MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER KURBAN BAJRAMIN 2014-2015

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 15/11/2010, 23:27 by: LEONORADURRESI     +1   -1




Zgjohu ummet,hapja krahėt diellit qė nuk tė vret!

Sikur tė ishe si njė fjalė e gjallė e Kur’anit sot,
Gjendja jote e hidhur do tė pėrmirėsohej plot.
Venitjen vrastare sikur ta flakje tej,
Tė zgjoheshe nė kėmbė, tė kaloje pėrtej.
Sikur sytė e tu tė ngurtėsuar e tė thellė,

Tė dritėsoheshin nga Kur’ani – Rruga pa terr,
Tė kaluarėn e lavdishme do ta shikoje drejtė,
Botėn e sodit, tė katandisurėn, do ta ngrije shpejtė.
Shumė mė ka kushtuar ngecja jote: ummet!
Ndalem e kujtohem ku tė mbeti gjithė ai kuvet.

Sa keq qė sot nuk tė sheh syri ditė tė mbarė,
E dje nė dritė nxore, atė qė askush s’e kishte parė.
Ėshtė koha pėr t’u zgjuar dhe lindur pėrsėri;
Vetėm trazohu e lėviz o luan, o i fjeturi!
Zogjtė e tu ende i ruajnė fshehur ato tė zjarrta dashuri!

Pa shiko rreth vetes se si zjarret kanė marr dhenė,
Dhe njerėzimi syhapur e zemėrfjetur si pėrcjell fenė.
Dhe kjo si pasoj e ngecjes tėnde vjen!
Flamujt e lartėsimit varur tė poshtėruar kanė mbet,
Njė Sur qė pėrmbys mos vallė pret?

Apo njė tė trishtuar, tė hakėrruar Kiamet!
Rrjedhat e jetės si ujėvara tė shterura kanė ngelė.
Dhe njė shpresė e vetme mbi sipėrfaqe nuk shkelė.
O shpėtimtar i dikurshėm, qė sot je bėrė si njė rob i vyer,
Kėmbėrėnduar, krahėkėputur, gjysmė i thyer,

Sa vite tė ikėn, dhe sa do’t duhen nė vete pėr t’u kthyer?
Derisa truri yt i helmuar nuk ēel i ēiltėr prapė,
Dhe zemra jote nuk gjen gjallėrinė nė mihrab,
Ummeti im, edhe pėr shumė kohė do tė mbetesh nė mjerim,
Edhe pėr shumė kohė do tė kesh tė njėjtin ēmim.

Sikur sot tė ishe si njė fjalė e gjallė e Kur’anit,
E bukur do tė ishte bota, e madhe mejdanit,
Dhe njerėzimi vallen e Zotit, nuk do ta luante rreth djallit!
Pas kėtij perėndimi pres tė lindėsh si je nė fakt vet
Dhe shpresa ime, e bėrė si lule e tharė, tė ēel tė reja fletė!
Zgjohu ummet,hapja krahėt diellit qė nuk tė vret!
 
Top
282 replies since 27/11/2009, 00:35   98000 views
  Share