MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kėshilla Seksuale SHQIP

« Older   Newer »
  Share  
jamdurrsake
view post Posted on 3/5/2011, 21:34 by: jamdurrsake     +1   -1




Pse tradhetojne meshkujt dhe femrat?

Shoqėria shqiptare po ndeshet gjithnjė e mė hapur me dukurinė e tradhtisė nė ēift, duke e konsideruar si njė fenomen social jo aq tabu.

Sociologėt zbulojnė mjaft prej shkaqeve tė saj, njė pjesė e tė cilave tė pėrbotshme. Ka shumė arsye pse partnerėt nė ēift tradhtojnė. Disa nė tradhti tė lehta e tė tjerė nė tradhti dramatike.

Por si duhet kuptuar ajo? Si realitet i natyrshėm, si ilaē i dashurisė apo si disfatė personale?

Nė mendjen dhe kulturėn tonė tradhtia ka njė ngarkesė negative: jo mė kot Dante Aligeri nė “Komedinė Hyjnore” i degdis dy tradhtarėt Paolo dhe Francesca nė rrethin e Ferrit.

Por megjithatė nuk ėshtė e thėnė qė tradhtia tė jetė gjithmonė “negative”….Edhe pse statistikat tregojnė se mbi 70 pėr qind e njerėzve tradhtojnė, kjo mund tė lexohet qė “nėse nuk jemi ne personi qė tradhton, atėherė ėshtė partneri ynė….”.

Midis pyetjeve tė shumta qė i janė bėrė ēifteve rreth faktorit kyē nė njė marrėdhėnie dashurie, duket se pėrgjigja rezulton unike. Ajo ėshtė e njėjtė edhe pse njerėzit janė tė karaktereve e tė mendjeve tė ndryshme. Besimi dhe tė qenurit besnik.

Kjo ėshtė ajo qė kėrkojnė partnerėt nga njėri tjetri. Tradhtia ėshtė ana mė e errėt e ēdo ndjenje dhe marrėdhėnieje. Njėsia matėse mė delikate qė shpreh vlerat e vėrteta tė njė raporti.

Por sa e afėrt dhe e largėt ėshtė ajo, edhe kur partnerėt mendohet tė jenė nė kushtet mė ideale tė njė dashurie? Sa kėrcėnues duket faktori i pabesueshmėrisė nė situata mė ē’komplekse dhe tė kundėrta dashurore? A shihen efekte pozitive pėrtej fenomenit “dramė”?

Cilat janė pistat nė tė cilat duket se marrin jetė tradhtitė e lehta apo problematike? Edhe pse fajėsinė e merr vetėm njėri a ėshtė i vetmi qė i duhet ta pėrballojė?

Janė kėto shumė problematika qė lidhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me filozofinė e gjerė tė tradhtisė. Arsye tė shumta qė ēojnė nė dilema tė ndryshme.

Pasione, inate, hakmarrje, kėrkim pėr vetėvlerėsim, siguri dhe revoltė janė tė gjitha kėto komponentė tė cilėt duket se nxisin tė njėjtin reaksion, tradhtinė.

Ana e errėt e dashurisė

Tradhtia ėshtė ajo qė shumė ēifte duken se i tremben mė shumė gjatė bashkėjetesės sė tyre. Ėshtė ana mė e erret e njė raporti dashurie, duke pasuar dhembje, zhgėnjim, vuajtje, frikė tė vazhdueshme, humbje besimi, zemėrim dhe ankth.

Ajo ėshtė cilėsuar mė tė drejtė si mashtrimi mė “perfekt” qė tė bėhet atėherė kur nuk e pret. Vjen papritur dhe pakuptuar nė njė mėnyrė tė frikshme dhe ikėn me shumė gjurmė tė thella nė ndėrgjegje, duke tė vjedhur buzėqeshjen nė mėnyrėn mė tė padrejtė.

Ėshtė kostoja qė paguan ironikisht. Ky ėshtė perceptimi qė mund tė pėrshkruhet rreth dramave tė ndryshme qė pėrjetohen ēdo ditė midis shumė historive shqiptare.

