MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 24/2/2010, 20:07 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Periodizimi i lėvizjes kombėtare

Epoka e Rilindjes dhe lėvizja kombėtare qė u zhvillua gjatė saj pėrbėjnė njė proces unik e tėrėsor. Megjithatė, sikurse ėshtė pranuar nė historiografinė shqiptare, ajo ndahet nė disa periudha ose faza.
Faza e parė fillon nė vitet 30 tė shek. XIX dhe vijon deri nė vitet e shpėrthimit tė Krizės Lindore, mė 1876-1877. Kjo ėshtė periudha e ndryshimeve tė rėndėsishme nė jetėn ekonomiko-shoqėrore, politike e kulturore tė vendit, e konsolidimit tė procesit tė formimit tė shqiptarėve si komb. Nė kėtė fazė nis tė pėrvijohet mendimi politik i Rilindjes, i ideologjisė dhe i programit tė saj, qė u pėrpunua nga ideologėt e parė tė Rilindjes. Pėrpjekjet pėr afirmimin e kombit shqiptar nėpėrmjet lėvrimit e pėrhapjes sė kulturės dhe tė arsimit shqip u shoqėruan me njė zhvillim tė tillė tė kulturės kombėtare tė paparė deri atėherė, qė nė kushtet, nė tė cilat ndodhej Shqipėria asokohe, e pati qendrėn e vet mė shumė nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, por edhe brenda vendit. Nė kėtė fazė tė lėvizjes kombėtare u formulua, ndonėse jo nė mėnyrė tė plotė, edhe kėrkesa e organizimit autonom tė trojeve shqiptare. Kjo periudhė karakterizohet gjithashtu nga njė varg kryengritjesh tė popullsisė fshatare e qytetare qė shpėrthyen nė vitet 30-40 dhe qė vazhduan thuajse pa ndėrprerje deri nė fillimin e Krizės Lindore, mė 1876-1877. Epoka e re historike nė tė cilėn u zhvilluan u dha atyre tipare tė reja, karakteristike pėr lėvizjet ēlirimtare tė Rilindjes.
Faza e dytė pėrfshin vitet 1878-1881, kur nė kushtet e Krizės Lindore, njė element i rėndėsishėm i sė cilės ishte edhe Lėvizja Kombėtare Shqiptare, u shėnua njė kthesė e rėndėsishme nė zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarėshqiptare – Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhėheqėsit e saj pėrpunuan programin mė tė plotė politik tė lėvizjes kombėtare pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė qė kėrcėnohej nga monarkitė fqinje, pėr bashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet autonom kombėtar. Nė kėtė fazė, nėn drejtimin e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė udhėheqėsve tė saj mė tė vendosur, u bė pėrpjekja e parė pėr tė sendėrtuar me rrugėn e luftės sė armatosur programin e lėvizjes kombėtare, pėr tė themeluar shtetin kombėtar shqiptar. Nga kjo fazė ēėshtja shqiptare u bė njė realitet objektiv nė politikėn ballkanike tė Fuqive tė Mėdha, njė element i pandarė i kombinacioneve tė tyre diplomatike nė Ballkan dhe nė Evropė.
Faza e tretė e lėvizjes kombėtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet mė 1908, me revolucionin e turqve tė rinj. Nė kėtė periudhė Lėvizja Kombėtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika tė atilla kulmore, siē ishin vitet e Lidhjes sė Prizrenit, erdhi duke u rritur, si nga pikėpamja cilėsore, me zhvillimin e mėtejshėm tė mendimit politik e tė kulturės, ashtu edhe nga organizimi i saj. Nė vitet e para pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit mori hov lufta pėr shkollėn dhe kulturėn kombėtare, u hodhėn themelet e shkollės kombėtare, u zhvillua letėrsia shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinė e vet njė varg i tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh e publicistėsh, qė krijuan vepra, tė cilat vunė themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme shqiptare. Nė kėtė periudhė zgjerohet mė tej veprimtaria patriotike e kolonive shqiptare tė mėrgimit, qė dhanė njė kontribut tė ēmuar nė lėvizjen kombėtare. Vitet e fundit tė shek. XIX shėnuan njė ngritje tė re tė lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė, qė u shpreh nė dy drejtime kryesore: sė pari, nė pėrgatitjen e njė vargu memorandumesh, peticionesh e traktatesh politike (ku spikat vepra “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhetė?”), me tė cilat u pasurua mė tej programi politik i Rilindjes pėr formimin e shtetit kombėtar, pėr organizimin e kushtetutėn e tij; sė dyti, nė themelimin e njė organizate tė re mbarėshqiptare, tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), qė mori pėrsipėr tė vazhdonte, nė kushtet e reja, misionin historik tė Lidhjes sė Prizrenit. Themelimi i komiteteve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe veprimtaria e tyre (1905-1908) ishte dėshmi e ngritjes sė mėtejshme tė shkallės sė organizimit tė lėvizjes kombėtare nė kėtė fazė. Ndonėse vazhdoi tė zhvillohet nė mėnyrė tė pavarur, me interesat e saj tė veēanta, Lėvizja Kombėtare Shqiptare u bashkua me atė tė turqve tė rinj dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr fitoren e Revolucionit xhonturk tė vitit 1908.
Faza e katėrt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarėsisė tė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Kjo ėshtė periudha e rritjes sė lėvizjes politiko-kulturore (mė 1908-1910) dhe e kryengritjeve tė mėdha shqiptare kundėr sundimit osman nė vitet 1910-1912, tė cilat dallohen si nga pėrmasat e shkalla mė e lartė e organizimit, ashtu edhe nga programi politik autonomist qė parashtruan. Lėvizja kombėtare u bė nė kėto rrethana njė faktor i rėndėsishėm ndėrkombėtar, ndėrsa kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912 e dobėsuan pushtetin osman nė Ballkan dhe i hapėn rrugėn shkatėrrimit tė tij pėrfundimtar pas luftėrave ballkanike tė viteve 1912-1913.
Kryengritjet, sidomos ajo e pėrgjithshme e vitit 1912, pėrgatitėn truallin pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ishte njė fitore e madhe historike me tė cilėn mbyllet epoka e Rilindjes Kombėtare. Por, i shpallur nė vitet e luftėrave ballkanike dhe pėr shkak tė vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Londrės tė Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha (1912-1913), shteti i pavarur shqiptar nuk arriti tė bashkojė, siē ishte pėrcaktuar nė platformėn politike tė Rilindjes, tė gjitha trojet e Shqipėrisė, pjesa mė e madhe e tė cilave mbeti jashtė kufijve tė tij, nėn robėrinė e shteteve fqinje, tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė. Nė kėto rrethana ēėshtja kombėtare shqiptare mbeti e pazgjidhur pėrfundimisht, duke u kthyer nė periudhat mė pas nė njė problem i lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar tė asaj popullsie shqiptare qė mbeti nė ato shtete dhe duke u bėrė njėherazi njė faktor qė ndikoi fuqishėm nė marrėdhėniet e shtetit shqiptar me kėto vende fqinje.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share