MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:12     +1   -1




Punishtet manifakturore dhe fabrikat e para

Zhvillimi i ekonomisė monetare dhe shthurja e disiplinės esnafore i dhanė njė shtytje shtimit tė prodhimit tė punishteve zejtare. Ky proces pushtoi sidomos punishtet zejtare tė kėpucėve, tė opingave, tė lėkurėve, tė shajakėve, tė qilimave, tė armėve, tė argjendarisė, tė qėndistarisė etj. Rreth mesit tė shek. XIX nė Shkodėr, Prizren, Berat, Elbasan, Korēė e gjetkė kishte mjaft punishte ku punonin 5 deri 10 krahė pune, madje nė disa prej tyre deri nė 15 krahė pune. Nė kėto punishte procesi i prodhimit vijoi tė kryhej, si edhe mė parė, me po ato vegla dore, por tani mori njė pėrmbajtje tė re social-ekonomike. Si trajtimi i krahėve tė punės, ashtu dhe shitja e prodhimeve tė tyre, nuk vareshin mė nga disiplina esnafore, por nga ligjet e tregut tė lirė. Kallfa dhe ēiraku i djeshėm u kthyen nė njė shitės tė “lirė” tė krahut tė tyre tė punės, kurse mjeshtri zejtar nė njė pronar i plotė i mjeteve tė prodhimit. Si rrjedhim, pas viteve 40 nė gjirin e punishteve tė mėdha zejtare filluan tė lindnin, ku mė parė e ku mė pas, elementet e para tė marrėdhėnieve tė ekonomisė sė tregut.
Por nė punishtet e mėdha zejtare tė kėsaj periudhe mbeti pėr disa kohė nė fuqi ndarja e mėparshme e punės. Procesi i kooperimit tė thjeshtė hyri me vėshtirėsi nė gjirin e tyre. Megjithatė, nėn nxitjen e konkurrencės sė lirė, qė u zhvillua gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, qoftė midis prodhimeve tė zejtarėve lokalė, qoftė midis tyre dhe prodhimeve evropiane, nga radhėt e borgjezisė tregtare dolėn nisma pėr tė ngritur punishte manifakturore me njė bazė teknike mė tė pėrparuar se ajo e punishteve zejtare. Filluan tė duken makineritė e para tė sjella nga jashtė pėr punimin e lėndės sė parė vendase. Nga vitet 70 tė shek. XIX lindėn elementet e para tė industrisė me motor, u ngritėn ndėrmarrjet industriale tė mekanizuara (fabrikat), qė punonin me fuqi motorike. Por kėto ndėrmarrje kishin mė shumė pamjen e punishteve tė zgjeruara me disa makina. Tė tilla qenė pėr shembull flandrat pėr pėrpunimin dhe endjen e mėndafshit, qė tregtari shkodran Filip Parruca solli qysh nė vitin 1860 nga Italia, filatura mekanike me avull qė sollėn nga jashtė afėrsisht nė atė kohė vėllezėrit Bianki nė Shkodėr, makinat e dorės pėr pėrpunimin e gajtanėve ose ēarqet pėr prodhimin e shiritave, qė disa pronarė punishtesh sollėn gjithashtu nga jashtė pak vite mė vonė. Por ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme tė industrisė nė Shkodėr ishin fabrika e sapunit (e ndėrtuar nga Stefan Bianki dhe Engjėll Ēoba, e cila prodhonte afėr 180 tonė sapun nė vit), fabrika e makaronave, ajo e brezave, e tisazhit, e cigareve (ku punonin mbi 100 punėtore), fabrika e tullave, mullinjtė e blojes me fuqi motorike, shtypshkronja, fabrika e uthullės dhe e verės, njė kantier i vogėl pėr ndėrtimin e riparimin e barkave, furra moderne Hofman etj. Nė Ulqin ishin ngritur kantieret e ndėrtimit tė anijeve, nė njėrin prej tė cilėve punonin deri nė 50 punėtorė.
Nė qendrat e tjera tė vendit lindėn gjithashtu ndėrmarrjet e para industriale pėr pėrpunimin e artikujve tė konsumit, si fabrika mielli, vaji, sapuni, tė pėlhurave, tė cigareve, tė lėkurės, tė tisazhit etj. Mė 1870 u ndėrtuan nė Korēė dy furra moderne pėr prodhimin e gėlqeres, njė mulli drithi me kapacitet bluarjeje 150 kv nė 24 orė, njė fabrikė miellit etj. Nė fundin e shek. XIX u ndėrtuan nė Prishtinė dy fabrika mielli dhe disa mullinj me motorė, ndėrsa nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės u ngritėn njė fabrikė sapuni, njė sharrė mekanike pėr pėrpunimin e drurit (me kapital shqiptaro-gjerman), fabrika e birrės, e miellit, e tullave dhe e tjegullave; nė Tetovė ishte ngritur fabrika e gajtanit, 15 punishte pėr prodhimin e pėlhurave dhe fabrika e miellit (e ndėrtuar nga njė firmė hungareze); nė Prizren dhe nė Plevlje kishte dy fabrika tė tjera gajtani. Nė Durrės ishte ngritur njė sharrė mekanike (qė i pėrkiste njė shoqėrie franceze) dhe disa mullinj me fuqi motorike; nė Vlorė ishte ngritur industria nxjerrėse e bitumit tė Selenicės, kriporja, njė poēeri (ku punonin mė shumė se 100 punėtorė), disa fabrika tė kohės pėr prodhimin e vajit; nė Elbasan ishin ndėrtuar dy presa moderne dhe njė makinė hidraulike pėr prodhimin e vajit, njė fabrikė sapuni, fabrika e duhanit dhe ajo e miellit; nė Gjirokastėr ishte ngritur fabrika e pėrpunimit tė lėkurės; nė Kavajė kishte kripore, punishte tė qeramikės, dy mullinj me fuqi motorike; nė Prevezė u ngrit njė fabrikė sapuni etj.
Gjatė kėsaj periudhe u dukėn edhe investimet e huaja, tė cilat u kufizuan vetėm nė sferėn e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pyjeve. Qysh mė 1875 Shoqėria angleze “Mejers” (Mayers) mori pėr shfrytėzim minierat e serės nė Selenicė; mė pas (mė 1891) kėtė koncesion e mori nga Shoqėria “Mejers”, njė shoqėri frėnge, e formuar nė Paris posaēėrisht pėr shfrytėzimin e kėsaj miniere (Société des bitumes de Selenitza). Mė 1904 Shoqėria italiane “Firpo e Berberis” mori pėr shfrytėzim pyjet e Thumanės afėr Durrėsit dhe solli kėtu sharra mekanike moderne. Mė 1910 Shoqėria tjetėr italiane “Vismara” filloi, gjithashtu, me anėn e sharrave moderne shfrytėzimin e pyjeve tė Mirditės. Nė vitet e fundit tė sundimit osman u ngritėn nga investitorė tė huaj njė fabrikė makaronash nė Shkodėr, njė fabrikė vaji nė Vlorė etj.
Ngritja e fabrikave, sado qė u krye me ritme tė ngadalshme, tregonte se Shqipėria kishte hyrė nė rrugėn e lindjes sė ndėrmarrjeve kapitaliste. Megjithėse me njė teknikė mė tė pėrparuar, tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė kapacitet tė vogėl prodhimi dhe secila kishte njė numėr tė kufizuar punėtorėsh, madje disa prej tyre mė pak se punishtet e mėdha zejtare. Pesha e prodhimit tė tyre industrial, sė bashku me atė tė punishteve manifakturore, zinte njė vend fare tė parėndėsishėm kundrejt prodhimit qė dilte nga duart e zejtarėve tė vegjėl, tė cilėt mbushnin si edhe mė parė tregjet lokale tė vendit. Veē kėsaj, megjithėse borgjezia reshpere zotėronte fonde monetare tė mėdha dhe ndonėse kishte njė treg tė lirė krahėsh pune, as fabrikat e reja, as punishtet manifakturore nuk e rritėn mė tej prodhimin dhe nuk u kthyen nė industri moderne. Pėr mė tepėr, disa prej tyre e pushuan pas disa kohėsh veprimtarinė ekonomike. Arsyeja kryesore e zhvillimit shumė tė ulėt tė prodhimit industrial kapitalist nė Shqipėri qe varfėrimi me ritme shumė tė shpejta qė i shkaktuan tregut tė brendshėm, nga njėra anė sistemi fiskal parazitar i sunduesit osman, nga ana tjetėr vėrshimi i pandalshėm i mallrave tė huaja tė vendeve tė zhvilluara tė Evropės.
Ēdo vit me miliona groshė mblidheshin nė formė taksash nga Shqipėria dhe merrnin rrugėn e Stambollit, ndėrsa nė vend shpenzoheshin shuma tepėr tė pakėta vetėm pėr mbajtjen e administratės shtetėrore. Kėshtu, pėr shembull, nė vitin 1888, sipas tė dhėnave tė salnamesė osmane pėr vilajetin e Manastirit, nga tre sanxhakėt shqiptarė tė kėtij vilajeti (sanxhakėt e Korēės, tė Elbasanit dhe tė Dibrės) shuma e taksave tė vjela ishte 13,8 milionė groshė, kurse pjesa e shpenzuar nė vend vetėm 3,7 milionė groshė. Po kėshtu ndodhte edhe nė viset e tjera. Sipas salnamesė turke pėr vilajetin e Janinės, nė vitin 1900 nė sanxhakėt e Gjirokastrės, tė Beratit e tė Prevezės u grumbulluan atė vit 16,4 milionė groshė dhe u shpenzuan nė vend vetėm 2,7 milionė groshė. Kjo grabitje e vazhdueshme, e cila bėhej nė kurriz tė shtresave tė gjera tė popullsisė, qė ishin pothuajse tė vetmit kontribuesė tė buxhetit turk dhe konsumatorė kryesorė tė prodhimeve industriale, solli si pasojė dobėsimin e vazhdueshėm tė tregut tė brendshėm shqiptar.
Faktori tjetėr qė shpuri nė dobėsimin e tregut tė brendshėm shqiptar ishte konkurrenca e mallrave evropiane, tė cilat nė bazė tė kapitulacioneve hynin nė Shqipėri me njė tagėr tepėr tė ulėt doganor. Si rrjedhim i kėtyre faktorėve, prodhimi i punishteve zejtare e manifakturore lokale, duke mos qenė nė gjendje t’i bėnte ballė konkurrencės sė prodhimeve industriale tė huaja, hyri nė njė krizė tė rėndė, e cila e ēoi nė njė rėnie tė vazhdueshme. Goditjen e parė e pėsuan prodhimet e tekstileve, siē qenė tekstilet e linjta, tė leshta dhe tė mėndafshta. Me vėrshimin e mallrave tė huaja, eksportimi i kėtyre prodhimeve nga Shqipėria u ndėrpre, madje kėto prodhime filluan tė mos gjenin treg as brenda vendit. Si pasojė, filandrat dhe makineritė, qė u sollėn nė vitet 60-80 nė Shkodėr, nė Korēė e nė Berat pėr prodhimin e tekstileve tė leshta e tė mėndafshta filluan tė mbylleshin njėra pas tjetrės. Nė fillim tė shek. XX jetonte ende prodhimi i vogėl i grave shtėpiake (shajaku nė Korēė e nė Berat, mėndafshi nė Tiranė e nė Shkodėr), por edhe kėtu ky prodhim ishte nė rėnie tė plotė. Pėr tė njėjtat arsye, rėnia qė ishte shfaqur qysh mė parė nė prodhimin e armėve tė zjarrit (pushkė, kobure, fishekė) tani u thellua mė tej. Pas mesit tė shek. XIX zejtarėt armėtarė, qė mbushnin ende pazaret e Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Elbasanit nuk i prodhonin mė tė gjitha pjesėt e armėve. Disa prej tyre, siē qenė pėr shembull tytat e pushkėve e tė kobureve, filluan t’i sillnin nga jashtė. Por edhe kjo nuk vijoi gjatė. Me vėrshimin nė Shqipėri tė armėve martina, mė tė lira dhe mė moderne, prodhimi vendas i pushkėve e i kobureve, me gjithė traditat e lashta, ra pėrfundimisht, derisa u zhduk fare gjatė ēerekut tė fundit tė shek. XIX. Gjatė kėsaj periudhe filloi tė binte edhe zejtaria e tabakėve, e cila gjithashtu nuk qe mė nė gjendje t’i konkurronte nga ēmimi lėkurėt e regjura nė fabrikat moderne evropiane. Kėtė fat pėsuan edhe degė tė tjera, siē qenė zejtaritė e argjendarėve, tė remtarėve, tė drugdhendėsve etj.
Nga ana tjetėr, me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me rrėnimin e punishteve tė vendit, u pėrmbys raporti qė ekzistonte mė parė nė bilancin e tregtisė sė jashtme tė viseve shqiptare. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX vėllimi i mallrave tė importuara nga tregjet evropiane erdhi duke u rritur. Nė listat e tyre tani bėnin pjesė edhe artikuj tė cilėt mė parė prodhoheshin nga zejtarėt shqiptarė, madje edhe artikuj tė cilėt mė parė figuronin nė listat e mallrave qė eksportonte Shqipėria (fije mėndafshi, fije pambuku, stofra tė leshta, pėlhura mėndafshi, enė shtėpiake, lėkurė tė punuara, shuall e kėpucė, armė e barut, brava e gozhdė, feste e breza, kazma e lopata etj.). Pėr mė tepėr, nė listėn e mallrave qė tani eksportoheshin nuk figuronin mė si dikur artikuj tė pėrpunuar dhe aq mė pak mallra tė gatshme, por vetėm bagėti tė imėta e tė trasha, shumė pak prodhime bujqėsore dhe kryesisht lėndė tė para nė gjendje natyrore (lesh, lėkurė, duhan, ullinj, dyllė i papunuar etj.). Diferenca midis importimeve dhe eksportimeve erdhi kėshtu vazhdimisht duke u rritur. Nė fund tė shek. XIX vlefta e mallrave tė importuara nga skelat bregdetare ishte tri herė mė e madhe se ajo e mallrave tė eksportuara (mė 1898 nga skelat e Shqipėrisė u importuan mallra me njė vleftė prej 34 milionė franga ari, kurse vlefta e mallrave tė eksportuara ishte rreth 12 milionė franga ari). Ky deficit i theksuar qė vazhdoi me dhjetėra vjet e varfėroi edhe mė shumė pasurinė monetare tė vendit. Shterrimin e plotė tė kėsaj pasurie e frenuan deri nė njė farė shkalle vetėm dėrgesat periodike valutore tė kurbetlinjve (emigrantėve) shqiptarė, qė punonin nė vise tė huaja dhe qė i kishin lėnė familjet nė Shqipėri.
Karakteri parazitar i administratės osmane dhe konkurrenca tregtare e shteteve evropiane, duke varfėruar sistematikisht pasurinė monetare vendase, e dobėsuan thellėsisht fuqinė blerėse tė masave popullore dhe krijuan kėshtu njė situatė mbytėse pėr zhvillimin e industrisė kombėtare shqiptare. Pėr kėtė arsye trojet shqiptare mbetėn deri nė fund tė sundimit osman pa asnjė industri tė zhvilluar.
Mė 1912 nė trojet e trungut etnik shqiptar kishte, pėrveē punishteve manifakturore, shumė pak fabrika tė vogla me motorė:

Mullinj drithi ……………………. 26 njėsi
Fabrika vaji ……………………... 4 “
Fabrika sapuni ………………….. 2 “
Fabrika lėkurėsh ………………... 2 “
Fabrikė tisazhi ………………….. 1 “
Fabrika cigaresh ………………... 2 “
Fabrikė makaronash ……………. 1 “
Shtypshkronja …………………... 5 “
Sharra mekanike ………………... 7 “
50 “

Tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė kapacitet shumė tė kufizuar prodhimi. Numri i punėtorėve tė kėtyre njėsive ishte gjithashtu fare i vogėl. Nė secilėn prej tyre punonin 3-15 punėtorė dhe fare rrallė mbi 16 punėtorė, kurse numri i tyre i pėrgjithshėm llogaritej nė disa qindra punėtorė. Si pėrfundim, marrėdhėniet karakteristike pėr ekonominė e tregut nė u dukėn Shqipėri jo aq nė rritjen e ndėrmarrjeve moderne kapitaliste, por kryesisht nė veprimin e ligjeve tė ekonomisė sė tregut.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:12     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Struktura shoqėrore e qyteteve

Ekonomia e re e tregut, qė lindi nė Shqipėri gjatė shek. XIX solli ndryshime nė strukturėn shoqėrore tė qyteteve. Por pėr shkak tė ruajtjes sė strukturės shtetėrore feudale tė Perandorisė Osmane, e cila qėndronte nė fuqi vetėm nė saje tė dhunės, qytetet shqiptare nuk u ēliruan dot nga zgjedha e shtresės sė vjetėr feudale sunduese. Pėrfaqėsuesit kryesorė tė saj, funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore, shtresat e sipėrme tė klerit islamik dhe feudalėt e fuqishėm derebej, tė shkėputur si edhe mė parė nga sfera e prodhimit, vijuan tė grabisnin popullsinė dhe arkėn e shtetit me anėn e dhunės, tė arbitraritetit, tė mashtrimit dhe tė spekulimeve. Pėr kėtė arsye ata nuk ishin aspak tė interesuar pėr ta ndryshuar strukturėn ekonomike, shoqėrore e politike tė Perandorisė Osmane. Nė kushtet e reja tė krijuara nga veprimi i ligjeve ekonomike kapitaliste, karakteri parazitar i tyre u bė mė i theksuar. Nga pjesėtarėt e klasės sė vjetėr sunduese qenė prekur vetėm krerėt e feudalizuar tė esnafeve, tė cilėt, me heqjen e monopolit esnafor, humbėn bazėn e tyre ekonomike, si rrjedhim burimin e pushtetit tė tyre tė dikurshėm. Deri nė vitet 60 ata vazhduan tė bėnin pjesė nė shtresat e larta tė popullsisė qytetare, vetėm pėr hir tė traditės shekullore ose pėrkrahjes politike qė Porta e Lartė u detyrua t’u jepte pėr tė shuar trazirat e shkaktuara prej tyre.
Borgjezia tregtare, sidomos reshperėt e mėdhenj, me rritjen e mėtejshme tė tregtisė grosiste, u fuqizuan mė shumė. Me krizėn qė shkaktoi ndėr prodhuesit shqiptarė vėrshimi i mallrave tė huaja, edhe burimi tjetėr i fitimit tė tyre, fajdeja, erdhi gjithashtu duke u rritur (nė vitet 80 nė tregun e Shkodrės fajdeja kapte normalisht 50-60%). Nė qytetet e pajisura me garnizone ushtarake reshperėt nxorėn fitime tė mėdha edhe nga kontratat pėr furnizimin e ushtrisė me ushqime, veshmbathje e pajime tė ndryshme. Nė tregjet kryesore tė vendit ata futėn nėn varėsinė e tyre shumė nga zejtarėt e vegjėl dhe nga gratė shtėpiake, tė cilat tani pėrpunonin lėndėn e parė vendase tė grumbulluar prej reshperėve dhe tė destinuar pėr eksport (lesh, lėkurė, mėndafsh, bimė, fruta etj.). Reshperėt u pajisėn me anije lundrimi (12 anije deri mė 1912) dhe pėrqendruan nė duart e tyre kapitale tregtare e monetare tė mėdha. Por kjo pjesė e borgjezisė, nė kushtet e arbitraritetit tė administratės osmane dhe tė zhvillimit tė dobėt tė tregtisė, nuk arriti tė kalonte kapitalet e saj nga sfera e qarkullimit nė atė tė prodhimit, mbeti e lidhur deri nė fund tė sundimit osman me veprimtarinė tregtare e kamatare, duke i akorduar kredi edhe vetė financės shtetėrore lokale. Veē kėsaj, me hyrjen gjithnjė e mė shumė tė tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, njė pjesė e tregtarėve u bėnė njėkohėsisht pronarė ēifligjesh, duke u kthyer kėshtu nė njė borgjezi reshpero-ēifligare.
Forca e re shoqėrore qė lindi nė kėtė kohė, borgjezia industriale, pėr shkak tė klimės mbytėse qė sundoi pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut, sidomos pas viteve 70, pati deri nė fund tė sundimit osman njė peshė tė parėndėsishme.
Me zhvillimin e ekonomisė sė tregut filloi tė shfaqej nė viset shqiptare edhe njė shtresė tjetėr shoqėrore, punėtorėt, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin mėditėsit e thjeshtė qė punonin nė fabrikat, minierat, kriporet, anijet, sharrat dhe punishtet e ndryshme. Por nė radhėt e kėsaj shtrese shoqėrore hynin edhe prodhuesit e tjerė tė qytetit, siē ishin kallfėt, ēirakėt, shegertėt, muratorėt, qiraxhinjtė, hamejtė, druvarėt, prodhuesit e vegjėl tė pazarit e tė shtėpisė qė punonin pėr reshperėt e mėdhenj dhe, sė bashku me ta, shtresa e tė papunėve. Punėtorėt e tė gjitha kategorive punonin pa pėrjashtim deri 14 orė nė ditė dhe merrnin njė pagė shumė tė ulėt, qė shpesh jepej nė formėn e qesimit. Deri nė fund tė sundimit osman nuk doli asnjė legjislacion qė tė mbronte tė drejtat mė elementare tė punėtorėve.
Me gjithė pasojat qė pati pėr prodhimim e vogėl vėrshimi i mallrave tė huaja, masėn dėrrmuese tė popullsisė sė qyteteve e formonin, si edhe mė parė, zejtarėt e tregtarėt e vegjėl. Edhe pse disa nga zejtaritė e vjetra u zhdukėn nga pazaret e qyteteve ose ishin nė rėnie tė plotė, forcimi i vazhdueshėm i lidhjeve tė fshatit me qytetin u dha mundėsi zejtarėve qė merreshin me veshmbathjet fshatare t’i shpėtonin rrėnimit ekonomik (zejtarėt qė prodhonin tirqe, shallvare, poture, kallca, opinga, breza, qeleshe etj.). Veē kėsaj, nė disa degė tė prodhimit zejtar artikujt evropianė nuk arritėn ta konkurronin prodhimin vendas, i cili shitej mė lirė se prodhimi i huaj (prodhimet e remtarėve, tė farkėtarėve, tė poēarėve, tė saraēėve, tė kėpucėtarėve etj.). Mė nė fund, rritja e kėrkesave tė vetė popullsisė qytetare solli nė disa fusha shtimin e numrit tė zejtarėve (rrobaqepės, marangozė, furrxhinj, sheqerxhinj, sahatēinj etj.). Zhvillimi i tregut tė brendshėm, vėrshimi i mallrave tė huaja dhe zhvillimi i jetės qytetare sollėn nga ana e tyre rritjen e mėtejshme tė dyqaneve tė tregtarėve tė vegjėl dhe tė lokaleve tė shėrbimit social (hotele, hane, restorante, pijetore etj.). Por rritja e numrit tė zejtarėve tė vegjėl nuk tregonte aspak lulėzimin e tyre ekonomik. Sikurse shėnonte njė udhėtar i huaj, qė kaloi nė Shqipėri mė 1910, shumica e zejtarėve ishte e zhytur nė varfėri tė thellė dhe qėndronte nė dyqanet e veta vetėm sepse nuk gjente punė tjetėr.
Megjithėse ekonomia feudale ishte shthurur, sundimtari osman vijonte ta ruante tė paprekur sistemin politik e shtetėror feudal. Ndėrsa zhvillimi ekonomik e shoqėror i vendit kėrkonte shkėputjen e viseve shqiptare nga grabitja sistematike e huaj, sundimtari osman pėrpiqej ta forconte mė tej shtypjen e vet shekullore nė Shqipėri.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:13     +1   -1




3. DEPĖRTIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ FSHAT

Rritja dhe copėzimi i pronės ēifligare

Nė fillim tė viteve 40 timari feudal turk zyrtarisht nuk ekzistonte mė nė Perandorinė Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj nga Porta e Lartė qysh nė vitin 1834. Nė tė vėrtetė, timari ishte zhdukur nga tokat mė pjellore tė viseve shqiptare, tė cilat kishin hyrė nė sistemin e ēifligut, pėrpara se tė hiqej zyrtarisht. Timari qėndronte ende vetėm nė fshatrat me toka buke tė pakėta, por edhe kėtu zotėruesit e tyre, spahinjtė, nė shumicėn e rasteve ishin kthyer prej kohėsh nė feudalė-derebej. Si tė tillė ata i ruanin pozitat sunduese vetėm nė saje tė pėrkrahjes qė u detyrua t’u jepte sulltani me anėn e sistemit tė “harxheve”. Sipas kėtij sistemi, feudalėt spahinj gėzonin tė drejtėn nė kohė lufte tė rekrutonin kundrejt “harxheve” (shpėrblimeve) mercenarė pėr nė luftė dhe nė kohė paqeje tė vilnin, kundrejt njė shume tė caktuar, taksat shtetėrore brenda timarit tė tyre.
Megjithatė, pas vitit 1834 spahinjtė nuk u ngjanin atyre tė shekujve tė kaluar, pasi tani nuk e gėzonin tesarrufin (zotėrimin) mbi tokat e fshatarit. Si rrjedhim ata e kishin humbur zotėrimin feudal mbi tokėn. Por edhe pse e humbėn tesarrufin, spahinjtė derebej, duke u mbėshtetur nė forcat e tyre tė armatosura dhe nė pėrkrahjen e Portės sė Lartė, vijuan tė ushtronin pushtet mbi fshatarėt e zonės sė tyre.
Pėr tė njėjtat arsye Porta e Lartė nuk preku as bajraktarėt e krahinave malore tė veriut. Ata vijuan tė gėzonin si nė kohė lufte, ashtu edhe nė kohė paqeje po ato detyra dhe po ato tė drejta qė kishin pasur gjatė shekullit tė kaluar. Megjithatė, nė viset malore tė Veriut, pėr shkak tė mbeturinave ende tė gjalla tė normave fisnore, dhuna dhe arbitrariteti i bajraktarėve nuk morėn pėrpjesėtime aq tė mėdha, sa ato tė derebejve nė viset e tjera tė vendit.
Me heqjen e sistemit tė timarit dhe me njohjen zyrtarisht tė pronėsisė private mbi tokėn, pronėsia ēifligare u njoh ligjėrisht nga shteti osman. Bejlerėt ēifligarė fituan tė drejtėn jo vetėm ta administronin, por edhe ta zgjeronin lirisht pronėn e tyre, e cila pėr mė tepėr hyri nėn mbrojtjen e dretpėrdrejtė tė Perandorisė Osmane. Madje Porta e Lartė, shumicėn e ēifligjeve qė ua kishte konfiskuar dikur feudalėve tė dėnuar si kryengritės, nė radhė tė parė Ali pashė Tepelenės, Ibrahim pashė Vėrlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman bej Kryekuqit, i shpalli pronėsi private shtetėrore, duke e kthyer kėshtu vetė Perandorinė Osmane nė njė pronare tė madhe ēifligare. Tė drejtėn e pronėsisė e fituan edhe institucionet fetare islamike e tė krishtera. Si rrjedhim, me likuidimin e pronėsisė feudale-ushtarake, ajo feudale-ēifligare u bė forma kryesore e pronėsisė tokėsore, mbi tė cilėn tani mbėshtetej shteti feudal turk.
Nė vitet 40 ēifligjet kapnin nė viset e katėr vilajeteve rreth 700 mijė hektarė ose rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme. Por shpėrndarja e tyre nuk ishte e njėjtė kudo. Nė krahinat e vilajetit tė Janinės ēifligjet zinin rreth 70 pėr qind tė tokave tė punueshme, nė viset e vilajetit tė Shkodrės rreth 60 pėr qind, nė tė Manastirit rreth 52 pėr qind dhe nė viset e Kosovės rreth 40 pėr qind.
Pronėsia ēifligare nuk ishte rritur njėsoj as brenda secilit vilajet. Ajo ishte shtrirė kryesisht nė viset fushore, aty ku ndodhej pjesa mė e madhe e tokave tė punueshme. Nga tė dhėnat pėr ejaletin e Janinės del, se mė 1850 nė rrethet e sotme tė Fierit dhe tė Lushnjės tė gjitha fshatrat pa pėrjashtim (184 fshatra) ishin kthyer nė ēifligje. Nė disa vise tė tjera tė ejaletit, si nė rrethin e Pogonit, pronėsia ēifligare zinte 93 pėr qind tė fshatrave, nė atė tė Paramithisė 91 pėr qind, nė atė tė Filatit 64 pėr qind, nė kazanė e Delvinės 58 pėr qind, nė atė tė Gjirokastrės 35 pėr qind, nė atė tė Vlorės 29 pėr qind, nė krahinėn e Mallakastrės 20 pėr qind, nė kazanė e Pėrmetit 12 pėr qind, kurse nė kazanė e Tepelenės 9 pėr qind. Brenda ejaletit tė Janinės kishte gjithashtu vise, siē ishte kazaja e Skraparit dhe ajo e Tomoricės me 43 fshatra, tė cilat nuk e njihnin fare institucionin e ēifligut.
Shumica dėrrmuese e pronės ēifligare, rreth 76 pėr qind e sipėrfaqes sė saj, ishte nė pronėsi private tė bejlerėve feudalė, mjaft nga tė cilėt e kishin grumbulluar me grabitje gjatė dyqind vjetėve tė kaluar. Gjatė viteve 40 ajo ndodhej e pėrqendruar ende nė duart e pak familjeve feudale, qė tė gjitha me origjinė shqiptare. Disa prej tyre zotėronin sipėrfaqe tė mėdha jo vetėm nė viset shqiptare, por edhe nė krahinat e tjera tė Turqisė Evropiane: p.sh., familja e Skyfterajve tė Libohovės zotėronte rreth 28 000 ha tokė nė Toskėri, nė Ēamėri e nė Thesali, kurse ajo e Begollajve tė Pejės rreth 22 mijė ha nė Kosovė, nė Bosnjė e nė Serbi. Pronarė tė mėdhenj feudalė, tė cilėt zotėronin ēifligje nė viset shqiptare, ishin Kokatėt e Delvinės (rreth 18 000 ha), Gjinollėt e Prishtinės (rreth 16 000 ha), Toptanėt e Tiranės (rreth 15 000 ha), Dėrrallat e Tetovės (rreth 12 000 ha), Rrotullat e Prizrenit (rreth 10 000 ha), Bushatllinjtė e Shkodrės (rreth 8 500 ha), Okllapajt e Gjilanit (rreth 8 000 ha), Alizotėt e Gjirokastrės (rreth 7 500 ha) etj.
Pas bejlerėve feudalė, vendin e dytė si pronar latifondist e zinte vetė shteti osman, i cili zotėronte rreth 20 pėr qind tė pronės ēifligare. Pjesa dėrrmuese e ēifligjeve shtetėrore, rreth 105 000 ha (afėrsisht 75 pėr qind e sipėrfaqes sė tyre), ndodhej nė vilajetin e Janinės, kurse pjesa tjetėr ishte e shpėrndarė nė vilajetet e Manastirit, tė Shkodrės dhe tė Kosovės.
Institucionet fetare myslimane, tė cilat zinin vendin e tretė, zotėronin rreth 4 pėr qind tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme ēifligare. Afėrsisht gjysma e tyre ndodhej nė vilajetin e Janinės, kurse nė vilajetet e tjera ēifligjet vakėfore ishin shumė tė copėzuara.
U rritėn edhe zotėrimet tokėsore tė kishave ortodokse e katolike. Nė vitet 60-70 tė shek. XIX 23 kisha e manastire zotėronin rreth 1 300 ha tokė tė punueshme dhe pyje.
Me gjithė shtrirjen e madhe tė pronėsisė ēifligare numri i bujqve tė vendosur nėpėr ēifligje ishte i vogėl nė krahasim me mundėsitė e shfrytėzimit tė saj. Nė tė vėrtetė, ndėrsa ēifligjet zinin rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme, nė kėto toka punonin rreth 25 pėr qind tė familjeve fshatare. Mė shumė se 2/3 e tokave ēifligare ishin lėnė djerr. Kėshtu nė fushėn e Myzeqesė nė 184 fshatra qenė vendosur vetėm 2 616 familje bujqish ēifēinj.
Me pėrfshirjen e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, vlefta e saj si burim tė ardhurash pėr pronarin erdhi vazhdimisht duke u rritur. Kjo pati pasoja tė thella nė fushėn e pronėsisė tokėsore.
Te bejlerėt ēifligarė, tė cilėt nuk iu pėrshtatėn kushteve tė reja qė u krijuan me zhvillimin e ekonomisė monetare, pėrfshirja e tokės nė sferėn e tregtisė solli copėzimin e saj nė duart e trashėgimtarėve tė ndryshėm dhe pastaj shitjen e saj pjesė-pjesė. Ky proces, i cili vijoi deri nė fund tė sundimit osman, dobėsoi, si pronarė ēifligarė, mjaft nga familjet e vjetra feudale tė vendit, siē ishin Kokatėt, Skyfterajt, Alizotėt, Delvinajt, Toptanėt, Bushatllinjtė etj.?
Pėrkundrazi, familjet feudale, tė cilat u lidhėn me ekonominė ēifligare, i pushtoi lakmia pėr tė shtėnė nė dorė toka bujqėsore. Si rrjedhim, ēifligjet e tyre u rritėn me ritme tė shpejta. Kjo rritje u bė me rrugė tė ndryshme. Njėra prej tyre ishte rruga e vjetėr e pėrvetėsimit tė tokave shtetėrore “vakante”, siē quheshin tokat e mbetura prej kohėsh tė papunuara. Kjo ndodhi sidomos nė fushat e Shqipėrisė sė Ulėt, ku tė ashtuquajturat toka vakante zinin sipėrfaqe tė mėdha. Me anėn e ryshfeteve mjaft pronarė tė rinj siguruan pa ndonjė vėshtirėsi, nga administrata e korruptuar osmane, tapitė pėrkatėse, duke u kthyer kėshtu nė pronarė tė kėtyre tokave.??
Rrugė tjetėr e rritjes sė pronės ēifligare ishte shtėnia nė dorė e tokave tė fshatarėve tė vegjėl nga ana e bejlerėve tė pasur. Kjo mėnyrė, e cila ishte zbatuar edhe mė parė, gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX mori njė pėrhapje mė tė madhe. Shumė fshatarė tė vegjėl i humbėn tokat e tyre ngase i shitėn pėr tė shlyer borxhet e rėnda ose u konfiskuan me anė gjyqi nga kreditorėt. Ata qė pėrfituan mė shumė nga shitja e kėtyre qenė jo vetėm bejlerėt e mėdhenj (Toptanėt, Vrionėt, Vlorajt, Vėrlacėt, Biēakēinjtė), por edhe mjaft bejlerė tė dorės sė dytė, tė cilėt me kėtė mėnyrė u kthyen nė pronarė tė mėdhenj (Vokopolat, Bonotėt, Hamzarajt, Resulajt etj.).
Prirja pėr tė grabitur tokat pushtoi edhe feudalėt derebej. Zakonisht, pasi vinin njėrėn kėmbė nė njė fshat, bejlerėt derebej e vijonin dhunėn pėrpara syve tė administratės shtetėrore derisa e kthenin fshatin nė ēiflig, duke u kthyer kėshtu dhe ata vetė nė pronarė ēifligarė. Me anėn e kėtij sistemi pronėsia ēifligare u shtri jo vetėm nė viset e ulėta, por edhe nė krahinat e brendshme, si nė rrethet e Korēės, tė Kolonjės, tė Dibrės, tė Matit, tė Kukėsit etj., ku mė parė kjo pronėsi njihej pak ose nuk njihej fare.
Bejlerėt ēifligarė i rritėn pronat e tyre duke blerė gjithashtu ēifligjet qė vinin nė shitje feudalėt e ndryshėm. Veē kėsaj, bejlerėt ēifligarė pėrfituan edhe nė kurriz tė ēifligjeve shtetėrore, tė cilat Porta e Lartė i vinte nė shitje sa herė ndodhej nė vėshtirėsi financiare, sidomos ēifligjet qė ndodheshin tė shpėrndara andej-kėtej si ishuj tė rrethuar nga fshatra tė lira. Tė tilla ishin kryesisht ēifligjet shtetėrore tė kazave tė Delvinės, tė Pėrmetit, tė Mallakastrės, tė Tepelenės, tė Korēės, tė Lezhės, tė Shkodrės, tė cilat nė pjesėn e tyre mė tė madhe fundi i sundimit turk i gjeti ēifligje private. Ēifligjet private u rritėn edhe nė kurriz tė ēifligjeve sulltanore me anėn e dhuratave qė sulltan Abdyl Hamiti II u jepte herė pas here bejlerėve shqiptarė ose nė formė shpėrblimi pėr shėrbime nė favor tė pallatit, ose nė formė prike kur martoheshin me gratė e haremit perandorak.
Si rrjedhim i kėtij zhvillimi nė krye tė pronarėve tė mėdhenj ēifligarė qėndronin mė 1912 familjet e Vrionėve me 16 300 ha, e Toptanėve me 13 500 ha, e Vlorajve me 13 000 ha, e Dėrrallave me 8 500 ha, e Vėrlacėve me 7 500 ha, e Kryezinjve me 7 500 ha, e Dinove me 6 500 ha, e Dragave me 6 000 ha, e Biēakēinjve me 5 400 ha dhe njė numėr i madh bejlerėsh pak tė njohur nė mesin e shek. XIX, por qė tani kishin grumbulluar me mijėra hektarė tokė, si Resulajt nė Lushnjė (4 500 ha), Bonatėt nė Peqin (4 500 ha), Vokopolajt nė Lushnjė (3 000 ha), Risiliajt nė Vlorė (2 000 ha), Shaskat nė Vlorė (2 000 ha) etj. Megjithatė, nė radhėt e tyre, krahas rritjes sė pronės ēifligare, veproi gjithashtu, nėpėrmjet sė drejtės sė trashėgimisė, copėzimi i saj. Kėshtu, pėr shembull, mė 1912 pronat e Vrionėve qenė ndarė, ndonėse nė mėnyrė jo tė barabartė, nė 9 pronarė, ato tė Toptanėve nė 8, tė Biēakēinjve nė 8, tė Vlorajve nė 4 e kėshtu me radhė.
Copėzimi i pronėsisė ēifligare me anėn e shitjes dhe tė trashėgimisė shkaktoi, veē tė tjerave, diferencimin ekonomik tė ēifligarėve, pasi pranė pronarėve tė mėdhenj u rrit numri i pronarėve ēifligarė tė mesėm e tė vegjėl. Por radhėt e tyre u rritėn mė shumė me pronarė tė ndryshėm qė nuk kishin origjinė feudale, pasi tokat qė shitėn fshatarėt e varfėruar, madje edhe njė pjesė e tokave qė shitėn vetė feudalėt ēifligarė, ranė ku mė shumė e ku mė pak, nė duart e tregtarėve tė qyteteve e tė fshatarėve tė pasur, tė cilėt nė kėtė mėnyrė u kthyen nė ēifligarė tė vegjėl e tė mesėm. Madje, ndonjėri prej tyre u bė ēifligar i madh, si Iljaz Qoku (Dibėr), Milto Shallvari (Durrės), Jaho Ēiniu (Gjirokastėr), Muhamet Abazi (Gjirokastėr), tė cilėt mė 1912 zotėronin rreth 4 000 ha secili. Kjo kategori e re ēifligarėsh me origjinė jofeudale u shfaq pothuajse nė tė gjitha krahinat e vendit, nė mėnyrė tė veēantė nė rrethet e Shkodrės, tė Korēės, tė Gjirokastrės, tė Elbasanit, tė Tiranės e tė Vlorės.
Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX u rritėn edhe ēifligjet vakėfore, kryesisht nė kurriz tė pronės ēifligare shtetėrore (12 fshatra tė Myzeqesė u kthyen nė vitet 80 nga pronėsi shtetėrore nė pronė ēifligare vakėfore).
Por krahas rritjes sė pronės ēifligare u zhvillua edhe procesi i kthimit tė saj nė pronė fshatare. Ky proces u krye me anėn e blerjes sė tokave ēifligje nga ana e fshatarėve, tė cilėt u bėnė pronarė tė mesėm e tė vegjėl (siē ndodhi, pėr shembull, nė njė pjesė tė tokave tė Kokatėve, tė Alizotėve, tė Toptanėve, tė Skyfterajve) ose nga bujqit ēifēinj, tė cilėt me sakrifica tė mėdha u kthyen nė pronarė tė vegjėl (siē vepruan, pėr shembull, bujqit e ēifligjeve Drenovė e Boboshticė nė Korēė, Kapinovė e Vertenik nė Berat, Levan e Visokė nė Mallakastėr, Labovė e Glinė nė Gjirokastėr, Qilarisht e Bodar nė Pėrmet etj.).
Si rrjedhim, sipėrfaqja e pronės ēifligare filloi tė ulej vazhdimisht. Mė 1912 ajo ishte nė tė katėr vilajetet bashkėrisht rreth 620 mijė ha, pra rreth 100 mijė ha mė pak se mė 1840. Ulja u duk nė tė katėr vilajetet: nė vilajetin e Janinės nga 240 mijė ha nė 228 mijė ha, nė atė tė Kosovės nga 216 mijė ha nė 184 mijė ha, nė atė tė Manastirit nga 202 mijė ha nė 160 mijė ha, kurse nė vilajetin e Shkodrės nga 55 mijė ha nė 48 mijė ha. Mė 1912 prona ēifligare pėrfaqėsonte nė gjithė Shqipėrinė rreth 45 pėr qind tė tokės sė punueshme*.
Si pasojė e kėtij procesi ndryshoi edhe raporti ndėrmjet tri kategorive tė pronės ēifligare. Mė 1912 prona private zinte 81 pėr qind, prona shtetėrore 15 pėr qind dhe prona vakėfore 4 pėr qind tė sipėrfaqes tokėsore ēifligare. Veē kėsaj, prona private ēifligare tani nuk ishte mė aq e pėrqendruar si nė vitet 40 nė duart e pak familjeve feudale. Pjesa mė e madhe e saj tani ishte e pjesėtuar nė duart e disa mijėra pronarėve ēifligarė tė mesėm e tė vegjėl me origjinė pjesėrisht feudale, pjesėrisht borgjeze.
Si pėrfundim, edhe pse prona ēifligare zinte ende njė sipėrfaqe tė madhe (rreth 45 pėr qind tė tokės sė punueshme), ajo nuk e ruante karakterin e pronėsisė feudale. Fakti qė toka kishte hyrė pėrfundimisht nė sferėn e qarkullimit tė mallrave dhe se sipėrfaqja ēifligare rritej ose pakėsohej kryesisht me anėn e parasė, tregonte se prona ēifligare tashmė kishte fituar tiparet e pronės borgjeze.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:13     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Marrėdhėniet agrare brenda ēifligjeve

