MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Peshku dhe grate shtatzana

« Older   Newer »
  Share  
durrsake
view post Posted on 16/4/2011, 22:46     +1   -1




Peshku dhe grate shtatzana

Peshku eshte nje prej ushqimeve me te shendetshme te dietes tone por sa peshk duhet te hane grate shtatzana apo a duhet te hane peshk?
Peshku dhe Shtatzania

Peshku dhe Shtatzania

Nje prej “yjeve” te tavolines, peshku dhe molusqet kane zene vend te pare dhe rekomandohet si frutdhenes ne mbajtjen e nje diete te shendeteshme, dhe te nje zemre te shendetshme. Ndersa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, per efektin e ngrenies se peshkut nga grate shtatezena flitet shume pak. Aq me pak te qarte jane faktet rreth ketij fenomeni. A eshte e rezikshme ngrenia e peshkut per femijet ne park, a ndikon merkuri (zhiva) qe gjendet ne peshk tek keto qenie te brishta? A duhet te konsumojne mamate shtatzane peshk?

Shpeshhere studimet kane dhene rezultate konfliktuese rreth kesaj teme. Por cmendojne ekspertet e kesaj fushe?

Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbeshtet konkluzionin e EPA (agjensise per mbrojtjen e mjedisit) se nenat shtatzane duhet te bejne kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund te demtoje femijen ne bark.

Vjet, per here te pare, EPA dhe FDA (agjensia per administrimin e ushqimit dhe ilaceve) dy agjensite me te rendesishme te mjedisit dhe shendetit permenden te mirat dhe te keqijat e peshkut.

“Peshku dhe prodhimet e detit permbajne nje sere vlerash ushqimore dhe proteina, jane te pasura ne saturated fats, dhe permbajne omega-3 fatty acids. Nje diete e balancuar me peshk mundeson nje rritje te shendetshme e normale te femijes, dhe gjithashtu nje zemer te shendetshme. Nenat dhe femijet ne moshe te vogel duhet te perfshijne ne diete peshk per shkak te vlerave ushqimore te shumta.” Deklaruan te dyja agjensite se bashku.

Por meqenese shume specie peshku kane nivele te larta merkuri, mund te jene te demshme per femijet e palindur apo ata te nje moshe te njome. Merkuri mund te demtoje zhvillimin e trurit.

“Duhet te behet kujdes per modifikimin e dietes ne qofte se: planifikoni te mbeteni shtatezane, jeni shtatezane apo jeni duke mbajtur ne gji nje femije te vogel.”

Keshillat e EPA dhe FDA per grate shtatezana, qe planifikojne te mbeten shtatezane apo qe kane femije te vegjel:

Mos hani: Me shume se nje racion peshk ne jave. (nje kuti tuna ose e barabarta me kete mase)

Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shume me te larte merkuri se peshqit e tjere dhe nuk rekomandohen.

Peshqit lokale: te kapur ne lumenj dhe liqene mund te kene nivele shume here me te lart merkuri dhe nuk rekomandohen.

Merkuri gjendet ne menyre natyrale ne uje por djegja e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon nje rritje te sasise ne ushqimin qe konsumojme. Merkuri grumbullohet ne gjak dhe megjithese trupi e nxjerr jashte kete lende, merr rreth nje vit per tu pastruar nga nivelet e larta, keshtu qe per nenat e reja qe planifikojne nje femije duhet te kene kujdes me dieten shume kohe me pare se te jene shtatezana.
 
Top
0 replies since 16/4/2011, 22:46   667 views
  Share