MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:07 by: suela     +1   -1




Faktori ndėrkombėtar

Lufta pėr ēlirimin kombėtar, pėr formimin e njė shteti tė bashkuar shqiptar, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, edhe nė Shqipėri nuk mund tė zhvillohej jashtė ndikimit tė Fuqive tė Mėdha dhe tė raporteve ndėrkombėtare tė kohės.
Nė shek. XIX Fuqitė e Mėdha e kishin vėnė Perandorinė Osmane nėn ndikimin e tyre, ishin bėrė tanimė njė faktor i dorės sė parė qė pėrcaktonte fatin e saj dhe tė zotėrimeve tė saj duke pėrfshirė edhe ato ballkanike. Tė bindura tanimė pėrfundimisht se kjo Perandori po shkonte drejt shembjes sė pashmangshme, kėto shtete punonin pėr tė forcuar mė tej ndikimin nė zotėrimet e saj dhe mbi shtetet qė do tė dilnin pas rrėnimit tė saj. Nė kėto rrethana, si lėvizjet kombėtare, ashtu edhe procesi i formimit tė shteteve nacionale, nuk mund tė zhvilloheshin nė mėnyrė tė pavarur dhe jashtė ndikimit e vullnetit tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si kėto lėvizje, edhe ajo kombėtare shqiptare, ishin bėrė pjesė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Zgjidhja e ēėshtjes kombėtare nė kėto vende pėrcaktohej nė njė shkallė tė konsiderueshme nga kėto marrėdhėnie ndėrkombėtare.
Kėshtu, edhe pse patėn shpėrthyer nė Serbi kryengritja e parė mė 1804 dhe e dyta mė 1815, ndėrsa nė Greqi e nė Rumani mė 1821, kėto vende u ēliruan nga robėria osmane vetėm pas disfatės qė Turqia pėsoi nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1828-1829, kur, sipas traktateve tė paqes ndėrmjet Rusisė e Perandorisė Osmane, u njoh autonomia e principatės serbe dhe e Malit tė Zi, u pėrforcua autonomia e principatave tė Vllahisė e tė Moldavisė dhe u njoh pavarėsia e Greqisė, e cila u sanksionua edhe me Traktatin e Londrės tė Fuqive tė Mėdha mė 1830. Edhe Bullgaria, ndonėse u pėrfshi mė 1876 nga njė lėvizje kryengritėse kundėr robėrisė osmane, u shpall si principatė autonome (pjesa veriore e saj) dhe si njėsi shtetėrore nėn vasalitetin e sulltanit, me emrin Rumelia Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit tė Perandorisė Osmane nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1877-1878 dhe pas Traktatit tė Shėn-Stefanit dhe atij tė Berlinit mė 1878.
Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtėm edhe nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, si dhe nė fatin e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Por, ndryshe nga vendet e tjera tė Ballkanit, ndėrhyrjet e kėtij faktori nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare tė periudhės sė Rilindjes kanė qenė, me ndonjė pėrjashtim, me rrjedhoja negative pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Asnjė nga Fuqitė e Mėdha nuk e mori nėn sqetull ēėshtjen shqiptare dhe nuk u angazhua pėr zgjidhjen e saj. Ky qėndrim mospėrfillės, madje edhe opozitar i shteteve evropiane ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare, qė do tė vazhdonte edhe pas Rilindjes, ndonėse ka qenė diktuar nga interesat e tyre tė njohur politikė dhe strategjikė nė Ballkan dhe veēanėrisht nė Shqipėri, si edhe nga synimi pėr tė ruajtur ekuilibrin ndėrmjet tyre, ka qenė pėrcaktuar edhe nėn ndikimin e faktorit fetar. Dihet se afria e besimit fetar ka nxitur jo vetėm Rusinė, ku identifikimi populist i kombit me fenė ishte mė i spikatur (“rus” kishte kuptimin “kristian” - i krishterė), por edhe Fuqitė e tjera tė Mėdha evropiane tė pėrkrahnin lėvizjen kombėtare tė popujve tė krishterė tė Ballkanit. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare e popullit shqiptar, shumica e tė cilit i pėrkiste fesė myslimane, pėrgjithėsisht nuk ka gėzuar njė pėrkrahje tė tillė edhe kur ka pėrjetuar kulmet e saj, madje tė atilla qė rrallė mund tė ndeshen edhe nė vendet e tjera tė Ballkanit, siē kanė qenė periudha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881) dhe ajo e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1912.