Deri nė vitet 40 ēifligjet e katėr vilajeteve ruanin ende, nė vijat e tyre tė pėrgjithshme, tiparet themelore tė ēifligjeve feudale, pak a shumė ashtu siē ishin formuar gjatė shekujve tė kaluar. Nė gjirin e tyre ekonomia natyrore ishte shthurur me ritme mė tė ngadalshme se nė fshatrat joēifligje tė vendit. Pothuajse tė gjitha karakterizoheshin nga prapambetja e theksuar e teknikės bujqėsore. Secili bujk ishte i pajisur me njė ngastėr toke, nė tė cilėn ai kishte ngritur ekonominė e vet. Kafshėt e punės sė bashku me veglat e tjera tė prodhimit ishin pothuajse kudo pronė e fshatarit ēifēi. Edhe pse juridikisht quhej si ortak me pronarin, ēifēiu nė tė vėrtetė ndodhej nė vartėsinė e plotė tė feudalit tė fuqishėm ēifligar. Marrėdhėniet ndėrmjet ēifēinjve dhe ēifligarit vijonin tė ndėrtoheshin sipas traditės mbi bazėn e sė tretės, tė gjysmės dhe tė qesimit, tė praktikuara pothuajse nė tė gjitha pronat ēifligare. Nga mesi i viteve 60 tė shek. XIX filluan tė pėrpiloheshin edhe kontrata qiraje me shkrim, dukuri qė erdhi duke u shpeshuar. Kėto marrėdhėnie mbėshteteshin tani, nė ligjin agrar tė vitit 1858, sipas tė cilit fshatarėt mbaheshin si qiramarrės tė thjeshtė dhe juridikisht tė lirė, ndėrsa ndarja e prodhimit vijoi tė bėhej siē kishte qenė para Tanzimatit. Nga kėto sisteme, mė i pėrhapuri vijoi tė ishte ai i sė tretės. Madje, krahas tė tretės sė prodhimit ose tė qesimit nė natyrė qė i jepte pronarit, bujku ishte ngarkuar prej kohėsh edhe me detyrimin e angarisė, tė cilin kanunametė e vjetra nuk e kishin lejuar. Si rrjedhim, detyrimet e fshatarit ēifēi ndaj ēifligarit e ruanin karakterin e mėparshėm tė detyrimit joekonomik.
Zhvillimi ekonomik e shoqėror qė u duk nė viset shqiptare gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe viteve tė para tė shek. XX preku jo vetėm karakterin e pronėsisė ēifligare, por edhe regjimin e brendshėm tė ēifligjeve. Zhvillimi i tregut tė brendshėm, rritja e popullsisė qytetare dhe zgjerimi i marrėdhėnieve tregtare me viset e huaja e pėrfshiu me ritme tė shpejta nė sferėn e qarkullimit tė mallrave edhe prodhimin bujqėsor tė ēifligjeve. Meqenėse nė tregun shqiptar ēmimet e prodhimeve bujqėsore pėsonin ndryshime tė theksuara nga njė stinė nė tjetrėn, pronarėt ēifligarė vijonin ta kėrkonin rentėn nė natyrė dhe jo nė tė holla, sepse, duke e grumbulluar drithin nė verė pėr ta shitur nė dimėr, ata nxirrnin fitime mė tė mėdha. Kėshtu bejlerėt pronarė filluan tė ktheheshin edhe nė tregtarė hambarxhinj. Lidhja e prodhimit tė ēifligut me tregun ndikoi nė ekonominė e bujkut ēifēi, sepse ky tani filloi tė detyrohej nga ēifligari qė tė kultivonte ato kultura bujqėsore, tė cilat kishin leverdi tregtare pėr atė. Nė kėto rrethana, pas mesit tė shek. XIX ekonomia natyrore u shthur nė gjirin e ēifligjeve me ritme tė shpejta.
Veē kėsaj, disa ēifligarė filluan tė praktikonin jo sistemin e sė tretės, por atė tė qesimit (sasi e caktuar drithi qė bujku detyrohej t’i jepte feudalit pavarėsisht nga prodhimi i korrur). Sistemi i qesimit ishte nė interes tė ēifligarit, sepse me anėn e tij renta vjetore ishte e sigurt. Veē kėsaj ai ia linte pronarit pėrherė shtegun tė hapur pėr t’ia rritur bujkut mė tej detyrimin. Nė tė vėrtetė, aty ku ky sistem u zbatua, masa e detyrimit u rrit kohė pas kohe. Nga 2,5 deri nė 3 kv drithė pėr ha qė ishte mė 1880, ai arriti nė 4 deri 5 kv drithė pėr hektar mė 1912, sasi kjo e madhe po tė merret parasysh teknika e prapambetur e bujqėsisė dhe rendimentet e ulėta tė prodhimit. Veē kėsaj, ky sistem e detyronte bujkun ta dorėzonte sasinė e caktuar tė drithit edhe nė vitet me korrje tė kėqija, gjė qė sillte rrėnimin e tij ekonomik. Pėr kėto arsye shumica e bujqve nuk e pranoi sistemin e qesimit, prandaj ai nuk u shtri nė tė gjithė vendin, por u kufizua vetėm nė disa ēifligje tė viseve tė ulėta.
Depėrtimi i vazhdueshėm i ekonomisė sė tregut nė fshat pati edhe pasoja tė tjera pėr fshatarėt-bujq. Njė pjesė e vogėl e tyre arriti me sakrifica ta blinte tokėn dhe tė kalonte nė radhėt e fshatarėsisė pronare. Megjithatė, numri i fshatarėve bujq nuk u pakėsua, sepse radhėt e tyre shtoheshin vazhdimisht me fshatarė tė vegjėl, tė cilėt, duke mos i bėrė ballė varfėrimit ekonomik, shisnin tokat e tyre dhe hynin si bujq nėpėr ēifligje. Si rrjedhim, nė vitin 1912 fshatarėt bujq pėrfaqėsonin afėrsisht 18% tė popullsisė fshatare.
Duke mos i bėrė dot ballė rritjes sė kėrkesave tė ēifligarit dhe lėvizjes stinore tė ēmimeve, ekonomia e shumicės sė tyre filloi tė lėkundej. Bujqit filluan tė merrnin gjithnjė e mė shumė borxh. Meqė nuk ishin nė gjendje t’i shlyenin ato, bujqit e varfėruar filluan tė shisnin kafshėt e tyre tė punės. Pėr ta mbajtur nė kėmbė ekonominė e tyre, u detyruan tė merrnin me qira nga pronari sė bashku me tokėn e bukės edhe pendėn e qeve?. Numri i kėtyre bujqve punėtorė (gjysmatarė ose qesimtarė) qė ishin jo vetėm pa tokė, por edhe pa veglat kryesore tė punės (qetė), erdhi vazhdimisht duke u rritur. Mė 1912 ēifligjet pa tė tillė bujq ishin shumė tė rralla. Nė disa raste ata formonin brenda ēifligut edhe pakicėn (pėr shembull, nė ēifligun Rreth afėr Durrėsit kishte 15 bujq pa pendėn e qeve dhe 28 bujq me kafshėt e punės). Po kishte dhe ēifligje ku ata formonin shumicėn dėrrmuese (nė ēifligun Kullė afėr Shijakut kishte atė vit 44 bujq pa kafshėt e punės dhe vetėm 6 bujq me pendėn e qeve).
Nė disa raste varfėrimi i fshatarėve bujq shkoi edhe mė tej. Disa prej tyre, tė mbetur pa kafshė pune dhe tė zhytur nė borxhe, nuk qenė nė gjendje ta mbanin nė kėmbė ekonominė e tyre individuale. Prandaj jo vetėm si individė, por edhe si familje u kthyen nė argatė tė thjeshtė, punėtorė tė pėrhershėm bujqėsorė.
Nė kushtet e zhvillimit tė ekonomisė monetare dhe tė vendosjes sė pronėsisė private tė tokės, detyrimi qė i jepte pronarit ēifligar jo vetėm bujku i varfėruar (gjysmatari), por edhe ai qė zotėronte ende veglat kryesore tė prodhimit (tretari) pushoi sė qeni formė e rentės feudale. Nė tė dy rastet ai mori karakterin e qirasė sė tokės, kurse fshatari bujk rentar, gjysmatar ose qesimtar atė tė njė qiramarrėsi tė thjeshtė. Pėr mė tepėr si tė tillė ata i njohu edhe Ligji i tokės (Eraz-i Kanuni) i vitit 1858, me tė cilin fiksoheshin marrėdhėniet e reja agrare nė Perandorinė Osmane. Nė tė vėrtetė, nėpėr ēifligjet e Shqipėrisė filloi tė pėrhapej gjithnjė e mė shumė praktika e “marrėveshjeve” ndėrmjet bujkut e ēifligarit nė lidhje me kushtet e punės dhe me format e detyrimit. Sipas vendeve kėto “marrėveshje” pėrsėriteshin ēdo 1, 2 ose 5 vjet, madje nė vitet e fundit tė sundimit osman, nė disa raste, ato filluan tė fiksoheshin me shkrim. Nevoja qė kishte bujku pėr tokė dhe pozita e tij e ulėt shoqėrore, i jepte mundėsi pronarit ēifligar t’i diktonte atij kushte tė rėnda, tė kėrkonte, krahas tė tretės a qesimit, edhe disa ditė pune angari ose dhurata tė ndryshme nė bagėti, shpendė, vezė etj. Megjithatė, nė kushtet e krijuara pas mesit tė shek. XIX, nėnshtrimi i bujkut nuk rridhte nga vartėsia e tij ligjore ndaj feudalit, por nga nevoja e jetės, nga po ajo nevojė qė e shtynte punėtorin tė pranonte mėditjen qė i diktonte pronari i fabrikės. Pra, qiraja qė bujku tani i jepte pronarit filloi tė vishej me karakterin e detyrimit ekonomik.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:14     +1   -1




Lindja e borgjezisė agrare

Tėrheqja e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, lidhja e prodhimit bujqėsor tė ēifligut me tregun, pjesėmarrja e ēifligarėve nė veprimet tregtare dhe aspirata e tyre pėr investime nė fushėn e industrisė i futi pronarėt ēifligarė nė rrugėn e borgjezimit.
Shprehja mė e thjeshtė e borgjezimit tė pronarėve feudalė ishte prirja qė pushtoi ēifligarėt pėr tė pėrqendruar nė duart e tyre sė bashku me tokėn edhe veglat kryesore tė punės. Pėrqendrimi i qeve, i farės e i banesės sė bujkut nė duart e ēifligarit ishte njė lloj investimi qė pronari i tokės bėnte nė fushėn e prodhimit, tė cilin nuk e njihte rendi feudal. Si rrjedhim, pėrballė bujkut qė zotėronte vetėm krahėt e punės, qėndronte ēifligari si zotėrues i tokės, i mjetit kryesor tė prodhimit dhe i veglave kryesore tė punės, qė e bėnin atė tė afėrt me njė pronar kapitalist.
Borgjezimi i pronarėve ēifligarė u shpreh edhe nė forma mė tė pėrparuara. Me qėllim qė tė rritnin tė ardhurat nga tė tretat ose nga qesimi, disa bejlerė ēifligarė filluan tė nxitnin pėrdorimin nga fshatarėt ēifēinj tė njė teknike mė tė pėrparuar nė bujqėsi. Interesimi pėr farė dhe pėr fidanė mė tė mirė filloi, me sa dihet, qysh nė vitet 40. Nė vitet 60 Kahreman bej Vrioni solli nga jashtė jo vetėm farė tė zgjedhur, por edhe plugje tė hekurta, kurse nipi i tij, Azis pashė Vrioni, u pėrpoq tė pėrhapte gjerėsisht nė ēifligjet e veta kulturėn e orizit e tė duhanit. Po kėto nisma mbetėn nė mes tė rrugės. Shfrytėzimi i bujqve ishte aq i egėr, sa varfėria e thellė, nė tė cilėn ata ishin zhytur, nuk u jepte asnjė mundėsi pėr ta ēuar ekonominė e tyre sadopak pėrpara. Pėr kėtė arsye deri nė fund tė sundimit osman pėrdorimi i plugut tė hekurt mbeti shumė i kufizuar dhe rendimentet nė bujqėsi tepėr tė ulėta.
Lakmia pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha nxiti edhe te bejlerėt prirjet pėr tė kaluar nė qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė pronave tė tyre. Duke zgjedhur tokėn mė tė mirė tė ēifligjeve, bejlerėt shpėrngulėn nė toka tė tjera bujq ēifēinj dhe i zėvendėsuan me familje bujqish argatė, tė cilėt nuk kishin as ekonomi individuale, as kafshė pune, as shtėpi banimi. Ata punonin si mėditės tė thjeshtė nė tokėn e pronarit ēifligar me veglat e punės tė pronarit dhe nėn varėsinė e tij ekonomike. Lindėn kėshtu mbi truallin e pronėsisė ēifligare fermat bujqėsore me elementet e marrėdhėnieve kapitaliste.
Tė tilla ferma bujqėsore u dukėn gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX pothuajse kudo ku kishte latifunde ēifligare. Madje, nė ndonjė rast pronarėt e tyre bėnė pėrpjekje tė mėtejshme pėr t’i kthyer ato nė ferma bujqėsore moderne. Qysh nė vitet 80 Syrja bej Vlora pruri nė fermėn e vet, qė organizoi nė Skroftinė (Vlorė), disa bujq arbėreshė nga Italia pėr tė pėrhapur kulturėn e patates dhe pak mė vonė njė grup teknikėsh hungarezė pėr tė administruar me sistemin borgjez tė qeverisjes tokat e tre ēifligjeve (Frakull, Ēerven, Ferras, gjithsej 1 600 ha). Por nė kushtet e regjimit anakronik osman, tė prapambetjes sė theksuar tė vendit, tė mungesės sė plotė tė rrugėve dhe tė prirjes sė bejlerėve pronarė pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha me investime sa mė tė pakėta, as fermat bujqėsore nuk u zhvilluan mė tej. Nė tė tilla rrethana bejlerėt pronarė parapėlqyen t’i depozitonin kapitalet e tyre monetare nėpėr bankat e huaja dhe tė vijonin t’i administronin ēifligjet, si edhe mė parė, pa bėrė investime me peshė. Kėshtu, pėr shembull, mė 1912, nė ēifligun e Mifolit (Vlorė), pronė e Xhemil bej Vlorės, nga 21 familje bujqish vetėm 2 qenė familje argatėsh; nė ēifligun Rreth (Durrės), pronė e Esat pashė Toptanit, nga 48 familje bujqėsh vetėm 5 qenė familje argatėsh etj. Madje disa bejlerė pronarė nuk merreshin fare me qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė ēifligjeve tė tyre. Si rrjedhim, qeverisja e drejtpėrdrejtė kapitaliste e ēifligjeve nga bejlerėt pronarė u frenua menjėherė, sapo filloi tė duket nė truallin e Shqipėrisė. Pavarėsisht nga kjo, pronarėt ēifligarė filluan tė humbisnin dalėngadalė fizionominė e mėparshme qė kishin si pronarė feudalė dhe tė pėrvetėsonin, ndonėse me vėshtirėsi, tiparet e njė borgjezie ēifligare, tė lidhur me metodat e vjetra tė shfrytėzimit tė fshatarėve bujq.
Nė tė njėjtėn kohė, diferencimi ekonomik qė veproi pas mesit tė shek. XIX nė gjirin e ēifligjeve, krijoi mundėsinė qė punėn e ēifēinjve tė kthyer nė argatė ta shfrytėzonin edhe fshatarėt bujq, tė cilėt pėr hir tė rrethanave tė veēanta kishin njė ekonomi individuale mė tė konsoliduar. Kėto familje tė veēuara bujqish filluan tė merrnin me qira nga ēifligari toka tė tepėrta pėr t’i punuar pjesėrisht me anėtarėt e familjes dhe pjesėrisht me bujqit argatė. Mė 1912 kjo dukuri vėrehet nė shumė ēifligje, pėr tė cilat ka njoftime deri diku tė hollėsishme. Sipas tė dhėnave tė kėtij viti, disa bujq kishin deri 3 nganjėherė edhe mė shumė argatė tė pėrhershėm tė pajtuar me rrogė vjetore, pėrveē argatėve stinorė, tė cilėt i pajtonin me pagė ditore gjatė periudhės sė mbjelljeve e tė korrjeve. Edhe pse nuk ishin pronarė tė tokės qė qeverisnin, ata pushuan sė qeni fshatarė ēifēinj, pėrderisa pėrdornin nė ekonominė e tyre individuale punėn e tė tjerėve dhe siguronin nga puna e tyre tė ardhura tė mėdha. Si tė tillė kėta qiramarrės tė thjeshtė pėrvetėsuan dalėngadalė tiparet e fermerit bujk.
I njėjti proces ndodhi gjatė kėsaj kohe edhe nė radhėt e fshatarėsisė pronare. Tokat qė shitėn fshatarėt e vegjėl tė rrėnuar ekonomikisht nuk ranė tė gjitha nė duart e bejlerėve ēifligarė. Pjesėrisht ato u blenė nga elementė tė veēuar qė dolėn prej radhėve tė fshatarėve, tė cilėt u kthyen nė pronarė tė pasur. Kėshtu, nga procesi i diferencimit ekonomik qė pushtoi vendin pas viteve 40 tė shek. XIX, numri i fshatarėve tė pasur pothuajse u pesėfishua. Nė fillim tokat e tepėrta ata ua jepnin me qira fshatarėve bujq ose fshatarėve - paraqendarė, duke u kthyer nė ēifligarė tė vegjėl. Por me kohė disa fshatarė tė pasur filluan tė praktikonin nė tokat e tyre punėn e argatėve tė pėrhershėm a stinorė. Kėshtu, nė periudhėn e fundit tė sundimit osman, krahas qiramarrėsve lindėn nė fshatin shqiptar, si rrjedhim i zhvillimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi, edhe fshatarėt e pasur.
Fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq sė bashku me pronarėt ēifligarė tė fermave ishin kategori tė reja shoqėrore, tė cilat fshati shqiptar nuk i njihte mė parė. Ato lindėn nė kushtet e shthurjes sė mėtejshme tė ekonomisė feudale dhe tė zhvillimit tė shpejtė tė ekonomisė monetare. Por, nga ana tjetėr, ato lindėn nė kushtet e varfėrisė dhe tė prapambetjes sė thellė, ku e kishte lėnė vendin sundimi i gjatė osman. Pėr kėtė arsye pronarėt e fermave, fermerėt bujq dhe fshatarėt e pasur mbetėn tė vjeguar pas formave tė prapambetura tė qeverisjes bujqėsore dhe nuk patėn asnjė nxitje pėr tė pėrvetėsuar metodat e teknikėn e pėrparuar tė ekonomisė kapitaliste. Megjithatė ata pėrbėnin borgjezinė agrare, sepse tipari i tyre themelor ishte pėrdorimi i punės sė fshatarėve argatė, tė cilėt nė kėtė periudhė pėrfaqėsonin mėditėsit e fshatit.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:14     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Fshatarėt pronarė

