MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

CAMT DHE CAMERIA, Brezi i ri Cam dhe mendimet e tyre.

« Older   Newer »
  Share  
b1984
view post Posted on 13/6/2009, 13:06 by: b1984     +1   -1




Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e shqiptarėve


Ligji i luftės me Shqipėrinė, i dekretuar nga ish-mbreti Kostandin dhe i mbajtur ende nė fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjėherė nismėn e shtetit shqiptar e tė politikės sė tij edhe gjatė kytyre 16 viteve tė fundit tė demokracisė pėr ta injoruar qoftė jo vetėm praktikisht, por edhe teorikisht kėtė ligj. Pėrkundrazi, ndėrkohė qė prej palės greke ėshtė konsideruar "ligj i drejtė dhe i motivuar", prej palės shqiptare ėshtė konsideruar "pa rėndėsi dhe mbetje inaktive e njė periudhe tė vdekur pėrgjithmonė". Nėse ligji i luftės do tė ishte njė "mbetje" e tillė, atėherė Greqia nuk duhej ta mbante prej 66 vjetėsh nė fuqi.

Qėndrimi absurd i shtetit shqiptar qėndron nė faktin se nga njėra anė shteti grek konsiderohet si "vend mik" dhe afrohet, pranohet e vepron si "partner strategjik", nga ana tjetėr vazhdon tė zbatojė me fanatizėm dhe egėrsi ēdo dispozitė tė ligjit tė saj tė luftės me Shqipėrinė. Natyrisht, nuk ėshtė aspak normale pėr Shqipėrinė, qė quhet edhe me kushtetutė si vend sovran, tė pranojė miqėsi me njė vend qė i ka vrarė, sakatuar, larguar me dhunė njė pjesė autoktone tė popullsisė dhe qė i ka grabitur pronat, pėr mė tepėr qė vazhdon tė mbajė nė fuqi ligjin e luftės nė kohė paqeje, kur Shqipėria nuk ka pėrbėrė dhe nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr ta. Ne duhet tė jemi tė bindur tashmė se prapaskenat e dukshme greke, nė lidhje me interesa tė tjera qė dalin sė fundmi nė skenė ndaj Shqipėrisė po ringjallen dhe veprojnė edhe pėr shkak tė njė qėndrimi tė "ngordhur" tė shtetit shqiptar gjatė gjithė kėtyre viteve.

Pesė vjet mė parė, kur ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Paskal Milo, u pyet nga deputeti i PS-sė, Petro Koēi, nė seancėn e datės 29 korrik 1997, nė lidhje me politikėn e fqinjėsisė aktive me Greqinė ndaj ēėshtjes ēame, ai u pėrgjigj: "Zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve shqiptaro-greke ėshtė objektiv parėsor i qeverisė dhe kjo pėrparėsi ėshtė edhe pėr ēamėt po kaq e dobishme dhe shpresėdhėnėse sa pėr tė gjithė shqiptarėt". Tani gjithkush mund tė kuptojė se nė ē?nivel ndodhet ēėshtja ēame pėr tė parė se sa e "dobishme e shpresėdhėnėse" ka qenė politika e "fqinjėsisė sė mirė" mė Greqinė, kur nė mes tė dy kufijve qėndron njė ligj lufte.

 
Top
5 replies since 30/5/2009, 12:42   3112 views
  Share