MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Seks tė egėr me burrin

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/6/2016, 23:45     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Historia e jetės sime ėshtė shumė e dhimbshme, por bashkė me dhimbjen mendoj se ka edhe pak turp brenda. Nėse sot dėgjon lajmet, kėta tė rinjtė e sotshėm qė lexojnė nė internet, apo ne plakat kur bėhemi bashkė tė pimė kafe e tregojmė ato qė dėgjuam, nuk na ēuditin mė ēfarė dėgjojmė, por nė rininė time, kjo histori bėri bujė tė madhe.

Kam lindur nė njė qytet bregdetar, kemi qenė familje e qetė megjithėse tė varfėr. Babai pėr nga natyra pinte pak, por nuk ishte i dhunshėm as me mamanė e as me ne tre fėmijėt. Problemi i tij mė i madh ishte se nuk kishte qejf tė punonte e rrjedhimisht, njė familje ku nuk punon i zoti i shtėpisė dhe mbahet veē nga puna e gruas, dihet se ka probleme ekonomike. Mamanė time e mbaj mend gjithmonė qė pėrveē punės nė grumbullim ku punonte, mbasditeve thurte me shtiza triko pėr fėmijėt e komshinjve apo pėr komshijet qė nuk dinin tė punonin me shtiza. Bėnte edhe ēentro shumė tė bukura me grep. Edhe qėndiste me fije tė hollė e bėnte gjėra tė veēanta. Ka patur jo vetėm duar tė arta, por edhe fantazi tė paparė pėr tė krijuar gjithmonė modele tė reja. Bėnte edhe paja vajzash tė reja.

Kėshtu na rriti ne tre fėmijėt mes hallesh, por mes qetėsisė nė familje. Vėllai, qė ishte mė i madhi, filloi punė nė zdrukthtari dhe mori zanat. Ai me siguri i ngjante mamasė duarartė. Unė isha fėmija i dytė dhe pas shkollės tetėvjeēare mbarova njė kurs dy vjeēar dhe fillova punė si ndihmėskuzhiniere. Nė kohėn time ishte privilegj kursi dyvjeēar qė bėra, se sot duket krejt absurde. Motra ime e vogėl ishte shumė bukuroshe dhe ishte rrumbullake, fėmijė shumė i kėndshėm dhe gjithė lagjja e puthnin dhe e thėrrisnin kur kalonin pranė shtėpisė tonė. U rrit si fėmijė i llastuar, edhe pse nuk ishim tė kamur.

Me rritjen tonė, fatmirėsisht, mamasė iu liruan krahėt. Babai vazhdonte avazin e tij dhe mė nė fund vendosi qė djali tashmė njėzet e tre vjeē, duhej martuar. Pasi iu lut vėllait qė tė vendoste tė martohej, i gjeti disa vajza qė ai t’i shikonte.
– Janė familje tė mira, – thoshte babai. – E bija e S. ngjan me nėnėn tėnde kur ishte e re. Ėshtė ashtu e vockėl dhe e kėndshme, pastaj sikur i fluturon puna nga dora. Tė duhet njė grua punėtore bir; nėna jote dhe ju keni vuajtur me dembelizmin tim. Kjo vajzė mė pėlqen mė shumė nga gjithė tė tjerat.
E kėshtu, me kėmbėnguljen e babait, vėllai pranoi tė takonte njė herė vajzėn e S. dhe babai kishte patur tė drejtė. Edhe vėllait i ngjiti menjėherė. Kur u kthye nga takimi, tha se ishte dakord qė tė martohej me tė. (Nė vitet ’60, kėshtu martoheshin njerėzit, me njė takim, ose pa asnjė takim, veē me miratimin e prindėrve). Vėllai u fejua dhe u martua pas njė viti sepse krushku kishte edhe djalin e vajzėn tjetėr tė fejuar dhe do tė bėnte dy dasmat e tjera atė vit. Atė vit qė vėllai ishte i fejuar, unė dhe ai u pėrpoqėm qė me rrogat tona tė kursenim jo vetėm pėr dasmėn, por edhe tė blinim ndonjė gjė pėr shtėpinė tonė tė varfėr. Behari erdhi dhe ne lyem shtėpinė, blemė njė bufe, mamaja e zbukuroi me ēentro, vėllai si zdrukthtar bėri ca punime tė veēanta dhe kur erdhi dita e dasmės, shtėpia jonė kishte ndryshuar. Nusja erdhi shumė e bukur. Na erdhi pėr shtat tė gjithėve e jo vetėm vėllait. Ndėrkohė, vitet po ecnin dhe pėr mua, por asnjė nuk mė kishte kėrkuar nė shtėpi. U bėra njėzet vjeē dhe hiē.