Me heqjen e regjimit tė timareve (vitet 30) ndryshoi edhe gjendja e fshatarėve pronarė. Me kėtė masė nė kategorinė e fshatarėve pronarė u pėrfshinė ata fshatarė qė kishin ruajtur tapitė deri nė prag tė reformave centralizuese dhe tė Tanzimatit. Tani ata nuk ishin mė, de jure, raja tė spahiut, sepse ligjėrisht nuk ndodheshin mė nėn vartėsinė e tij feudale. Formalisht fshatarėt e mesėm e tė vegjėl u kthyen nė fshatarė tė lirė dhe ligjėrisht u njohėn pronarė tė tokės sė tyre, tė cilėn tani mund ta shitnin, ta jetėrsonin dhe ta hipotekonin lirisht.
Megjithatė, fshatarėt me tokė nuk u bėnė plotėsisht tė lirė, pasi vendin e marrėdhėnieve tė mėparshme me feudalin spahi tani e zunė marrėdhėniet me shtetin feudal osman, i cili i grabiste me anėn e feudalėve derebej, tė sipėrmarrėsve tė taksave (myltezimėve) e funksionarėve tė administratės. Ata u njohėn juridikisht si zotėrues privatė tė tokės mirie, ndonėse patėn ende disa pengesa fiskale pėr pėrdorimin e lirė tė saj.
Pozitat e fshatarėve pronarė tė mesėm e tė vegjėl u tronditėn jo vetėm nga rritja e vazhdueshme e taksave shtetėrore (taksė mbi tokėn, mbi banesėn, mbi prodhimin, mbi bagėtinė, mbi shpendėt, pėr bletėt, pėr mullirin, pėr rrugėn, pėr shėrbimin ushtarak, abuzimet e shumta etj., por edhe nga veprimi i ligjeve tė ekonomisė sė tregut nė fshat (sidomos nga luhatja e theksuar stinore e ēmimeve). Tronditjen e ndjenė sidomos fshatarėt pronarė tė vegjėl, tė cilėt pėr shkak tė tė ardhurave tė pakėta nga toka bujqėsore ishin tė detyruar tė blinin ēdo vit drithė me tė hollat qė nxirrnin nga veprimtaria e tyre suplementare. Por me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me konkurrencėn e prodhimit tė qyteteve, tė ardhurat e tyre nga kjo veprimtari erdhėn duke u pakėsuar. Si rrjedhim, varfėria i detyronte fshatarėt tė merrnin borxhe nga fajdexhinjtė. Afatet e borxheve mbaronin zakonisht nė kohėn e korrjeve ose tė vjeljeve. Pėr tė shlyer borxhin fshatari detyrohej tė shiste drithin nė verė kur ēmimet ishin tė ulėta dhe ta blinte nė pranverė kur ato ishin mė tė larta. Me forcimin e administratės perandorake osmane pas mesit tė shek. XIX, pesha e taksave shtetėrore nė kurriz tė masave fshatare erdhi duke u rritur. Barrė e rėndė u bė edhe shėrbimi i gjatė ushtarak pėr popullsinė myslimane ose taksa e shėrbimit ushtarak pėr popullsinė e krishterė. Pėr t’i bėrė ballė varfėrimit tė vazhdueshėm, pronarėt e vegjėl filluan tė shisnin kafshėt e punės dhe pastaj bagėtitė e imėta, tė cilat ose ranė nė duart e fshatarėve tė pasur dhe mbetėn pėrsėri nė vend ose u blenė nga reshperėt e mėdhenj pėr t’u eksportuar. Me thellimin e tij tė mėtejshėm, ky proces po e detyronte fshatarin e varfėruar tė shiste mė nė fund edhe tokėn. Megjithatė, numri i tyre nuk u pakėsua. Madje u rrit pėr arsye tė pjesėtimit tė familjeve midis djemve tė fshatarit, kurse pėr shkak tė shitjeve sipėrfaqja u pakėsua. Kėshtu gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nė viset e katėr vilajeteve shtresa e fshatarėve pronarė u rrit (nga afėrsisht 220 mijė familje mė 1840 nė rreth 280 mijė familje mė 1912), por si pėrqindje nė krahasim me popullsinė fshatare u pakėsua (nga rreth 84% mė 1840 nė rreth 79% mė 1912). Kjo qėndresė e fshatarėsisė sė vogėl vetėm nė njė masė tė vogėl qe rrjedhojė e hapjes sė tokave tė reja nga fondi i kujrisė ose nga prona e pėrbashkėt e fshatit. Kryesisht ajo u arrit nė saje tė mėrgimit tė krahėve tė tepėrta tė familjes sė fshatarit.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:14     +1   -1




Kurbeti

Mėrgimi, qė u zgjerua nė kėtė periudhė, pati diku karakter stinor, diku karakter shumėvjeēar; njė pjesė mėrgonte brenda vendit, kurse shumica jashtė Shqipėrisė. Sidoqoftė mėrgimi i fshatarėve nė masėn dėrrmuese u bė pa e shpėrngulur familjen nga fshati dhe pa e prishur ekonominė e vogėl bujqėsore.
Fshatarėt shqiptarė e shfrytėzonin edhe mė parė mėrgimin stinor. Por pėrmasat e tij ishin mjaft tė kufizuara nė krahasim me valėn e madhe tė mėrgimit stinor qė pushtoi vendin gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe pjesės sė parė tė shek. XX. Numri i tė mėrguarve ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qoftė edhe afėrsisht, pasi fshatarėt e varfėr largoheshin pėr disa muaj nga vendi i tyre pa lėnė gjurmė nė dokumentet e kohės. Pasi pėrfundonin mbjelljet dhe vjeljet e vjeshtės, zakonisht nė fillim tė nėntorit mijėra krahė pune linin familjet e shkonin jo vetėm nėpėr qytetet e katėr vilajeteve shqiptare, por deri thellė nė Greqi, nė Serbi e nė Bullgari, pa pėrjashtuar Stambollin e fshatrat rreth e rrotull kryeqytetit turk. Ky mėrgim stinor vazhdonte deri nė fillim tė pranverės, kur fshatarėt e mėrguar ktheheshin me kursimet e domosdoshme pėr tė mbuluar bilancin pasiv tė ekonomisė sė tyre bujqėsore.
Edhe mėrgimi shumėvjeēar nuk ishte i panjohur pėr fshatarėsinė shqiptare. Madje me tė tillė fshatarė, tė cilėt mėrgimin shumėvjeēar e kthenin brenda nė Shqipėri nė mėrgim tė pėrhershėm, ishin rritur edhe vetė qytetet e vendit. Por deri nė fund tė shek. XVIII mėrgimi ekonomik jashtė trojeve shqiptare bėhej kryesisht nė drejtim tė Stambollit. Vetėm nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX u dukėn mėrgimet shumėvjeēare nė vende tė tjera tė huaja, siē ishin Rumania, pastaj Egjipti dhe pak mė vonė Greqia ose Serbia. Megjithatė, kurbeti ekonomik shumėvjeēar mori njė karakter masiv tė paparė vetėm pas mesit tė shek. XIX. Ai pėrfshiu edhe shtresat e ulėta qytetare, megjithatė pjesėn dėrrmuese tė kurbetlinjve e pėrbėnin gjithnjė fshatarėt e vegjėl.
Mėrgimi shumėvjeēar preku sidomos fshatarėt e varfėr tė Shqipėrisė sė Jugut, sepse nė kėto vise ekonomia monetare kishte depėrtuar mė thellė se gjetkė. Pėr disa dhjetėvjeēarė qyteti qė tėrhoqi mė shumė kurbetlinj qe pėrsėri Stambolli. Nė vitet 80 Stambolli kishte rreth 60 mijė shqiptarė tė ardhur nga tė katėr vilajetet. Ai u bė qyteti me popullsi mė tė madhe shqiptare edhe kundrejt qyteteve tė Shqipėrisė. Duke tėrhequr njėri-tjetrin shqiptarėt vijuan tė mėrgonin gjithashtu nė Egjipt e nė Rumani, ku u vendosėn jo vetėm nėpėr qytete, por edhe nėpėr fshatrat e luginės sė Nilit e tė Danubit. Sipas njoftimeve qė jep P. Kabue (P. Caboué), nė fund tė sundimit osman kishte nė Egjipt rreth 30 mijė e nė Rumani rreth 10 mijė shqiptarė, tė cilėt merreshin me zejtari, me tregti dhe me bujqėsi. Nga radhėt e tyre ishte formuar edhe njė shtresė tregtarėsh tė pasur. Nga vitet 70 kurbetlinjtė shqiptarė filluan tė ēanin rrugėn nėpėr vende tė tjera tė panjohura pėr ta mė parė. Njėri prej tyre ishte Rusia, ku mėrguan me qindra veta, kryesisht fshatarė tė krahinave juglindore. Mė vonė, nė vitet 90, nė Rusi shkuan me qindra punėtorė pėr ndėrtimin e hekurudhės transiberiane, tė cilėt pastaj u vendosėn me punė tė ndryshme nė Odesė, nė Vladivostok, nė Irkutsk e gjetkė. Me fitoren e autonomisė sė Bullgarisė (1878), shumė kurbetlinj fshatarė u vendosėn nėpėr qytetet e saj, sidomos nė Sofje, nė Filipopol e nė Vranė duke formuar kėtu brenda njė kohe tė shkurtėr njė koloni prej 2 mijė shqiptarėsh. Nė pėrpjesėtime tė vogla kurbetlinjtė rrahėn edhe vise tė tjera tė huaja, si Austrinė, Italinė etj. Nė periudhėn e fundit tė sundimit osman vendi qė tėrhoqi pjesėn mė tė madhe tė kurbetlinjve shqiptarė qe kontinenti amerikan dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara. Tė mėrguarit e parė shqiptarė zbritėn nė SHBA nė fillim tė viteve 80, kurse vala e madhe e kėtij mėrgimi filloi nė fund tė shek. XIX. Mė 1912 nė ShBA numėroheshin rreth 40 mijė kurbetlinj shqiptarė, pothuajse tė gjithė me origjinė nga Shqipėria e Jugut. Nė fillim kurbetlinjtė fshatarė u grumbulluan njėri pas tjetrit nė Boston Mass, nė Nju-Jork dhe nė Sen-Lui (Saint-Louis), ku formuan edhe lagje me shqiptarė, por pastaj u vendosėn edhe nė vise tė tjera tė ShBA-sė, deri nė brigjet e Paqėsorit. Njė pjesė e vogėl e kurbetlinjve u vendosėn nė shtete tė tjera tė kontinentit amerikan (Kanada, Argjentinė etj.).
Fshatarėt qė shkuan nė kurbet lanė pas tyre familje tė varfėruara. Pėr tė blerė navllon (biletėn e udhėtimit detar) ata u detyruan tė shisnin kafshėt e punės dhe tė hynin nė borxh. Po edhe atje ku vajtėn i prisnin kushte tė vėshtira jetese. Duke mos e njohur gjuhėn e huaj dhe duke mos pasur ndonjė profesion, ata u detyruan tė kryenin punėt mė tė rėnda. Zakonisht shkonin nė kurbet qė tė ktheheshin pas dy ose tre vjetėsh dhe, pasi tė qėndronin disa muaj pranė familjeve tė tyre, tė niseshin pėrsėri. Por shpesh herė ata qėndronin nė mėrgim pėr periudha shumė tė gjata, disa harroheshin fare nė dhe tė huaj. Kėshtu kurbeti u bė njė plagė shoqėrore pėr masat fshatare dhe qytetare.
Mėrgimi stinor a shumėvjeēar ndikoi nė ekonominė e vendit nė dy drejtime: nga njėra anė, duke i dhėnė mundėsi fshatarit tė vogėl tė pėrballonte deri diku nevojat familjare, e ngadalėsoi procesin e rrėnimit tė tyre tė plotė ekonomik; nga ana tjetėr, dėrgesat periodike tė kurbetlinjve, tė cilėt erdhėn duke u shtuar derisa arritėn nė vitet e fundit tė sundimit osman afėrsisht 14-16 milionė franga ari nė vit, e frenuan deri nė njė farė shkalle asfiksinė e plotė qė po i shkaktonte ekonomisė sė vendit grabitja fiskale e Stambollit dhe vėrshimi i mallrave tė huaja.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:15     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Malėsorėt e Veriut

Trevat shqiptare nuk u zhvilluan tė gjitha njėlloj nga pikėpamja ekonomike e shoqėrore. Nė pėrshtatje me kushtet historike e natyrore, disa nga krahinat e thella malore u zhvilluan me ritme mė tė ngadalshme se viset qė kishin njė truall bujqėsor relativisht mė tė pasur. Prapambetja mė e theksuar dukej sidomos nė malėsitė e Mbishkodrės, tė Dukagjinit, tė Mirditės, tė Pukės dhe tė Gjakovės, nė tė pesė “Malet e Mėdha”, siē quheshin ato nė shek. XIX.
Marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore nė kėto zona rregulloheshin sipas sė drejtės zakonore tė trashėguar nga shekujt e kaluar. Megjithatė, asnjėra nga kėto malėsi nuk ndodhej nė stadin e rendit fisnor, qoftė dhe nė shpėrbėrje e sipėr. Jo vetėm nė ēdo “mal” (krahinė), por edhe nė ēdo fshat, madje nė shumicėn e rasteve edhe nė ēdo lagje, banonin familje qė nuk kishin lidhje gjaku ndėrmjet tyre. Baza e organizimit fisnor - pronėsia e pėrbashkėt mbi fondin e tokave bujqėsore - ishte zhdukur. Prona private mbi tokat e bukės ishte vendosur prej disa shekujsh. Kjo pronė ishte sanksionuar nė mėnyrė tė theksuar edhe nė tė drejtėn zakonore, me tė gjitha tiparet e saj kryesore, siē janė shitja, blerja, jetėrsimi. Nė kanunin e Lekė Dukagjinit, qė ėshtė mbledhur nga Shtjefėn Gjeēovi nė fund tė shek. XIX, prona private ishte shpallur e shenjtė, e paprekshme. Edhe nė rast se njė familje shpėrngulej nga fshati, thuhet nė kanun, “po s’e shiti trollin e tokėn, ashtu do t’i rrijė e nuk ka tager (tė drejtė - shėn. i aut.) kush me ngulė mbi to”. Paprekshmėria e tokės garantohej me norma tė veēanta nga kanuni. Kufijtė e pronave nuk mund tė prekeshin, as mund tė lėvizeshin: “me luejt kufinin, - thuhet nė kanun, - asht nji si me luejtė me eshtent’e tė dekunve”. Gjurmėt e pronėsisė sė pėrbashkėt tė fisit mbi tokėn e bukės dhe dukuria e ndarjes sė herėpashershme tė tokave ndėrmjet anėtarėve tė fisit qenė zhdukur krejtėsisht.
Toka blihej e shitej, ajo trashėgohej pa ndonjė pengesė. Jo vetėm toka, por edhe radha e ujitjes dhe e mullirit mund tė shitej. Toka u shitej edhe kushėrinjve mė tė afėrt, gjė qė shpreh edhe mė shumė konsolidimin e pronės private mbi tokėn.
Institucioni i pronės private mbi tokėn dhe mbi veglat e punės kishte sjellė nė gjirin e malėsorėve tė krahinave tė veriut tė gjitha pasojat e diferencimit tė popullsisė. Shumė malėsorė kishin humbur pronat e tyre dhe ishin kthyer nė bujq ose argatė, tė cilėt shfrytėzoheshin nga pronarėt e pasur tė tokave. Kėta tė fundit tokat i jepnin me qira ose merrnin pranė ekonomive tė tyre punėtorė mėditės, rrogėtarė me pagė vjetore ose argatė me pagė ditore nga radhėt e malėsorėve tė varfėruar, qė i kishin humbur a i kishin shitur pronat e tyre. Figurėn e pronarit tė pasur tė tokave dhe atė tė fshatarit bujk pa tokė e gjejmė tė pasqyruar edhe nė kanunin e maleve. “Bulg, - thuhet nė kanun, - thirret njaj, i cili hinė me punue tokėn e njaj zotnije”. Njė varg normash rregullonin marrėdhėniet ekonomike ndėrmjet pronarit e bujkut; detyrimi i bujkut (qiraja) caktohej edhe kėtu sipas marrėveshjes sė “lirė”: “Gjithēka tė mbjellė bulgu nė tokė tė zotnis do ta ndajė me zotnin mbas vendimit qi tė kenė ba”. Edhe kėtu shkalla e shfrytėzimit ishte shumė e lartė, deri nė gjysmėn e prodhimit. Nė kanun thuhet: “Nė se e pastė bulgu gjan’ e zotnis pėrgjymės, kashti i rrin bulgut e me pleh do tė plenohen tokėt. Mundin e puntoris e njeh bulgu”.
Nė kėto vise malore ka pasur edhe bujq, tė cilėt detyroheshin tė merrnin me qira sė bashku me tokėn edhe kafshėt e punės. Nė kanun bėhet fjalė edhe pėr kushtet e marrjes sė kafshėve tė punės me qira, pėr tė cilat bujku i paguante pronarit 1,50 kv kur e dimėronte vetė kaun dhe 2,25 kv kur e dimėronte pronari. Kėtė qira ai do t’ia paguante pavarėsisht nėse e shfrytėzonte ose jo nė punė kaun e parmendės. Duhet shtuar kėtu se, me gjithė kushtet e rėnda nė tė cilat ishte vėnė, bujku i kėtyre krahinave tė prapambetura nuk e njihte angarinė. Ai ishte i ngarkuar me korrjen, shirjen, zhveshjen e misrit, por vetėm nė tokėn e tij. Nė rast se pronari e mblidhte vetė misrin, bujku, thuhet qartė nė kanun, nuk kishte detyrė pėr zhveshjen e misrit, por vetėm t’ia mbartte pranė kullės pronarit.
Njė tjetėr figurė shoqėrore, qė tregonte diferencimin e malėsorėve tė varfėr, qe dalja edhe atje nė shesh e rrogtarit (e fshatarit argat). Nė kanun bėhet fjalė pėr normat qė rregullonin marrėdhėniet ndėrmjet rrogtarit e punėdhėnėsit. Atje thuhet shprehimisht se rrogtari “po s’eci mbas andes sė zotnis, ky mund t’a dajė...”.
Me toka shumė tė pakėta, burimi kryesor i jetesės sė malėsorėve tė varfėr ishte blegtoria. Nė tė vėrtetė, para mesit tė shek. XIX kėto vise qenė shumė tė pasura me blegtori. Familjet malėsore kishin tufa bagėtish, tė cilat numėronin me qindra ose me disa dhjetėra krerė tė imėta e tė trasha. Kjo gjendje e dikurshme pasqyrohej edhe nė kanunin e Lekės, sidomos aty ku bėhet fjalė pėr gjobat e ndryshme. Gjobat me 10 kokė bagėti qenė tė zakonshme; por kishte gjoba edhe mė tė mėdha, si pėr shembull, pėr njė vrasje 100 deshė e njė ka. Nė njė vend tjetėr tė kanunit thuhet: “Ma e ulta giobė mbrrin nė nji dash e ma e nalta nuk mund tė kalojė mbi njiqind desh”.
Pėrveē blegtorisė, burim tjetėr tė ardhurash pėr malėsorėt ishin shpėrblimet nė tė holla qė merrnin pėr shėrbimet e tyre si mercenarė. Mercenarizmi ishte pėr kėto krahina njė dukuri e diktuar nga kushtet e sundimit osman, nga varfėria e thellė ekonomike dhe nga pamundėsia pėr tė siguruar tė ardhura me anė tė punės. Blegtoria, bujqėsia dhe mercenarizmi kishin krijuar deri nė mesin e shek. XIX njėfarė ekuilibri nė bilancin e ekonomisė familjare tė kėtyre malėsorėve.
Por gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX ky ekuilibėr u prish. Me pėrgjithėsimin e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, tė ardhurat nga mercenarizmi u prenė. Me centralizimin e pushtetit perandorak, Porta e Lartė filloi tė kėrkonte taksa edhe nga malėsorėt e varfėr. Veē kėsaj, duke mos qenė shumė larg Shkodrės, Gjakovės e Pejės, edhe kėto krahina tė veēuara filluan tė ndienin ndikimin e marrėdhėnieve tė tregut. Qoftė pėr tė siguruar bukėn e vitit, qoftė pėr tė paguar taksat shtetėrore, fshatarėt malėsorė, filluan tė merreshin me veprimtari suplementare ekonomike, grumbullonin katran, gėshtenja, lėndė, dru, tė cilat i shisnin nė Shkodėr. Por edhe kjo nuk i shpėtoi nga varfėrimi. Me anėn e kryengritjeve tė shpeshta ata i shpėtuan pėr njėfarė kohe pagesės sė taksave shtetėrore. Me keqėsimin e vazhdueshėm tė gjendjes ekonomike, malėsorėt filluan tė shitnin edhe bagėtitė, e vetmja pasuri me peshė qė kishin. Brenda disa dhjetėvjeēarėve pasuria blegtorale e kėtyre viseve ose u pakėsua nga shitja nė tregjet e qyteteve, ose u pėrqendrua nė duar tė disa familjeve tė pasura malėsore. Si kudo edhe kėtu fenomeni i borxheve u pėrhap me ritme shumė tė shpejta. Gjendja e tyre nė mjerim tė vazhdueshėm i shtynte fajdexhinjtė tė kėrkonin kamatė tė madhe, duke shkelur e duke lėnė mėnjanė dispozitat e kanunit tė Lekė Dukagjinit, tė cilat e ndalonin fajdenė.
Mėrgimi stinor nuk la pa prekur as fshatarėt e varfėr tė kėtyre malėsive, tė cilėt filluan tė largoheshin gjatė disa stinėve nga fshati pėr tė kėrkuar punė nė vende tė ndryshme, sidomos nė Shkodėr. Ky mėrgim qė u pėrhap me shpejtėsi krijoi edhe kėtu njė kategori malėsorėsh, tė cilėt pėr tė jetuar u detyruan tė shitnin fuqinė e tyre tė punės si mall.
Diferencimi shoqėror solli edhe kėtu konflikte ndėrmjet vegjėlisė e bajraktarėve tė viseve malore. Kėto konflikte janė pasqyruar nė kanun, megjithėse jo aq qartė pėr shkak tė mbledhjes dhe tė kodifikimit jo tė plotė. “Po u ēue njė katund, - thuhet nė kanun, - pėr me u ngrefė luftė Krenvet, Strapleqvet e Vogjlis sė Flamurit, nėn tė cilin gjindet, atbotė do tė bahet me dije Dera e Gjomarkut nė za tė sė cilės do tė ēohen edhe Flamujt tjerė e nėn prirje tė kėsaj Dere do tė msyhet katundi i dalun dore, edhe i biejn nė mend me ndėshkime giobėsh, me tė nxjerrun prej vendit, a edhe me tė grime katundisht, nė pastė ba kush ndo’i faj pėr tė grim”.
Megjithatė nė malėsitė e Veriut kishte akoma mbeturina tė largėta tė marrėdhėnieve patriarkale e fisnore. Tė tilla ishin kujtimi i fisit dhe kujria e fisit, karakteri patriarkal i familjes dhe rendi i trashėgimisė sė pronės, rendi i shitjes sė tokave dhe norma e martesave, zakoni i gjakmarrjes dhe kuvendi i fisit.
Nė viset malore tė Shqipėrisė sė Veriut ruheshin ende gjurmėt e barazisė sė vjetėr fisnore, megjithėse kishin filluar tė pėrforcoheshin privilegjet e bajraktarėve, e sidomos tė familjes sė Gjonmarkajve nė Mirditė. Gjurmėt e barazisė sė dikurshme ruheshin vetėm nė tė drejtėn e shprehur. Kėshtu, pėr shembull, nė kanun thuhej se “gjithsa djelm tė lejn, njihen tė mirė e nuk veēohen njeni prej tjetrit”; “Kanunet qi ven njė katund me Pleq e Vogjli pėr vedi... as Flamuri e as Dera e Gjonmarkut nuk mund t’ua luej”.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:15     +1   -1




