leonn |
|
| E besimtari do thote kur te shohe xhenetin “O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin! Tek pasuria dhe familja ime me ço” por i thuhet per tani ketu ti qendro!
E me pas hadithi fisnik na tregon per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson kur nga kjo bote ai po largohet momentet kur vdekja atij i afrohet
nga qielli i zbresin meleke te vrazhde me fytyra te zeza dhe teper te ashper me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit te thurura jane, prej leshi te ashper
kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi tek koka i vjen meleku i vdekjes: “Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron mjere per te, me c’fare e qorton
“Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!” Meleku i vdekjes shpirtin urdheron nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi por meleku i vdekjes e kap me furi
me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi si helli me degezime nga leshi i lagur kur del nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi i keputen damaret dhe nervat kur del
me pas çdo melek ate e mallkon ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen me kembengulje meleket i luten Allahut qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre
meleku i vdekjes ne dore e merr e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit meleket e marrin dhe e mbeshtjellin me rroben e ashper te xhehenemit
e nje ere prej tij se ç’kundermon si era me e keqe mbi faqen e tokes mjere kujt i ndodh dicka e tille mjere ai qe nuk i therret kokes
dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne per ne qiellin e dunijase ate e çojne çdo grup melekesh prane te cileve kalojne ç’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone
ky eshte filani biri i filanit u thuhet me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote derisa te arrijne ne qiellin e dunjase kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote
vijon hadithi qe me tej te na qartesoje me pas profeti fjalen e Allahut recitoi “Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”
Mbani vesh mire dhe thirrini kokes se Allahu do urdheroje melaiket e Tij: “Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin Ne shtresen me te ulet te tokes!”
Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar Allahu, melaikeve te Tij do u thote: “Kthejeni robin Tim perseri ne toke keshtu atyre Une u kam premtuar
nga toka i krijova, aty do ti kthej ata nga ajo perseri do i nxjerr!” O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.
Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi hidhet nga qielli ne trupin e tij me pas thote hadithi, profeti filloi qe fjalen e Allahut te recitoje
“Ai qe shirk Allahut i ben eshte sikur nga qielli te binte Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme ta hedhe ate ne vend te larget!”
Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke ne trupin e tij ne varrin e ftohte i vetem ne varr tek ai degjohen kepucet e miqve te tij tek largohen
atehere dy meleke atij i afrohen e ata jane qe shume ashper qortojne e ulin ate dhe prane i rrine me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne
Kush eshte Zoti yt? - atij i thone Ah, ah, nuk e di! - pergjigjet ai Cila eshte feja jote? - melaiket e pyesin Ah, ah nuk e di! - pergjigjet ai
Ç’thua per te derguarin tek ju? Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij Melaiket i thone atij-Muhamedi? Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!
Degjova te tjeret te thone kete emer kjo eshte e shumta qe thote ai i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”
Atehere nje ze kumbon nga qielli gjykim per te dhe i ashper vendim “Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”
E nga kjo dere atij me furi i vjen era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!
me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote merre pra ti lajmin qe te hidheron
“Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!” ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson Ç’perfundim i llahtarshem Ç’gjendje e mjeruar
E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte Valle kush je ti? Vertete po me trishton! Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.
Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar
Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe Me denim e ndeshkim!” Eh ç’gjendje e mjeruar per ata si ky Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim
pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar ne dore seç mban nje te madhe varré sikur malin ta godiste, do te bente dhé
nje goditje te rende mbi mohuesin leshon kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon
nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr çdo gje e degjon perveç xhineve dhe njerezve. O i mjeri ti qe Allahun mohon! O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!
Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin”
dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme por tortura e plote do ti vije ne ahiret ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete
O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”
|
| |