– S’kam ēupė tė keqe, – thosh babai sapo kthente ndonjė gotė, – po nuk ka ardhur fati i saj.
Nusja e vėllait m’u bė si shoqe sepse ishim moshatare. Ajo dhe motra e vogėl filluan punė tė dyja bashkė. Shkonin e vinin bashkė, por sėrish muhabeti, nuses mė shumė i hahej me mua. Pas shtatė muajsh jetese nė shtėpinė tonė, njė ditė ajo mė tha:
– Sikur tė tė prezantoj njė kushėririn tim?! Ėshtė djalė shumė i mirė. Ai punon e jeton nė njė qytet tjetėr, sepse ushtrinė e ka mbaruar nė njė repart ushtarak nė Tiranė ku ushtarėt specializohen pėr kapterė apo si teknikė pėr radiomarrėse e dhėnėse, nuk e kuptoj mirė kėtė, por ta dish qė ėshtė djalė shumė i mirė. Ėshtė pak mė i madh se ti po nuk keni ndonjė diferencė tė madhe. Pastaj, kėta kapterėt kudo ku i transferojnė, i rregullojnė me punė jo vetėm ata, por edhe gratė. Ai ėshtė njėzet e tetė vjeē… E di qė ti je njėzet sa unė, por besomė, ėshtė i pashėm dhe burrė pėr shtėpi.

Meqenėse kisha dėgjuar gjithė kushėrinjtė e mi tė qaheshin se s’po mė dilte fati, pranova menjėherė ta takoja. Nusja jonė kishte tė drejtė. Kushėriri i saj ishte djalė dy metra, i bukur, i qetė, dukej pak i ftohtė, por mendova se e kishte nga uniforma e ushtarakut. Pas dy ditėsh edhe kushėriri i nuses tha se i kisha pėlqyer dhe erdhėn prindėrit e tij e mė kėrkuan nė shtėpi. Ne u fejuam shumė shpejt dhe u martuam edhe nė gjendje civile, por dasmėn nuk e bėmė sepse prisnim qė i fejuari im tė merrte shtėpi. Atė e rregulluan pas njė viti dhe ne bėmė dasėm. U martova kur isha njėzet e dy vjeēe. Isha jo vetėm e ndrojtur, por edhe e paditur nė shumė gjėra, por fillimi i martesės sime ishte si ėndėrr. Qyteti ku jetonte burri im ishte qytet malor, por i bukur. Isha pak larg nga prindėrit dhe lėvizja nga njėri qytet nė tjetrin atėherė ka qenė me tė vėrtetė e lodhshme. Kėshtu u lidha mė shumė me burrin, sepse ishte i vetmi njeri qė kisha. Pas tetė muajsh fillova punė nė restorantin e vetėm qė kishte qyteti. Punova rreth gjashtė muaj dhe isha e kėnaqur me punėn dhe me kolektivin. Kishim njė kuzhinier burrė qė ishte natyrė babaxhane, burrė fjalėpak dhe i menēur. Edhe gratė tė gjitha ishin tė mira. Mė mėsuan jo vetėm pėr punėn, por edhe pėr qytetin, njerėzit, jetesėn nė ēift, megjithėse me burrin tim ishte komode tė jetoje.

