MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:08 by: suela     +1   -1




ZHVILLIMI EKONOMIK DHE SHOQĖROR I SHQIPĖRISĖ GJATĖ SHEK. XIX - FILLIMI I SHEK. XX

1. TROJET SHQIPTARE

Shtrirja e trojeve shqiptare

Gjatė ēerekut tė dytė tė shek. XIX, me gjithė disfatat e shpeshta qė kishte pėsuar nė tė kaluarėn, Perandoria Osmane zotėronte ende territore tė gjera nė Lindjen e Afėrme, nė Gadishullin Arabik, nė Afrikėn Veriore dhe nė Gadishullin Ballkanik. Brenda kėtyre territoreve banonin afėrsisht 33 milionė banorė. Nė Evropėn Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore tė rėndėsishme (Hungarinė, Kroacinė, Besarabinė etj.). Veē kėsaj, pak kohė mė parė Greqia kishte fituar pavarėsinė kombėtare nė njė pjesė tė territoreve tė saj, ku banonin rreth 850 mijė frymė. Mė 1840 nė viset ballkanike, tė cilat ndodheshin ende nėn kontrollin e Perandorisė Osmane, banonin rreth 10,5 milionė frymė. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionė frymė, kishin fituar autonominė nėn suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionė banorė), pėrfshirė edhe trojet shqiptare, ndodheshin nėn sundimin e plotė tė Perandorisė Osmane.
Si edhe mė parė, popullsia e Perandorisė pėrbėhej nga njė mori kombėsish, tė cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mėnyra e jetesės. Shteti osman vijonte tė mos e pranonte konceptin e kombėsisė. Duke qėndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, qė e identifikonte kombėsinė me fenė, Porta e Lartė vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike, nė “myslimanė”, nė “rumė” (ku pėrfshinte ortodoksėt), nė “latinė” (ku pėrfshinte katolikėt etj.) dhe nė “jahudi” (ēifutė). Ajo nuk u kishte dhėnė asnjėherė rast atyre tė deklaronin tė paktėn gjuhėn e tyre amtare, as kur bėhej regjistrimi i popullsisė. Pėr kėtė arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjėherė numrin e popullsisė sė saj sipas pėrbėrjes kombėtare, rrjedhimisht as numrin e banorėve tė kombėsisė shqiptare.
Qysh nė pjesėn e parė tė shek. XIX, me lindjen e lėvizjeve kombėtare tė popujve ballkanikė, filloi interesimi i qarqeve tė ndryshme evropiane pėr strukturėn etnike tė Perandorisė Osmane. Por, nga mungesa e tė dhėnave zyrtare tė sakta, autorė tė ndryshėm shpallėn njoftime qė binin nė kundėrshtim ndėrmjet tyre, ndėrsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, tė cilat, pėr tė pėrligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarėt ortodoksė nė jug si grekė, nė veri si serbė, nė lindje si bullgarė, kurse shqiptarėt myslimanė tė kėtyre viseve herė si turq, herė si grekė, si serbė a si bullgarė tė islamizuar dhe pastaj tė shqiptarizuar.
Megjithatė, njė shumicė studiuesish dhe udhėtarėsh tė huaj, tė cilėt gjatė shek. XIX e njohėn nga afėr strukturėn etnike tė Gadishullit tė Ballkanit, vunė nė dukje se, me gjithė sundimin katėrshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjė tė paprekur identitetin e kombėsisė sė vet. Kėtė identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicės sė shqiptarėve nė fenė islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarėve tė krishterė, as fryma e dasisė fetare qė qendrat e huaja kishtare kishin pėrhapur nė Shqipėri. Sikurse shėnonte udhėtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipėrinė mė 1809, shqiptarėt e tri besimeve nuk e quanin veten, siē ndodhte me popullsitė e tjera tė Perandorisė, as “myslimanė”, as tė “krishterė”, por nė radhė tė parė me emrin e tyre etnik “shqiptarė”.
Shqiptarėt banonin nė tė njėjtat troje ku kishin jetuar gjatė gjithė historisė sė tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Nė mes tė shek. XIX trojet e tyre mbulonin njė sipėrfaqe prej rreth 75 mijė kilometra katrorė. Ato shtriheshin: nė veri deri nė Tivar, nė Podgoricė, nė Rozhaj e nė Novi Pazar (Pazari i Ri), nė verilindje deri nė Nish, nė Leskovc e nė Vranjė, nė lindje deri nė Kumanovė, nė Shkup e nė Manastir, nė jug deri nė Konicė, nė Janinė e nė Prevezė. Brenda kėsaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 frymė.
Megjithatė, si pasojė e kushteve historike qė njohu Gadishulli Ballkanik gjatė sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, nė disa vende tė trojeve shqiptare, kryesisht nė ato periferike, kishin depėrtuar si kolonistė edhe pjesėtarė tė kombėsive tė tjera. Prania e kėtyre kombėsive nuk ishte e njėllojtė kudo. Nga kjo pikėpamje treva shqiptare ndahej nė dy zona tė mėdha: nė trungun etnik, ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn absolute tė popullsisė, dhe nė brezin anėsor, ku shqiptarėt pėrbėnin pakicėn e saj, krahas popullsive tė tjera. Me gjithė ngushtimin qė kishte pėsuar gjatė shekujve mesjetarė, trungu etnik pėrfshinte, nė mesin e shek. XIX, viset e Gegėrisė (ku bėnte pjesė edhe Kosova) dhe tė Toskėrisė (ku pėrfshihej edhe Ēamėria), me njė sipėrfaqe prej rreth 52 mijė kilometra katrorė, me rreth 1 300 000 frymė, shumica e tė cilėve qenė shqiptarė?. Sė bashku me banorėt shqiptarė tė brezit anėsor, numri i popullsisė shqiptare arrinte nė atė periudhė nė rreth 1 500 000 frymė. Nė brezin anėsor, me njė sipėrfaqe prej 23 mijė kilometra katrorė dhe me njė popullsi e cila sipas burimeve tė ndryshme arrinte nė rreth 500 000-600 000 frymė, pėrveē shqiptarėve, kishte popullsi malazeze nė veriperėndim (Podgoricė, Shpuzė, Zhabjak, Moraēė), boshnjake nė veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe nė verilindje (Vranjė, Leskovc, Nish), maqedone nė lindje (Shkup, Perlep, Manastir) dhe greke nė jug (Artė, Prevezė, Janinė)??. Nė kushtet e lindjes sė lėvizjeve kombėtare ballkanike, kjo rrethanė u shfrytėzua nga qarqet nacionaliste tė vendeve tė Ballkanit dhe nga Fuqitė e Mėdha, qė i pėrkrahnin ato pėr tė realizuar lakmitė e tyre shoviniste. Pasojat negative tė kėsaj politike, e cila filloi tė shfaqej qysh nė vitet 40 tė shek. XIX, i ndjeu nė radhė tė parė popullsia shqiptare.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share