| Gabimi i Qukapikut
Ne provimin e zoologjise, Qukapiku (Sa turp) Ngaterroi, Bleten me nje mize. Per kete, s'do mend, U denua rende. Ne vend te notes 10, I vuren noten 8. Edhe ne deftese Ia shenuan kete ngaterrese. Mbasi mbaroi shkollen, E filloi pune ne nje uzine, Gjeti belan per kategorine, 7 here nuk ia dhane, Shoket e drejtorise Sepse, dikur, (Sa turp)... Kish ngaterruar bleten me nje mize... ... Dhe ja, nje dite, Si gjithe shoket e tij, Me nje zocke Ra ne dashuri. Kur e kerkoi me nenen e baban, Gjeti belan. Me zor u binden pala e krushqise, Sepse, dikur, (Sa turp)... Dhenderri, kish ngaterruar, Bleten, me nje... mizeeeee... ... Djali i tij, me qe kish talent, U pa me vend Per timpan te konkuroj, Por dot nuk fitoi, Sepse, disa nga shoket e jurise, Kishin mendimin, se, dikur... (Sa turp...) I ati... kish ngaterruar, Bleten... me nje... mizeeee... ... Ben te sajen jeta... Qukapiku, u nda nje dite, Nga bota e shpreserise. Ne gurin e varrit, Dikush, I gdhendi nje blete Qe... (Sa turp...) Ngjante me nje... mizeee...
|