Pas njė viti martesė mbeta shtatzėnė dhe punova vetėm njė muaj sepse shtatzania mė zuri mė tė vjella. Nė atė kohė i thoshin “shtatzani toksike”, nuk e di nėse ka ndryshuar emėrtimi nė ditėt e sotshme. Unė u bėra shumė keq. Nuk ngrija kokėn nga krevati, mezi haja dy kafshata dhe ato, sapo i haja, i nxirrja. Mjekėt mė thanė se zakonisht kjo periudhė zgjaste katėr-pesė muaj. Duke parė situatėn, burri im, nėpėrmjet njė miku, i kėrkoi ndėrmarrjes ku punonte motra ime qė t’i jepnin katėr ose pesė muaj leje dhe sa tė kaloja kėtė periudhė, tė vinte tė mė shėrbente mua. Sigurisht qė babai mė vėllanė tim nuk ishin kundra dhe motra ime erdhi brenda javės nė shtėpinė time. Ajo bėnte gjithė punėt e shtėpisė dhe rrinte gjithė ditėn brenda me mua. Pėr mua, aq sa shihja shtrirė nga krevati, gjėrat ishin nė rregull e nuk dyshoja pėr asgjė, por ja qė para se motra ime tė ikte, kishte ndodhur proēka. Gjatė periudhės qė ajo mė kishte shėrbyer mua, im shoq kishte hedhur sytė edhe mbi tė. Ju thashė nė fillim qė ime motėr ka qenė fėmijė shumė i bukur dhe ashtu kishte mbetur, vajzė shumė e bukur. Ajo ishte e rritur, njėzet vjeēe dhe gjithė nur. Edhe im shoq ishte i bukur dhe ata ishin dashuruar. Kur gjendja ime u pėrmirėsua dhe motra duhej tė kthehej nė shtėpi, e pashė qė po bėhej nervoze, por mendova se e kishte sepse ishte mėsuar me mua. Tė shtunėn qė im shoq e pati pushim, u nisėn qė tė dy herėt nė mėngjes pasi burri duhej tė kthehej sėrish atė ditė. E pėrqafova fort kur iku dhe nuk ma mori mendja se ky do tė ishte pėrqafimi ynė i fundit si motra. Ajo iku e im shoq u kthye nė darkė nė shtėpi. Ishte gjithė hundė e buzė, po mendova se e kishte nga rruga dhe e lashė tė qetė tė pushonte. Tė nesėrmen dolėm bashkė pėr njė xhiro tė shkurtėr nė bulevardin e qytetit dhe u kthyem nė shtėpi. Heshtja e tij mė vrau pak, por do tė mė vrisnin mė shumė sherret e tij. Filloi tė grindej me mua pėr gjėra tė kota, “pse s’ke larė kėmishėn, pse s’ke arrnuar ēorapet, pse s’ke fshirė shkallėn” e s’di ē’tė them pėr ē’budallallėqe mė bėrtiste. E pashė qė kishte diēka, por mendoja gjithmonė se e kishte nga puna. Puna nė repart ishte jo vetėm e mirėpaguar, por kishte dhe ajo zararet e veta.

Erdhi koha tė lindja fėmijėn dhe ishte muaji prill kur unė linda vajzėn time. Ishte bebja mė e bukur e maternitetit.
– I ka ngjarė motrės sime, – u thosha infermiereve ndėrsa tė gjitha vinin e shikonin dhe mė thoshin “sa e bukur”.
Edhe im shoq e pranoi me kėnaqėsi qė vajza i kishte ngjarė tezes bukuroshe. Kur prindėrit e mi e morėn vesh qė kisha lindur, erdhi vėllai me mamanė, nusen dhe motrėn tė mė shihnin. U lumturova qė i pashė tė gjithė nė shtėpi dhe motra ime, meqenėse i dinte gjithė cepat e shtėpisė, na shtroi drekėn sapo erdhėn dhe na bėri edhe njė darkė tė mrekullueshme. U kėnaqėm gjithė darkėn dhe mė bėhej zemra mal ndėrsa shihja tim shoq qė ishte i qetė. “Epo mbaroi, mendoja, do ta ketė patur nga ankthi se si do tė shkonte lindja”.
Tė nesėrmen, familjarėt e mi ikėn dhe nė shtėpinė time ra zia. M’u duk sikur e kisha vetėm unė mėrzinė pėr ikjen e tyre, por e pashė qė mė shumė ishte mėrzitur im shoq. Atėherė nė tė qindat e sekondės mė shkoi nė mendje se ē’mund tė kishte ndodhur nė periudhėn kur ime motėr ishte nė shtėpi, por e largova nga mendja. Shava veten pėr atė ē’kisha menduar dhe vendosa tė flisja me tim shoq. Jo pėr kėtė, por ta pyesja se ē’halle kishte, a mund ta ndihmoja qė mos ziheshim gjithė kohėn.

