MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kėshilla Seksuale SHQIP

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 3/5/2011, 21:26 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pasioni ne cift kalon permes pese shqisave!

Pas vitit te pare te nje lidhjeje, raportet intime ne shtrat shpesh kthehen ne rutine.

Nese ju ndodh kjo gje, ajo qe duhet te beni eshte qe t’i jepni nje shtyse te re jetes tuaj seksuale dhe per t’a realizuar kete, nuk ka asgje me te mire se nje rizbulim i te pese shqisave. Ajo qe keshillohet eshte qe te zgjoni energjine tuaj seksual duke u angazhuar te riaktivizoni te gjitha shqisat e perceptimit

Te prekurit, te nuhaturit, te shijuarit, te parit dhe te degjuarit, jane 5 shqisat nepermjet te cilave perceptojme te gjitha pervojat e jetes. Nisur nga kjo hulumtuesit keshillojne qe pasioni ne cift mund te zgjohen thjeshte duke u fokusuar ne perceptimet tona, trupat tane dhe ato te partnereve tane.

Prekja, ceshtje takti dhe kontakti- Kush nga ne nuk do te bente cmenduri per nje masazh pas nje dite te veshtire e te lodhshme pune? Nje kerkim i psikologeve amerikane, tregon se vetem 65% e cifteve jane te perkushtuar per te zgjatur sa me shume kohen e masazheve dhe puthjeve para se te kryejne aktin seksual. Ata shpenzojne afersisht 6 deri ne 20 minuta ne kete faze parapergatitore, por shume te rendesishme.

Ajo qe keshillohet nga hulumtuesit per te shtuar pasionin ne cift eshte te studiohet me imtesi lekura vetjake dhe e partnerit, te ledhatohet me delikatese dhe embelsi dhe te nuhatet sa me gjate. Ajo qe nuk duhet te harrojme kurre dhe qe pervoja jetesore ka treguar eshte se lekura eshte organi me erotik edhe kufiri i shkrirjes dhe ndeshjes mes dy boteve te ndryshme, sic jane trupat tane.

Aroma- Nje studim i fundit amerikan ka treguar se nuhatja jone eshte ne gjendje per te kapur pranine e feromoneve te emetuar nga trupi yne. Feromonet jane substanca te vecanta qe sekretohen nga gjendrat e djerses, te cilat mund te stimulojne deshiren seksuale dhe me ane te alkimise se nuhatjes ndezin pasioni ne cift.
Cdo person ka nje ere te vecante dhe unike. Nese fle nje nate pa partnerin tuaj, ju do te vini re pranine e tij nepermjet eres ne jastekun qe ai ka perdorur. Aromat ngjallin te individi nje mije kujtime. Sipas specialisteve te shendetit mendor, era eshte perceptuar nga ne pa u ndermjetesuar nga ana racionale e trurit, ndaj eshte e perkryer per percaktimin e kujtime emocionale pozitive ose negative.

Shija e buzeve- Puthja eshte nje burim i vertete i kenaqesise seksuale. Ajo eshte nje akt qe ndez deshiren tone per te kryer marredhenie intime. Me ane te shkembimit te peshtymes te pasur me testosterone, hormon mashkullor qe rrit deshiren seksuale, realizohet dergimi i mesazheve stimuluese ne tru.

Goja jone eshte nje aparat shume specifik me te cilin ushqehemi, qeshim, puthim, flasim, etj.Sikurse shija e mire e nje ushqimi na ngjall deshiren per kete ushqim edhe shija e mire qe na le e puthura e personit te zemres ka nje efekt magjepses mbi marredhenien dhe pasionin ne cift.

Shikimi- Eshte thelbesor dhe i domosdoshem per nje dialog te mire ne jeten private. Eshte nje gjuhe universale. Te gjithe ne mund te themi shpesh se syte jane pasqyre e asaj qe mendojme. Me ane te shikimeve ju mund te dergoni ne menyre te heshtur emocionet me te forta dhe mendimet me te rendesishme. Nje veshtrim joshese per njeriun tone ka nje efekt te mrekullueshme.

Veshi dhe degjimi- I vihet pak rendesi, por eshte nga shqisat dhe organet me te efektshem ne nxitjen e pasionit ne cift. Lob i veshit, pjesa e dukshme e aparatit te degjimit tone, eshte nje nga zonat me te pasura me mbaresa nervore dhe erogjene. Vetem nje peshperitje e thjeshte mjafton per t’a stimuluar truarin tone dhe per te ndezur te ne pasione te forta.

Specialistet theksojne se nuk ka asgje me magjike dhe me interesante se peshperitja ne vesh e zerit te njeriut qe ti do me shume. Gjithashtu pasioni rritet edhe me shume si pasoje e buzeve qe perkedhelin ajrit rreth lobeve te vesheve tane duke percjelle keshtu ndjenjat tona me te thella.
 
Top
56 replies since 3/5/2011, 21:12   18292 views
  Share