MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:05 by: suela     +1   -1




Karakteri demokratik dhe antifeudal i Rilindjes

Lėvizja Kombėtare Shqiptare e periudhės sė Rilindjes pati pėrgjithėsisht tipare demokratike e antifeudale, sepse drejtohej kundėr ideologjisė sė prapambetur mesjetare tė sundimtarėve osmanė dhe kundėr administratės sė tyre shtypėse. Pėrgjithėsisht programi politik i Rilindjes frymėzohej nga parimet demokratike tė revolucioneve tė Evropės Perėndimore, nė tė cilat disa nga mendimtarėt rilindės kishin qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė.
Lufta kundėr zgjedhės nacionale osmane pėr krijimin e njė shteti tė pavarur, qė pėrbėnte synimin themelor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ishte nė vetvete njė masė demokratike, e cila i dha asaj njė pėrmbajtje tė pėrgjithshme demokratike. Pėrmbushja e kėtij objektivi do t’i hapte rrugėn zhvillimit ekonomik e kulturor tė vendit. Pėrveē kėsaj, lėvizja kombėtare drejtohej kundėr njė force tė caktuar shoqėrore, kundėr parisė gjysmėfeudale turko-osmane (me sulltanin nė krye), qė kishte pushtetin politik dhe shtypte e mbante tė robėruar popullin shqiptar e ata joturq nė tėrėsi. Kjo luftė, qė i shkaktoi goditje tė njėpasnjėshme gjithė sistemit ekonomik e politik gjysmėfeudal osman, e dobėsoi atė dhe sundimin e tij nė Ballkan, i dha lėvizjes sė Rilindjes Shqiptare njė karakter antifeudal.
Por, nė njė kuptim mė tė gjerė, fryma antifeudale e demokratike shfaqet nė gjithė pėrmbajtjen e Rilindjes Shqiptare, nė ideologjinė dhe nė programin e saj, nė lėvizjen kulturore, nė luftėn pėr lirinė e shkollės e tė shkrimit shqip dhe nė kėrkesat programatike tė organizatave kombėtare e tė kryengritjeve shqiptare, qė synonin ta fusnin vendin nė rrugėn e pėrparimit ekonomik e kulturor.
Megjithatė, Rilindja Shqiptare nuk doli nga suazat e lėvizjes kombėtare, ajo synonte tė zgjidhte nė radhė tė parė ēėshtjen nacionale dhe nuk arriti tė merrte, si nė vendet e tjera tė Ballkanit, karakter agrar, tė shtronte pėr zgjidhje edhe ēėshtjen e tokės. Pėr kėtė ndikuan njė varg faktorėsh, tė cilėt nuk ishin tė pranishėm nė vendet fqinje tė Ballkanit. Nė kėto vende (nė Serbi, nė Greqi e nė Bullgari) klasa e ēifligarėve feudalė osmanė shtypte ekonomikisht e politikisht popujt e tyre, jo vetėm me anėn e pushtetit politik, por edhe si pronare e pjesės mė tė madhe tė tokave. Pėr mė tepėr, ajo ishte me fe myslimane, ndėrsa popujt e shtypur ishin tė krishterė. Kėshtu qė nė kėto vende konflikti nacional ndėrmjet sunduesve osmanė dhe popujve tė robėruar u mpleks edhe me atė shoqėror ndėrmjet fshatarėsisė sė shtypur e ēifligarėve turq, si edhe me kontradiktėn fetare ndėrmjet fshatarit tė krishterė e ēifligarit mysliman. Tė tria kėto kontradikta u shkrinė nė lėvizjen kombėtare tė kėtyre popujve nė njė tė vetme dhe i dhanė asaj nė tė vėrtetė, megjithėse jo nė mėnyrė tė shprehur, edhe karakter agrar.
Lėvizja Kombėtare Shqiptare u zhvillua nė rrethana tė tjera shoqėrore dhe nė njė kuadėr tjetėr fetar. Nė Shqipėri ēifligarėt ishin me kombėsi shqiptare dhe nė pjesėn mė tė madhe me fe myslimane, pra me tė njėjtėn fe qė kishte shumica e popullsisė sė vendit. Pėr mė tepėr, njė pjesė e tyre u pėrfshi nė lėvizjen kombėtare. Pėrveē kėsaj, edhe rrethet borgjeze, qė morėn pjesė nė lėvizje, pjesėrisht ishin vetė pronarė tokash dhe si rrjedhim bashkėpunuan me ēifligarėt. Nga ana tjetėr, shumica e fshatarėve, qė u rreshtuan nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar, ishin fshatarė tė lirė individualė tė zonave malore e kodrinore. Ata nuk ishin nėn varėsinė social-ekonomike tė pronarėve ēifligarė, por vuanin nga shtypja e shtetit osman. Prandaj, kėta fshatarė individualė u ngritėn kundėr kėsaj shtypjeje tė rėndė ekonomike e politike tė Portės sė Lartė, kundėr politikės sė egėr fiskale, kundėr shėrbimit tė detyrueshėm e tė gjatė ushtarak, kundėr shpėrdorimeve tė qeveritarėve dhe tė derebejve qė bashkėpunonin me ta pėr ēlirimin e vendit. Fshatarėsia, nė pėrgjithėsi, i drejtoi armėt edhe kundėr ēifligarėve e parisė gjysmėfeudale, por nė ato raste kur kėta bashkėpunuan hapur me sunduesit osmanė dhe me ushtrinė e tyre qė dėrgohej pėr shtypjen e kryengritjeve.
Nė zbehjen e konflikteve sociale dhe tė luftės pėr tokėn ndikoi edhe njė faktor tjetėr i natyrės politike. Nė kushtet kur nė Shqipėri sundonte njė regjim mesjetar e despotik pushtues, me tiparet mė tė shėmtuara tė dhunės ekonomike e politike (siē ishin taksat e rėnda, diskriminimi politik, qė arrinte deri nė mohimin e vetėqenies sė kombit shqiptar, ndalimi i mėsimit tė gjuhės amtare shqipe nė shkolla, mungesa e tė drejtave mė elementare njerėzore, madje edhe masakrimi i popullsisė shqiptare me anėn e ekspeditave ndėshkimore), dilnin nė plan tė parė kontradiktat nacionale midis popullit shqiptar dhe sundimtarėve osmanė. Nė kėto rrethana nuk mund tė shtroheshin pėr zgjidhje problemet ekonomiko-shoqėrore tė luftės kundėr shtypjes gjysmėfeudale, duke pėrfshirė edhe ēėshtjen agrare, tė tokės; kėshtu Rilindja mori tėrėsisht karakterin e njė lėvizjeje qė duhej tė zgjidhte, nė radhė tė parė, ēėshtjen mė tė mprehtė politike, atė kombėtare, tė zhdukte robėrinė osmane, duke krijuar njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Si rrjedhim, aspiratat ekonomiko-shoqėrore tė fshatarėve dhe posaēėrisht ato pėr tokėn nuk u pėrfshinė nė programet e Rilindjes.
Megjithatė, lufta e fshatarėsisė dhe e vegjėlisė sė qytetit kundėr sistemit tė rėndė shtypės ekonomik e politik osman dhe nė radhė tė parė kundėr taksave e detyrimeve tė tjera, kundėr diskriminimit nė lėmin politik, tė arsimit e tė kulturės, kishte karakter shoqėror e antifeudal. Kjo e pėrforcoi edhe mė shumė kontradiktėn kombėtare dhe i dha pėrmasa tė gjera bazės sociale tė lėvizjes rilindėse.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share