduar studimet e magjistraturės nė teologji. Njė muaj mė pas, kam vendosur tė studioj gjuhėn gjermane. Njėri nga kolegėt e mi ka qenė doktor qė kishte kaluar 6 vjet nė Dubaj. Jemi shoqėruar dhe kam vėrejtur se mė pyeste pandėrprerė pėr Dhiatėn e Vjetėr. Kurse unė, pėrkundrazi, e pyesja pėr kulturėn nė Lindjen e Mesme. Asnjėherė nuk isha e interesuar pėr fenė islame, edhe pse ēėshtja kryesore e studimeve tė mia ishte "veprimtaria misionare". Kemi pasur ligjėrata pėr islamin, budizmin, hinduizmin, animizmin dhe katolicizmin. Gjithashtu kemi studiuar edhe "kulte" tė caktuara. Interesimi im ka qenė animizmi, njė besim fisnor.

Kur ishim sė bashku, kam hetuar se ishte tjetėr. Ka dashur vazhdimisht tė falet, por nė mėnyrė krishtere. Kur ishim jashtė, lypėsve iu jepte vazhdimisht para. Pėr kėtė madje ka pasur njė qese me para tė imta nė makinėn e tij. Njė ditė i thashė: sikur mos tė tė njihja, do tė mendoja se je musliman. Pranoi se e kishte pranuar islamin nė Dubaj, por kurrė nuk i kishte folur familjes sė tij pėr kėtė. Kur ishte kthyer nė Filipine, ishte liruar nga feja dhe nuk falej mė dhe as nuk e praktikonte fenė. Familja e tij pėrbėhej nga katolikė tė devotshėm. Ai asnjėherė nuk ishte lidhur me kishėn katolike, kurse mė herėt kishte qenė me kishėn protestante.

Nė atė kohė kam njohur njė filipinase, qė ishte konvertuar nė islam gjatė kohės qė kishte punuar nė Arabinė Saudite. Atėherė jetoja nė Manilė. Edhe pse atje kishte muslimanė, nė tė vėrtetė, nuk i kisha kėrkuar ata. Ishte vėrtet e ēuditshme qė nė njė periudhė tė shkurtėr kisha takuar dy muslimanė. E dija se Zoti po "ndėrhynte" nė jetėn time pėrmes situatave plotėsisht tė thjeshta. Thosha me shaka: Nė rregull o Zot, ēfarė dėshiron tė mė thuash?

E kam pyetur ate pėr Islamin dhe gjėja e parė qė e kam pyetur ka qenė trajtimi i femrave. Ėshtė e njohur (sikurse mėsojmė ne nė Perėndim dhe dėgjojmė nė media) se muslimanet janė qytetare tė rendit tė dytė dhe pa kurrfarė tė drejtash. Ato duhet tė mbulohen me hixhab, sepse burrat e tyre nuk dėshirojnė qė t'i shohė dikush. Ato duhet tė qėndrojnė nė shtėpi dhe krahas kėsaj burri ka tė drejtė qė t'i godasė! Duke dėgjuar pėrgjigjen e saj mbeta e hutuar.

Ajo tha se bashkėshortet dhe nėnat nė Islam respektohen shumė. Mė ka sqaruar se gratė mbulohen, sepse ky ėshtė urdhėr prej Zotit, nė mėnyrė qė gratė tė jenė tė mbrojtura. Gjithashtu mė ka sqaruar se keqpėrdorimi nga ana e burrave nuk ėshtė pjesė e Islamit. Isha shumė e bindur se ajo qė kisha mėsuar ishte e drejtė dhe isha e gatshme tė ndieja dhembshuri pėr ato gra tė ngrata muslimane tė shtypura.

Kur e njoha tė vėrtetėn dhe kur u ballafaqova me mashtrimin qė na kishin mėsuar, kam filluar qė tė bėj pyetje mė tutje: Kush ėshtė Zoti? Kush ėshtė Muhammedi pėr muslimanėt? Nė atė kohė ligjėroja nė kolegj, kėshtu qė pyetjet e mija shkonin mjaft thellė. Ajo mė pat thėnė se nuk ishte muslimane e kahershme dhe se ajo nuk mund tė mė pėrgjigjej pėr tė gjitha pyetjet, por se do tė shkonte me mua nė njė qendėr islame ku to tė merrja pėrgjigjet.

