MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 24/2/2010, 20:06 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Tradita historike

Rilindja trashėgoi nga shekujt e mėparshėm njė pasuri tė ēmuar historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi tė cilėn ajo u mbėshtet dhe tė cilėn e zhvilloi mė tej nė njė rrafsh tė ri, me njė platformė tė re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisė dhe e pėrdori kėtė trashėgimi pėr tė afirmuar tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė jetuar i lirė e i pavarur. Rilindėsit i kthyen sytė nga e kaluara historike, jo vetėm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin e tij, por edhe pėr t’i vėnė provat e lashtėsisė sė tij nė shėrbim tė detyrave qė qėndronin para lėvizjes kombėtare: pėr tė rritur krenarinė e bashkatdhetarėve nė luftėn e vėshtirė pėr ēlirimin kombėtar, pėr tė ndihmuar nė ngritjen e ndėrgjegjes sė tyre kombėtare, pėr tė forcuar mė tej individualitetin e shqiptarėve si komb dhe bashkimin e tyre pėrballė sundimtarėve osmanė, pėr t’u dhėnė njė mbėshtetje historiko-shoqėrore kėrkesave kombėtare dhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik tė huaj ndaj ēėshtjes shqiptare. Rilindėsit e pėrdorėn historinė si njė mjet tė fuqishėm nė shėrbim tė kėsaj ēėshtjeje, si edhe pėr tė hedhur poshtė pohimet e atyre shteteve, tė cilėt, pėr tė arritur mė lehtė synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipėrisė, ua mohuan shqiptarėve historinė. Rilindėsit u kapėn sidomos pas origjinės sė lashtė tė shqiptarėve dhe pas epokės sė Skėnderbeut. Nė rastin e parė ata u pėrpoqėn tė argumentonin e tė pėrhapnin tezėn mbi origjinėn pellazgjike ose ilire tė popullit shqiptar dhe tė provonin me kėtė se shqiptarėt janė ndėr banorėt mė tė vjetėr tė Ballkanit, autoktonė dhe zotėr tė ligjshėm tė truallit tė vet, tė cilin askush nuk kishte tė drejtė ta prekte. Nė rastin e dytė, duke evokuar e duke pasqyruar gjerėsisht nė letėrsi epokėn e Skėnderbeut, luftėn e tij ngadhnjimtare kundėr ushtrive tė Perandorisė sė fuqishme Osmane, rilindėsit synonin tė afirmonin vitalitetin e popullit shqiptar, aftėsinė e tij pėr t’u bashkuar politikisht dhe tė drejtėn pėr tė formuar shtetin e vet kombėtar.
Historisė i janė drejtuar edhe rrethet politike tė vendeve fqinje, sidomos pas formimit tė shteteve kombėtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinė e Stefan Dushanit tė shek. XIV, ato greke Perandorinė Bizantine dhe ato bullgare Perandorinė Mesjetare tė Borisit e tė Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashėgimtarė tė perandorive pėrkatėse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “tė drejtėn historike” tė shtriheshin nė kufijtė e dikurshėm. Mirėpo asnjė nga kėto perandori nuk shtrihej nė gjithė Ballkanin ose nė pjesėn mė tė madhe tė tij, tė banuar si nė tė kaluarėn edhe nė shek. XIX nga popuj tė ndryshėm, qė ishin zotėr tė trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht synimi pėr t’i rikrijuar ato, qė ishte shprehje e politikės ekspansioniste tė kėtyre shteteve, cenonte rėndė interesat e popujve ballkanikė, ndėrsa, nė rastin e shqiptarėve, ēonte nė pushtimin e territoreve tė tyre etnike, amtare, ose nė copėtimin e tyre. Orvatjet pėr pėrmbushjen e kėtyre synimeve u bėnė shkak pėr luftėra ndėrmjet vetė vendeve ballkanike.
Pėrdorimi i traditės historike nga Lėvizja Kombėtare Shqiptare nuk kishte prirje tė tilla ekspansioniste. Shqiptarėt nuk kishin formuar nė tė kaluarėn ndonjė perandori, sė cilės t’i referoheshin mendimtarėt e veprimtarėt rilindės. Epoka mė e ndritur, tė cilėn e evokuan rilindėsit, ishte ajo e Skėnderbeut. Por kufijtė e shtetit tė lirė e tė pavarur shqiptar, tė krijuar prej tij nė shek. XV shtriheshin nė toka shqiptare, madje nuk i pėrfshinin tė gjitha kėto toka; ky shtet lindi dhe qėndroi nė truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, njė luftė mbrojtėse kundėr agresionit osman.
Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik tė pėrkatėsisė etnike tė trojeve shqiptare, shėrbeu si mbėshtetje pėr bashkimin politik tė shqiptarėve dhe tė territoreve tė banuara prej tyre jo vetėm nė tė kaluarėn, por edhe nė periudhėn mė tė re, nė shek. XIX.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share