MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

RILINDJA KOMBĖTARE

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 24/2/2010, 20:04 by: suela     +1   -1




Programi politik i Rilindjes

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua nė programin e saj politik e kombėtar, i cili u pėrpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-40 tė shek. XIX dhe u pasurua gjatė zhvillimit tė mėtejshėm tė lėvizjes kombėtare. Thelbin e tij, si tė ēdo lėvizjeje tjetėr nacionale, e pėrbėnte formimi i shtetit kombėtar shqiptar.
Pėrpjekjet e para (pas atyre tė periudhės sė Skėnderbeut, nė shek. XV) pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga sundimi osman dhe pėr formimin e njė shteti shqiptar u bėnė nė vigjilje tė epokės sė Rilindjes, nė fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallėqet shqiptare, ai i Shkodrės nė veri (1771-1831) dhe i Ali pashė Tepelenės nė jug (1787-1822). Megjithatė, kėto dy pashallėqe, pėr njė varg arsyesh tė brendshme e tė jashtme, nuk arritėn tė bashkoheshin (siē bėnė Principata e Moldavisė dhe ajo e Vllahisė mė 1859-1861) dhe tė themelohej kėshtu, mė herėt se nė vendet e tjera tė Ballkanit, njė shtet autonom shqiptar. Shqiptarėt i shfaqėn pėrsėri prirjet e tyre pėr t’u shkėputur nga Stambolli dhe, kur krerėt e Jugut formuan, mė 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do tė luftonin kundėr Greqisė vetėm po tė rrezikohej Shqipėria dhe jo Turqia. Kėshtu ata nxorėn pothuajse krejtėsisht Shqipėrinė e Jugut nga kontrolli i Portės sė Lartė. Ata kėrkuan tė vendosnin nė vilajetin e Janinės njė administratė tė tillė civile, e cila t’u njihte tė drejta tė barabarta gjithė banorėve tė kėtij vilajeti, shqiptarėve e grekėve, myslimanėve e tė krishterėve. Bashkėkohėsit shihnin nė kėto qėndrime tė krerėve shqiptarė tė Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre pėr pavarėsi dhe pėr t’u shkėputur nga Perandoria Osmane, gjė qė mund tė arrihej nėse do tė ishte vendosur njė lidhje e ngushtė ndėrmjet tyre dhe Pashallėkut tė Shkodrės, i cili shtrihej nė atė kohė pothuajse nė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Pėr shkak tė pavendosmėrisė sė vetė krerėve feudalė shqiptarė, qė i trėmbeshin shkėputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipėria humbi atėherė mundėsinė pėr tė hedhur poshtė robėrinė osmane.
Programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjėherė nė formėn e tij tė plotė. Fillimet e tij u hodhėn nga mendimtarėt e shquar shqiptarė, intelektualėt rilindės nė vitet 30-40 tė shek. XIX. Ata pėrpunuan dora-dorės idetė pėr tė drejtat e kombit shqiptar, i plotėsuan me ato iluministe pėr shkollėn e gjuhėn shqipe dhe nė pėrgjithėsi pėr kulturėn kombėtare, si edhe me kėrkesat pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Edhe lėvizjet e para tė viteve 30-40 tė atij shekulli, qė u shtrinė pothuajse nė tė gjitha trevat shqiptare, si dhe idetė e tyre pėr njė administrim tė veēantė pėr tokat shqiptare, pėr drejtimin e tyre nga vetė shqiptarėt, madje, siē u kėrkua gjatė kryengritjes sė viteve 1843-1844, pėr njė organizim tė tillė tė Shqipėrisė si ai i shteteve fqinje, kishin karakter ēlirimtar, shėnuan njė hap pėrpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lėvizjes kombėtare nė vitet 70 tė shek. XIX dhe veēanėrisht nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), u pėrpunua nė mėnyrė tė plotė programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare pėr sigurimin e autonomisė territoriale-administrative dhe tė pavarėsisė sė vendit nga sundimi i Perandorisė Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua mė tej nė fundin e shek. XIX dhe nė fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarėshqiptare. Nė kėtė program, ideologėt rilindės, nė pėrputhje me kohėn e me rrethanat, pėrcaktuan rrugėt nėpėrmjet tė cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjėt e tij ballkanas, do tė arrinte tė formonte shtetin e vet kombėtar e tė bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindėsit e mendonin nė tė dyja format, tė autonomisė dhe tė pavarėsisė. Autonomia dhe pavarėsia janė konceptuar gjithmonė si dy etapa tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Por pėr njė varg arsyesh, qė kishin tė bėnin mė shumė me rrethanat e jashtme ndėrkombėtare, por edhe me raportin e forcave shoqėrore e politike brenda vendit, platforma e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė mbizotėroi gjatė gjithė Rilindjes, deri nė nėntorin e vitit 1912.
Shteti autonom shqiptar, nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane, vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė organizim i pėrkohshėm e kalimtar, pėr tė shkuar, nė kushte mė tė favorshme ndėrkombėtare drejt njė shteti plotėsisht tė pavarur. Autonomia territoriale-administrative krijonte mundėsitė qė tė ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqėrore, qė do tė shėrbenin si mbėshtetje pėr rendin shtetėror tė pavarur, i cili do tė vendosej sapo tė krijoheshin kushtet e pėrshtatshme. Kjo ishte rruga qė kishin ndjekur drejt pavarėsisė edhe disa shtete tė tjera ballkanike; ishte e natyrshme qė shqiptarėt tė merrnin parasysh edhe pėrvojėn e tyre.
Por nė rastin e shqiptarėve kėrkesa e autonomisė u kushtėzua, nė njė shkallė tė konsiderueshme, nga njė varg arsyesh tė karakterit ndėrkombėtar. Rilindėsit mendonin se autonomia territoriale-administrative e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit, do tė ishte njė zgjidhje mė e pranueshme pėr Portėn e Lartė, sesa ajo e pavarėsisė dhe e shkėputjes sė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominė si njė masė qė mund tė pajtohej edhe me politikėn e status quo-sė sė Perandorisė Osmane, tė ndjekur nga Fuqitė e Mėdha. Njė administrim autonom i Shqipėrisė do t’u priste rrugėn lakmive pushtuese tė shteteve tė reja ballkanike, tė shfaqura qysh nė vitet 40 tė shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartė dhe nga Fuqitė e Mėdha tė tė drejtave tė shqiptarėve mbi trojet e tyre dhe tė pėrkatėsisė sė tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale-administrative e Shqipėrisė nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane do tė shmangte, sa tė ishte e mundur mė shumė, rrezikun e copėtimit dhe tė aneksimit nga shtetet fqinje. Organizimi i Shqipėrisė si njė njėsi e veēantė shtetėrore autonome, qoftė edhe brenda Perandorisė Osmane, do tė mėnjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit tė saj me kėtė Perandori, kur kjo tė shthurej dhe zotėrimet e saj tė ndaheshin ndėrmjet shteteve ballkanike.
Rilindja, edhe pse ishte nė thelb njė lėvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime tė armatosura tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė kundėr sundimtarėve osmanė. Rilindėsit mė tė pėrparuar e vlerėsuan lėvizjen e armatosur si njė mjet tė domosdoshėm pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare dhe pėr ēlirimin e vendit. Kėto lėvizje tė armatosura, qė ndoqėn njėra-tjetrėn, gjatė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nisėn me kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitet 30-40 e vazhduan deri te kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912, qė ēuan nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
 
Top
52 replies since 24/2/2010, 20:02   1591 views
  Share