Struktura shoqėrore e fshatit nė fund tė sundimit osman

Nė kushtet e krijuara pas viteve 40, erdhėn duke u ndryshuar si fizionomia e shtresave tė shoqėrisė agrare, ashtu edhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre.
Nė radhė tė parė kėto ndryshime prekėn feudalėt si kategori shoqėrore. Me heqjen e sistemit tė timareve, feudalėt spahinj nuk pėrbėnin mė, si nė tė kaluarėn, mbėshtetjen kryesore tė sundimit osman. Tani qė humbėn tesarrufin, nga i cili buronte pushteti i tyre feudal, mjaft spahinj u shndėrruan nė feudalė derebej ose u bėnė funksionarė tė administratės. Kėta feudalė derebej, duke u mbėshtetur krejtėsisht nė dhunėn e hapur dhe duke pėrfituar nga dobėsia e pushtetit qendror, vijuan njėri pas tjetrit tė kthejnė mjaft fshatra tė lira nė fshatra ēifligje, duke u bėrė pronarė ēifligarė. Megjithatė figura e derebeut nuk u zhduk nga fshati shqiptar. Deri nė fund tė sundimit osman shtresa e feudalėve derebej, edhe pse erdhi duke u zvogėluar, vazhdoi tė shtypte dhe tė shfrytėzonte fshatarėt e lirė.
Me heqjen e sistemit tė timareve, vendin kryesor nė grupimin sundues tė shoqėrisė agrare e zunė bejlerėt ēifligarė, pesha e tė cilėve nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė vendit erdhi duke u rritur.
Pronarėt e mėdhenj me origjnė feudale, tė lidhur pas metodave tė vjetra tė pėrdorimit tė punės sė bujqve, nuk kishin interes pėr ta ndryshuar strukturėn shoqėrore e shtetėrore tė Perandorisė, pėr mė tepėr ata ishin kundėr reformave tė reja osmane. Si tė tillė ata formonin njė koalicion tė pėrbashkėt me shtresat e tjera konservatore tė vendit, tė cilat bėnin gjithashtu pjesė nė radhėt e parisė sunduese, siē ishin shtresat e larta tė hierarkisė klerikale dhe funksionarėt e lartė tė administratės perandorake osmane.
Tė tjerėt, ēifligarėt e prirur pėr metodat e organizimit kapitalist tė ēifligjeve, kėrkonin zbatimin e reformave shtetėrore nė dobi tė ekonomisė sė tyre ēifligare. Veēanėrisht tė interesuar pėr tė ashtuquajturin evropianizim tė Turqisė ishin pronarėt e mėdhenj tė tokave, tė cilėt synonin t’i investonin kapitalet e tyre jo vetėm nė fushėn bujqėsore, por edhe nė sferėn industriale, duke u bėrė kėshtu jo vetėm pronarė ēifligjesh, por edhe pronarė fabrikash?. Me njė bazė tė tillė ekonomike kėta bejlerė ēifligarė kishin njė fizionomi shoqėrore tė dyfishtė: si pronarė tokash ata kishin pika takimi me bejlerėt feudalė, si veprimtari ekonomike anonin kryesisht nga borgjezia reshpere, nė ndonjė rast edhe nga borgjezia industriale.
Shprehje e depėrtimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi ishte lindja e njė force tė re nė shoqėrinė fshatare, e borgjezisė agrare (fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq). Por nė rrethanat e pėrqėndrimit tė fondit kryesor tė tokės nė duart e bejlerėve ēifligarė, borgjezia agrare, e lindur nga radhėt e fshatarėve pronarė, dhe e bujqve ēifēinj nuk pati kushte tė favorshme zhvillimi. Pėr kėtė arsye, ashtu si borgjezia industriale, edhe ajo mbeti deri nė fund tė sundimit turk nė hapat e saj fillestarė si klasė, shumė e pakėt nė numėr dhe tepėr e dobėt nga pesha ekonomike.
Nė radhėt e popullsisė sė fshatit pjesėn mė tė varfėr e pėrfaqėsonin bujqit ēifēinj dhe fshatarėt argatė. Nė mėnyrė tė veēantė fshatarėt argatė tani kishin marrė krejtėsisht tiparet e punėtorėve tė fshatit, pasi ata nuk kishin tanimė ekonomi individuale. Megjithatė, si fshatarėt argatė, ashtu edhe bujqit ēifēinj, nė kushtet e atėhershme, nuk e shikonin shpėtimin e vet te zbatimi i ndonjė reforme agrare si ato qė u bėnė nė vendet e tjera tė Evropės, por te pajisja e tyre me tokė me anė tė blerjes dhe me rrugė individuale.
Deri nė fund tė sundimit osman pjesėn dėrrmuese tė popullsisė agrare e formuan fshatarėt pronarė, kurse nė radhėt e tyre fshatarėt e vegjėl. Edhe pse pronarė tė tokės qė punonin, fshatarėt e vegjėl ishin aq tė varfėr, sa nuk mund tė siguronin jetesėn pa punuar jashtė ekonomisė sė tyre brenda ose jashtė vendit.
Sikurse qyteti, ashtu edhe fshati shqiptar karakterizohej nė fund tė sundimit osman nga njė kompleks i tėrė kontradiktash. Ndėrsa fondi kryesor i tokave tė punueshme (rreth 45 %) ishte nė duart e pronarėve ēifligarė, prodhuesit fshatarė qė punonin nė kėto toka (bujqit dhe argatėt) pėrfaqėsonin afėrsisht 18% tė popullsisė agrare. Sė bashku me malėsorėt fshatarėt e vegjėl e tė mesėm pėrbėnin rreth 65% tė popullsisė agrare, kurse pesha e prodhimit tė tyre bujqėsor ishte, pėr shkak tė tokave tė pakėta qė zotėronin, (rreth 25%) shumė e ulėt kundrejt prodhimit global bujqėsor. Edhe pse jeta ekonomike e fshatit ecte drejt ekonomisė sė tregut, mungonin kushtet e domosdoshme pėr zhvillimin e borgjezisė agrare. Shumica dėrrmuese e popullsisė agrare nuk kishte fare marrėdhėnie ekonomike me ekonominė e tregut. Nga ana tjetėr, baza ekonomike e feudalizmit ishte shthurur pėrfundimisht, ndėrsa nė Perandorinė Osmane vijonte tė ruhej struktura shtetėrore feudale. Po ashtu edhe bejlerėt ēifligarė, ndėrsa mbanin nėn shtypje ekonomike fshatarėt bujq e fshatarėt argatė, linin pa shfrytėzuar njė pjesė tė mirė tė tokės sė punueshme, u hiqnin fshatarėve tė vegjėl mundėsinė tė pajiseshin me toka pėr tė cilat kishin nevojė dhe pengonin zhvillimin e lirė tė borgjezisė agrare.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:16     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


LĖVIZJA KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ VITET 30-70 TĖ SHEK. XIX

1. FILLIMET E LĖVIZJES KOMBĖTARE

Gjendja nė Shqipėri pas reformave tė para centralizuese osmane

Zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė vitet 30-40 tė shek. XIX pėrkon me periudhėn e reformave tė para centralizuese, qė filluan tė ndėrmerreshin nė Perandorinė Osmane nė vitet 30. Me kėto reforma, nė mėnyrė tė veēantė me likuidimin e sistemit tė timareve, dhe me njohjen ligjėrisht tė pronės private mbi tokėn (mė 1834), si edhe me masat pėr riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe tė taksave, Porta e Lartė synonte ta fuste vendin nė rrugėn e evropianizimit, tė forconte pushtetin qendror, tė rimėkėmbte fuqinė e Perandorisė, e cila ishte dobėsuar sė tepėrmi nga prapambetja ekonomiko-shoqėrore, nga sistemi shtetėror anakronik, thellėsisht shtypės e parazitar, dhe nga kryengritjet e vazhdueshme tė popujve tė shtypur.
Reformat filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri qysh nė vitet 30. Ato i dhanė njė goditje tė rėndė nė radhė tė parė shtresės sė vjetėr feudale-ushtarake, e cila, si kudo edhe nė Shqipėri, kishte filluar tė shthurej dhe ishte dobėsuar shumė nga ekspeditat osmane tė viteve 1822-1831. Njė pjesė e krerėve feudalė qė ishin aktivizuar nė kryengritjet u asgjėsua, tė tjerė u internuan dhe ata qė mundėn tė shpėtonin mėrguan jashtė vendit, ndėrsa pronat e tyre u shpallėn ēifligje shtetėrore. Reforma agrare u dha mundėsi tė ngriheshin e tė forcoheshin ēifligarėve tė rinj, pronarė privatė tė tokave, tė lidhur me Portėn e me politikėn e saj centralizuese.
Dobėsimi i klasės feudale shqiptare i dha mundėsi borgjezisė, tė pėrfaqėsuar nga tregtarėt dhe pronarėt e punishteve zejtare e tė manifakturave tė merrte pjesė mė me gjallėri nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.
Reformat e para centralizuese u quajtėn tė pamjaftueshme, prandaj Mustafa Reshit pasha, pasi mori edhe pėlqimin e sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, qė sapo kishte hipur nė fron, pėrgatiti projektin e reformave, tė njohura me emrin Tanzimat. Ato u shpallėn nga Mustafa Reshit pasha me dekretin perandorak (Hati Humajun) tė 3 nėntorit 1839, qė mban emrin “dekreti i Gjylhanesė”. Me kėtė akt shpalleshin kėto reforma: garantohej paprekshmėria e jetės, e nderit dhe e pasurisė pėr tė gjithė shtetasit osmanė, pa dallim feje; hiqej konfiskimi i pasurisė pėr ata qė paditeshin nė gjykatė dhe fėmijėt e tyre nuk privoheshin nga e drejta e trashėgimisė sė pasurisė; vendosej ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe hiqej sistemi i sipėrmarrjes sė tyre (iltizami); futej shėrbimi i rregullt ushtarak dhe shkurtohej afati i tij; shėrbimi i regullt (nizami) do tė zgjaste 4-5 vjet, ndėrsa ai rezervist (redifi) 7 vjet.
Po tė vlerėsohet nė pėrgjithėsi, Tanzimati ishte njė orvatje qė ndėrmorėn qarqet qeveritare osmane pėr ta shpėtuar Perandorinė e tyre nga humnera ku po rrukullisej dhe pėr ta rimėkėmbur atė mbi baza tė reja, sipas shembullit tė shteteve evropiane. Prandaj Tanzimati ėshtė vlerėsuar nga bashkėkohėsit dhe nga studiues tė sotėm si njė pėrēapje qė Perandoria Osmane po bėnte pėr t’u shkėputur nga e kaluara e saj mesjetare-feudale dhe pėr tė hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet modern.
Por gjithė kėto masa ishin gjysmake dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe nė kushtet kur Perandoria Osmane nuk ndėrmori reforma rrėnjėsore pėr tė ndryshuar sistemin e saj ekonomik tė prapambetur gjysmėfeudal dhe regjimin politik mesjetar absolutist. Nė tė vėrtetė reformat u katandisėn nė disa arnime borgjeze, qė nuk mund ta ndryshonin gjendjen nė Perandori. Megjithatė, nėse edhe kėto masa gjysmake ishin tė dobishme pėr Perandorinė Osmane, sepse mund tė ndikonin nė forcimin e sistemit tė saj tė centralizuar, nė aftėsinė pėr tė pėrballuar lėvizjet ēlirimtare dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha, ato nuk qenė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė cilėt nuk e gjykuan Tanzimatin me syrin e klikės sunduese sulltaniste, por me logjikėn e popullit tė shtypur, jo nga pozitat e Portės sė Lartė, por nga interesat e kombit tė shtypur e tė robėruar dhe tė aspiratės sė tij pėr ta ndryshuar kėtė gjendje. Shqiptarėt e vlerėsuan Tanzimatin, jo nė prizmin e fuqizimit tė Perandorisė, por nė kėndvėshtrimin e vetėqeverisjes sė Shqipėrisė, jo sipas zhurmės sė deklaratave tė bujshme, por nga rezultatet e tij praktike dhe nga rrjedhojat qė pati pėr popullin shqiptar.
Nė tė vėrtetė Tanzimati nuk u dha shqiptarėve asnjė tė drejtė kombėtare, nuk i njohu as si komb mė vete, nuk dha asnjė mundėsi pėr vetėqeverisje, madje ua mohoi pėrsėri tė drejtėn mė elementare njerėzore pėr tė shkruar dhe pėr tė mėsuar nė shkolla gjuhėn amtare. Ai i detyroi shqiptarėt t’i nėnshtroheshin administratės sė huaj burokratike, shėrbimit tė rėndė e tė detyrueshėm ushtarak, rriti mė shumė peshėn e taksave, qė edhe deri atėherė ishte e rėnduar dhe pėrgjithėsisht ēoi nė keqėsimin e gjendjes sė tyre ekonomike e politike, nė forcimin e zgjedhės nacionale turke mbi ta. Ato reforma, nė dukje me karakter evropian, qė u shpallėn edhe nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha (si barazia e gjithė shtetasve, gjithnjė si osmanllinj), nuk u vunė asnjėherė nė jetė dhe nuk mund tė realizoheshin pa ndryshime rrėnjėsore nė sistemin ekonomik e politik tė Perandorisė Osmane, tė cilat sulltanėt osmanė nuk ishin nė gjendje t’i bėnin.
Me zbatimin e reformės nė fushėn administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisja e vendit, qė deri atėherė bėhej nga feudalėt vendas, kaloi nė duart e njė aparati burokratik tė centralizuar. Porta e Lartė nuk kishte mė besim te funksionarėt shqiptarė. Pėrvoja e viteve tė kaluara kishte treguar se ata ishin tė prirur drejt qeverisjes sė krahinave nė mėnyrė autonome e drejt shkėputjes sė plotė nga vartėsia e Perandorisė Osmane. Prandaj ajo filloi zėvendėsimin e tyre shkallė-shkallė me nėpunės tė huaj. Nė fillim u zėvendėsuan qeveritarėt e sanxhakėve shqiptarė, kadinjtė, myftinjtė, veēanėrisht nė ato krahina ku kishin shpėrthyer pėrsėri lėvizje kryengritėse, qė sapo ishin shtypur me armė. Kėshtu, nė mjaft sanxhakė e sidomos nė Shqipėrinė e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritarėve shqiptarė nė ato tė funksionarėve turq.
Administrata e re pėrbėhej nga nėpunės tė huaj qė nuk e dinin gjuhėn e vendit dhe nuk i njihnin zakonet e traditat e popullit shqiptar. Meqenėse do tė qėndronin nė kėto poste njė periudhė tė caktuar dhe meqė njė pjesė e nėpunėsve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej tė siguronin rrogėn nga tė ardhurat lokale, ata pėrpiqeshin tė grabisnin me tė gjitha mėnyrat popullsinė me anė taksash e gjobash, pa u pėrmbajtur as nė pėrdorimin e forcės. Pėrveē kėsaj, praktikohej gjerėsisht ryshfeti, pa tė cilin nuk mund tė kryhej asnjė punė. Ai u jepej si nėpunėsve tė thjeshtė, ashtu edhe funksionarėve tė organeve mė tė larta tė Perandorisė Osmane. Edhe sistemi i mbledhjes sė taksave me anė tė iltizamit (sipėrmarrjes), megjithėse u krijua njė aparat i veēantė nėpunėsish tė financave, nė praktikė nuk u hoq, por mbeti nė fuqi pėr njė kohė tė gjatė, sepse u leverdiste funksionarėve tė lartė tė shtetit, qė pėrfitonin e pasuroheshin me kėto lloj spekulimesh.
Ndėrsa nė njė varg qendrash administrative u grumbulluan me shumicė nėpunėsit e huaj turq, disa zona, si Tiranėn, Matin, Lezhėn, Ulqinin, etj., Porta e Lartė i la, nė vitet 40, ende nė duart e oxhakėve tė vendit, tė cilėt i paguanin arkės shtetėrore nė Stamboll njė shumė tė pėrgjithshme vjetore, tė nxjerrė nga detyrimet nė krahinat qė administronin.
Krahas reformės administrative, Porta e Lartė mori masa pėr tė vėnė nė jetė reformėn ushtarake, e cila parashikonte ēarmatimin e popullsisė dhe krijimin e njė ushtrie tė rregullt. Nė kuadrin e krijimit tė kėsaj ushtrie, Veziri i Madh, Mehmed Reshid pasha, qė ishte ngarkuar me zbatimin e reformave nė Shqipėri, filloi tė rekrutonte ushtarė tė rregullt (nizamė) nga mosha 15 deri nė moshėn 30-vjeēare. Tė rekrutuarit bėnin jetė kazerme dhe stėrviteshin sipas rregullave tė ushtrive evropiane. Ata e kryenin shėrbimin ushtarak larg vendit tė vet nė kushte shumė tė vėshtira. Vetėm njė pjesė e tyre mund tė kthehej e gjallė dhe pa u gjymtuar nga shėrbimi i gjatė ushtarak nė dhe tė huaj. Mė tė shumtė ishin ata qė vdisnin nga abuzimet e intendentėve, nga mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes dhe nga epidemitė, sesa ata qė vriteshin nė luftė.
Shėrbimi rezervist (redif) bėhej zakonisht nė vendlindjen e rezervistėve. Kjo u jepte atyre mundėsi qė nė njė kohė tė caktuar, krahas shėrbimit ushtarak, tė merreshin edhe me bujqėsi e me blegtori.
Reforma ushtarake u shoqėrua edhe me tatime e taksa tė reja “tė jashtėzakonshme”, qė shėrbenin pėr ushqimin dhe pėr veshjen e ushtarėve nizamė. Por edhe kjo reformė nuk u zbatua kudo dhe menjėherė. Ushtria e rregullt u vendos nė qytete, ku mbaheshin garnizone ushtarake. Nė Manastir dhe nė Janinė u grumbulluan forca tė mėdha, me anė tė tė cilave Porta ushtronte njė trysni tė vazhdueshme mbi trevat shqiptare.
Ndėrsa nga njėra anė Stambolli organizonte ushtrinė e rregullt, nga ana tjetėr vazhdonte tė pėrdorte repartet e parregullta, tė rekrutuara nga krerė feudalė e bajraktarė midis malėsorėve pėr t’i dėrguar nė frontet e luftės me shtete tė tjera ose pėr tė shtypur kryengritjet brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė kėto raste Porta e Lartė synonte jo vetėm tė pėrfitonte nga ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’i largonte nga Shqipėria ku zienin kryengritjet e t’i neutralizonte kėto forca tė rrezikshme pėr tė.
Me reformat e periudhės sė Tanzimatit Porta e Lartė u kishte njohur kombėsive tė Perandorisė Osmane tė drejtėn tė merrnin arsim nė gjuhėn amtare nė shkollat publike. Por ajo vijonte tė barazonte kombėsinė me fenė. Kėshtu, myslimanėt e Perandorisė, midis tė cilėve edhe shqiptarėt, ajo vazhdoi edhe pas kėsaj t’i quante “turq”, ndėrsa ortodoksėt, qofshin kėta shqiptarė, bullgarė, serbė a vllehė, i quante “grekė” ose “rumė” dhe i kishte lėnė nėn administrimin fetar e kulturor tė Patrikanės greke tė Stambollit. Si kombėsi mė vete quheshin edhe katolikėt ose “latinėt” e Perandorisė.
Shqiptarėve tė ndarė nė myslimanė, ortodoksė e katolikė, duke mos bėrė pjesė nė njė bashkėsi tė vetme fetare dhe duke mos u njohur kėshtu si njė kombėsi mė vete, nuk u jepej mundėsia tė lėvronin lirisht gjuhėn e tyre amtare. Ata detyroheshin tė kishin arsimin sipas fesė sė tyre turqisht, greqisht ose italisht. Nė pėrputhje me kėtė politikė, pas shpalljes sė dekreteve tė Tanzimatit nė Shqipėri u rrit numri i shkollave nė gjuhė tė huaj. Shkolla shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie) nė gjuhėn turke u hapėn nė krahina tė ndryshme tė vendit; nė Shqipėrinė e Jugut u rrit edhe numri i shkollave laike nė gjuhėn greke pėr popullsinė ortodokse, tė cilat ishin nėn mbikqyrjen e peshkopėve grekė, ndėrsa nė veri, ndonėse mė pak, u rrit numri i shkollave katolike qė drejtoheshin nga kleri ose nga disa mėsues privatė nė Shkodėr. Megjithėse pėrhapnin njohuri tė dobishme dhe ndihmonin nė arsimimin e njė pjese tė fėmijėve, kėto shkolla, pėrveē atyre qė drejtoheshin nga mėsues privatė, pėrshkoheshin nga njė frymė fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shėrbenin pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve tė feve tė ndryshme, por nxisnin dasinė fetare dhe u shėrbenin politikės sė shteteve qė i mbanin ato dhe synimeve tė tyre pėr asimilimin e shqiptarėve.
Reformat, formalisht, parashikonin barazinė e shtetasve pavarėsisht nga feja e tyre. Por nė tė vėrtetė paria sunduese feudale osmane vijoi ta ruante pozitėn e saj tė privilegjuar kundrejt popullsisė sė krishterė. Pabarazia juridike e popullsisė sė krishterė shprehej, pėrveē tė tjerave, nė pagimin e njė takse tė veēantė pėr gjithė meshkujt e krishterė mbi 12 vjeē (xhizje).
Vetė sulltani e rrethi i tij familjar, si edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė klasės feudale osmane, nxirrnin pėrfitime duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktikėn e vjetėr tė abuzimeve, siē ishte veēanėrisht shitja e posteve qeveritare. Sulltani e familja e tij ruajtėn nė Shqipėri pėr njė kohė tė gjatė njė varg privilegjesh feudale. Kėshtu, njė pjesė e mirė e tė ardhurave tė sanxhakut tė Ohrit, ku pėrfshiheshin krahina tė tėra shqiptare, vijuan t’i shkonin si tė ardhura private sulltanes-nėnė, kurse sulltanit i shkonin tė ardhurat nga qiraja e Bezistenit? nė pazarin e Shkodrės dhe nga shitja e sė drejtės sė peshkimit po nė kėtė qytet. Madje, gabelėt (arixhinjtė) e Myzeqesė edhe pas shpalljes sė reformave vazhduan tė quheshin tė gjithė skllevėr tė sulltanit dhe shėrbimet e tyre u shiteshin pėr vit (nga ana e tij) tė interesuarve kundrejt njė shume tė caktuar.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:22     +1   -1