Rrethanat mund tė jenė tė ndryshme por shpesh herė tė paqarta. Njė djalė rreth moshės 25 vjeē lidhet me njė grua tė martuar, kjo 31 vjeēe me 2 fėmijė. Deri kėtu dikush mund tė mendojė se tė dy ata i lidh vetėm seksi, pasi s’duhet tė ketė dashuri mes tyre, por ēudia ėshtė se ky person ka njė tė dashur 21 vjeēe.

Nė fakt kėto janė histori qė ndodhin ēdo ditė. Janė histori ku tė gjithė mund tė gjejnė pak nga vetja dhe tė kuptojnė se pavarėsisht se lidhja e tyre duket se ecėn mirė e shtruar, tradhtia mund tė shfaqet kur nuk e pret dhe as e mendon.

Pėrse ndodh tradhtia?

Kjo ėshtė njė ndėr pyetjet pėrgjigja e sė cilės ėshtė vėrtet komplekse. Sigurisht qė brenda mureve tė errėta tė dramės sė paevitueshme duhet tė ketė themele tė forta pėr tė arritur deri aty.

Sipas psikoanalistit tė njohur Zigmund Froid, ajo qė ēon kryesisht nė tradhti ėshtė monotonia qė lind nė njė marrėdhėnie tė caktuar. Njė ēift edhe pse duket se ka njė raport tė mirė e pozitiv, shpesh herė ndihet se mungon dėshira pėr tė provuar ndjesi tė reja, pėr tė thyer monotoninė mbizotėruese.

Ata qė e marrin iniciativėn mė lehtė nė kėto lloj situatash duket se janė meshkujt. Kjo shpjegohet edhe me natyrėn e tyre biologjike e psikologjike. Tek mashkulli ėshtė shumė e zhvilluar dėshira pėr tė provuar ndjesi tė shumta seksuale qė nė termat e mjekėsisė pėrcaktohet me emrin “libido”, e thėnė ndryshe “uri seksuale”.

Ndėrsa tek femrat kjo lloj gjendjeje, ėshtė shumė mė e kontrolluar. Ato janė disi mė tė vetpėrmbajtura e mė tė “arsyeshme”. Prandaj ndodh qė edhe pas shumė ndarjeve qė mund tė pėsojnė tė dyja palėt si meshkujt apo femrat, shpeshherė, meshkujt e kanė mė tė lehtė tė krijojnė njė raport tė ri. Ata janė mė tė lirė pėr tė provuar emocione tė reja.

Si pasojė adoptohen shumė lehtė ndaj aventurave tė ndryshme qė ndėrmarrin. Njė tjetėr arsye qė ēon nė fenomenin e padėshiruar ėshtė thjesht pėr hir tė njė dashurie apo pasioni mė tė fortė qė lind.

Kjo zakonisht ndodh prej femrave tė cilat nėse tradhtojnė e bėjnė sepse kanė gjetur njė emocion tepėr tė fortė dhe bindės, pas tė cilit do ishin tė gatshme tė paguanin me “ēdo gjė”.

Madje edhe me humbjen e njė raporti tė gjatė dashurie qė mund tė kenė pasur. Ato arrijnė tė zėvendėsojnė mė lehtė emocione, por vetėm nė rastet kur kanė kuptuar se pėrjetojnė njė emocion vėrtet tė fortė.

Me pak fjalė, nė rastin e femrave tradhtia ndodh kur ato dashurojnė vėrtet. Nė emėr tė pasionit kanė “ngulur” njė thikė pas shpine. Duket se kjo ėshtė me e fortė se ajo e meshkujve tė cilėt tradhtojnė, nė kuptime mė seksuale.

Megjithatė asgjė nuk ėshtė e prerė me thikė edhe pse kėto mendohet tė jenė rastet mė tipike, midis shumė tė tjerave, edhe pse sociologėt tė ndryshėm pohojnė se kėto janė rastet kur tradhtia ėshtė mė e vrazhdė e mė goditėse.

Pasi tradhti tė tjera tė cilat mund tė shihen nė njė sy mė pak tragjik janė ato qė ndodhin nė situata disi mė lehtėsuese. Shpeshherė partnerėt ndihen tė pavlerėsuar nga njėri tjetri. Ajo qė duan dhe kėrkojnė ėshtė pak mė shumė stimė, vėmendje dhe besim vlerėsues.

