MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER KURBAN BAJRAMIN 2014-2015

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 15/11/2010, 23:29 by: LEONORADURRESI     +1   -1




BESIMI NE DITEN E KIJAMETIT

Besoj punet e Ahiretit
Si tė vdesi kush ashtė i gjallė
Pastaj diten e kijametit
Gjith tė vdekmit kanė m'u ngjallė

Pėrmblidhen nė fushėn e Mahsherrit
Punė e haqe do tė gjykohen
Gjithė se cili pas defterit
Tė mira e t'liga i peshohen

Xhennet, Xhehennem janė t'krijueme
Kėto dy bota t'Ahiretit
Nji pėr tė mirė e tjetra pėr tė vueme
Veprojnė pas dites kijametit

Kijameti para se t'behi
Ndodhin disa shenja t'mėdhaja
Ka me i pa kushdo qė t'njehi
Masandej prishet dynjaja

Bashkohet hana dhe dielli
E i prishet rregulli gjithė botės
N'kater anėt shembet qielli
I ndėrrohet fytyra tokes

Yjeve do t'i shuhet shefi
Anė e mbanė bota errėsohet
Nji termet i madh do tė behi
Dheu n'fund e krye shkatėrrohet

I bie Surit Istrafili
Kush ka ngel me shpirt do t'vdesi
Ka pėr t'mbarue gjithė se i cili
Vetėm Allahu do tė mbesi

Atėherė pyet Zoti i vėrtetė
E kujt ashtė bashtina sod
Pastaj pergjigjet Ai vetė
Ashtė e fuqimadhit Zot

Mbas sa kohe prap Zoti ynė
Ngjall Israfilin me shokė
Ai pėrsėri Surit i frynė
Ngjallen ē'kanė qenė n'qiellė e n'tokė

Dalin prej vorresh t'habitur
S'kanė me ditė se kah t'ja mbajnė
Prej trishtimit tė rraskapitun
Pėrpiqen, ankohen e qajnė

Palė pas pale engjejt zbresin
Botėn pėrqark e rrethojnė
Njerėzit me gojė haptė presin
Pale ē'bahet e kah t'shkojn

Bien Arshin engjejt tu'e bajtun
Nė tė djathtėn bien parajsėn
Dhe skuteren tu'e mbajtun
Zebanitė mbi njerzit nisen

Se i cilit i hynė mėnera
T'pamėt azabin e hakut
Kur t'vijė mbi njerėz skutera
Kujt s'i mbetet pikė e gjakut

Aman Zot sa ditė e frigshme
Qė ik prej s'amės fėmija
Por kjo orė asht e rrezikshme
Tepėr trishtohet njerėzija

Robėt e mirė e Pejgamberėt
Nefesi! Nefesi! thonė pėr veti
Nuk lutet kurkush pėr tjerėt
Veē i madhi Muhamedi

I lutet fort Perėndisė
Pėr shpėtimin e gjithė Mahsherrit
Edhe Allahu i gjithėsisė
Ja ndigjon lutjen Pejgamberit

I urdhėron Ai vetė skuterės
Nė tė majtė t'Arshit tė shkojnė
Atė ēast i jep fund mėnerės
Kur skutera ti qindrojė

Pėr fajtorėt Pejgamberi
Ka me u lutė e falen tė shumėt
Ka me nda edhe ujė Qevtheri
Pinė e ngopen t'eshtuemit

Mbasi tė pyeten gra e burra
Tė tana punėt si tė peshohen
Mbi skuteren ashtė ngreh ura
Ka nji mbi tė do t'pėrshkohen

Kush tė jetė mushrik e qufarė
Gėrmisen tė gjithė nė skuterė
Dhe sa Musliman gjunahqarė
Binė aty po s'rrinė pėrherė

Tė mirėt prej urės kalojnė
Sa kadale sa ma shpejtė
Nė parajsė hyjn e qėndrojnė
Me shumė tė mira t'Zotit tė shenjtė

Robet e mirė shofin shpėrblimin
Hyjnė n'Xhennet e rrinė pėrherė
Tė pabesėt e gjejnė ndėshkimin
I shtinė pėrherė nė skuterė

Lumė ai qė ban punė tė mira
Se prej Zotit gjen thevabin
Si mjerė kush punon tė kėqija
Atė ditė ka me hjek azabin

Aman Allah! bjerna mbarė
ruejna prej sherrit t'shejtanit
shpresa e jonė ke Ti asht mvarė
Mos na ndaj dinit e Imanit.
 
Top
282 replies since 27/11/2009, 00:35   98000 views
  Share