MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 24/2/2010, 20:08 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Struktura ekonomike dhe shoqėrore e viseve shqiptare nė vitet 30-40

Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX viset shqiptare, me gjithė pėrparimin qė ishte dukur nė zhvillimin e ekonomisė nė periudhėn e mėparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnjė tiparet e njė vendi agrar tė prapambetur. Shumica dėrrmuese e popullsisė merrej, si edhe mė parė, me bujqėsi e blegtori. Nė fshat banonin, ku mė shumė e ku mė pak, rreth 87% tė banorėve tė kėtyre viseve.
Shqipėria ishte e begatė nga natyra, kishte mjaft toka pjellore, siē ishin: fusha e Zadrimės, tokat e Rrafshit tė Dukagjinit, tė Fushė-Kosovės, tė Gjilanit, trevat bregdetare fushore midis Shkodrės e Durrėsit qė bashkėkohėsit i quanin “tė shkėlqyera, tė vaditura nga shumė rryma uji”, fushat midis Tiranės dhe Elbasanit etj. Nė juglindje shtrihej fusha pjellore e Korēės. Toka pjellore gjendeshin edhe nė pellgun Strugė-Ohėr-Resnjė. Pėr pjellorinė e tyre shquheshin edhe fushat e Delvinės, tė Pargės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit, tė Filatit etj. Pjelloria e luginės sė Dropullit kishte tėrhequr vėmendjen e agjentėve konsullorė e ushtarakė anglezė, francezė dhe austriakė. Nė trevėn e Ēamėrisė dhe nė ndonjė vend tjetėr merreshin dy prodhime nė vit. Toka tė pėrshtatshme pėr bujqėsi kishte edhe nė trevat malore nė Guci, nė luginat e Mirditės, nė Malin e Sharrit, nė viset kodrinore tė Drenicės, tė Podgorit, tė Pejės, nė Lugun e Drinit nė viset malore midis Lezhės, Krujės, Durrėsit dhe Elbasanit, qė nė mjaft raste ishin punuar mė mirė se nė viset fushore.
Megjithatė ekonomia bujqėsore karakterizohej nga njė prapambetje e theksuar. Nė viset e Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare sipėrfaqe tė mėdha tokash qėndronin tė pėrmbytura nga ujėrat. Por edhe nė fushat jomoēalore sipėrfaqe tė mėdha tė tokave bujqėsore, ndonėse mjaft pjellore, rrinin tė papunuara, pasi, pėr shkak tė zotėrimit tė pronave tė mėdha ēifligare, popullsia fshatare nė kėto fusha ishte shumė e pakėt. Pėrqindja mė e madhe e popullsisė fshatare ishte pėrqendruar nė viset e brendshme.
Kudo toka punohej kryesisht me parmendėn e drunjtė tė pajisur me njė plor hekuri dhe tė tėrhequr nga penda e qeve ose e buajve. Parmenda me rrota pėrdorej aty-kėtu vetėm nė zonėn e Shkodrės. Si nė Ballkan, ashtu edhe nė Shqipėri plehėrimi sistematik i tokave ende nuk njihej. Tokat plehėroheshin vetėm rastėsisht me pleh organik. Sipėrfaqen mė tė madhe nėn kulturė pėr ēdo ekonomi agrare e kishte Kosova. Rendimentet nė bujqėsi ishin shumė tė ulėta. Rendimentet mė tė larta siguroheshin nga misri, i cili zinte nė gjithė Perandorinė Osmane vendin e parė nė kulturat bujqėsore. Si drithėra buke pas misrit vinin gruri, thekra dhe elbi. Orizi kultivohej nė disa vise tė Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare (nė fushat e Tiranės, tė Ishmit, tė Shkumbinit, tė Kavajės e tė Shkodrės). Ndėr bimėt industriale vendin e parė e zinte duhani, i cili kultivohej kudo; liri, kėrpi dhe meli mbilleshin nė sasira tė kufizuara; pambuku kultivohej vetėm nė trevėn e Tiranės, tė Maliqit e tė Devollit. Nė Shqipėrinė Bregdetare kishte ullinj me shumicė, aq sa vaji sė bashku me duhanin zinin vendin e parė ndėr artikujt bujqėsorė qė eksportoheshin nga Shqipėria. Vreshtaria ishte mjaft e pėrhapur si nė fushė, ashtu dhe nė malėsi. Nė Shqipėri njiheshin nė pėrgjithėsi tė gjitha perimet qė kultivoheshin nė Perandorinė Osmane. Mė tė pėrhapurat ishin fasulja, thierza, qepa, lakra, preshi e kungulli. Fshatarėt kudo merreshin me rritjen e bletėve, nė disa vise gjithashtu me kulturėn e mėndafshit.