Pas debatesh tė ndryshme ndodh qė shumė prej partnerėve meshkuj apo femra, duket se kėrkojnė njė tjetėr person i cili mund tė jetė njė dėgjues i mirė, qoftė edhe pėr pak kohė. Kjo pėrbėn njė tjetėr arsye flagrante qė ēon nė tradhti.

Pak a shumė kjo pėrngjason me njė tjetėr formė, atė tė hakmarrjes. Nė shumė raste ndodh qė partnerėt pėr arsye xhelozie, apo inate tė papritura e tė pakuptimta revoltohen aq shumė saqė do tė mjaftonte njė tjetėr njėri pėr tė nxjerrė dufin dhe inatin e fshehur. Sigurisht shpirti kėrkon shpagim, por le tė themi qė kjo nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta marrė atė.

Sepse dashurojmė njė tjetėr (30%)
Pėr tė luftuar monotoninė, dėshira pėr pushtime tė reja (22,6%)
Dėshira pėr tė provuar eksperienca tė ndryshme seksuale (19%)
Sepse ndihemi tė pakėnaqur nga partneri (15,3%)
Sepse ndihemi tė pakėnaqur nga jeta dhe duam njė konfirmim (12,8)

Ndarje pėrgjegjėsish

Receta e parė qė do jepnim pas njė fenomeni kaq tė rėndė e tė dhimbshėm do ish faji. I kujt ėshtė faji? Kush e bėri kėtė gjė?

Marrja e pėrgjegjėsive pas akteve tė tilla, qė pėr hir tė sė vėrtetės janė tė shėmtuara, ėshtė njė tjetėr aspekt paksa i vėshtirė pėr t’u konsideruar. Faji, ashtu siē thuhet shpesh nė biseda tė pėrditshme, mbetet “jetim”.

Por nėse do flisnim pėr kėtė lloj “meseleje” qė ngatėrrohen shumė elementė, individė, ndjenja e faktorė, subjekti ėshtė paksa mė i ndėrlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumė arsye tė ēojnė nė fenomenin nė fjalė ashtu edhe shumė pasoja e shoqėrojnė atė.

Nėse Arbri doli me shokėt e tij pėr tė dėfryer nė njė pasdite tė diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi tė dilte me tė pasi impenjime tė tjera ishin bėrė mė tė rėndėsishme pėr tė. Duket se koha qė Arbri kalonte me shoqėrinė e tij ishte mė madhe se ajo qė kalonte me tė dashurėn.

Rastėsisht ndodh qė tė gjendet me njė nga ish miket e vjetra. Tė njėjtėn panoramė mund tė tregonin edhe pėr shumė ēifte tė tjera, ashtu si pėr shembull pėr Anjezėn me Klejdin. Historia e tyre ishte njė histori e bukur por qė ish bėrė tepėr inpasionante.

Pas disa muajsh tė fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej mė e dashuruar. Ajo shprehet se bashkėjetesa ndryshoi gjithēka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi tė ishte mė dyshues, mė i ftohtė, shumė ndryshe. Nė kėto lloj rrethanash ajo qė kuptoi ishin ndjenjat qė kishin lindur pėr shokun e saj tė punės.

Nė histori tė ndryshme, po tė hedhėsh vėzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista tė forta, madje tė qėndrueshme edhe pse tė papranueshme si tė justifikueshme. Por duke analizuar historitė e lartpėrmendura, duket se do ishte e padrejtė nėse fajėsinė do e merrte vetėm njėri prej partnerėve.

Pasi akti drejt rrugės sė shėmtuar duket se ėshtė performuar nga tė dyja palėt. Le tė themi qė njė raport dashurie i ngjan njė vallėzimi tė bukur, apo njė tangoje tė thjeshtė.

Pėr tė arritur njė interpretim tė mirė duhet vėmendje dhe pjesėmarrje nė vallėzim nga tė dyja palėt. Nė tė kundėrt ai nuk ėshtė mė njė vallėzim i realizuar.