Kur kam dėgjuar kėtė, e kam lutur Zotin (atėherė kam menduar pėr Jezusin) se nėse kjo ėshtė prej shejtanit dhe djallit (kėtė vėrtet mendojnė tė krishterėt pėr Islamin), atėherė ma trego atė. Nė fund nuk kam ndier kurrfarė ndikimi tė diēkaje djallėzore, kėshtu qė jam nisur me tė (edhe pse me shumė kujdes).

Kam qenė e befasuar se si janė sjellė ndaj meje. Kam studiuar teologjinė krishtere. E di se pėrdoren shumė strategji dhe metoda nėse dėshiron ta udhėzosh dikė qė tė pasojė fenė tėnde. Ata nuk shfrytėzuan asnjėrėn prej tyre! Nuk kishte kurrfarė manipulime psikologjike dhe as ndikim tė shkathėt (tė hollė), as shqetėsim, as "do tė vijmė nė shtėpinė tėnde dhe do tė lexojmė Kur'an", sikurse bėjnė tė krishterėt, as thirrje telefonike. Ishin korrekt, tė sinqertė. Mė kanė dhėnė libra dhe mė kanė thėnė se mund tė shkoja pėrsėri nėse kam pyetje dhe se do tė mė pėrgjigjeshin me dėshirė. Kam shkuar nė shtėpi dhe i kam lexuar tė gjitha librat qė kisha marrė.

Kam qenė e fascinuar dhe e befasuar. Kjo ishte hera e parė qė kam lexuar njė libėr pėr Islamin qė e kishin shkruar muslimanėt. Tė gjitha librat qė kam lexuar gjatė studimeve prej tetė vjetėsh ishin tė shkruara nga ana e tė krishterėve. Ato libra tregojnė se ēfarė mendojnė ata pėr Islamin. Por ajo ēfarė ata mendojnė se ėshtė islami dhe ajo ēfarė ėshtė nė realitet Islami, janė dy koncepte (nocione) tė ndryshme. Tė krishterėt janė tė sinqertė, por vėrtet mendojnė gabimisht.

Ditėn tjetėr pėrsėri kam shkuar atje dhe kam diskutuar pėr 3 orė. Kėshtu ka kaluar java. Gjatė fundit tė asaj jave kisha lexuar 12 libra dhe kisha kaluar mė shumė se 15 orė diskutim me ta. Kam studiuar 8 vjet teologjinė krishtere. Nė fund tė asaj jave mendja ime ka kuptuar se Islami ėshtė e vėrteta. A e kisha pranuar atėherė Islamin? Jo, sepse edhe atėherė nuk kam qenė dyfytyrėshe. Islami akoma nuk ka qenė nė zemrėn time.

Njėra prej pyetjeve tė para qė kam shtruar atė javė ka qenė: Kush ėshtė Allahu? Na kanė mėsuar se Zoti i muslimanėve ėshtė Zot "pagan" (diēka si Zoti-Hindu, por emri i tij ėshtė Allah, dhe se atij i luten muslimanėt). Kam qenė e befasuar kur kam kuptuar se Allahu ėshtė i Gjithėdijshmi, Zoti i Gjithėfuqishėm, se Ai ėshtė Krijuesi, Ngadhėnjyesi (Mbajtėsi) dhe Furnizuesi.

Kjo sigurisht nuk i pėrgjigjej studimeve tė mia pėr "paganizmin" dhe kam kuptuar: Ai me siguri nuk ėshtė Zot pagan. Nuk ka rituale tė fshehta as ndėrmjetėsues. Ai ėshtė i Vetmi Zot, pa partner. Kjo i kundėrvihet trinitetit, ku Zoti ėshtė nė tresh: Ati, Biri (Jezusi) dhe Shpirti i Shenjtė, qė tė tre tė barasvlershėm dhe tė amshueshėm.