Por edhe Fuqitė e Mėdha, ndonėse pėrgjithėsisht i sinkronizonin veprimet e tyre kur ndėrhynin nė Perandorinė Osmane dhe posaēėrisht nė Shqipėri, nuk kanė mbajtur gjithnjė e tė gjitha tė njėjtin qėndrim ndaj ēėshtjes shqiptare. Janė tė njohura sidomos qėndrimet e veēanta tė Austro-Hungarisė, e cila, edhe pse kur ishte fjala pėr ndėrhyrjet nė Perandorinė Osmane vepronte si njė nga gjymtyrėt mė tė rėndėsishme tė koncertit tė shteteve evropiane, punonte njėherazi pėr tė nxitur zhvillimin kulturor tė shqiptarėve, qė e shihte si njė mjet pėr forcimin tek ata tė ndjenjave kombėtare. Kjo politikė diktohej, pa dyshim, nga interesat e saj ekonomikė e politikė nė Shqipėri, si vend me njė pozicion tė rėndėsishėm nė Adriatik, nga synimi i Vjenės pėr tė shfrytėzuar pėr kėta interesa Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Nė pragun dhe sidomos gjatė luftėrave ballkanike (1912-1913) Austro-Hungaria nisi tė pėrkrahte nė fillim idenė e vendosjes sė njė administrimi autonom nė Shqipėri e mė pas, nė periudhėn e pėrgatitjes sė Shpalljes sė Pavarėsisė, atė tė njė shteti kombėtar shqiptar.
Ndėrhyrja e faktorit tė jashtėm nė ēėshtjen shqiptare ka qenė e shumėfishtė: krahas Fuqive tė Mėdha nė lėvizjen shqiptare ndėrhynin jo vetėm me mjete propagandistike e diplomatike, por edhe me agresionin e hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Duke filluar nga vitet 30 tė shek. XIX, kėto shtete ndiqnin njė politikė ekspansioniste pėr pushtimin e tokave shqiptare. Nė kėto kushte Rilindja Shqiptare u detyrua ta drejtonte tehun e luftės njėherėsh nė dy fronte: kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirimin kombėtar dhe kundėr lakmive shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat pėrkraheshin nga Fuqitė e Mėdha, sidomos nga Rusia, pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Lufta nė dy fronte, me dy objektiva, pėrbėnte njė veēori tė lėvizjes shqiptare tė epokės sė Rilindjes, e cila e bėnte atė tė dallohej nga lufta qė zhvilluan kombet e tjera tė Ballkanit nė shek. XIX. Megjithatė, kjo veēori nuk i pėrjashtoi aspak shqiptarėt e lėvizjen e tyre kombėtare nga fronti i pėrbashkėt i qėndresės sė popujve tė Ballkanit kundėr zgjedhės shekullore osmane, gjatė sė cilės u treguan tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me popujt fqinj tė Gadishullit Ballkanik dhe dhanė njė kontribut tė ēmuar.
Pasojat e ndėrhyrjeve tė jashtme Shqipėria i ndjeu tepėr rėndė. Brenda 40 vjetėve tė fundit para Shpalljes sė Pavarėsisė (1912), Fuqitė e Mėdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, qė pėrkraheshin prej tyre, ndėrhynė, madje edhe me mjete ushtarake, dy herė nė ēėshtjen shqiptare: nė vitet 1878-1881, kur iu kundėrvunė Lidhjes sė Prizrenit dhe kėrkesave tė vazhdueshme tė saj pėr njė shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e Kongresit tė Berlinit gjymtuan rėndė territoret shqiptare, si dhe mė 1912-1913, kur edhe pse e njohėn shtetin e pavarur, tė porsashpallur shqiptar, i shkėputėn atij mė shumė se gjysmėn e territoreve dhe tė popullsisė, qė ua aneksuan shteteve fqinje.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share