Krahas bujqėsisė njė vend tė rėndėsishėm nė ekonominė e vendit zinte, si edhe mė parė, blegtoria. Madje nė disa vende ajo ishte dega kryesore e ekonomisė. Blegtoria pėrbėhej kryesisht nga dhentė e dhitė dhe mė pak nga bagėtitė e trasha. Njė pjesė e mirė e fushave tė Shqipėrisė, si ajo e Ulqinit, Zadrima dhe Bregu i Matit, shfrytėzoheshin mė shumė si kullota dimėrore sesa si toka bujqėsore. Bjeshkėt kryesore tė Kosovės, si Podgori, Rugova, Juniku, Jezeri e sidomos Sharri, tė pasura me kullota e me lirishte pyjore, ushqenin njė numėr tė madh bagėtish tė imėta, kurse fushat e Kosovės e tė Pollogut dalloheshin pėr numrin e madh tė tufave tė bagėtive. Udhėtarėve tė huaj u kishte tėrhequr vėmendjen pasuria e madhe nė bagėti tė imėta e tė trasha e fushės sė Myzeqesė. Treva midis Strugės, Pogradecit, Voskopojės, Korēės, Kolonjės, Konicės, si edhe krahina e Labėrisė shquheshin gjithashtu pėr zhvillimin e blegtorisė. Nė Shqipėri ishte zhvilluar edhe rritja e shpendėve, njė pjesė e tė cilėve eksportohej nė viset mė tė ngrohta; nė vendet ku mbillej mani rritej krimbi i mėndafshit.
Nuk kishte pothuajse asnjė ekonomi fshatare pa ekonominė ndihmėse blegtore. Madje, nė disa vise malore, mjaft familje fshatare tė ardhurat kryesore i siguronin nga blegtoria. Nė blegtori, ashtu si edhe nė bujqėsi pėrdoreshin mjete e metoda tė prapambetura.
Sikurse fshati, edhe qyteti nuk ishte shkėputur ende nga prapambetja ekonomike. Pėrqindja e ulėt e popullsisė qytetare (rreth 13% e popullsisė sė vendit) pasqyronte shthurjen me ritme tė ngadalshme tė ekonomisė natyrore nė fshat dhe sundimin e plotė tė prodhimit zejtar nė qytet. Nė fund tė viteve 30 qytetet mė tė rėndėsishme nė trevėn e katėr vilajeteve? ishin Manastiri (35 000 banorė), Shkodra (25 000 banorė), Janina (25 000 banorė), Prizreni (20 000 banorė) dhe Shkupi (15 000 banorė). Vinin pastaj Gjirokastra (10 000 banorė), Peja (10 000 banorė), Prishtina (10 000 banorė), Elbasani (8 000 banorė), Berati (8 000 banorė), Ohri (8 000 banorė), Tirana (7 000 banorė), Gjakova (7 000 banorė), Tetova (5 000 banorė), Korēa (5 000 banorė), Dibra (4 000 banorė), Kruja (4 000 banorė), Preveza (4 000 banorė) etj. Nė tė gjitha qytetet zotėronte ekonomia e vogėl zejtare. Edhe tregtia zhvillohej me vėshtirėsi pėr shkak tė rrjetit tė prapambetur tė komunikacionit. Nė kėto vise edhe rrugėt e karrove e tė qerreve nuk ishin tė mjaftueshme. Transporti i brendshėm kryhej kryesisht me kafshė barre. Nė Janinė, nė Shkodėr, nė Prizren, nė Manastir, nė Berat e gjetkė ishin shfaqur prej disa dhjetėvjeēarėsh mė parė punishte tė tipit manifakturor, por ato ende nuk ishin ēliruar nga normat tradicionale esnafore.
Edhe pėrsa i pėrket strukturės shoqėrore tė popullsisė, viset shqiptare ruanin ende tiparet e shoqėrisė feudale, ndonėse tashmė nė shthurje tė shpejtė. Grupimin kryesor shoqėror nė ekonomi e formonin, si edhe mė parė, feudalėt ēifligarė sė bashku me funksionarėt e lartė tė aparatit burokratik dhe shtresat e sipėrme tė klerit, tė cilėt pėrfaqėsonin rreth 0,2% tė popullsisė sė vendit. Veē kėsaj, edhe pse sistemi i timareve u hoq nė fillim tė viteve 30, njė pjesė e feudalėve i ruante ende pozitat ekonomike tė mėparshme. Krahas bejlerėve ēifligarė, tė cilėt zotėronin sipėrfaqe tė mėdha tokash tė punueshme e tė papunueshme, sundonin ende feudalėt derebej, spahinjtė e timareve dhe bajraktarėt e malėsive.