Me kėnaqėsi do t'i pyesnim shokėt e krishterė, ku ishte Jezusi kur ėshtė dashur tė vdesė nė kryq dhe kur ka thėnė: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethėnė: ''Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?''. (Mateu: 27/46). A i ka folur ai vetvetes: Jo, ai ishte Jezusi njerėzor (shkenca e inkarnacionit, ku Jezusi mund tė jetė njėkohėsisht edhe Zot edhe njeri).

Ata mund tė thonė njeriu e ndien dhimbjen njerėzore. Por sikur tė thuhet kjo, atėherė Jezusi nuk do tė ishte sakrificė e pėrsosur (shkenca e faljes), sepse sipas mėsimit tė krishterė, tė gjithė njerėzit janė tė lindur me "mėkatin fillestar" d.m.th., me mėkatin qė i pėrcjell njerėzit prej Ademit dhe Evės. Nėse ai do tė lindte pa atė mėkat, atėherė do tė ishte njeri i mangėt dhe nuk do tė ishte nė gjendje qė tė kuptonte tundimin dhe dhembjen.

Pyetja e dytė qė kam shtruar ka qenė: Kush ėshtė Muhammedi a.s. pėr muslimanėt? Kam qenė e befasuar kur kam mėsuar se muslimanėt nuk i luten Muhammmedit a.s., sikurse veprojnė tė krishterėt me Jezusin.

Pejgamberi Muhammed a.s nuk ėshtė ndėrmjetėsues. Muslimanėt i luten Allahut nė fund tė faljes (namazit) qė ta bekojė Muhammedin a.s. dhe familjen e tij, ashtu sikurse e lusin Allahun qė ta bekojė Ibrahimin dhe familjen e tij. Ai ka ardhur me porosinė e njėjtė me tė cilėn kishin ardhur edhe pejgamberėt e tjerė, mes tė cilėve edhe Jezusi.

Ajo porosi ėshtė se duhet t'i bindemi vetėm Zotit Njė dhe tė Vėrtetė, Allahut. Musa a.s. i ka thėnė popullit tė tij Izrael: "Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnde, me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me tėrė forcėn tėnde." (Ligji i pėrtėrirė: 6:4-5).

Jezusi a.s ka sjellė tė njėjtėn porosi: "Dhe Jezusi u pėrgjigj: ''Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot, dhe: "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė forcėn tėnde!". Ky ėshtė i pari urdhėrim." (Marku: 12: 29-30).

Tė shohim me kujdes: Jezusi a.s ka thėnė njė Zot, e jo tre nė njė! Jezusi kurrė nuk ka pohuar se ėshtė bir i Zotit sikurse ia veshin njerėzit. Ai gjithnjė ėshtė paraqitur si bir njeriu.

Secili pejgamber ka ardhur me porosinė e njėjtė, por kanė ekzistuar dallime nė kumtimin e atij mesazhi. Pejgamberia e Musait a.s. ka ndodhur gjatė persekutimit nė Egjipt. Pejgamberia e Jezusit a.s. ėshtė dalluar me dėbimin e demonėve dhe kthimin e tė vdekurve nė jetė me ndihmėn e Zotit. Ajo qė e ka dalluar pejgamberinė e Muhammedit a.s. ka qenė shpallja e Kur'anit fisnik atij, tė cilėn nuk arrinte as ta lexonte as ta shkruante. Musai dhe Jezusi i ishin dėrguar popujve tė veēantė, hebrenjve. Nė Bibėl vazhdimisht pėrsėriten fjalėt: "Dėgjo Izrael, dėgjo Izrael", qė janė thėnė nga pejgamberėt, gjithashtu edhe nga Jezusi. Kur'ani fisnik nuk i ėshtė dėrguar njė populli tė caktuar, edhe pse pejgamberi Muhammed a.s. ishte arab dhe ka folur gjuhėn arabe. Allahu, nė Kur'anin fisnik, thotė (mė shumė se 20 herė) se Islami i ėshtė dėrguar mbarė njerėzimit! ... pjesa e parė
 
Top
0 replies since 12/10/2011, 22:01   62 views
  Share