MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER KURBAN BAJRAMIN 2014-2015

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 15/11/2010, 23:10 by: LEONORADURRESI     +1   -1




Një ditë të gjitha do t’i lëmë!

Çka do të marrim me vete
Ne nga kjo botë,
kur të shkojmë,
kur vdekja na thërret?

Çka do të marrim
ne nga kjo jetë?
asgjë...
Asgjë me vete,
nuk do të marrim.

As pasuri, as diamant,
as ari, as para,
asgjë...
Të gjitha do të mbesin,
të gjitha do i lëmë!

Dhe një ditë do të shkojmë,
nga kjo botë,
në të cilën ne jetojmë.
Do të vdesim!
E të gjitha këtu do t’mbesin!

Një varr do e hapin,
në të do t’na lëshojnë,
me qefin do na mbjështjellin,
për mbi ne,
dhe do t’hedhin.

Dhe të gjtha të tjerat,
do i lëmë,
asgjë me vete nuk do marrim.
Vetëm veprat që i kemi vepru,
as kënaqësi, as lumturi, as prindër, as fëmijë.

Asgjë...
Asgjë nuk do marrim,
nga kjo botë në të cilën jetojmë.
Të gjitha një ditë do i lëmë,
të vetmuar,
për në varr do të udhëtojmë.

Pa miq, pa shokë,
në varr do të shkojmë.
E lus Zotin, të më ndihmojë!
Që vepra të mira,
në këtë jetë të bëj!

Që varrin t’ma zgjerojë!
dhe Xhenetin ta fitoj!
Që pas vdekjes,
në Xhenet të shkoj!
 
Top
282 replies since 27/11/2009, 00:35   98000 views
  Share