MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

PRRALLA PER FEMIJE!

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 7/5/2011, 10:50 by: suela     +1   -1




Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqiperisė. Nji shqiponje fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqiponja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė kthetrat nji gjarpėn. Mbas pakė shqiponja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqiponjes qe po luante me gjarpėrin e mbytun. Por gjarpėri nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe baei te pickonte zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqiponjes dhe u nis nga shpia e vet. Befas ai degjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqiponjes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėri qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqiponjes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte bere burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thene "Bir i Shqiponjes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqiperi, qė do me thene "Vendi i Shqipetareve."
 
Top
27 replies since 13/12/2009, 15:50   19787 views
  Share