Nė radhėt e prodhuesve tė fshatit zotėronin gjithashtu shtresat e mėparshme - fshatarėt pronarė, tė cilėt formonin gjithnjė shumicėn dėrrmuese tė popullsisė agrare (84-86%). Por, sado qė zyrtarisht ishin ēliruar nga sistemi i timareve, ata ndodheshin gjithnjė nėn varėsinė e derebejve, tė spahinjve ose tė bajraktarėve. Pjesėn tjetėr tė popullsisė agrare (14-16%) e pėrbėnin fshatarėt pa tokė, bujq e argatė, tė cilėt vazhdonin tė mbeteshin nėn varėsinė ekonomike tė bejlerėve ēifligarė.
Nė katet e larta tė popullsisė qytetare qėndronin, si edhe nė shekullin e kaluar, krerėt e esnafėve dhe reshperėt e mėdhenj sė bashku me aparatin burokratik dhe me ulematė. Pjesėn dėrrmuese (afėrsisht 76-80%) tė popullsisė qytetare e formonin zejtarėt e thjeshtė dhe tregtarėt e vegjėl. Pjesėn tjetėr (afėrsisht 20-24%) e pėrbėnin shtresat e ulėta, tė zhveshura nga ēdo lloj pasurie, tė cilat formonin vegjėlinė qytetare (kallfėt, ēirakėt, shegertėt, muratorėt, druvarėt dhe punėtorėt e ndryshėm tė krahut).
Politika obskurantiste qė Perandoria Osmane kishte ndjekur pėr katėr shekuj me radhė, jo vetėm e kishte lėnė vendin me njė rrjet arsimor shtetėror tė prapambetur, por kishte krijuar njė situatė mbytėse edhe pėr ngritjen e shkollave private tė arsimit tė pėrgjithshėm. Porta e Lartė kishte nxitur vetėm zhvillimin e arsimit fetar (islamik nė turqisht, ortodoks nė greqisht dhe katolik nė italisht). Megjithatė edhe numri i shkollave fillore e fetare turke (mektebeve dhe medreseve) ishte shumė i kufizuar, kurse ai i shkollave fetare tė krishtera edhe mė i pakėt. Brenda katėr vilajeteve, ku bėnin pjesė viset shqiptare, kishte vetėm njė shkollė tė mesme tė arsimit tė pėrgjithshėm - gjimnazi greqisht “Zosimea” nė Janinė. Si rrjedhim, nė vitet 40 gati 98% e popullsisė ishte analfabete. Madje nė shumicėn dėrrmuese tė fshatrave nuk kishte asnjė njeri tė shkolluar, qoftė edhe me arsim tė ulėt, fillor.
Shkaktare kryesore e kėsaj prapambetjeje tė pėrgjithshme ishte vetė Perandoria Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak kishte penguar pėr shekuj me radhė zhvillimin e lirė ekonomik e kulturor tė vendit. Ndonėse gjatė njėqind vjetėve tė fundit ekonomia natyrore kishte hyrė nė rrugėn e shthurjes dhe vendin e saj po e zinte ekonomia e tregut, qarqet sunduese osmane vazhdonin tė ruanin regjimin e vjetruar politik feudal, absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, qė nuk u pėrshtatej kushteve tė reja historike. Jeta politike nė Shqipėri ndodhej ende nėn zgjedhėn e derebejve, tė funksionarėve parazitarė dhe tė ulemave fanatikė, tė cilėt, ndryshe nga feudalėt ēifligarė, ishin tė shkėputur nga sfera e prodhimit dhe e shkėmbimit. Ata i nxirrnin tė ardhurat e tyre kryesisht duke grabitur popullsinė me anėn e dhunės ose arkėn e shtetit me anėn e posteve qeveritare. Si rrjedhim i dhunės, i grabitjes, i arbitraritetit e i pasigurisė, ekonomia e viseve shqiptare ndodhej nė njė amulli tė theksuar. Pėr kėtė arsye, punishtet e para manifakturore qė kishin filluar tė lindnin nėpėr qytete qysh nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XVIII mbetėn nė hapat fillestarė nuk u kthyen nė industri tė mirėfillta kapitaliste. Edhe pronėsia tokėsore ēifligare, e cila gjithashtu ishte rritur qysh nė shek. XVIII, nė vend qė tė pėrvetėsonte, siē ishte e natyrshme, format e ekonomisė sė tregut, ishte gozhduar nė qerthullin e marrėdhėnieve feudale.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share