– Tė lutem burrė, do mė thuash ē’tė mundon? Unė nuk mendoj se po bėj ndonjė gjė qė s’tė pėlqen, mė thuaj ku po gaboj qė mos tė zihemi mė.
– Asgjė, thjesht jam i mėrzitur, – mė tha e uli sytė.
– Pse s’mė sheh nė sy kur flet me mua? – i thashė – Diēka duhet tė kesh!
– Asgjė tė thashė, nuk merr vesh ti, apo duhet tė ta them me dru? Edhe mė lėr rehat tani. – Dhe iku e fut nė krevat.
Mendimi qė e kisha larguar shpejt nga truri dy ditė pėrpara, m’u kthye si rrufe. I shkova nė dhomė dhe u ula nė cep tė krevatit.
– Tani mė thuaj… mos ėshtė pėr shkak tė motrės sime?
Ai shqeu sytė dhe u skuq nė moment. Nga tronditja qė pashė nė sytė e tij, e kuptova qė ishte e vėrtetė.
– Tė thashė tė mė lėsh rehat dhe ik fli nė kuzhinė me ēupėn se nesėr do iki nė punė. Apo tė fle unė nė kuzhinė? – mė tha.
– Jo, dua tė mė thuash tė vėrtetėn, – thashė dhe u ktheva kėmbėkryq nė krevat. Mė dukej sikur po mbytesha dhe e ndjeja qė fytyra po mė ndizej flakė.
– Po, – mė tha, – jam dashuruar me motrėn tėnde. Dhe ta dish se ajo ėshtė shumė herė mė e mirė se ti, jo vetėm nga pamja, por edhe si grua, – dhe mė shihte me njė fytyrė tė egėrsuar. M’u duk sikur deshi tė ēohej e tė mė fuste duart nė fyt, ndėrkohė qė gjithė biseda ishte bėrė shumė qetėsisht. Zbrita nga krevati dhe desha tė dilja nė kuzhinė te ēupa, por ndjeva njė dhimbje nė shpatull. Ai mė qėlloi me sa i hėngri krahu.
– Ē’tė kam bėrė? – iu ktheva, ndėrsa u pėrpoqa tė mbaja veten. – Ē’i kam bėrė motrės sime qė tė vijė e tė mė shkatėrrojė shtėpinė?
Sapo ia pėrmenda motrėn, mė vėrshuan disa shpulla si breshėri.
– Nuk je grua, je si burrė, – mė tha ndėrsa mė godiste.

Nuk nxora zė qė mos tė mė dėgjonin komshinjtė, por menjėherė shkova dhe mora ēupėn nė krahė qė ai tė largohej. Dhe kėshtu ndodhi; i la shpullat dhe u kthye nė krevat. Tė nesėrmen qė pa gdhirė iku nė punė dhe unė bėra gati plaēkat e mia e tė ēupės dhe shkova nė shtėpinė e prindėrve. U tregova pėr ē’kishte bėrė ime motėr dhe mbaj mend qė edhe ajo u rrah paq nga vėllai im, ndėrkohė qė nė darkė, im shoq, me paturpėsinė mė tė madhe, erdhi dhe kėrkoi tė merrte atė nė shtėpi. Ne bėmė gjithė procedurta e divorcit, kurse ime motėr u martua me burrin tim. Unė nuk u martova mė. Kėshilli i lagjes nė qytetin tim tė lindjes mė dha njė shtėpi afėr prindėrve dhe unė jetova me ēupėn. Zoti ma shpėrbleu mundin me vajzėn. Ajo u bė vajzė shembullore dhe mbaroi edhe universitetin, ndėrsa ime motėr lindi shtatė djem me burrin e saj dhe tė gjithė iu bėnė halabakė rrugėsh. Ish-burri im filloi tė pinte dy vite pas martesės me time motėr dhe i shkatėrroi motrėn e fėmijėt e tyre. Them se Zoti i shpėrbleu qė tė dy. Unė dhe ime motėr nuk jemi takuar mė qysh prej pesėdhjetė e dy vjetėsh dhe mendoj se nuk do ta takoj sa tė jem gjallė. Vajza ime njė herė ėshtė takuar me gjysmėvėllezėrit-kushėrinjtė e saj, por vetėm kaq. Unė pleqėrova me dhėndrrin qė fatmirėsisht mė takoi i mirė dhe me nipin e tri mbesat e mia. Jam bėrė edhe stėrgjyshe dhe pavarėsisht ē’mė ndodhi nė rini, tani jam plakė e lumtur.
 
Top
0 replies since 18/6/2016, 23:45   2143 views
  Share