Fillimet e ideologjisė e tė kulturės kombėtare

Reformat shtuan pakėnaqėsinė e shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė ndaj sundimtarėve osmanė dhe acaruan mė tej kontradiktat kombėtare dhe ekonomiko-shoqėrore me ta.
Kėtė gjendje shpirtėrore tė popullsisė dhe aspiratat e saj i shprehėn nė dokumente tė rėndėsishme e nė vepra shkencore e artistike ideologėt dhe shkrimtarėt e parė tė Rilindjes, si Naum Veqilharxhi (1797-1854), Jeronim de Rada (1814-1903) etj. Kjo veprimtari synonte, me anėn e pėrhapjes sė ideve e tė kulturės kombėtare, tė forconte ndėrgjegjen kombėtare tė popullit shqiptar dhe bashkimin e tij mbi ndarjet fetare e krahinore nė luftė pėr lirinė, pėr tėrėsinė territoriale dhe pėr zhvillimin demokratik tė shoqėrisė shqiptare.
Prapambetja e pėrgjithshme e Shqipėrisė dhe shtypja ekonomike e politike osmane bėnė qė ideologjia e kultura kombėtare tė zhvilloheshin me vėshtirėsi e nė pėrmasa tė kufizuara brenda vendit. Ato gjetėn kushte mė tė pėrshtatshme zhvillimi jashtė atdheut, nė kryeqytetin e Perandorisė, nė Stamboll, nė Itali, nė shtetet ballkanike etj. Nė kėto vende kishin filluar tė pėrhapeshin idetė e Revolucionit francez (1789-1794), i cili, si njė revolucion i fuqishėm demokratik, i kishte dhėnė njė goditje tė rėndė regjimit feudal absolutist e ideologjisė sė tij nė Evropė dhe kishte shpallur e kishte pėrhapur idetė e mėdha tė lirisė e tė kombėsisė. Kėto ide kishin gjetur mishėrimin e tyre edhe nė revolucionet ēlirimtare nė Serbi, nė Greqi e nė Rumani. Idetė e reja kishin ndikuar mbi intelektualė dhe tregtarė shqiptarė qė u njohėn me to nė qytete tė ndryshme tė Evropės dhe filluan luftėn kundėr ideologjisė mesjetare-klerikale tė Perandorisė teokratike tė sulltanėve-kalifė e tė Patrikanės ortodokse tė Stambollit, si dhe kundėr zgjedhės kombėtare tė sundimtarėve osmanė.
Idetė kombėtare u bėnė jehonė kryengritjeve popullore kundėr Tanzimatit, por nuk arritėn ende nė kėtė periudhė tė formuloheshin nė mėnyrė tė plotė nė njė program tėrėsor politik tė lėvizjes kombėtare. Ato u shprehėn jo aq nė traktate politike, nė memorandume ose nėpėrmjet shtypit, sesa nė vepra letrare e nė studime pėr popullin shqiptar, pėr historinė, gjuhėn e kulturėn e tij. Me shkrimet e tyre rilindėsit e parė luftuan pėr tė shtuar dashurinė pėr vendin, pėr tė ngritur mė tej ndėrgjegjen kombėtare tė popullit, duke lartėsuar traditat e mėdha patriotike tė sė kaluarės e sidomos tė epokės sė Skėnderbeut dhe kulturėn e pasur popullore; ata i kushtuan njė kujdes tė veēantė gjuhės amtare e shkollės shqipe si mjete jo vetėm pėr tė nxjerrė vendin nga errėsira mesjetare, por edhe pėr tė afirmuar individualitetin e vetėqenien kombėtare tė shqiptarėve.
Naum Veqilharxhi formuloi idetė e para pėr rrugėt e ēlirimit tė kombit shqiptar. Si iluminist e atdhetar i shquar punoi pėr tė pėrhapur diturinė e shkollėn kombėtare nė Shqipėri, tė cilat i quante mjete tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe bashkimin kombėtar tė shqiptarėve. Jeronim de Rada, nga arbėreshėt e Italisė, e ripunoi “Milosaon” i ndikuar drejtpėrdrejt nga lėvizjet kryengritėse tė viteve 30. Ai dalloi tek ato etapėn e re qė shėnuan pėr lėvizjen ēlirimtare tė popullit shqiptar dhe nxori prej tyre pėrfundimin se tanimė “erdhi dita e Arbrit”, qė tingėllonte si njė thirrje pėr t’i nxitur shqiptarėt tė vijonin luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj.
Kthesa qė shėnuan kryengritjet e viteve 30-40 nė lėvizjen ēlirimtare shqiptare gjeti pasqyrim edhe nė krijimtarinė e shkrimtarit arbėresh Vinēenc Dorsa, i cili shkruante, mė 1847, se Shqipėria kishte hyrė tanimė nė epokėn e Rilindjes dhe se ajo besonte qė do tė ēlirohej sė shpejti.
Duke e kuptuar rolin e madh tė pėrdorimit tė gjuhės amtare pėr zhvillimin e vendit, rilindėsit i dhanė rėndėsi mėsimit e shkrimit tė saj dhe pėrhapjes sė arsimit shqip me njė alfabet tė pėrbashkėt. Duke u nisur nga mendimi shkencor se gjuha ėshtė e para ndėr shenjat themelore dalluese tė kombit, me njėsimin e alfabetit ata synonin njėsimin e gjuhės, qė do tė ēonte nė forcimin e njėsisė kombėtare. Prandaj rilindėsit e parė, si dhe tė tjerėt qė i pasuan, ishin ideologė tė ēlirimit kombėtar e mėsues dhe hartuan vepra shkencore e letrare si edhe tekste shkollore.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:22     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Tiparet e reja tė lėvizjeve ēlirimtare kundėrosmane

Me zbatimin e Tanzimatit u vendos mbi popullin shqiptar shtypja e drejtpėrdrejtė dhe e egėr e sundimtarėve osmanė. Administrata burokratike e pėrbėrė nga nėpunės me kombėsi tė huaj, grabitqarė e tė pangopur, detyrimet e rėnda fiskale, shėrbimi i rregullt dhe i zgjatur ushtarak, gjyqet e korruptuara etj., e rėndonin zgjedhėn kombėtare dhe e shtonin shtypjen ekonomike e politike mbi pjesėn mė tė madhe tė popullsisė.
Fshatarėsia dhe vegjėlia e qyteteve duhej tė pėrballonin detyrime e taksa tė rėnda qė vendoste administrata e re, abuzimet e nėpunėsve osmanė, si dhe mashtrimet e spekulimet e sipėrmarrėsve tė tė ardhurave shtetėrore, nė njė kohė kur ekonominė e popullsisė myslimane e dėmtonte edhe shėrbimi shumėvjeēar ushtarak, qė i rrėmbente krahėt mė tė aftė pėr punė.
Me administratėn e re u ndesh edhe fshatarėsia e disa zonave malore, qė gėzonte tė drejta vetėqeverisjeje tė fituara me luftė. Mosnjohja e kėtyre tė drejtave dhe orvatjet pėr tė zbatuar sistemin tatimor e rekrutimin e detyruar ushtarak u sillnin kėtyre krahinave njė shtypje e shfrytėzim ekonomik qė nuk e kishin njohur mė parė.
Nga reforma prekeshin edhe shtresa tė tjera tė popullsisė: spahinjtė e dikurshėm dhe krerėt e esnafėve, tė cilėt kishin humbur tė drejtat e privilegjet qė u siguronte sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak; njė pjesė e bajraktarėve, e kapedanėve dhe e bylykbashėve, tė cilėt nuk e gėzonin mė tė drejtėn e rekrutimit tė ushtarėve me rrogė qė u sillte fitime; ēifligarėt e goditur nga Porta si dhe ata qė ishin lidhur me tregun kėrkonin zhvillimin e tij dhe ishin tė pakėnaqur nga pengesat burokratike tė administratės sė re; pjesa mė e madhe e borgjezisė, qė u zhgėnjye shumė shpejt nga reformat tė cilat, jo vetėm nuk vendosėn rregullin e qetėsinė e dėshiruar dhe nuk zhdukėn pengesat e brendshme pėr zhvillimin e lirė tė tregtisė e tė industrisė sė tregut kombėtar, por edhe e bėnė atė objekt tė abuzimeve grabitqare tė administratės sė re.
Si pasojė, pakėnaqėsia ndaj reformave pėrfshiu shtresat mė tė ndryshme shoqėrore, pjesėn mė tė madhe tė popullsisė. Kjo pakėnaqėsi erdhi duke u rritur shkallė-shkallė me orvatjet qė bėri Porta e Lartė pėr tė zbatuar reformat nė Shqipėri dhe u shndėrrua nė kryengritje tė armatosura qė vijuan njėra pas tjetrės pėr disa dhjetėra vjet. Nė kėto kryengritje morėn pjesė pothuajse tė gjitha forcat e grupet shoqėrore tė popullsisė. Lufta mori karakter ballor, qė dėshmonte pėr ndryshime nė pėrmasat e nė organizimin e saj. U krijua kėshtu njė front i gjerė kundėrosman, i cili pėrbėnte tiparin kryesor tė kthesės qė ishte bėrė nė luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar.
Pas goditjeve ekonomike e politike qė krerėt feudalė shqiptarė pėsuan nė vitet 1822-1831, ata nuk qenė mė nė gjendje as tė organizonin dhe as tė udhėhiqnin kryengritjet kundėr sundimit osman. Nė udhėheqje tė lėvizjes kryengritėse, gjatė viteve 30-40, krahas krerėve ēifligarė dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė qytetare e tė fshatarėsisė. Ky ishte njė tipar tjetėr i ri qė dėshmonte pėr ndryshimet cilėsore tė ndodhura nė zhvillimin e luftės sė armatosur.
Ndryshime thelbėsore ndodhėn edhe nė pėrmbajtjen e nė karakterin e kėrkesave tė kryengritjeve tė fillimeve tė Rilindjes Kombėtare, tė viteve 30-40 tė shek. XIX. Lufta pėr tė pėrjashtuar nga zbatimi i politikės sė centralizmit burokratik viset shqiptare shprehte nė fakt kėrkesėn pėr njohjen e kombėsisė shqiptare si kombėsi mė vete, pėr trajtimin e veēantė tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit e vendit, qė nėnkuptonte synimin pėr vetėqeverisje nė shkallė kombėtare e jo mė lokale-krahinore. Kurse nė rastet, qoftė edhe tė veēanta, siē ishte ai i Kryengritjes sė Dervish Carės tė viteve 1843-1844 e ndonjė tjetėr, kur kryengritėsit i referoheshin shembullit tė organizimit tė shteteve fqinje, shpreheshin haptazi pretendimet pėr autonominė e vendit tė tyre.
Forcat e shtresat e ndryshme shoqėrore u jepnin kėtyre kėrkesave pėrmbajtje tė ndryshme. Nė lėvizje u aktivizuan edhe ato shtresa, tė cilat kishin humbur privilegjet e pozitat qė gėzonin nė sistemin feudal-ushtarak e qė synonin t’i rifitonin ato. Lėvizja e tyre kishte karakter tė kufizuar e konservator, sepse synonte ta kthente vendin prapa, nė tė kaluarėn. Por pjesa mė e madhe e popullsisė qė mori pjesė nė kryengritjet pėrbėhej nga masat qytetare e fshatare, tė cilat nė administrimin e vendit nga shqiptarėt shihnin ēlirimin e tyre nga zgjedha e rėndė kombėtare e administratės sė huaj burokratike osmane dhe nga shtypja e egėr e saj.
Kėto kėrkesa nuk arritėn, nė ato vite, tė formuloheshin nė mėnyrė tė pėrcaktuar, nė formėn e njė programi tė vetėm dhe tė paraqiteshin nė emėr tė tė gjithė popullit shqiptar, sepse mungonte njė udhėheqje e formuar politikisht dhe njė organizatė a njė qendėr e vetme drejtuese, qė tė bashkėrendonte lėvizjet e veēanta, t’i shkrinte ato nė njė lėvizje tė pėrgjithshme e t’i jepte asaj njė program tė pėrbashkėt kombėtar. Megjithatė, siē ėshtė pranuar me tė drejtė nga historiografia e sotme shqiptare, kėrkesa mė e shpeshtė e kėtyre kryengritjeve pėr njė status tė veēantė tė trojeve shqiptare, duke i dalluar e duke i veēuar nga territoret e tjera tė Perandorisė Osmane, pėrmbante nė “embrion”, nė formulimin e saj fillestar, kėrkesėn e administrimit autonom tė Shqipėrisė, tė autonomisė territoriale-administrative tė saj, duke ua lėnė atė nė dorė “krerėve” tė vendit.
Kryengritjet kundėr shtypjes kombėtare patėn nė fillim karakter lokal, por, meqenėse shpėrthyen pothuajse nė tė njėjtėn kohė e pėr tė njėjtat shkaqe, drejtoheshin kundėr njė armiku tė pėrbashkėt dhe kishin kėrkesa tė njėllojta. Ato u shndėrruan dora-dorės nė kryengritje tė gjera tė fuqishme duke pėrfshirė krahina tė tėra tė vendit. Pėr herė tė parė u bėnė pėrpjekje pėr kapėrcimin e kornizave lokale dhe pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (mė 1834), qė shprehte prirjen e popullit shqiptar drejt bashkimit. Gatishmėria e bashkėpunimi ndėrmjet vatrave tė veēanta tė kryengritjeve dhe solidariteti ndėrmjet popullsisė sė trevave tė ndryshme, tregonin se procesi i bashkimit tė popullit shqiptar kishte hedhur rrėnjė tė qėndrueshme.
Ndryshime u vunė re edhe nė aspektin organizativ tė kėsaj lufte. Dolėn nė skenė forma organizative demokratike dhe mė tė kohės. Me zgjerimin e luftės, pėr tė pėrballuar forcat e mėdha armike dhe pėr tė bashkėrenduar veprimet luftarake u organizuan kuvende, besėlidhje, pleqėsi dhe kėshilla tė kryengritėsve, disa nga tė cilat, ndonėse kishin qenė edhe mė parė, morėn pėrmbajtje tė re. Krahas pėrfaqėsuesve tė parisė ēifligare, nė to merrnin pjesė tani edhe pėrfaqėsues tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė, tė vegjėlisė qytetare e fshatare, tė pronarėve tė vegjėl tė tokave, kryepleq e nėpunės tė vegjėl, shumica e tė cilėve ishin pak tė njohur. Pėrveē kėsaj, besėlidhjet e kapėrcyen karakterin e ngushtė lokal dhe nė disa raste morėn karakter ndėrkrahinor, siē ishin Besėlidhja e nėntė krahinave tė Shqipėrisė sė Jugut e viteve 1833-1834, Kėshilli i Pėrkohshėm nė Shkodėr (1833-1835), Kuvendi i Madh Ndėrkrahinor i Mesaplikut (1847), i cili, duke krijuar Lidhjen Kombėtare Shqiptare dhe organin e saj Komitetin Kombėtar, mund tė shihet si njė organizėm qė synonte tė merrte karakterin e njė forumi me pėrmasa kombėtare.
Njė rol gjithnjė e mė tė dukshėm filluan tė luanin nė kėto kryengritje qytetet e sidomos ato kryesore, si Shkodra, Berati, Prizreni, Gjakova, Shkupi e Elbasani, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tė kėtyre lėvizjeve. Kjo dėshmonte pėr peshėn gjithnjė e mė tė madhe qė filluan tė kishin qytetet nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.
Tė zhvilluara nė kohėn, kur te shqiptarėt ishte formuar tanimė njė vetėdije politike e kombėtare, kryengritjet e viteve 30 e 40 nuk mund tė mos merrnin tipare tė reja, nacionalēlirimtare. Dėshmi e kėsaj vetėdijeje tė shqiptarėve ishte edhe pėrkrahja qė ata u dhanė revolucioneve nacionale nė Principatat Rumune dhe nė Greqi, nė vitet 20, nė tė cilat dhanė njė kontribut tė ēmuar. Mjaft e gjerė ishte pjesėmarrja e shqiptarėve tė kolonisė sė Rumanisė dhe jo vetėm e atyre, por edhe e tė tjerėve tė ardhur nga Shqipėria, e veēanėrisht nga trevat e saj jugore, nė kryengritjen qė shpėrtheu nė Principatat Rumune nė vitin 1821. Disa prej tyre kishin marrė pjesė edhe nė Revolucionin serb tė vitit 1815. Ėshtė njė fakt i njohur, tanimė, se Naum Veqilharxhi, njė nga personalitetet mė tė shquara tė Rilindjes Shqiptare, mori pjesė nė kryengritjen e vitit 1821 nė Vllahi dhe nė Moldavi qysh nė fillim tė saj, ndihmoi nė organizimin e revoltės dhe ishte i pranishėm, si komandant ushtarak, gjatė disa veprimeve luftarake qė u zhvilluan kundėr forcave osmane. Rol tė veēantė, si organizator dhe komandant ushtarak, nė kryengritjen e vitit 1821 nė Principatat Rumune luajti iluministi tjetėr i njohur shqiptar, Konstandin Duka.
Shqiptarėt pėrbėnin njė forcė tė rėndėsishme luftarake nė trupat e eteristėve*, tė komanduar nga princi grek Aleksandėr Ipsilanti, si edhe nė ato tė rumunit Tudor Vladimiresku qė luftuan trimėrisht nė radhėt e kryengritėsve tė drejtuar nga komandantėt shqiptarė, Haxhi Prodani e kapiten Mihallaqi. Tė shumtė ishin shqiptarėt qė u vranė nė betejat qė u zhvilluan gjatė kėsaj kryengritjeje e sidomos nė atė tė Skulenit, pas sė cilės trupat e tyre u hodhėn nė lumin Pruth. Edhe masakra qė ushtria osmane ndėrmori nė Bukuresht ndaj forcave kryengritėse, nė gusht tė vitit 1821, ishte drejtuar kundėr shqiptarėve qė morėn pjesė nė revoltėn kundėrosmane.
Shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e Principatave Rumune jo si mercenarė, por si luftėtarė qė ishin tė ndėrgjegjshėm se, duke kontribuar nė ēlirimin e popullit rumun nga sundimtarėt osmanė, tė cilėt mbanin tė robėruar gjithė popujt e Ballkanit, do tė jepnin ndihmesėn e tyre edhe nė ēėshtjen e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar. Pikėrisht pse vepruan si njė forcė e ndėrgjegjshme politikisht nė aktet e kryengritjes sė Principatave Rumune, shqiptarėt pėrmenden krahas grupeve tė tjera etnike qė morėn pjesė nė lėvizje. Edhe frymėzuesit e lėvizjes, eteristėt, nė thirrjen qė u drejtuan shqiptarėve, grekėve, vllahomoldavėve, bullgarėve, serbėve, maqedonėve etj. qysh nė fillim tė kryengritjes u kujtonin atyre se kjo luftė bėhej pėr ēlirimin e gjithė popujve tė Ballkanit dhe njėherazi tė atdheut tė tyre, se ėshtė atdheu i tyre i robėruar ai qė u bėn thirrje tė ngrihen kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė.
Shqiptarėt ishin, gjithashtu, njė forcė aktive me rol tė veēantė si nė pėrgatitjen e kryengritjes greke tė vitit 1821, ashtu edhe nė zhvillimin e revolucionit nė pėrgjithėsi. Nėse Ali pashė Tepelena me veprimet e tij ushtarake kundėr ushtrive osmane u dha dorė eteristėve tė shpėrthenin kryengritjen nė mars tė vitit 1821, shqiptarėt (arvanitėt), krahas grekėve, ishin nismėtarė tė kėsaj kryengritjeje. Qysh nė mars tė vitit 1821 u bashkuan me Revolucionin grek fshatra tė tėra shqiptare (arvanite) tė Atikės. Kryengritėsit shqiptarė, tė udhėhequr nga fshatari i thjeshtė Melet Vasili nga Atika (i quajtur Haxhimeleti), marshuan nė fundin e marsit drejt Athinės, e detyruan garnizonin osman tė mbyllet nė Akropol dhe ēliruan Athinėn. Pėrgjithėsisht gjatė fazės sė parė tė Revolucionit grek arvanitėt, dhe jo vetėm ata, por edhe shqiptarėt e trevave tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ata myslimanė, u bėnė figura qendrore e ngjarjeve dhe e veprimeve luftarake tė kryengritėsve. Kryengritėsit e Peloponezit, grekė e shqiptarė (arvanitė), tė komanduar nga Kolokotroni, arritėn tė merrnin qytetin e Tripolicės, pėr ēlirimin e tė cilit patėn luftuar pesė muaj me radhė, vetėm pasi shqiptarėt myslimanė hynė nė marrėveshje me ta dhe dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Pati edhe mjaft shqiptarė myslimanė, ndėrmjet tė cilėve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega etj., tė cilėt jo vetėm dezertuan nga ushtria osmane, por morėn pjesė nė veprimet luftarake tė Revolucionit grek. Ėshtė i njohur gjithashtu kontributi i luftėtarėve suliotė, tė udhėhequr nga Marko Boēari, tė cilėt gjatė periudhės sė parė tė Revolucionit grek mbajtėn barrėn kryesore tė luftės nė Greqinė kontinentale. Edhe sundimtari i pashallėkut tė Shkodrės, Mustafa pashė Bushatlliu, duke kundėrshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, nė vitin 1823, luftimet nė Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi tė marshonte drejt Athinės pėr tė shtypur kryengritjen dhe u kthye me ushtrinė e tij nė Shkodėr. Shpėrthimi i rrethimit tė Misolongjit nga grekėt mė 1823 u arrit, krahas tė tjerave, edhe nga ndihmesa e shqiptarėve qė dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Kėto dezertime tė shqiptarėve myslimanė nga ushtria do tė pėrsėriteshin edhe nė rrethimin e dytė tė Misolongjit, nė vitin 1825.
Po kėshtu, pjesa mė e madhe e feudalėve shqiptarė tė Toskėrisė nuk pranoi tė bashkėpunonte me Portėn e Lartė nė shtypjen e kryengritjes greke. Ata i kumtuan tė dėrguarve tė Stambollit se do tė hynin nė ushtrinė osmane vetėm nė qoftė se do tė rrezikoheshin territoret e Shqipėrisė Jugore. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė shqiptarėve dėshtoi fushata ushtarake osmane kundėr Revolucionit grek nė shkurt-qershor tė vitit 1821. Dėshtuan gjithashtu pėrpjekjet qė Hurshid Pasha bėri nė vitin 1822, pas vrasjes sė Ali pashė Tepelenės, pėr tė mobilizuar shqiptarėt nė ushtrinė osmane dhe pėr t’i hedhur ata kundėr Revolucionit grek. Dezertimi i ushtarėve shqiptarė vazhdoi edhe gjatė fushatės sė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Revolucionit grek nė vitin 1827. Megjithatė, qysh nė periudhėn e Revolucionit grek, shqiptarėt u ndeshėn me qėndrimet shoviniste tė udhėheqėsve grekė ndaj tyre dhe territoreve tė Shqipėrisė. Ndėrsa popullsia myslimane shqiptare iu nėnshtrua atėherė masakrave nga forcat ushtarake tė Revolucionit grek.
Pjesėmarrja e shqiptarėve nė revolucionet nė Principatat Rumune e nė Greqi dhe kontributi qė dhanė ato nė luftėn pėr ēlirimin e popujve rumun e grekė ishin dėshmi jo vetėm e ndjenjave miqėsore ndaj popujve fqinjė, por edhe dėshmi e aspiratave tė tyre liridashėse. Kėto aspirata dėshmojnė njėherazi se shqiptarėt, si popull, po hynin nė epokėn e re tė Rilindjes me njė vetėdije tė pėrcaktuar politike, me ideale kombėtare e ēlirimtare, tė cilat nuk mund tė mos shfaqeshin edhe nė kėrkesat, nė synimet, nė shkallėn e organizimit dhe pėrgjithėsisht nė karakterin e kryengritjeve tė viteve 30-40 tė shek. XIX.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:22     +1   -1