Pėrtej efekteve anėsore

Por midis ndjesive mė negative qė prodhon fenomeni i tradhtisė, mendohet gjithashtu se ėshtė fenomeni qė e ka njė anė tjetėr tė medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat qė ēojnė individė tė ndryshėm nė kryerjen e njė drame tė tillė janė nga mė tė larmishmet, ashtu siē i pėrmendėm mė lart.

Por midis arsyeve mė banale fshihen tė vėrteta ēliruese qė ndonjėherė janė tė nevojshme. Ato janė edhe rastet mė tė mira tė cilat ndonjėherė tė bėjnė tė kuptosh tė vėrteta triumfuese. Pas njė tradhtie tė rėndomtė apo jo tė tillė, tė ndodh tė pėrshkosh ndjesi nga mė tė paparashikuarat.

Qė nga kėnaqėsia e pėrjetuar, rigjetje e vetvetes, njė aventurė e kėrkuar, deri te vetėgjyqėsia apo pendimi i rėndė. Ėshtė pikėrisht kjo, ana e medaljes, qė kushdo qė e ka ndjerė ka kuptuar se jeta e tij ka marrė njė tjetėr kuptim. Pikėrisht tė ndodh qė pas njė tradhtie, tė kuptosh ndjenjat e vėrteta qė ekzistojnė brenda teje.

Arrin tė kuptosh qė prapaskena tė tilla, tė kanė pėrzgjedhur aktorin mė tė mirė tė njė historie tė vėrtetė dashurie. Ndoshta pas tė tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vėrtetė ėshtė pasioni qė ka provuar nė dashurinė e tij. Ėshtė ajo dashuria pėr tė cilėn ia vlen tė vazhdosh, ndoshta mė me shumė vendosmėri, shpirt dhe brendi.

Nė kėto lloj rastesh gjithēka kuptohet se pas njė akti, qė edhe pse i shėmtuar nė dukje, nė depėrtime tė thella mbart vlera tė vėrteta shėruese. Ndaj mė tė drejtė mund tė themi se tradhtia pėrpos efekteve negative, ndodh tė shndėrrohet si njė kurues i njė marrėdhėnieje tė caktuar e cila rilind falė efekteve tė panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Ēfarė sugjerohet?

Ajo qė sugjerojnė sociologėt e ndryshėm ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje. Pėr tė mbrojtur njė raport nga vdekja e tij ka mėnyra qė mund ta mbajnė nė jetė. Cilat janė ato? Si mund tė shmanget tradhtia? Tradhtia ėshtė shumė flagrante dhe si e tillė shmangia saj rrallė ndodh.

Megjithatė ka dhe raste shprese. Njė bisedė e hapur me partnerin duke i treguar gjithēka rreth ndjenjave tė reja, do ishte ajo qė sugjerohet nga shumė sociologė. Tė flasėsh pėr ndjenjat e reja ėshtė njė ushtrim shumė i mirė pėr tė ēliruar nga mėkati “ndėrgjegjen e vrarė”.

Pas njė bisede mund tė kuptohet nėse ėshtė ajo qė kėrkon vėrtet apo ruajtja e raport tė parė. Konsultimi me ekspertė martesorė ėshtė njė mėnyrė tjetėr efikase qė do tė ndihmonte pėr mbrojtjen e lidhjes. Ēfarė sugjerohet nėse “dėmi” ėshtė bėrė?

E vėshtirė, por i riparueshėm. Duket se e njėjta pilulė sugjerohet. Pas njė tradhtie tė menduar apo ajo, tė flasėsh me partnerin ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėhet. Edhe pse shumė do tė mendonin shprehjen e famshme “pse tė shkosh si cjapi te kasapi?”, ekzistojnė rrugė lehtėsuese.

Duke folur nė mėnyrė tė sinqertė, pėr pendim dhe breje ndėrgjegje situata mund tė shihet me sy mė pak tragjik. Falje apo jo, pėrgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e pėrballueshme ėshtė tradhtia nga tjetri dhe i dėshirueshėm mund tė jetė jetėgjatėsia e raportit.
 
Top
56 replies since 3/5/2011, 21:12   18292 views
  Share