2. KRYENGRITJET KUNDĖROSMANE NĖ VITET 30-40

Kryengritjet e vitit 1833

Reformat centralizuese tė qeverisė osmane, qė filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri me dėrgimin e nėpunėsve civilė dhe ushtarakė turq, hasėn nė qėndresėn e popullsisė shqiptare qė nisi me moszbatimin e urdhrave pėr t’u shndėrruar mė pas nė kryengritje tė armatosur.
Pas dy kryengritjeve lokale, qė shpėrthyen nė fillim tė vitit 1833 nė Kolonjė e nė Dibėr dhe qė u shtypėn nga qeveria turke, kryengritja mori njė shtrirje tė gjerė tė panjohur nė periudhat e mėparshme nė zonėn Berat-Vlorė-Delvinė-Ēamėri.
Qeverisja arbitrare e Emin Pashės, i biri i Mehmet Reshit pashės, e mbėshtetur nė njė terror, si dhe orvatjet pėr zbatimin e reformės ushtarake ishin shkaqet e drejtpėrdrejta qė e kthyen pakėnaqėsinė e popullsisė nė njė kryengritje qė u shtri nė krejt Shqipėrinė e Jugut. Nė fillim tė korrikut 1833 ngritėn krye banorėt e Tepelenės, tė cilėt shtinė nė dorė qytetin. Kryengritja, qė udhėhiqej nga Balil Nesho, u shtri nė krahinat e Gjirokastrės e tė Delvinės. Pėr shtypjen e saj Stambolli dėrgoi forca tė shumta osmane, tė komanduara nga Emin Pasha. Shumica e kryengritėsve u vendos nė Qafėn e Peshkėpisė, ndėrsa pjesa tjetėr, e organizuar nė ēeta tė vogla, u vendos gjatė rrugės pėr nė Peshkėpi. Goditjet qė kėto ēeta u dhanė forcave osmane dhe dezertimi i shumė ushtarėve shqiptarė, tė rekrutuar me forcė, e vėshtirėsuan gjendjen e qeveritarit osman. Por kėtij i erdhi nė ndihmė peshkopi ortodoks i Drinopojės (i Gjirokastrės), i cili, duke njohur mirė pozicionet e kryengritėsve, i kaloi forcat osmane nėpėr njė grykė tjetėr. Tė papėrgatitur pėr sulmin e befasishėm, kryengritėsit luftuan me trimėri dhe, pasi lanė shumė tė vrarė, u tėrhoqėn nė fshatin Luzat, ku i shkaktuan Emin Pashės njė shpartallim tė plotė.
Tė nxitur nga kjo fitore, u hodhėn nė kryengritje edhe banorėt e qyteteve tė Beratit e tė Vlorės. Duke nisur si njė kryengritje fshatare, ajo brenda njė kohe tė shkurtėr u kthye nė njė lėvizje tė tė gjithė popullsisė, gjeti mbėshtetje tė fortė nė banorėt e Beratit, tė cilėt rrethuan kėshtjellėn. Kryengritja pėrfshiu gjithashtu krahinat e Tomoricės, tė Skraparit e tė ****eleshit. Njė pjesė e kryengritėsve shkuan nė ndihmė tė forcave qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit, kurse pjesa tjetėr zuri grykat e rrugėt nga pritej tė vinte ushtria osmane. Rrezja e kryengritjes u pėrhap nė krahinat e Delvinės e tė Ēamėrisė. Jehona e saj u ndje edhe nė Shqipėrinė e Mesme. Me kėrkesėn e banorėve tė Elbasanit njė pjesė e kryengritėsve u hodh nga Berati nė atė krahinė pėr t’i ndihmuar ata nė luftėn kundėr administratės osmane.
Nė kėto rrethana Porta e Lartė, me shpresė se kryengritėsit do tė shpėrndaheshin, e largoi Emin Pashėn nga Shqipėria e Jugut. Por nė mesin e shtatorit tė 1833-it, nėn goditjet e fuqishme tė kryengritėsve, ra kėshtjella e Beratit. Nė qytetin e ēliruar tė Beratit, kuvendi i pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave kryengritėse miratoi dy kėrkesa themelore: t’u ngarkohej shqiptarėve drejtimi i krahinave kryengritėse dhe tė uleshin detyrimet ndaj shtetit, duke zbritur nė atė masė qė paguhej nė kohėn kur pashallėku i Beratit qeverisej nga feudali shqiptar, Ahmet Kurt pasha.
Shtrirja e gjerė e kryengritjes, qė fillonte nga Skrapari e ****eleshi, nė Myzeqe e nė Vlorė e deri nė Ēamėri, e detyruan Portėn e Lartė tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga rekrutimi i ushtarėve nizamė, tė shpallte amnistinė dhe tė lejonte vendosjen e disa shqiptarėve si qeveritarė nė kazatė e Beratit, tė Vlorės, tė Tepelenės, tė Gjirokastrės e tė Pėrmetit dhe emėrimin e tė tjerėve si komandantė nė garnizonet e kėshtjellave tė Beratit, tė Gjirokastrės etj. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritjes, por jo e plotė. Tė paformuara politikisht dhe me njė udhėheqje pa pėrvojė, forcat kryengritėse u shpėrndanė, duke besuar se do tė plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat e tyre.
Po nė vitin 1833 lėvizja kryengritėse pėrfshiu edhe Shqipėrinė e Veriut. Vatra kryesore e saj u bė Shkodra, qyteti mė i zhvilluar i vendit. Zbatimi i reformės ushtarake, abuzimet dhe grabitjet e administratės sė re shkaktuan pakėnaqėsi te popullsia qytetare. Por shtresat e pasura tė krishtera tė qytetit, sipas porosisė sė dhėnė nga emisarėt austriakė, qė u kėrkonin tė mos bashkoheshin me popullsinė myslimane, nuk u pėrfshinė nė lėvizje. Mė 10 prill tė vitit 1833 u dha kushtrimi pėr mbylljen e dyqaneve nė tregun e Shkodrės. Rreth 4 000 veta tė armatosur nga popullsia e qytetit dhe nga malėsorėt pėrreth zunė sheshin e qytetit. Nė emėr tė kryengritėsve njė delegacion i dėrguar nga ata kėrkoi qė veziri Ali Namik pasha tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave, nga dhuna e grabitjet dhe tė vendoseshin rregullat qė kishin qenė nė fuqi nė kohėn e qeverisjes sė vendit nga Mustafa pashė Bushatlliu. Por thelbin e kėtyre kėrkesave e pėrbėnte synimi pėr njė qeverisje autonome tė krahinės sė Shkodrės. Duke parė fuqinė e revoltės dhe pėr tė fituar kohė, qeveritari, Ali Namik pasha, premtoi se do tė merrte parasysh kėrkesat e tė revoltuarve. Ndėrkohė ai mori masa pėr shtypjen e saj. Mė 7 gusht tė vitit 1833 ai dėrgoi njė repart ushtarėsh nė tregun e qytetit pėr ta shtėnė nė dorė. Ky veprim ēoi nė pėrleshje tė ashpra midis forcave osmane dhe njėsive kryengritėse. Pabesia e qeveritarit e shtyti edhe popullsinė katolike tė bashkohej me myslimanėt. Pas kėsaj lėvizja mori formėn e njė kryengritjeje. Mė 8 gusht u organizua njė kuvend, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė lagjeve tė qytetit. Kuvendi zgjodhi njė Kėshill tė Pėrkohshėm, qė riorganizoi forcat vullnetare dhe caktoi njė delegacion qė do tė shkonte nė Stamboll pėr t’u ankuar nė emėr tė popullsisė sė Shkodrės kundėr qeveritarit tė sanxhakut. Kryengritja udhėhiqej nga njė Kėshill pėrfaqėsues. Kjo ishte njė formė e re organizimi qė ndeshej pėr herė tė parė nė lėvizjen shqiptare. Kėshilli pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė parisė, tė krerėve qė ishin pasardhės tė Bushatllinjve dhe tė borgjezisė zejtare-tregtare tė qytetit.
Ndėrsa pritej pėrgjigjja nga Stambolli, Ali Namik pasha, duke thirrur nė ndihmė edhe trupat qė kishte mbledhur i biri nė Ohėr e nė Elbasan, u orvat tė shtypte me forcėn e armėve kryengritjen qytetare. Mirėpo kėto orvatje dėshtuan para qėndresės sė forcave kryengritėse. Forcat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn me disfatė para se tė mbėrrinin nė Shkodėr.
Kryengritja nuk gjeti ndonjė mbėshtetje te Fuqitė e Mėdha. Edhe qeveria austriake, ndonėse kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e katolikėve, urdhėroi emisarin e saj nė Shkodėr qė tė mos pranonte asnjė kėrkesė tė kryengritėsve. Vonesa e pėrgjigjes sė Portės sė Lartė u tregoi qartė kryengritėsve se kėrkesat e tyre mund tė pėrmbusheshin vetėm me luftė e nė bashkėpunim me krahinat e tjera tė vendit. Pėrveē lidhjeve qė ishin vendosur me malėsorėt e me krahinat pėrreth qytetit tė Shkodrės, u bėnė pėrēapje pėr tė hyrė nė bashkėpunim me viset e tjera shqiptare, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė delegacion u dėrgua nė Elbasan, ku banorėt e qytetit, tė ndihmuar edhe nga vullnetarėt e ardhur nga Berati, mbanin tė bllokuar qeveritarin e huaj.
E ndodhur para njė lėvizjeje kryengritėse, qė kishte pėrfshirė tokat shqiptare nga Shkodra deri nė Ēamėri dhe qė krijonte pėrshtypjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, Porta e Lartė u detyrua tė pushonte nga detyra Ali Namik pashėn, tė pezullonte pėrkohėsisht zbatimin e reformave dhe tė premtonte se do tė paguante dėmet qė u ishin shkaktuar shqiptarėve gjatė luftimeve. Mė 2 dhjetor 1833 Ali Namik pasha, pas tre muajsh rrethimi, u detyrua ta lėrė Shkodrėn. Nė vendin e tij u dėrgua Hafėz Pasha. Ndėrkaq, pasi zgjidhi konfliktin me Mehmet Aliun e Egjiptit, Porta e Lartė rifilloi orvatjet pėr tė zbatuar me forcė reformat. Kjo u bė shkak pėr rigjallėrimin e lėvizjes kryengritėse. I shoqėruar nga tetė regjimente tė rregullta, Hafėz Pasha filloi tė shkarkonte elementėt kundėrshtarė dhe t’i zėvendėsonte me nėpunės tė huaj, rriti taksat doganore pėr mallrat e importuara nga 2% nė 5% dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Ndėrkohė, edhe qeveritari i Shqipėrisė sė Jugut, Mehmet Hamdi pasha, kishte marrė urdhėr tė zbatonte reformėn ushtarake nė kėto treva.
 
Top
view post Posted on 24/2/2010, 20:22     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pėrpjekjet pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (1834-1835)

Kryengritjet nė jug e nė veri, me gjithė shtrirjen e gjerė, nuk arritėn tė vendosnin lidhje midis tyre dhe tė siguronin qeverisjen e tokave shqiptare nga nėpunėsit vendas. Ndėrkohė Porta e Lartė, pasi zgjidhi konfliktin me Egjiptin, u orvat pėrsėri tė zbatonte me forcė reformat. Kjo i dha shkak rifillimit tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri.
Pėrvoja luftarake e vitit 1833 u tregoi udhėheqėsve tė kryengritjeve tė veēanta nė Toskėri dhe nė Gegėri se rezultatet do tė arriheshin nė rast se do tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme me njė udhėheqje tė vetme. Gjatė verės sė vitit 1834 u shkėmbyen mendime ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė krahinave tė ndryshme tė vendit, pas tė cilave u vendos tė organizohej njė kryengritje e tillė e pėrgjithshme dhe u hartua pėr kėtė njė plan i pėrgjithshėm operativ. Sipas kėtij plani do tė sulmohej nė fillim kėshtjella e Beratit dhe, me tė rėnė ajo nė duart e kryengritėsve, gjysma e tyre, sė bashku me forcat kryengritėse tė Kavajės, tė Tiranės e tė Mirditės dhe me popullsinė e Shkodrės, do tė sulmonin trupat e qeveritarit tė Shkodrės, kurse gjysma tjetėr, sė bashku me kryengritėsit e sanxhakut tė Delvinės, do tė sulmonin forcat e Mahmut Pashės, qė kishte zėvendėsuar Emin Pashėn nė Janinė. Ky ishte plani i parė operativ pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme dhe pėrbėnte njė hap tė rėndėsishėm nė luftėn ēlirimtare. Me kėtė plan krerėt e Shqipėrisė bashkoheshin nė njė lidhje ushtarake mbarėshqiptare dhe merrnin nė duart e tyre nismėn pėr tė vepruar bashkėrisht.
Kryengritjen, ashtu siē ishte parashikuar, e filloi nė vjeshtėn e vitit 1834 popullsia e qytetit tė Beratit, e cila rrėmbeu armėt pėr tė mbrojtur disa ushtarė qė kishin ardhur me leje nga Stambolli e nuk dėshironin tė ktheheshin nė shėrbimin ushtarak. Kryengritėsit mbyllėn qeveritarėt nė kėshtjellė dhe ftuan udhėheqėsin e njohur tė kryengritjeve tė mėparshme, Tafil Buzin, pėr tė drejtuar veprimet ushtarake. Ai sapo kishte dėshtuar pėrpara Tepelenės, sė bashku me Shahin bej Delvinėn, kur zbarkoi kėtu nga Kreta pėr tė organizuar njė kryengritje dhe kishte pranuar amnistinė. Megjithatė, ai erdhi nga fshati i vet nė Berat. Brenda njė kohe tė shkurtėr rreth tij u grumbulluan 10 000 vullnetarė. Kryengritėsit shtinė nė dorė magazinat shtetėrore tė drithit, tė cilin ia shpėrndanė popullsisė.
Kryengritja u pėrhap shumė shpejt nė krahinat e Vlorės, tė Tepelenės, tė Skraparit, tė Tomoricės, tė Mallakastrės, tė Pėrmetit e tė Beratit, nė atė rreze si njė vit mė parė. Kjo dėshmonte pėr lidhje tė forta ndihme e bashkėpunimi ndėrmjet kėtyre krahinave dhe pėr njė ngritje tė ndėrgjegjes politike. Pėrfaqėsuesit e shtatė krahinave u mblodhėn nė njė kuvend nė Berat, ku vendosėn tė formonin njė Besėlidhje politike. Atė e drejtonte njė pleqėsi, e cila si njė organ drejtues kolegjial bėri njė ndarje pune ndėrmjet anėtarėve tė saj. Kryetar u zgjodh Abaz bej Lushnja nga familja e Ngurzajve. Tafil Buzi u ngarkua me drejtimin e veprimeve luftarake dhe pėr lidhjet me botėn e jashtme, veēanėrisht me Mehmet Aliun e Egjiptit. Ky i fundit interesohej gjallėrisht pėr kryengritjet nė Shqipėri, sepse i shihte si njė faktor tė rėndėsishėm pėr dobėsimin e fuqisė sė Perandorisė Osmane, me tė cilėn prej kohėsh ishte nė konflikt. Besėlidhja nuk kishte vetėm karakter ushtarak e ndėrkrahinor, por ishte edhe njė organ qeverisės, i dalė nga lufta pėr tė zėvendėsuar administratėn osmane. Udhėheqja e Besėlidhjes pėrbėhej nga krerė feudalė, pėrfaqėsues tė zejtarėve e tė tregtarėve, tė klerit e tė fshatarėsisė.
Nė emėr tė kryengritėsve, Pleqėsia i paraqiti qeveritarit osman, Hamdi Pashės, kėrkesat pėr tė pėrjashtuar krahinat kryengritėse nga zbatimi i reformave centralizuese dhe pėr t’u njohur atyre njė qeverisje autonome nga vetė shqiptarėt. Kėrkesat e Pleqėsisė nuk u morėn parasysh nga Porta e Lartė. Kjo i dha hov mė tė madh kryengritjes. Me nismėn e Tafil Buzit, nė Besėlidhje hynė edhe krahina e Sulovės dhe e Vėrēės. Nga mesi i dhjetorit, pas 2 muaj lufte, kėshtjella e Beratit iu dorėzua kryengritėsve. Aty u vendos njė garnizon i ri i pėrbėrė nga 100 ushtarė. Ata pėrfaqėsonin nė mėnyrė tė barabartė tė nėntė krahinat e Besėlidhjes. Komandantėt e forcave ushtarake tė qytetit u zėvendėsuan me kryengritės tė dalluar pėr trimėri. U bė hapi i parė pėr sigurimin e vetėqeverisjes. Por plani i pėrgjithshėm operativ i kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u zbatua mė tej. Porta e Lartė kishte marrė ndėrkohė njė varg masash pėr ta penguar realizimin e tij. Ajo u kishte premtuar krerėve dhe udhėheqėsve tė esnafėve se do tė plotėsonte kėrkesat e tyre. Nga ana tjetėr, Hafėz Pasha kishte pėrforcuar garnizonet e Durrėsit e tė Kavajės me njė sasi tė madhe topash e municionesh. Ai thirri nė Shkodėr mjaft pashallarė e bejlerė qė kishin marrė pjesė nė hartimin e planit operativ tė kryengritjes dhe u premtoi se do tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave centralizuese. Kėto masa shkaktuan lėkundje e pėrēarje nė udhėheqjen e kryengritjes.
Nė kėto kushte, forcat kryengritėse, pasi morėn kėshtjellėn e Beratit, nuk u nisėn kundėr qeveritarit tė Shkodrės, ndėrsa popullsia e kėtij qyteti nuk u ngrit kundėr sundimtarit osman. Nė ditėt e para tė janarit 1835 Pleqėsia e Beratit, duke u besuar premtimeve tė Hamdi Pashės, qė miratoi ndryshimet e bėra nė administratėn lokale, nėnshkroi me tė njė marrėveshje pėr shpėrndarjen e forcave kryengritėse. Kjo shėnoi njė fitore tė Besėlidhjes sė nėntė krahinave kryengritėse tė Shqipėrisė sė Jugut pasi u ndėrprenė pėrsėri reformat centralizuese.
Nė shkurt 1835 Hamdi Pasha, qė tani ishte ngritur nė postin e valiut tė Rumelisė, ftoi mjaft krerė shqiptarė nė Manastir, disa prej tė cilėve i nisi nė Stamboll, kurse tė tjerėt i shpėrbleu. Vetėm Tafil Buzi nuk u paraqit dhe, kur qeveritari osman filloi tė shkelte marrėveshjen, nisi pėrsėri kryengritjen. Rreth 6 000-8 000 kryengritės nėn drejtimin e tij vunė nėn kontroll zonėn Vlorė-Berat. Kėtė herė kryengritja nuk pati shtrirjen e mėparshme. Pasi dėshtoi nė Berat e nė Elbasan, ai iu drejtua Janinės nė krye tė disa qindra kryengritėsve. Nė afėrsi tė saj Tafil Buzi shpėrndau njė shpallje, me tė cilėn u bėnte thirrje shqiptarėve tė ngjeshnin armėt pėr ēlirimin e atdheut tė tyre. Kėrkesat kryesore ishin dy: dėbimi i nėpunėsve dhe i ushtarėve turq nga territoret shqiptare dhe zbritja e taksave nė masėn e kohėrave tė mėparshme. Shpallja e Tafil Buzit ishte njė nga proklamatat e para ku bėhej thirrje pėr ēlirimin e atdheut. Kėtu pėr herė tė parė flitej nė emėr tė tė gjithė vendit dhe jo vetėm tė krahinave kryengritėse. Nė emėr tė kryengritėsve ai i dėrgoi njė mesazh Mehmet Aliut tė Egjiptit, me tė cilin kėrkonte pėrkrahjen e tij.
Jehona qė gjeti shpallja brenda nė vend dhe kėrkesa e ndihmės sė Mehmet Aliut, e shqetėsuan qeverinė osmane. Me masa diplomatike ajo e detyroi Mehmet Aliun tė mos i pėrgjigjej ftesės pėr ndihmė, ndėrsa, nga ana tjetėr, dėrgoi kundėr kryengritėsve forca tė shumta ushtarake. Pas njė qėndrese tė ashpėr e tė gjatė kryengritėsit nuk ishin nė gjendje t’i bėnin ballė armikut. Mė 2 maj 1835 Tafil Buzi u detyrua tė pranonte amnistinė qė i propozoi valiu i Rumelisė dhe tė hiqte dorė nga lufta.
Po nė maj 1835 shpėrtheu njė kryengritje e re nė krahinėn e Myzeqesė. Qindra fshatarė, nėn drejtimin e Alush bej Frakullės, vunė dorė mbi ēifligjet shtetėrore dhe i shpallėn pronė tė tyre. Kryengritja u pėrhap nga Myzeqeja nė krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės e tė Tepelenės. Numri i kryengritėsve arriti nė 7 000 veta. Me kryepleqtė e krahinave kryengritėse u organizua njė kuvend nė fshatin Portėzė tė Fierit, ku u formua njė Besėlidhje e re. Ajo do tė kishte njė ushtri tė pėrhershme me rrogė pėr mbrojtjen e krahinave tė ēliruara. Shpenzimet pėr mbajtjen e saj do tė pėrballoheshin prej tė ardhurave tė ēifligjeve shtetėrore. Krahinat e besėlidhura do tė drejtoheshin prej kryepleqve vendas dhe vetėm kėta do tė kishin tė bėnin, nė emėr tė Besėlidhjes, me pushtetin qendor pėr tė dorėzuar detyrimet ndaj shtetit. Me kėto vendime tė kuvendit synohej tė realizohej njė autonomi ndėrkrahinore.
Mirėpo, kryengritja e Myzeqesė nuk pati sukses pėr shkak tė dėmeve qė i solli veprimtaria pėrēarėse e qeveritarėve osmanė e sidomos tė paqėndrueshmėrisė sė agallarėve e tė bejlerėve vendas, tė cilėt, kur Porta e Lartė u premtoi se nuk do t’i prekte interesat e tyre, lidhėn me tė njė marrėveshje bindjeje dhe nėnshtrimi.
Rėnia e pėrkohshme e lėvizjes kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut dhe trysnia qė ushtroi Stambolli, e shtynė qeveritarin e Shkodrės, Hafėz Pasha tė rifillonte zbatimin e reformave centralizuese dhe tė shkelte premtimet e dhėna. Ai hoqi nga aparati administrativ e ushtarak vendasit e padėshiruar, ngriti taksat doganore nga 2-5 pėr qind, vendosi taksa tė reja “tė jashtėzakonshme” dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Pėr tė zbutur kėto masa qeveria osmane i dėrgoi nė ndihmė njė ushtri prej 10 000 vetash. Popullsia e Shkodrės nuk iu bind urdhrave tė tij dhe kundėrshtoi tė gjitha orvatjet pėr tė zbatuar reformat. Kėshtu filloi njė kryengritje e re shumė mė e madhe se simotrat e saj me qendėr nė Shkodėr. Mė 18 maj 1835 qeveritari osman zuri tregun, kurse regjimentet e ushtrisė sė rregullt morėn kodrat rreth qytetit. Po atė ditė ai urdhėroi tė arrestohej Hamza Kazazi, ish-komandant i rojės sė qytetit, i hequr nga detyra prej Hafėz Pashės. Krisma e pushkės sė Hamza Kazazit ngriti nė kėmbė gjithė qytetin. Luftimet zgjatėn atė ditė gjashtė orė dhe pėrfunduan me tėrheqjen e forcave qeveritare, qė lanė shumė tė vrarė e tė plagosur.
Qėndresėn e qytetit e udhėhiqte Kėshilli i Ri i Pėrkohshėm, ku bėnin pjesė pėrfaqėsues tė borgjezisė tregtare (Haxhi Abdurrahmani e Kasem Hoxha), tė mjeshtėrve zejtarė (Hamza Kazazi e Dasho Shkreli), tė ēifligarėve (Hysen bej Bushati, Ali bej Bajrami dhe Jusuf Beu) dhe njė pėrfaqėsues i klerit tė ulėt islam (Haxhi Idrizi). Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e veprimeve ushtarake. Kėshilli i Pėrkohshėm njihet nė literaturė edhe si qeveri provizore. Si nė asnjė kryengritje tjetėr, kėtė herė u hartua njė strategji e taktikė e qartė. Forcat kryengritėse u organizuan nė bazė lagjesh dhe gjithmonė ishin nė pozita sulmi. Me qytetarėt shkodranė u bashkuan vullnetarė nga Postriba, Gjakova, Peja, nga Malėsia e Mbishkodrės, Ulqini, Podgorica, nga krahinat e Mirditės, tė Matit e tė Dibrės. Qindra kryengritės nga Dibra e Mati iu pėrgjigjėn planit operativ tė kryengritjes sė pėrgjithshme dhe zbritėn nė drejtim tė Elbasanit. Kėshtu, kryengritja pėrfshiu gati gjithė Shqipėrinė e Veriut. Gjenerali francez Kybjer, komandant i forcave tė Mesdheut, e quante kryengritjen njė revolucion, duke i dhėnė kuptimin e njė lėvizjeje me njė shtrirje tė gjerė dhe me synimin pėr tė flakur zgjedhėn osmane.
Nė pamundėsi pėr ta shtypur me forca ushtarake, Hafėz Pasha kėrkoi tė dinte kėrkesat e kryengritėsve, tė cilat ia paraqiti njė delegacion i dėrguar prej tyre. Kryengritėsit kėrkuan largimin e Hafėz Pashės nga Shkodra, dorėzimin e kėshtjellės njė shqiptari dhe anulimin e taksave tė vendosura gjatė reformave centralizuese. Njė nga emisarėt francezė nė Prevezė shkruante nė ato ditė se kryengritėsit pretendonin njė pavarėsi tė plotė ose tė formonin njė shtet tė ngjashėm me Serbinė.
Hafėz Pasha nuk mund tė pranonte kėrkesa tė tilla, prandaj kėrkoi ndihmėn e Portės sė Lartė. Kryengritėsit thyen forcat osmane nė pėrleshjet qė u bėnė mė 23-24 maj, mė 2 qershor, mė 9 qershor, mė 24 qershor dhe mė 6 korrik 1835. Mė 14 korrik kryengritėsit thyen nė Lezhė forcat e valiut tė Rumelisė, me tė cilin qenė bashkuar edhe disa pashallarė shqiptarė. Pas kėsaj fitoreje kryengritja u shtri nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Porta e Lartė u detyrua tė dėrgojė njė ushtri tė rregullt prej 30 000 vetash, njė nga mė tė mėdhatė e asaj kohe, qė u vu nėn komandėn e sekretarit tė sulltanit, Vasaf Efendiut.
Nė pritje tė kėtyre forcave, valiu i Rumelisė hyri nė bisedime me kryengritėsit pėr tė mėnjanuar ndeshjet e armatosura. Ai u dorėzoi atyre njė dokument (ferman) tė rremė, me tė cilin sulltani gjoja pranonte kėrkesat e tyre.
Por lufta e gjatė kishte dėmtuar shumė zejtarėt e tregtarėt shkodranė, qė qenė gati tė largoheshin prej saj. Pjesa mė e vendosur e udhėheqjes sė kryengritėsve, si Haxhi Idris Boksi, Dasho Shkreli etj., e kuptuan kurthin dhe e vijuan luftėn. Por nė ndeshjen me ushtrinė osmane mė 1 shtator 1835, nė afėrsi tė Lezhės, kryengritėsit u thyen dhe u detyruan tė tėrhiqen drejt Shkodrės. Nga kjo gjendje e vėshtirė ata nuk mundėn t’i nxirrnin as kryengritėsit dibranė e matjanė qė godisnin nga prapa krahėve ushtrinė osmane, as thirrja e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar pėr tė mos furnizuar me ushqime ushtrinė osmane. Mė 18 shtator 1835 ushtria osmane, qė ishte nisur nga Lezha e Ulqini, hyri nė qytetin e Shkodrės. Pjesa mė e vendosur e kryengritėsve u largua drejt zonave malore.
Pėr tė mos e acaruar mė tej gjendjen, Porta e Lartė bėri disa lėshime, e largoi Hafėz Pashėn nga Shkodra dhe e zėvendėsoi shėrbimin e rregullt ushtarak me njė taksė nė tė holla, ndėrsa sanxhaku i Shkodrės u pėrjashtua nga zbatimi i reformave centralizuese deri nė vitet 50. Por kėto ishin vetėm disa fitore tė pjesshme tė kryengritėsve, tė cilėt synonin vendosjen e njė qeverisjeje autonome tė vendit.
Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 pėrfshinė njė pjesė tė mirė tė trevave shqiptare, ato nuk arritėn tė shndėrroheshin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me njė udhėheqje tė vetme dhe me veprime tė bashkėrenduara. Arsyet duhen kėrkuar jo vetėm nė epėrsinė ushtarake osmane, por edhe nė papjekurinė politike tė kryengritėsve dhe sidomos nė lėkundjet e mjaft prej krerėve feudalė e tė bajraktarėve, qė braktisnin luftėn sa herė qė Porta bėnte disa lėshime ose premtonte tė kėnaqte interesat e tyre partikulariste.
 
Top
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:23     +1   -1




Kryengritjet shqiptare tė viteve 1836-1839

Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 u shtypėn, gjendja nė Shqipėri nuk u qetėsua. Porta e Lartė ishte e vendosur tė zbatonte reformat dhe priste rastin e volitshėm pėr tė shkelur premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Por edhe shtresat e gjera tė popullsisė shqiptare ishin tė vendosura tė mos i pranonin ato dhe barrėn e rėndė qė sillte zbatimi i kėtyre reformave. Ndėrkaq, pėrballė qėndresės sė pėrgjithshne tė shqiptarėve, Porta e Lartė u detyrua tė ndėrrojė taktikė, hoqi dorė nga zbatimi i menjėhershėm i reformave nė tė gjitha tokat shqiptare, duke i vėnė nė jetė pjesė-pjesė. Nė tė njėjtėn kohė, para zbatimit tė tyre, bėri pėr vete mjaft krerė feudalė tė lėkundur. Nė kėto rrethana kryengritjet, edhe pse vazhduan pareshtur, nuk arritėn tė merrnin njė shtrirje tė gjerė, nė rrafsh kombėtar, por mbetėn tė kufizuara nė caqet lokale ose krahinore, qė i dha mundėsi Stambollit t’i shtypte mė lehtė.
Nė verėn e vitit 1836 shpėrtheu kryengritja nė krahinėn e Vlorės, e udhėhequr pėrsėri nga Tafil Buzi, por ajo nuk zgjati shumė. Pas njė viti rifilloi nė pėrmasa mė tė gjera nė Myzeqe.
Qėndresa e armatosur u shtri edhe nė trevat veriore tė vendit, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Kosovė dhe nė krahinėn e Dibrės. Nė vjeshtėn e vitit 1836 popullsia shqiptare e krahinave tė Bihorit e tė Tėrgovishtės nuk pranoi tė regjistroheshin ushtarėt rezervistė. Nė fillim tė vitit 1837 u ngrit popullsia e Matit, dėboi qeveritarin e huaj dhe e detyroi valiun e Rumelisė tė risjellė atje Haxhi pashė Matin, tė shkarkuar pas kryengritjes sė Shkodrės.
Nė qershor tė vitit 1837 kryengritja e drejtuar nga Alush bej Frakulla pėrfshiu krahinėn e Myzeqesė. Nė ditėt e para tė qershorit 1837 kryengritėsit u ndeshėn me forcat osmane pėrpara qytetit tė Beratit dhe i thyen ato. Kundėr tyre u hodh Emin Pasha, me njė ushtri prej 5 000 vetash, qė mbėrriti nė fillim nė Berat pėr tė kaluar mė pas nė Myzeqe. Nė njė pėrleshje tė pabarabartė nė fshatin Frakull kryengritėsit u mundėn. Alush Frakulla me 150 veta u kapėn dhe u dėnuan me punė tė detyruar. Megjithėse kryengritja u shtyp, Emin Pasha nuk guxoi tė zbatonte reformėn ushtarake.
Po nė verėn e vitit 1837 lėvizja kryengritėse u shtri nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Plavės e tė Gucisė, ku shpėrtheu qėndresa e armatosur kundėr rekrutimit tė ushtarėve nizamė e kundėr taksave qė shoqėronin reformat. Kryengritėsit gjakovarė shpartalluan forcat qeveritare, shtinė nė dorė qytetin e Gjakovės dhe shpallėn vetėqeverisjen e krahinave tė tyre. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritėsve, por nė njė zonė relativisht tė kufizuar. Kjo u dha mundėsi forcave osmane, tė pėrkrahuara edhe nga krerė vendas, ta shtypnin lėvizjen brenda njė kohe tė shkurtėr.
Mė ndryshe u zhvilluan ngjarjet nė krahinėn e Dibrės e nė atė tė Prizrenit. Nė vjeshtėn e vitit 1837 rreth 8 000 kryengritės nga Dibra e Sipėrme dhe e Poshtme iu kundėrvunė pėrpjekjeve tė Portės sė Lartė pėr kufizimin e vetėqeverisjes lokale tė kėsaj krahine. Kryengritėsit rrethuan qytetin e Dibrės sė Madhe dhe mblodhėn nė katundin Krifcė Kuvendin e tyre, i cili kėrkoi nga tė dėrguarit e valiut tė Rumelisė zėvendėsimin e njė nėpunėsi tė huaj, tė caktuar prej tij me njė shqiptar si edhe garancinė pėr tė mos dėnuar asnjė kryengritės. Vendosmėria e kryengritėsve e detyroi Portėn e Lartė tė pranonte kėrkesat e tyre. Kėshtu nė krahinėn e Dibrave u ruajt tradita e qeverisjes prej nėpunėsve vendas.
Nė ditėt e para tė muajit gusht tė vitit 1839 kryengritja pėrfshiu qytetin e Beratit, qė varej atėherė nga sanxhaku i Vlorės. Qindra qytetarė sulmuan selinė e qeveritarit tė Beratit, i cili mundi tė shpėtojė duke u mbyllur nė kala. Kryengritja u shtri nė tėrė krahinat e sanxhakut tė Vlorės. Nė Kuvendin qė u mbajt nė qytetin e Beratit pėrfaqėsuesit e kryengritėsve i paraqitėn sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, nė emėr tė tė gjithė Shqipėrisė sė Jugut, kėrkesėn pėr vendosjen e njė administrate civile e ushtarake shqiptare nė tė gjitha hallkat shtetėrore. Si qeveritar i pėrgjithshėm i saj u propozua Ismail Pasha, nipi i Ali pashė Tepelenės dhe djali i Veli Beut. Kryengritėsit mendonin se emri i mirė i kėsaj shtėpie do tė ndikonte nė bashkimin e shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre. Nė shtator 1839 kryengritėsit shtinė nė dorė kėshtjellėn. Nė kėto rrethana Porta e Lartė u detyrua tė pezullojė pėrkohėsisht reformat centralizuese.
Nė mesin e shtatorit tė vitit 1839 lėvizja kryengritėse u shtri nė Prizren, banorėt e tė cilit rrėmbyen armėt dhe e detyruan qeveritarin osman, Ismet Pashėn, tė largohej nga qyteti. Njė delegacion i kryengritėsve i kėrkoi Portės sė Lartė qė tė hiqte taksat e reja, t’u jepej fund grabitjeve, t’i njihej sanxhakut tė Prizrenit njė qeverisje autonome, duke e shkėputur njėkohėsisht nga varėsia e drejtpėrdrejtė ushtarake nga qeveritari (myshiri-mareshali) i Rumelisė. Ky u orvat tė pėrdorte mirditasit dhe kapedanin e tyre pėr tė shtypur kryengritjen. Por mirditorėt, tek tė cilėt ishte forcuar tanimė vetėdija politike, nuk pranuan tė luftonin kundėr vėllezėrve tė tyre. Porta e Lartė u detyrua qė edhe nė kėtė sanxhak tė ndėrpriste zbatimin e reformave centralizuese.
Si rrjedhojė e kryengritjeve shqiptare tė viteve 30 reformat centralizuese nuk u ēuan deri nė fund, mbetėn nė gjysmėn e rrugės. Porta nuk arriti tė zėvendėsonte, nė gjithė administratėn lokale, nėpunėsit vendas me turq. Krahina e Shkodrės u pėrjashtua nga reformat dhe mbeti kėshtu deri nė mesin e atij shekulli. Reformėn ushtarake Stambolli u orvat ta vinte nė jetė nė Shqipėri nėpėrmjet ekspeditave tė njėpasnjėshme ushtarake, qė mobilizonin me forcė ushtarėt nizamė e rezervistė, ndėrsa reforma gjyqėsore nuk arriti tė zbatohej.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1590 views
  Share